Champions League

Ka fituar 5 trofe në 2 vite me Barcelonën, puna e Flikut shpërblehet me kontratën e re
Barcelona është shpallur kampione e La Ligës për të dytin vit radhazi. Katalanasit u kurorëzuan pas përfundimit të “El Clasico”-s, ku mposhtën Realin e Madridit me shifrat 2-0. Ky ishte trofeu i 5-të për Hansi Flikun në krye të Barcelonës. Trajneri gjerman, në dy vitet që ka drejtuar katalanasit, ka arritur të fitojë 2 herë La Ligën, 1 herë Kupën e Mbretit dhe 2 herë Superkupën.

Puna e tij, përpos trofeve, është shpërblyer nga klubi edhe me kontratën e re. Sipas mediave spanjolle, është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës. Palët kanë rënë dakort që Hansi Flik të vazhdojë të jetë trajneri i Barçës deri në vitin 2028, me të drejtë rinovimi deri në vitin 2029. Tashmë objektivi kryesor i klubit spanjoll do të jetë fitimi i Ligës së Kampionëve, i vetmi trofe që mungon në kabinetin e Flikut./Sport Ekspres/

Zyrtare/ Reali i Madridit jep verdiktin për sherrin mes Valverdes dhe Çuamenit, zbulohet gjoba për të dy lojtarët
Klubi Real Madrid ka dhënë përfundimisht verdiktin për konfliktin mes Valverdes dhe Çuamenit. Gjiganti i futbollit spanjoll ka komunikuar përmes kanaleve të veta zyrtare se të dy lojtarët janë paraqitur sot përballë njëri-tjetrit dhe kanë shprehur pendesën për ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë, klubi ka vendosur ta mbyllë këtë çështje me një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin prej futbollistëve.

“Real Madrid CF njofton se, duke ndjekur ngjarjet që çuan në hapjen e proçesit të djeshëm dispilinor kundrejt lojtarëve tanë, Federiko Valverdes dhe Aurelien Çuamenisë, të dy u paraqitën sot përpara ofierit investigues. Gjatë pranisë, lojtarët shrehën pendesën e tyre të sinqertë për atë çfarë ndodhi dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit.

Ata gjithashtu shprehën ndjesën e tyre ndaj klubit, shokëve të skuadrës, stafit të trajnerëve dhe tifozëve dhe të dy ofruan bashkëpunim të plotë për Realin e Madridit, të gatshëm për të pranuar çdo sanksion që klubi e cilëson si të duhurin. Në bazë të këtyre rrethanave, Reali i Madridit ka vendosur të japë një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin lojtar, duke përmbyllur kështu procedurat e brendshme”, ka komunikuar klubi Real Madrid./Sport Ekspres/

Drejtori i Bajernit çuditet: E habitshme, na gjykoi një arbitër me 15 ndeshje
Drejtori ekzekutiv i Bajernit, Jan Kristian Drezen nuk i kurseu kritikat e tij për gjyqtarin e gjysmëfinales së dytë kundër PSG-së. Fabricio Romano citon se ai ka shprehur hapur habinë se si një gjyqtari me 15 ndeshje në Ligën e Kampionëve i besohet një përballje këtij niveli. Vlen të theksohet fakti se vendimet e arbitrit portugez vendosën fatin e takimit

“Është e habitshme, për të mos thënë më shumë, që një gjyqtar me vetëm 15 paraqitje në Ligën e Kampionëve lejohet të gjykojë një ndeshje të tillë. Kjo mund të shpjegojë disa nga vendimet që ai bëri sot (dje)…”, tha ai./Sport Ekspres/

“Është vendimi më i mirë që kam marrë në 15 vitet e fundit”, Al Kelaifi i thur elozhe Luis Enrikes: Ka bërë revolucion në historinë e futbollit
Luis Enrike ka shkruar historinë për PSG-në. Klubi francez ka arritur finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve. Atë që yjet e futbollit dhe milionat e shpenzuara për ta nuk e realizuan dot ndër vite, e arriti Luis Enrike me filozofinë dhe taktikat e tij. Presidenti i PSG-së ndërhyri gjatë intervistës së djeshme të trajnerit pas kualifikimit në finale, ku shprehu respektin e pa masë për figurën e katalanasit. Al Kelaifi deklaroi se nënshkrimi me Luis Enriken është vendimi më i mirë që ai ka marrë në 15 vitet e fundit në klub.

“Luis Enrike ka bërë revolucion në futboll, jo vetëm te PSG-ja, por në historinë e futbollit me atë çfarë ka bërë dhe po vazhdon të bëjë. Ai është vërtetë trajneri më i mirë në botë. Nënshkrimi me të është një nga vendimet më të mira, në mos vendimi më i mirë që kam marrë në këto 15 vitet e fundit të klubit.

Trajner fantastik. Më i miri në botë. Por gjithashth edhe si person ai është i jashtëzakonshëm. Mënyra se si ai i menaxhon gjërat e përditshme në klub, lojtarët, mediat, gjithçka, është e mrekullueshme. Jam shumë krenar që e kam në klub”, ka deklaruar Naser Al Kelaifi./Sport Ekspres/

“Dora ishte mbi kokën e tij”, Kompani shfryn ndaj arbitrit: Nuk e kuptoj, si nuk ishte karton i kuq ai?!
Vinsent Kompani nuk e ka kapërdirë lehtë eleminimin nga Liga e Kampionëve. Bavarezët janë ndjerë të vjedhur nga arbitri në përballjen e mbrëmshme kundër PSG-së. Trajneri i Bajernit ka shprehur gjithë habinë e tij për mosdhënien e penalltisë nga ana e gjyqtarit.

“Pse nuk është karton i kuq? Nuk e kuptoj. Pse marrim një penallti në Paris dhe nuk e marrim këtu?! I kuptoj rregullat, por dora ishte mbi kokën e tij. Ndihesha sikur kishte një dorë që e anoi në anën e gabuar për ne”, ka deklaruar Vinsent Kompani./Sport Ekspres/

“Është kaos në dhomën e zhveshjes”, Rice bën thirrje: Dua 200 mijë tifozë në finale
Declan Rice nuk e ka përmbajtur gëzimin e tij pas kualifikimit në finalen e Champions League-s. Mesfushori anglez ka thënë për mediat pas ndeshjes se rrugëtimi i Arsenalit nuk mund të nënvlerësohet. Ai kërkon një mbështetje të madhe në finalen e Budapestit, ku i kërkon çdo tifozi të mundshëm të vijë dhe t’i përkrahë.

“Është kaos në dhomën e zhveshjes! Nuk mendoj se mund ta nënvlerësosh atë që kemi bërë në këtë garë deri në këtë pike… Konkursi më prestigjioz në futbollin e klubeve. Ne thjesht po përpiqemi ta përvetësojmë të gjithën.

Vazhdoni, vazhdoni. Do të jem gati. Budapest, dua që çdo tifoz i Arsenalit të jetë atje. 200,000 prej jush, dilni! Le ta bëjmë vërtetë të veçantë”, ka thënë Declan Rice./Sport Ekspres/

“Jemi të q*rë”, djali i Simeones nuk e fsheh mërzinë pas eleminimit: Një natë shumë e trishtueshme
Rrugëtimi i Atletikos së Madridit në Ligën e Kampionëve është ndërprerë në gjysmëfinale. Bardhekuqtë janë eleminuar sot nga Arsenali, i cili u kualifikua kështu pas 20 viteve në finale. Xhuliano Simeone ka falenderuar tifozët pas ndeshjes, teksa nuk e ka fshehur trishtimin që ka ndjerë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.

“Një natë shumë e trishtueshme. Faleminderit të gjithë tifozëve që erdhën këtu dhe shpenzuan kohën dhe paratë e tyre për të na mbështetur ne. Nuk mundën t’u jepnim atë që donin. Gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën, por nuk mundëm ta arrinim qëllimin tonë, i cili ishte të kalonim më tej. Jemi të trishtuar, të q*rë dhe na duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë Xhuliano Simeone pwr “Movistar”./Sport Ekspres/

“Jam i qetë dhe në paqe”, Simeone i jep dorën Arsenalit: E meritoi kualifikimin, jam krenar për vendin ku jam
Diego Simeone është larguar me kokën lart nga Liga e Kampionëve. Trajneri i Atletikos ka folur për mediat pas eleminimit në gjysmëfinale nga Arsenali. Ai ka përgëzuar kundërshtarin, për të cilin ka thënë se e meritoi kualifikimin. Pavarësisht eleminimit, Simeone nuk e fsheh krenarinë e tij për faktin që mbërriti deri në këtë fazë të turneut më të rëndësishëm për klube.

“Nëse u eliminuam, kjo ndodhi sepse kundërshtari e meritonte, duke filluar me qendrimin klinik në pjesën e parë. Ndihem i qetë dhe në paqe, duke e ditur se skuadra dha absolutisht gjithçka që kishte. Mund ta kishim fituar ndeshjen e parë, por nuk ishim aq klinikë sa duhej. U përmirësuam në pjesën e dytë, por pati situata që nuk shkuan në favorin tonë.

Arritëm në një vend që askush nuk e imagjinonte, të garonim kundër një kundërshtari shumë të mirë, dhe garuam me pikat tona të forta sa më mirë që mundëm. Falënderimet e mia për tifozët dhe lojtarët. Jam krenar për vendin ku jam. Thashë në parasezon se do të garonim dhe ia dolëm. Fatkeqësisht, nuk fituam asgjë, por arritëm në vende që nuk janë të lehta për t’u arritur”, është shprehur Diego Simeone./Sport Ekspres/

“Donim të mos i linim të merrnin frymë lojtarët e Atletikos”, Arteta flet për kalimin në finale: Me turmën nga pas, rivali e ka të vështirë me ne
Arsenali u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti i largët 2006. “Topçinjtë” mposhtën Atletikon me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme, duke siguruar kështu biletën për në finalen e Budapestit. Arteta ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka shfaqur lumturinë që ndjen nga ky sukses. Trajneri i Arsenalit ka përgëzuar tifozët për mbështetjen e zjarrtë që i bënë skuadrës, çka ishte një pikë kyçe për arritjen e fitores.

“Ishtë një mbrëmje e mrekullueshme që nga fillimi, që nga momenti kur tifozët e tanë e pritën skuadrën jashtë stadiumit. Që nga momenti kur shkel në stadium, e përcjell energjinë, pasionin dhe se sa shumë do të thotë kjo për klubin. Do të trishtosh shumë njerëz, por ke mundësinë të bësh shumë njerëz të tjerë të lumtur. Ajo që donim ishte të mos i linim ata (lojtarët e Atletikos) të merrnin frymë. Ta ndjenin presionin që nga fillimi. Turma ishte pas nesh dhe kur jemi të lidhur në atë mënyrë, është shumë e vështirë për kundërshtarin”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/

E FUNDIT/ Festë e madhe që mungonte prej 20 vitesh, Arsenali kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve
Arsenali është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. “Uembli” ka shpërthyer në një festë të çmendur mbrëmjen e sotme. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, stadiumi ka nisur të gumëzhijë nga britmat e gëzimit të tifozerisë londineze. “Topçinjtë” kanë eleminuar Atletikon e Madridit dhe kanë siguruar kështu kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve pas 20 viteve.

Pas barazimit në Madrid, ekipi i Artetës ia ka dalë të mposhtë Atletikon në shtëpi. Arsenali fitoi me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos nga Saka, i cili tundi rrjetën në minutën e 44-t. Tashmë “topçinjtë” do të presin mbrëmjen e nesërme për të mësuar rivalin e tyre në finalen e 30 majit në Budapest. Hera e fundit që Arsenali luante një finale të Ligës së Kampionëve i përket vitit 2006. Një sukses historik për ekipin e Artetës, që tashmë është pranë fitimit të trofeut veshëgjatë, por edhe të Premier Ligës./Sport Ekspres/

Supersticion prej humbjes 4-0? Simeone shkakton të qeshura: Gjetëm një hotel më të lirë
Arsenali dhe Atletikoja e Madridit do të përballen mbrëmjen e nesërme në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Klubi spanjoll ka ndërruar hotelin në momentin e fundit dhe në media ka nisur të përflitet për supersticion, duke qenë se herën e fundit që qendruan në atë hotel u mposhtën 4-0 nga Arsenali. Por Diego Simeone ka shkaktuar të qeshura në konferencë për shtyp, teksa i ka thënë gazetarëve se thjesht kanë gjetur një hotel më të lirë dhe nuk ka të bëjë aspak me supersticionin.

“A e ndryshuam hotelin për supersticion? Jo, ky ishte më lirë (qesh). Shpresoj që hierarkia e lojtarëve ta rrisë performancën e ekipit. Ne kemi shumë besim në atë që bëjmë. Jemi të bindur dhe të sigurt për atë që duam në lidhje me ndeshjen. A jam i shqetësuar për arbitrimin mbrëmjen e nesërme? Jo”, ka deklaruar Diego Simeone./Sport Ekspres/

“Më të rëndësishme janë fitoret ndaj Bajernit dhe Barçës se trofetë e fituar”, Inzagi: Interi u penalizua nga arbitrat
Simone Inzagi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për të tashmen e tij në Arabi, por edhe për të shkuarën te Interi. Trajneri italian ka refuzuar se zikaktrit kanë qenë të favorizuar nga arbitrat. Madje, përkundrazi, Inzagi mendon se pikërisht Interi ka qenë i penalizuar prej vendimeve të gjyqtarëve në fushën e lojës. Ndërkaq në kujtesën e tij kanë lënë më tepër gjurmë fitoret në Ligën e Kampionëve kundër Bajernit dhe Barcelonës, se sa trofetë e fituar.

“Çfarë favorizimesh?  Ishim ne ata që u penalizuam nga arbitrat. Përgëzime Kivusë. E dija që ai ishte zgjedhja e duhur. Fitoret ndaj Bajernit dhe Barcekonës ishin më të rëndësishme se sa trofetë që fituam. Nëse do të kishim fituar Ligën e Kampionëve në qershor, atëherë do të kisha qendruar”, është shprehur Simone Inzagi./Sport Ekspres/

“Tifozët i ndryshuan mendjen arbitrit”, lojtari i Arsenalit ndihet “i vjedhur”: Ishte penallti e pastër për ne
Gjysmëfinalja mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit ka shkaktuar polemika. Në kampin londinez ndihen “të vjedhur” nga arbitri. Pas Artetës, edhe Deklan Rajsi ka deklaruar se ndërhyrja ndaj Ezesë ishte një penallti e pastër. Por sipas tij, turma e tifozëve të Atletikos i ndryshoi mendjen gjyqtarit kryesor të takimit.

“Ajo e Ebereçi Ezesë është një penallti e pastër. Nuk e di se si nuk është dhënë. Mendoj se tifozët e provokuan vendimin dhe ia ndryshuan mendjen gjyqtarit”, është shprehur ndër të tjera Deklan Rajsi./Sport Ekspres/

“Jam shumë i zemëruar, nuk duhet të ndodhë në këtë nivel”, Arteta zhgënjehet nga arbitri: Në Premier Ligë nuk e japin, por në Champions e japin penallti
Arsenali është larguar me një brazim 1-1 nga Madridi në gjysmëfinalen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Mikel Arteta ka mbetur i zhgënjyer me arbitrimin. Ai ka thënë pas ndeshjes se penalltia ndaj Ezesë nuk duhej anulluar dhe se vendimi i arbitrit e ka zemëruar tej mase.

“Fatkeqësisht, në pjesën e dytë filluam paksa të çrregullt, me disa lëshime dhe duke u dhënë atyre një moment. Dhe ky është momenti që ata e përdorën. Kjo është diçka që e dinim se duhej ta kalonim. Në mënyrën se si dhamë penalltinë, jemi shumë të zhgënjyer.

Në Premier Ligë nuk është penallti, por këtu duhet t’i pranojmë këto rregulla dhe padyshim sa konsistentë kanë qenë. Për shembull, dje me Banernin e Mynihut, pranoj se kjo është një gjë modeste. Ajo për të cilën jam jashtëzakonisht i zemëruar, është se si penalltia ndaj Ebsit anullohet në mënyrën se si ndodhi, kur nuk është një gabim i qartë dhe i dukshëm. Dhe kjo ndryshon rrjedhën e lojës. Dhe në këtë nivel, më vjen keq, por kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Mikel Arteta./Sport Ekspres/

Në Madrid vendosin penalltitë, Atletiko-Arsenal është larg spektaklit të një nate më parë
Përballja e sotme mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit ishte larg asaj që pamë mbrëmjen e djeshme. Këtë herë ekipet janë “kursyer” përpara portës. Në Madrid vendosën penalltitë, teksa të dy golat u shënuan nga pika e bardhë e 11 metrave.

Fillimisht ishte Giokeresi ai tundi rrjetën nga penalltia në minutën e 44-t, ndërsa në minutën e 56 ishte Alvarezi ai që barazoi rezultatin po nga 11 metrat. Atletiko provoi të përmbyste shifrat, por në fund përballja përfundoi në baraspeshë 1-1. Me këtë rezultat kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit./Sport Ekspres/

“Nuk ma ndjen për gabimet, unë e shijova”, Henri duartroket PSG-ne dhe Bajernin: Pamë dy ekipe që donin të luanin sy për sy
Tieri Henri ka mbetur i mrekulluar nga përballja e gjysmëfinales mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut. Ish-sulmuesi francez ka komentuar sfidën në emisionin “Golazo” në “CBS Sports”, ku është shprehur se e ka shijuar këtë ndeshje. Ai ka shtuar se kjo sfidë ka qenë ndryshe nga futbolli që po luhet vitet e fundit, i cili sipas tij ka qenë i mërzitshëm.

“Kemi folur se shohim shumë ekipe që nuk ndërmarrin rreziqe, lojtarë që nuk driblojnë e që nuk shkojnë përpara, ekipe që mendojnë për të mos e humbur ndeshjen në vend që ta fitojnë atë. Nëse ke mendime mbrojtëse, do të çmendesh me disa gjëra që u panë sot (dje). Por mua nuk ma ndjen. Kemi një vit që ankohemi se futbolli po bëhet i mërzitshëm. Por kjo ndeshje nuk ishte e mërzitshme.

Unë e shijova dhe mendoj se edhe tifozët në shtëpi e kanë shijuar. Është një rezultat që zakonisht e sheh si rezultat të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve. Pamë lojtaë të mëdhenj, të gjithë u shfaqën. Pamë gola, pamë duele, i pamë të gjitha. Pamë dy skuadra që donin të luanin sy për sy me njëra-tjetrën”, ka deklaruar Tieri Henri./Sport Ekspres/

“Ishte si një festë, nuk ka rëndësi sa gola pëson”, Luis Enrike: U pa se cilët jemi dhe çfarë duam të përcjellim
PSG-Bajern Mynih nuk i zhgënjeu pritshmëritë e tifozëve. Gola, intensitet, klas dhe spektakël në përballjen që përfundoi me shifrat 5-4 për parisienët. Luis Enrike ka deklaruar pas ndeshjes për “CBS Sports Golazo” se kjo sfidë ishte si një festë e madhe. Ai theksoi se të dyja skuadrat dëshmuan se cilët janë dhe se çfarë duan të përcjellin te tifozët.

“Kurrë nuk mund të jesh i mërzitur me lojtarët e tu, edhe nëse ke pësuar 4 gola, 6 gola apo 5 gola. Nuk ka rëndësi. Mendoj se nga të dyja skuadrat u pa se cilët jemi, çfarë ndjejmë, çfarë duam të përcjellim. Gjatë gjithë kohës ishte si një festë. Duke ndërruar (lojën) gjatë gjithë kohës. Intensitet i lartë i një niveli të lartë. Të gjithë janë të lodhur. Ne jemi një nga më të mirat, në mos skuadra më e mirë në Europë këtë sezon”, ka thënë Luis Enrike./Sport Ekspres/

Champions për njerëz me zemër të fortë, PSG-Bajern përfundon me 9 gola të shënuar
Një tjetër mbrëmje me gola, një tjetër mbrëmje për tifozë me zemër të fortë. Ky sezon i Ligës së Kampionëve vazhdon të dhurojë emocione të paharrueshme për tifozët e futbollit. PSG-Bajern Mynih i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e sportdashësve, teksa të dyja skuadrat kanë argëtuar më së miri tifozët.

Përballja e parë gjysmëfinale mes tyre përfundoi me shifrat 5-4 në favor të PSG-së. Kajni zbllokoi shifrat në minutën e 17 nga pika e bardhë e penalltisë, por Kvarashkelia (24’) dhe Neveshi (33’) përmbysën rezultatin. Olize shënoi sërish për Bajernin në minutën e 41-të, ndërsa Dembeleja iu kundërpërgjigj nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë. Ndërkaq, në minutën e 56, fituesi i Topit të Artë tundi rrjetën për herë të 5 për PSG-në. Bajerni reagoi me anë të Upamekanos (65’) dhe Diazit (69’), po pa mundur të dilnin pa humje nga Parisi./Sport Ekspres/

Luis Enrike hedh tutje modestinë: Nuk ka asnjë skuadër tjetër më të mirë se ne
PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut do të përballen sot në një sfidë që i ngjan një finaleje të parakohshme për nga pesha dhe cilësia e të dyja skuadrave. Luis Enrike ka thënë në konferencë për shtyp se nuk sheh asnjë ekip më të mirë se sa PSG-ja. Trajneri spanjoll ka lënë mënjanë modestinë dhe ka treguar dhëmbët në prag të sfidës së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Mynihut.

“Nuk ka asnjë skuadër tjetër që është më e mirë se ne. E thashë këtë që kur humbëm top 8-shen. Këto janë dy ekipet më të mira në Europë. Edhe Arsenali gjithashtu pati një sezon të shkëlqyer. Në aspektin e vazhdueshmërisë, Bajerni është pak përpara nesh, sepse ata kanë humbur vetëm 2 ndeshje”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

Te Reali nuk e pranojnë eleminimin, Arbeloa: Ndjejmë se na është mohuar kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Reali i Madridit do të përballet mbrëmjen e nesërme me Alavesin. Trajneri Arbeloa ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për ndeshjen e javës së kaluar kundër Bajernitt ë Mynihut. Kreu i pankinës së Realit ka thënë se ka dalë në rrugët e Madridit dhe ka ndjerë mbështetjen e tifozerisë. Sipas tij, ekziston një ndjesi mes tifozëve të Realit se ekipit i është mohuar kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ndjesia që kanë në rrugë është që na ndalua kualifikimi në gjysmëfinale. I falenderoj për interesimin dhe mbështetjen. Unë zakonisht nuk qendroj në shtëpi. Kam pasur mundësinë të dal dhe e kam ndjerë krenarinë që tifozët e Madridit kanë për ndeshjen e së mërkurës”, ka thënë ndër të tjera Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/

Liga e Kampionëve dhuroi spektakël për tifozët, Ançeloti sheh anën tjetër të medaljes: Ishin ndeshje me shumë gabime
Liga e Kampionëve ka hyrë në një fazë tejet emocionuese. Ndeshjet e fundit vunë përballë njëri-tjetrit disa prej klubeve më të mëdha të Europës, të cilét nuk i kursyen golag dhe spektaklin në fushën e lojës. Por Karlo Ançeloti sheh anën tjetër të medaljes. Trajneri italian ka dhënë një intervistë për “Il Giornale”, ku ka thënë se golat e shumtë nënkuptojnë gabime të tepërta në lojë, kryesisht prej portierëve dhe mbrojtësve.

“Kam parë ndeshje me shumë gola. Atletiko e Madridit kundër Barcelonës dhe Bajerni kundër Real Madridit ofruan momente emocionuese për tifozët. Por shumë gola nënkuptojnë gjithashtu shumë gabime, nga portierët dhe mbrojtësit. E ashtuquajtura lojë me presion të lartë, një kundër një, sjell rreziqe të vazhdueshme, dhe kështu rezultati ndryshon nga një moment në tjetrin. Edhe përgatitja nga mbrojtja duhet të jetë e përsosur, përndryshe paguan menjëherë çmimin për shpërqendrimet më të vogla”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

VIDEO/ “Është për fajin tënd”! Britmat e Karvahalit për arbitrin, lojtarët e Realit rrethuan gjyqtarin pas ndeshjes
Reali i Madridit humbi mbrëmjen e djeshme me shifrat 4-3 përballë Bajernit të Mynihut. Kjo ishte disfata e dytë kundër bavarezëve, çka solli më pas edhe eleminimin e tyre nga Liga e Kampionëve. Sfida përfundoi me gola dhe me tensione. Dalja me karton të kuq e Kamavingës solli një acarim të madh në kampin madrilen, të cilët deri në atë moment ishin duke udhëhequr me shifrat 2-3.

Pas vërshëllimës përfundimtare “los blancos” nuk i kontrolluan dot nervat, teksa shkuan menjëherë të rrethonin arbitrin. Arda Guleri së bashku me shokët e tij të skuadrës shkuan t’i kërkonin llogari Vinçiçit, i cili më pas nuk nguroi t’i tregonte kartonin e kuq edhe mesfushorit turk. Ndërkohë kamerat kanë kapur edhe momentin e frustrimit të Dani Karvahalit. Ky i fundit la pankinën dhe iu drejtua me britma né distancë gjyqtarit kryesor të takimit. “Është për fajin tënd. Është për fajin tënd”, ka thënë me ton të revoltuar Dani Karvahali, duke fajësuar kështu arbitrin për eleminimin e Realit të Madridit./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/04/CiatZ0FWuhF2Xi6Q-1.mp4

“Askush nuk mund ta shpjegojë kartonin e kuq të Kamavingës”, Arbeloa fajëson arbitrin: Ishte e padrejtë, jemi të zemëruar
Alvaro Arbeloa foli për performancën e ekipit të tij oër mikrofonin e “Sky Sport”, pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. Trajneri i Realit nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij me arbitrin. Ai ka thënë se dalja me karton të kuq e Kamavingës ishte e pashpjegueshme.

“Jemi shumë të zhgënjyer, sepse të dyja ekipet luajtën një ndeshje të shkëlqyer, ishte e ekuilibruar deri në fund. Askush nuk mund të shpjegojë se si një lojtar mund të përjashtohet për një incident të tillë. Ekipi ishte i zemëruar. Kur humbet kështu, je i zemëruar, i mërzitur dhe i zhgënjyer. Ajo që ndodhi është paksa e padrejtë”, ka thënë Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/

“PSG-ja duket edhe më e fortë”, Kompani pasi eleminoi Realin: Na pret një tjetër natë e madhe futbolli
Vinsent Kompani ka folur për “Prime Video”-n pas fitores 4-3 kundër Realit të Madridit. Trajneri i Bajernit të Mynihut ka shfaqur lumturinë e tij për këtë sukses të arritur, i cili shijoi edhe më tepër për shkak të mënyrës se si erdhi. Tashmë ai synon të sigurojë fitoren edhe ndaj PSG-së.

“Jam shumë i lumtur, krenar për ekipin, është një gjë pozitive për të gjithë. Tani duam të kualifikohemi për në finale. Mendoj se bëmë gjënë më të rëndësishme në futboll: qëndruam në lojë edhe pasi mbetëm disavantazh. Fitorja e kësaj ndeshjeje, dhe mënyra se si e bëmë, është diçka e veçantë për tifozët tanë.

A mund të ëndërrojmë shumë tani? E kemi bërë që nga fillimi i sezonit. Do të përballemi me ekipin që fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar dhe që duket edhe më i fortë. Do të jetë një tjetër natë e madhe futbolli dhe do të përpiqemi të arrijmë në finale”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/

“Ishte një ndeshje e çmendur që nga fillimi”, Harri Kejni pas eleminimit të Realit: Kompani ma ka bërë punën më të lehtë
Bajern Mynih-Real Madrid ishte nga ato ndeshje që të bën të përjetosh emocionet e vërteta të Ligës së Kampionëve. Bavarazët fituan me rezultatin 4-3 dhe siguruan kështu kualifikimin për në gjysmëfinale. Në intervistën e dhënë pas përfundimit të ndeshjes për “Prime Video”, Harri Kejni është shprehur se kjo sfidë ishte “e çmendur” që nga fillimi i saj. Në nivel individual, ai ka thënë se puna është bërë më e lehtë për të që pas ardhjes së Vinsent Kompanisë në rolin e trajnerit.

“Ishte një ndeshje e çmendur, që nga fillimi. Ishte një ndeshje e ashpër. Na ndëshkuan në tranzicione, por ne duhej të qëndronim të qetë në pjesën e dytë dhe të prisnim fundin. Kjo është ajo që ndodhi pas përjashtimit të Kamavingës dhe ne fituam.

Më pëlqen t’i ndihmoj shokët e skuadrës me pasimet e mia. Të lëvizurit më prapa më ndihmon gjithashtu të gjej hapësirë dhe ua vështirëson kundërshtarëve të më markojnë. Që kur Kompani ka ardhur këtu, është bërë më e lehtë për mua”, ka thënë Harri Kejni./Sport Ekspres/

“Arbitri prishi një ndeshje të bukur”, Arbeloa gjen fajtorin pas eleminimit: Na dhemb, por duhet të ruajmë nderin në kampionat
Real Madridi është jashtë Ligës së Kampionëve. Klubi spanjoll u mposht me shifrat 4-3 nga Bajerni i Mynihut, duke u eleminuar kështu nga ky kompeticion. Në intervistën e dhënë për “Moviestar”-in pas ndeshjes, Arbeloa ka fajësuar arbitrin për nxjerrjen me karton të kuq të Kamavingës. Më tej, ai ka thënë se Reali tashmë duhet të luftojë në kampionat për të ruajtur nderin e klubit.

“A përfundoi ndeshja me karton të kuq? Natyrisht, nuk mund të përjashtosh një lojtar për diçka të tillë. Arbitri as nuk e dinte që i kishte treguar tashmë karton të kuq Kamavingës, dhe ai prishi një ndeshje të bukur dhe shumë të ekuilibruar, pikërisht në momentin kyç, dhe aty mbaroi loja.

Lojtarët e mi luajtën një ndeshje të shkëlqyer dhe më vjen keq për ta duke pasur parasysh përpjekjen që bënë, ashtu siç më vjen keq për tifozët e Real Madridit që ishin në stadium dhe ata në shtëpi. Më dhemb, sepse Real Madridi nuk do e ndeshjen e tij të çerekfinales këtë vit, por po shkojmë në shtëpi krenarë sepse dhamë gjithçka.

Duhet të vazhdojmë përpara me gjithë energji, sepse ky është Real Madridi. Liga është shumë e vështirë, por duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në ditën e fundit, sepse kemi një klub për të mbrojtur dhe nderuar”, ka deklaruar Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/

VIDEO/ Realit i mjaftojnë 35 sekonda për të shënuar, gafa e Nojerit rezulton fatale për Bajernin
Supersfida mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit ka nisur me rezultatin 0-1 për këta të fundit. Vetëm 35 sekonda i kanë mjaftuar gjigantëve spanjollë për të tundur rrjetën. Gafa e Nojerit i ka kushtuar shumë bavarezëve.

Portieri gjerman pasoi në mënyrë të gabuar topin, i cili përfundoi në zotërimin e Arda Gylerit. Mesfushori turk nuk e mendoi dy herë të godiste menjëherë portën e boshatisur. Topi i gjuajtur prej tij u ndal në rrjetë, duke rihapur kështu plotësisht garën për kualifikimin në gjysmëfinale./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/04/bandicam-2026-04-15-21-07-39-748.mp4

Atletiko Madrid merr vendimin e rrallë në futboll, pushim i gjithë sezoni nëse fitojnë ndaj Barcelonës
Te Atletiko Madridi po përpiqen që t’i motivojnë lojtarët e tyre për të fituar ndaj Barcelonës, në të gjithë mënyrat. Në futbollin e sotëm, paraja nuk është më problem, ajo që kërkohet dhe nuk është gjendet lehtë, është një ditë pushim.

Shifrat e kartonit të një lojtari dhe pagesat janë shtuar shumë, por nga ana tjetër janë shtuar edhe ndeshjet, me kalendarin që është i ngjeshur dhe skuadrat që duhet të zbresin në fushë thuajse njëherë në tre ditë.

Simeone dhe presidenti i ekipit kanë vendosur që në rast fitore dhe kualifikimi me Barcelonën në Champions League, 11-shja titullare e Atletikos të mos thirret më për ndeshjet e La Liga në këtë sezon. Ata do të luajnë vetëm në ndeshjet e Champions League pasi besimi është i madh që në rast kalimi të Barcelonës, atëherë gjysmëfinalja me fituesin e Sporting-Arsenal, do të jetë një mision shumë më i lehtë për Atletikon që të shkojë në finale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Fitoi Ligën e Kampionëve pas largimit të Mbapesë, Luis Enrike: Nuk dua 1 lojtar ikonë, por 23 të tillë
PSG-ja do të përballet mbrëmjen e nesërme me Liverpulin, ku do të përcakohet edhe ekipi që do të kualifikohet në gjysmëfinale. Parisienët kanë gjetur ekuilibrin e duhur pa yjet e mëdhenj, teksa me largimin e Nejmarit, Mesit dhe Mbapesë, arritën të fitonin Ligën e Kampionëve. Luis Enrike është shprehur në konferencë për shtyp se parimi i tij është që të ketë në ekip 23 lojtarë ikona, jo një yll të vetëm.

“Një nga parimet tona është që të përpiqemi t’u ngjallim besim lojtarëve. Të kemi 23 lojtarë ikonikë, jo vetëm një. 23 që e ndjejnë fanellën, klubin. Jemi të rinj, por me përvojë. Të gjithë jemi mësuar me sfida të mëdha ndërkombëtare”, është shprehur ndër të tjera Luis Enrike./Sport Ekspres/

“Le të shohim nëse Simeone do më bëjë nder të luaj një kundër një”, Jamal: E kam parë disa herë përmbysjen 6-1 ndaj PSG-së
Mbrëmjen e nesërme do të luhet një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Pas humbjes 2-0 kundër Atletikos javën e shkuar, tashmë Barcelona do të provojë të përmbysë rezultatin për t’u kualifikuar më tej. Lamin Jamali ka thënë në konferenë për shtyp se me zor i ka pritur ndeshje të tilla, pasi në këto raste dalin në pah lojtarët e mëdhenj. Gjithashtu, ai ka sfiduar Simeonen që ta lërë të luajë një kundër një në këtë sfidë.

“Në fillim të sezonit, niveli im u vu në pyetje dhe unë me zor po prisja që të vinin ndeshje si e nesërmja. Kjo pasi është momenti kur lojtarët e mëdhenj dalin në pah. Do të japim gjithçka për këtë stemë. Një përmbysje është shumë e mundshme, prandaj jemi këtu. E kam parë shumë herë përmbysjen 6-1 kundër PSG-së. Sigurisht që e kam parë edhe drejtpërsëdrejti gjithashtu. Ndihem mirë. Le të shohim nëse Siemone do të më bëjë një nder dhe do të më lërë të luaj një kundër një nesër”, ka deklaruar Lamin Jamal./Sport Ekspres/

Fliku beson te përmbysja në Champions: Nuk kemi nevojë për mrekulli ndaj Atletikos
Hansi Flik e sheh mëse të munduar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ai ka deklaruar në konferencë për shtyp se skuadrës së tij nuk i duhet një mrekulli ndaj Atletikos, por mjafton të zhvillojë një ndeshje të mirë për të përmbysur humbjen 2-0. Sa i përket çështjes së titullit kampion, Fliku nuk gënjehet nga diferenca prej 9 pikësh me Realin. Ai thekson se ekipi duhet të gëzohet vetëm kur ta ketë siguruar matenatikisht fitimin e kampionatit.

“Nuk kemi nevojë për një mrekulli. Duhet të luajmë një ndeshje të mirë dhe këtë mund ta bëjmë. Çdo gjë është e mundur. Atletiko është fantastik, por ne kemi një ekip të mirë dhe jemi të aftë t’ja dalim.

Titulli kampion? Nuk ka mbaruar ende. Nëntë pikë janë një diferencë e mirë, por duhet ta sqarojmë rezultatin. Nuk mund të dalim në fushë me këtë qëndrim, nuk do ta pranoj. Derisa ta kemi siguruar (titullin), duhet të luajmë në mënyrën më të mirë, madje edhe pas kësaj. Do të vazhdojmë kështu dhe shpresoj se mund ta provojmë këtë të martën”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/

“’Bernabeu’ është stadiumi më i vështirë për të luajtur”, Kompani: Mbapeja nuk përshtatet me Viniciusin? Kam mjaftueshëm probleme me Bajernin
Reali i Madridit pret mbrëmjen e sotme Bajernin e Mynihut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Vinsent Kompani ka thënë në konferencë për shtyp se “Santiago Bernabeu” është stadiumi më i vështirë për të luajtur një ndeshje në transfertë. Sa i përket mungesës së kimisë mes Mbapesë dhe Viniciusit, trajneri i Bajernit është përgjigjur se ka mjaftueshëm probleme në ekipin e tij sa për t’u shqetësuar për këtë fakt.

“Mendoj se ‘Bernabeu’ është stadiumi më i vështirë për të për të luajtur në transfertë në këtë kompeticion. Kam ndjesinë se kemi lojtarë me përvojë për këtë lloj ndeshjeje. Do të jetë një ndeshje taktike, por detajet do të jenë thelbësore. Presim një Real Madrid të ngjashëm me atë që u përball me Sitin.

Mospërshtatja e Mbapesë me Viniciusin? Mund të them vetëm se të dy janë të pabesueshëm. Pjesa tjetër është problemi i Realit të Madridit… Kam mjaftueshëm probleme me Bajernin”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/

Dinamo-Vllaznia dhe Egnatia-Elbasani, ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale. Katër skuadrat e mbetura në garë do të zbresin në fushë për të hedhur hapin e parë drejt finales së madhe të kompeticionit.

Në stadiumin Air Albania, Dinamo City do të përballet me Vllazninë në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar mes dy skuadrave me histori në futbollin shqiptar. Të dy ekipet synojnë të sigurojnë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë për të krijuar avantazh përpara përballjes së kthimit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia do të presë AF Elbasanin në stadiumin Arena Egnatia. Dy skuadrat do të kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht ndeshjen e parë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

Të dyja përballjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill duke nisur nga ora 18:00, ndërsa ndeshjet e kthimit do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale

Dinamo City – Vllaznia, 8 prill, ora 18:00, “Air Albania”

Egnatia – AF Elbasani, 8 prill, ora 18:00, “Arena Egnatia”

“‘Bernabeu’ do të përjetojë një tjetër mbrëmje të madhe”, Arbeloa ndez duelin me Bajernin: Këtu, nuk e lejojmë veten të humbasim
Mbrëmjen e nesërme do të luhet një nga ndeshjet më të bukura të fazës me eleminim direkt të Ligës së Kampionëve. Reali i Madridit do të presë Bajernin e Mynihut në një sfidë që padyshim premton të ofrojë emocione të forta për të gjithë sportdashësit. Arbeloa ka thënë përpara gazetarëve se në “Santiago Bernabeu” do të përjetohet një tjetër mbrëmje e madhe, njëjtë si në përballjen kundër Mançester Sitit.

“Në “Bernabeu” do të jetë një tjetër natë e mrekullueshme. Real Madridi gjithmonë jep gjithçka kundër rivalëve të mëdhenj. Bajerni do të na vërë nën presion në fushë. “Bernabeu” do të përjetojë një tjetër natë të madhe të Ligës së Kampionëve, si ajo kundër Sitit. Jam i sigurt për këtë. Kur Real Madridi humbet, dhoma e zhveshjes është si çdo tjetër. Këtu, nuk e lejojmë veten të humbasim. Ditën tjetër, kishte shumë lojtarë të zhgënjyer. Por u thashë atyre se nuk kishim kohë dhe se duhej të përqendroheshim te Bajerni. E gjithë energjia jonë është te Bajerni”, ka deklaruar Alvaro Arbeloa./Sport Ekspre

“Presim spektakël të nivelit të lartë”, Kompani komenton shortin kundër Realit: Edhe tifozët neutralë do t’i shijojnë këto dy ndeshje
Bajerni i Mynihut do të përballet me Realin e Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Një finale e parakohshme që do të nxjerrë jashtë garës për trofeun një ekip me traditë në Europë. Vinsent Kompani është shprehur së pret spektakël nga kjo sfidë.

“Gjithçka është e madhështore midis këtyre dy klubeve. Nuk ka rëndësi se kush është më i mirë në këtë moment. Historia e të dyja ekipeve, thellësia e talentit, është e gjitha e jashtëzakonshme. Presim një spektakël absolutisht të nivelit të lartë. Shpresoj që edhe tifozët neutralë t’i shijojnë këto dy ndeshje. Sigurisht, në fund të fundit duam të fitojmë dhe të avancojmë në fazën tjetër”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/

“Shpresojmë te fati dhe te Zoti”, Simeone pranon superioritetin e Barcelonës: Kanë sulmin më të mirë në Europë
Atletiko e Madridit dhe Barcelona do të ndeshen me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Diego Simeone ka komentuar këtë përballje në një konferencë përpara mediave. Trajneri i Atletikos ka folur me superlativa për ekipin kundërshtar. Simeone ka thënë se Barcelona është ekipi me sulmin më të mirë në Europë dhe se do të jetë tejet e vështirë të garosh kundër saj.

“Do të përpiqemi të konkurrojmë me Barcelonën. E përsëris, ata janë skuadra më e mirë në Europë për sa i përket sulmit. Të jesh në gjendje të konkurrosh me një skuadër të tillë do të jetë një sfidë. Do të duhet të arrijmë nivelin më të lartë.

Jemi aty ku donim të ishim. Atje ku punuam shumë. Kemi shumë njerëz në klub që po punojnë shumë për ta bërë këtë të mundur. Shpresojmë që fati dhe Zoti të na lejojnë të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në Ligën e Kampionëve “, ka thënë Diego Simeone./Sport Ekspres/

Përgatituni për spektakël të vërtetë! Champions League si kurrë më parë, ja përballjet e titanëve në çerekfinale
Ndeshjet e kthimit sot të Champions League përmbyllin raundin e 16-shes së Ligës së Kampionëve dhe një spektakël i vërtetë na pret në çerekfinale. Ndeshja e parë ishte ajo mes Barcelonës dhe Neëcastle e mbyllur në shifrat 7-2.

Tre ndeshje të tjera u luajtën nga ora 21:00, atje ku Liverpool, Bayern Munich dhe Atletico Madrid u kualifikuan. Të gjitha çiftet për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve tani janë shpallur zyrtarisht dhe ne i paraqesim ato më poshtë.

1. PSG Liverpool

2. Real Madrid Bayern Munich

3. Barcelona Atletico Madrid

4. Sporting Arsenal

Barcelona “tallet” me Newcastle-n, 7 golat e katalanasve e nxjerrin me turp nga Champions-i
Barcelona ka dëshmuar sot se barazimi i një jave më parë në Angli ishte thjesht një rastësi. Newcastle është larguar me turp nga transferta katalanase, ku janë mposhtur me goleadë. Lojtarët e Barçës janë argëtuar në fushën e lojës, teksa kanë triumfuar me rezultatin e thellë 7-2.

Raphina (7’, 82’), Bernali (18’), Yamal-i (45’+7’), Fermin Lopezi (51’) dhe Lewandowski (56’, 61’) ishin autorët e golave për Barcelonën. Në krahun tjetër Elanga tundi rrjetën në minutën e 15 dhe më pas në të 28-n. Megjithatë dy golat e tij shërbejnë thjesht për statistikë, pasi nuk mundën të ndihmonin Neëcastle-in të kalonte në fazën pasardhëse të Champions League-s./Sport Ekspres/

Përfundon ëndrra e bukur për Bodo/Glimti, Sportingu i sjell me këmbë në tokë me përmbysjen e çmendur
Ëndrra e bukur e Bodo/Glimtit ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Klubi norvegjez është eleminuar nga Liga e Kampionëve. Pas një sezoni fantastik, duke mposhtur emra të mëdhenj të futbollit europian dhe duke eleminuar një klubi si interi, Bodo/Glimtit i është dashur t’i thojë lamtumirë Ligës së Kampionëve.

Sportingu i Lisbonës ka sjellë norvegjezët me këmbë në tokë. Portugezët arritën të shënonin 3 gola gjatë kohës së rregullt, çka e dërgoi sfidën në shtesa, pasi përballja e parë mes tyre përfundoi me shifrat 3-0 për Bodo/Glimtin. Ndërkohë, në kohën shtesë, bardhegjelbërit tundën edhe dy herë të tjera rrjetën. Një përmbysje e çmendur e Sportingut, që me 5 golat e sotëm ka sjellë sërish me këmbë në tokë atë që ishte befasia e bukur e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/

“Barcelona mund të jetë klubi im i fundit në karrierë”, Fliku: Sot mund të ulem dhe të shijoj Siti-Real Madrid
Hansi Fliku është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Njukastëllit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Trajneri gjerman ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga klubi blaugrana. Madje, ai ka bërë të ditur se detyra si trajner i Barcelonës mund të jetë e fundit në karrierën e tij.

“Mendoj se është e qartë që mua më pëlqen të jem këtu. Kam mbështetjen e të gjithëve këtu në Barcelonë. Kemi mjaftueshëm kohë dhe nuk jam duke menduar për të shkuar diku tjetër. Përse? Jam këtu dhe ky mund të jetë klubi im i fundit. Mund të jetë puna ime e fundit në karrierë dhe jam shumë i lumtur me këtë

A mundet Siti të përmbysë Realin e Madridit? E mira është se sot mund të ulem në kolltuk e të shoh dhe mund të shijoj gjithçka”, ka thënë Hansi Flik./Sport Ekspres/