Bota Statike

VIDEO/ Milani turpërohet në shtëpi nga Ferencvarosh, shihni golin qesharak që pëson
Humbje e papritur dhe një mbrëmje për t’u harruar për Milanin. Skuadra italiane është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Ferencvarosh në San Siro, në një ndeshje ku vëmendjen më të madhe e mori mënyra qesharake se si kuqezinjtë pësuan golin e parë.

Milani u ndëshkua nga një gabim i rëndë i portierit Lorenzo Torriani. Në përpjekje për të kontrolluar një pasim mbrapa nga mbrojtja, gardiani italian bëri një prekje të gabuar të topit dhe nuk e kuptoi se kundërshtarët po i afroheshin me shpejtësi. Zachariassen i rrëmbeu topin, ndërsa Torriani e pengoi në momentin e daljes, por gjyqtari lejoi vazhdimin e aksionit.

Përfituesi ishte Lenny Joseph, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte topin në rrjetën e boshatisur. Një gol që shkaktoi zhgënjim të madh te tifozët vendas dhe vuri në pikëpyetje paraqitjen e portierit të ri.

Problemet për Milanin u thellua në minutën e 66-të, kur i njëjti lojtar, Joseph, përfitoi nga një tjetër kundërsulm i shpejtë për të realizuar golin e dytë. Zachariassen ishte sërish protagonist me asistin, duke kompletuar një mbrëmje fantastike për skuadrën hungareze. As kartoni i kuq i Bamidele Yusuf në minutën e 77-të nuk i ndihmoi italianët të riktheheshin në lojë.

Kështu, Milani pëson një tjetër goditje të rëndë në Europa League, ndërsa Ferencvarosh konfirmon se nuk është rastësisht mes skuadrave më të mira të kompeticionit. Një fitore e madhe për hungarezët, por një natë me shumë pikëpyetje për kuqezinjtë. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/11/rapidsave.com_ac_milan_01_ferencvaros_lenny_joseph_52-eg2b052ocuzh1-.mp4

VIDEO/ Fundi i një epoke, Ronaldo i jep lamtumirën Portugalisë: Sot ka ardhur momenti t’ja dorëzoj fanellën brezit të ri
Data 5 nëntor 2026 shënon fundin e një epoke për Kristiano Ronaldon. Ylli 41-vjeçar i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Portugalisë. Ish-sulmuesi i Realit të Madridit ka njoftuar përmes një videoje emocionuese se tashmë fanella me numrin 7 do t’i dorëzohet brezave të rinj.

“Erdhi dita t’ua kthej të gjithëve fanellën me numrin 7 të kombëtares sonë. Nuk ishte një vendim i lehtë, sepse disa vendime nuk merren vetëm me mendje, por edhe me zemër.

Doja të fitoja, të isha më i miri, të hyja në histori dhe dhashë gjithçka për atë fanellë. Kam dështuar gjithashtu, kam vuajtur gjithashtu. Por unë kurrë nuk hoqa dorë.

Golat zbehen, trofetë mbeten në muze, ndërsa rekordet, herët a vonë, thyhen. Por ka diçka që koha nuk mund ta fshijë kurrë: vendin që kemi në zemrat e njerëzve. Nëse ndonjëherë ju kam bërë të lumtur, nëse ndonjëherë golat e mi ju kanë bërë të përqafoni dikë, të harronit diçka ose të ndiheshit krenar për kombin tonë, atëherë ia ka vlejtur.

E kalova jetën time duke punuar për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Sot e kuptoj se fitorja më e madhe ishte fakti që fitova të drejtën për të përfaqësuar vendin më të mirë në botë.

Fanella me numrin 7 mbetet. Krenaria që e kam veshur do të mbetet e imja përgjithmonë. Portugalia do të mbetet brenda meje përgjithmonë”, është shprehur ndër të tjera Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/

Portugal estará sempre em mim https://t.co/dnFj51rxmh

— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) November 5, 2026

VIDEO/ Lens-Como 1-9, si është e mundur? Shikoni aksionin fantastik për të kuptuar makinerinë e Fabregas
Como ka fituar në shifrat e thella 1-9 kundër Lens në Champions League. Një makineri e vërtetë është ndërtuar nga Fabregas, që nuk njeh asnjë mëshirë për kundërshtarin. Por si është e mundur që kjo skuadër të realizojë kaq shumë gola? Për ta kuptuar më qartë, mund të shikoni një prej golave, golin e tretë të Comos, ku shfaqet gjithë makineria e ndërtuar nga ana e Fabregas. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/11/Jtd3mTSpCQ1aKeo5-1.mp4

Flick e ka bindje, nuk ka dyshime: Raphinha do të fitojë Topin e Artë në 2027!
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një deklaratë të fortë pas fitores 3-0 ndaj Aston Villës, duke zbuluar se kush është futbollisti që sipas tij meriton të fitojë Topin e Artë në vitin 2027. Bëhet fjalë për brazilianin Raphinha, i cili po kalon një formë fantastike dhe është kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase.

I pyetur për mundësinë që sulmuesi brazilian të fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll, Flick nuk ka ngurruar të shprehë bindjen e tij. “Raphinha mund ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm, jam i sigurt për këtë”, deklaroi trajneri gjerman.

Shifrat e brazilianit e mbështesin entuziazmin e teknikut. Në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon me Barcelonën, Raphinha ka realizuar plot 19 gola dhe ka dhënë edhe 3 asistime. Ironia qëndron te fakti se braziliani nuk u përfshi as në 30 kandidatët për Topin e Artë këtë vit, pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera. Tashmë, me këto statistika, ai kërkon të hyjë fuqishëm në garën për çmimin e madh të vitit 2027. Megjithatë, konkurrenca pritet të jetë e fortë, veçanërisht nga shoku i tij i skuadrës, Lamine Yamal. /Sport Ekspres/

Numëron një gol dhe një asist në Champins, mbrojtësi shqiptar do të masë forcat me yjet e Real Madridit
AEK-un e Athinës e pret një sfidë mjaft e vështirë mbrëmjen e sotme. Duke nisur nga ora 18:45, kampionët e Greqisë do të përballen me Realin e Madridit. Padyshim që kjo do të jetë një nga ndeshjet më emocionuese të karrierës së Stavro Pilos.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po shfaq një nivel të lartë në Ligën e Kampionëve, ku deri më tani numëron një gol dhe një asist. Megjithatë, sot është momenti për të treguar se sa vlen, pasi përballë do të ketë një superfuqi si Reali i Madridit. Me Diomandenë në krahun e djathtë diçka është e sigurt për Pilon, do të përjetojë mbrëmjen më të lodhshme të karrierës së tij./Sport Ekspres/

“Çfarë është kjo, lojë fëmijësh” ?! Arbitri i la me 3 lojtarë më pak, Luis Enrike reagon kundër gjyqtarit
PSG-ja tregoi sërish forcën në Europë, duke mposhtur në transfertë Vijarealin me rezultatin 0-6. Luis Enrike shpjegoi se ekipi i tij e respektoi kundërshtarin dhe nuk e ulën intensitetin në asnjë çast, çka solli edhe këtë rezultat. Më tej ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për arbitrimin. Për një minutë, gjyqtari e la ekipin e PSG-së me 3 lojtarë më pak, pasi lojtarët zëvendësues u vonuan pët të hyrë në fushë.

“Luajtëm në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën ambicie, pa u përqendruar te ndeshja apo rezultati. Kur luan në të njëjtën mënyrë, çdo gjë që ndodh është pozitive. E respektuam kundërshtarin, duke luajtur me të njëjtin intensitet gjatë gjithë ndeshjes. Është e vështirë për çdo skuadër që pëson tre gola brenda pesë minutash të marrë veten.

Tre zëvendësimet ishin një shaka. Nëse rezultati ishte 0-0 dhe ata nxjerrin jashtë tre lojtarë, e pastaj unë shtyj njërin prej tyre, i cili merr karton të verdhë, por lejohet të vazhdojë lojën… atëherë do t’i kisha shtyrë edhe dy të tjerët. Çfarë është kjo, lojë fëmijësh? Le t’i respektojmë profesionistët, ashtu siç respektojmë ekipin e gjyqtarëve”, ka thënë Luis Enrike./Sport Ekspres

Humbi ndaj Barcelonës, trajneri i ekipit anglez: Nuk ka kaq nivel të lartë në Premier Ligë
Aston Vila u mposht nga Barcelona me rezultatin 3-0 në javën e 4-t të Ligës së Kampionëve. Trajneri i ekipit anglez ka pranuar superioritetin e katalanasve. Pas ndeshjes, ai ka deklaruar për mediat se u përballën me një nivel shumë të lartë, t? cilin nuk e hasin në Premier Ligë. Një deklaratë që ka shkaktuar habi, duke qenë se kampionati anglez konsiderohet më i forti në botë.

“Sot ishte një përvojë e mirë, por një rezultat i keq. U përballëm me një ekip që luan në një nivel shumë të lartë, diçka që nuk e shohim në Premier League”, ka. thënë ndër të tjera Unai Emeri./Sport Ekspres/

Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappe, shkruan historinë në Champions League!
Lamine Yamal vazhdon të mahnitë Europën dhe të vendosë rekorde të reja në futbollin ndërkombëtar. Talenti i Barcelonës ka arritur të thyejë një tjetër rekord të rëndësishëm në Champions League, duke lënë pas Kylian Mbappe në një statistikë historike.

Sulmuesi spanjoll realizoi golin e avantazhit për Barcelonën në përballjen ndaj Aston Villas, në minutën e tetë të takimit, duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e skuadrës angleze. Ky gol ishte i veçantë për 19-vjeçarin, pasi e çoi në kuotën e 14 realizimeve në Champions League përpara se të mbushë 20 vjeç.

Në këtë mënyrë, Yamal ka kaluar Kylian Mbappe, i cili mbante rekordin me 13 gola të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube përpara ditëlindjes së tij të 20-të. Pas tyre në këtë renditje pozicionohet Erling Haaland, me 10 gola, ndërsa diferenca me dy yjet e tjerë është tashmë e konsiderueshme.

Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshëm këtë rekord është fakti se Yamal do të festojë 20-vjetorin vetëm më 13 korrik 2027. Kjo do të thotë se ylli i Barcelonës ka ende kohë për ta përmirësuar ndjeshëm këtë statistikë dhe për ta bërë rekordin edhe më të vështirë për t’u thyer. /Sport Ekspres/

Përmbysje spektakolare në Champions League, Manchester United mposht Romën në një fund dramatik!
Manchester United ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në Champions League, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2 në “Old Trafford”, pas një përmbysjeje që do të mbahet mend gjatë. Skuadra angleze e Michael Carrick ishte në disavantazh të dy golave, por reagoi fuqishëm në pjesën e dytë.

Roma e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 11-të me Matias Soulé. Vetëm shtatë minuta më vonë, Donyell Malen dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, duke e vështirësuar ndjeshëm misionin e vendasve. Manchester United u rikthye në lojë në minutën e 58-të, kur Bruno Fernandes realizoi një penallti të përsëritur, pasi tentativa e parë ishte ndalur nga portieri kundërshtar.

Kur Roma mendonte se do të largohej me një fitore të madhe, në skenë doli Matheus Cunha. Sulmuesi brazilian barazoi shifrat në minutën e 83-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë realizoi golin e përmbysjes, duke shpërthyer festën në “Old Trafford”. Cunha u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë, por United arriti të ruante avantazhin deri në fund, duke siguruar një triumf 3-2. /Sport Ekspres/

“Shumë njerëz më shihnin si dështak, tani thonë që jam i zgjedhuri”, Luis Enrike jep mesazhin për trajnerët e rinj
Luis Enrike ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Vijarealit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Kreu i pankinës së PSG-së tashmë vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë të futbollit, por në të shkuarën ka kaluar jo pak vështirësi. Ai ka dekkaruar se më parë ka pasur persona që e kanë konsideruar dështak, ndërsa tashmë e shohin si “të zgjedhurin”, duke dhënë kështu një mesazh mbështetës për të gjithë trajnerët e rinj.

“Të gjithë kemi fituar dhe të gjithë kemi humbur. Kam kaluar nëpër situata të panumërta ku, në sytë e shumë njerëzve, kam qenë një dështak. Por ky “dështaku” ka vazhduar të evoluojë dhe të përmirësohet, sepse ky është pikërisht mentaliteti që duhet të ketë një trajner. E tani, të gjithë mendojnë se unë jam “i zgjedhuri” apo diçka e tillë. Por e gjitha është gënjeshtër, thjesht gënjeshtër. E rëndësishme është të ndjekësh rrugën tënde”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

Tomas Strakosha kurorëzohet portieri më i mirë në kampionatin grek, paraqitjet e tij nderohen me çmim
Tomas Strakosha ishte një nga pikat e rëndësishme të AEK-ut të Athinës në fitimin e titullit kampion në sezonin e shkuar. Paraqitjet e portierit shqiptar janë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka fituar çmimin Portieri më i Mirë i Kampionatit Grek në sezonin 2025/26.

Ky çmim i është dorëzuar gjatë ceremonisë së organizuar nga Shoqata Panhelenike e Futbollistëve Profesionistë, e cila përkonte me 45 vjetorin e krijimit të kësaj organizate. Gjithashtu, Tomas Strakosha është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit 2025/26 të kampionatit grek./Sport Ekspres/

Real Madridi zbulon pasardhësin e Haalandit? 15-vjeçari është një fenomen, shënon gola me ritëm të frikshëm!
Real Madridi duket se ka zbuluar një tjetër talent të jashtëzakonshëm në akademinë e tij. Bëhet fjalë për Mikel Lopez, një sulmues vetëm 15-vjeçar, i cili ka mahnitur drejtuesit madrilenë me fizikun dhe aftësitë e tij përpara portës. Në Madrid besojnë se kanë në duar një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, madje krahasimet me Erling Haaland kanë nisur që tani. Lopez është plot 1.92 metra i gjatë, ndërsa kur ishte vetëm 10 vjeç kishte arritur një lartësi prej 1.80 metrash.

Por ajo që bie më shumë në sy është statistika e tij përpara portës. Sulmuesi i ri ka realizuar plot 148 gola në kategoritë e moshave, duke treguar një instinkt të jashtëzakonshëm golashënuesi. Ai aktivizohet si numër nëntë në ekipin e moshave të Real Madridit dhe spikat për forcën fizike, shpejtësinë dhe dominimin në duele. Lopez ka shkëlqyer edhe me Spanjën U-15, me të cilën fitoi Kupën e Botës për këtë grupmoshë. Në ndeshjen ndaj Barbadosit, ai realizoi një tregolësh brenda vetëm nëntë minutave. Sigurisht, rruga drejt futbollit profesionist është ende e gjatë, por Reali duket se ka një perlë të vërtetë në akademinë e tij. /Sport Ekspres/

Vulosi fitoren e Juventusit, lojtari: Fola me Zhegrovën para ndeshjes
Juventusi ka arritur të marrë 3 pikët përballë Napolit. Bardhezinjtë fituan me shifrat 2-0 falë golave nga distanca të shënuar nga Allajbegoviçi dhe nga Boga. Ky i fundit zbuloi pas ndeshjes se kishte biseduar me Zhegrovën dhe kishin rënë dakort për të provuar më shumë gjuajtje nga distanca. Plani i tyre rezultoi i suksesshëm, pasi në mënyrë të tillë u shënuan golat.

“Luajtëm me zemër. Allajbegoviçi është një lojtar shumë i fortë. Sot, para ndeshjes, folëm me Zhegrovën dhe thamë të gjuajmë më shumë. E kishim këtë ndër mend. Ai e ka atë goditje, duhet ta përdorë më shpesh dhe duhet ta bëjë këtë me bindjen që tregoi sot”, është shprehur Zheremi Boga./Sport Ekspres/

VIDEO/ Como nuk është më e vogël! Luftë për titullin e Serie A, një dorë e madhe nga arbitrat
Como nuk duket më ai ekipi vogël dhe surprizues, në të gjitha aspektet. Jo vetëm në saj të rezultateve të marra dhe faktit që në këtë sezon mund të pretendojë me të drejtë titullin kampion, por njëkohësisht edhe për shkak të ndihmës nga arbitrat.

Prej disa ndeshjeve, Como po merr një dorë të madhe dhe nga arbitrat. Kjo ndodhi edhe në fitoren e sotme 1-0 kundër Venecias, atje ku goli i vetëm i takimit u shënua nga penalltia, ndërsa në krahun tjetër, Venecias iu mohua një penallti e pastër. /Sport Ekspres/

Il braccio si allarga, il corpo è in area: come è possibili le che non sia rigore dopo revisione? E soprattutto, perché episodi uguali sono stati giudicati rigore? Inaccettabile https://t.co/AgxC2DygQq

— Marco Giordano (@MarcoGiordano6) November 1, 2026

Milanoja vishet kuqezi, Milani mund Interin në derbi dhe shkon 4 pikë larg kreut
Milanoja është veshur me ngjyrat kuqezi. Ekipi i Ruben Amorimit ka triumfuar në derbin e parë sezonal kundër Interit. Milani ka fituar me shifrat 3-1 ndeshjen, fati i së cilës u vendos që në pjesën e parë të lojës.

Rezultati u zhbllokua shumë shpejt, teksa Pulisiçi e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 4-t. Vetëm 6 minuta më vonë Rabio dyfishoi shifrat për kuqezinjtë. Bastoni ngushtoi diferencat për Interin në minutën e 22-të, por goli i tij në fund do t’i shërbente vetëm statistikave. Moreira tundi rrjetën në minutën e 43-të, duke vulosur kështu një herë e mirë fitoren e Milanit.

Pas këtij triumfi në derbi, ekipi i drejtuar nga Amorimi u ngjit në vendin e 4-t në renditje, vetën 4 pikë larg kreut të Serisë A. Në krahun tjetër, zikaltrit rrezikojnë të humbin edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit./Sport Ekspres/

Shpendi udhëheq listën e golashënuesëve në Itali, sulmuesi shqiptar nxjerr ekipin me pikë nga loja
Kristian Shpendi vazhdon të dëshmojë veten si një nga sulmuesit më premtues në Itali. Për të 3-tin vit radhazi lojtari shqiptar po spikat në Serinë B me fanellën e Çezenës. Mbrëmjen e sotme ak ka festuar një tjetër gol në karrierën e tij.

Në minutën e 65, Shpendi u gjend në çastin e duhur dhe në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. Goli i tij i dha barazimin 1-1 Çezenës përballë Sudtirolit. e vlefshme për javën e 10 të Serisë B. Ndërkohë, ky ishte goli i 8 i shë nuar në kampionat për Kristianin, i cili deri më tani udhëheq listën e golashënuesëve më të mirë në Serinë B italiane./Sport Ekspres/

E pranon edhe Mourinho! Nuk e meritonte Mbappe, trajneri i Real Madrid: Topi i Artë duhej të shkonte te Harry Kane
José Mourinho ka dhënë një vlerësim të jashtëzakonshëm për Harry Kane, duke e cilësuar sulmuesin anglez si një futbollist të madh dhe duke shprehur kënaqësinë e tij për sukseset që po arrin. Trajneri portugez nuk i ka kursyer elozhet për kapitenin e Anglisë, duke shkuar edhe më tej me deklaratën e tij për çmimin më prestigjioz individual në futboll, Topin e Artë. “Harry Kane është një lojtar i madh. Duhet të jem i sinqertë, jam shumë i lumtur për të”, është shprehur Mourinho.

Më pas, portugezi ka theksuar se sulmuesi e meriton plotësisht këtë trofe, i cili do të ishte një vlerësim i madh për gjithçka ka bërë gjatë karrierës së tij. “Ai e meriton Topin e Artë. Do të ishte qershia mbi tortë e karrierës së tij”, ka përfunduar Mourinho. Deklarata e tij vjen në një moment të veçantë për Kane, i cili është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke lënë pas emra të mëdhenj si Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal. Sulmuesi anglez ka realizuar një sezon të jashtëzakonshëm, me 73 gola për klubin dhe kombëtaren, duke u shpërblyer me çmimin më të madh individual në futboll. /Sport Ekspres/

Chelsea shkatërron Manchester United! “Blu-të” fitojnë 2-0 dhe thellojnë krizën “djajve të kuq”
Chelsea ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Premier League, duke mposhtur Manchester United me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge”. Një ndeshje me shumë emocione, ku vendasit arritën të triumfojnë në pjesën e dytë, ndërsa miqtë e mbyllën takimin me një lojtar më pak.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që provuan të gjenin rrugën drejt rrjetës. Manchester United madje pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR-it. Në minutën e 50-të, Morgan Rogers zhbllokoi rezultatin për Chelsea-n, pas një aksioni individual fantastik. Ky gol i dha më shumë qetësi skuadrës londineze, që nisi të kontrollonte më mirë lojën.

Momenti vendimtar erdhi në minutat e fundit, kur Lisandro Martinez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda një kohe shumë të shkurtër, duke lënë Manchester United me 10 lojtarë. Chelsea fitoi penallti dhe Cole Palmer u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 64-t. Kështu, Chelsea siguroi tri pikë të rëndësishme, ndërsa Manchester United vazhdon të zhgënjejë dhe kriza e skuadrës së Michael Carrick bëhet gjithnjë e më e thellë. /Sport Ekspres/

Raphinha i kërkon Ancelottit të mos e grumbullojë me Brazilin, Barcelona ndërhyn për yllin e saj
Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, ka kontaktuar personalisht trajnerin e Brazilit, Carlo Ancelotti, me një kërkesë të veçantë: të mos përfshihet në listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të muajit nëntor.

Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi brazilian dëshiron të shfrytëzojë pushimin nga kombëtarja për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe për të rifituar formën e tij më të mirë. Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga Ancelotti, i cili e konsideron Raphinhën një element të rëndësishëm për planet e tij.

Situata është delikate, pasi lojtari u dëmtua pikërisht gjatë angazhimit me Brazilin, në ndeshjen kundër Australisë në shtator. Barcelona u detyrua të qëndronte pa një prej futbollistëve të saj më të rëndësishëm dhe tani kërkon të shmangë rrezikun e një tjetër dëmtimi.

Për këtë arsye, klubi katalanas ka ndërhyrë gjithashtu, duke kontaktuar Federatën Braziliane të Futbollit për të kërkuar që Raphinha të lihet jashtë grumbullimit të ardhshëm.

Brazili pritet të luajë ndaj Japonisë më 14 nëntor dhe Singaporit më 17 nëntor. Udhëtimi i gjatë drejt Azisë është një tjetër shqetësim për Barcelonën, e cila dëshiron që sulmuesi të rikthehet në gjendjen e tij optimale fizike.

Tashmë, vendimi përfundimtar i takon Ancelottit, i cili pritet të shpallë listën e lojtarëve më 29 tetor. Mbetet për t’u parë nëse trajneri italian do të respektojë kërkesën e futbollistit apo do të insistojë ta ketë në dispozicion për dy miqësoret e ardhshme. /Sport Ekspres/

Ronaldo u tërbua kur Modriç fitoi Topin e Artë, Benatia zbulon prapaskenat: Nuk e fshehu dot zhgënjimin!
Cristiano Ronaldo nuk e përjetoi aspak mirë humbjen e Topit të Artë në vitin 2018, kur çmimi më prestigjioz individual në futboll iu dorëzua Luka Modriçit. Ish-mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, ka zbuluar prapaskena nga ajo periudhë, duke treguar se sa shumë e kishte shqetësuar portugezin ky rezultat.

Në atë vit, Ronaldo vinte pas një sezoni të suksesshëm me Real Madridin, me të cilin kishte fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, trofeu individual shkoi për Modriçin, i cili kishte udhëhequr Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës në Rusi.

Benatia kujton se Ronaldo ishte shumë i zhgënjyer kur mësoi se nuk do ta fitonte çmimin.

“Mbaj mend vitin kur ai erdhi te Juventusi. Donte të fitonte Topin e Artë, por e fitoi Modriçi. Cristiano ishte aq i lënduar sa nuk mund ta fshihte”, tregoi ish-futbollisti maroken.

Sipas Benatias, ylli portugez ishte shumë i përqendruar te fitimi i këtij trofeu dhe reagoi me zemërim ndaj organizatorëve, pasi dëshironte me çdo kusht ta fitonte për herë të gjashtë.

Në renditjen përfundimtare të vitit 2018, Modriç grumbulloi 753 pikë, ndërsa Ronaldo u rendit i dyti me 476 pikë. Pas tyre u pozicionuan Antoine Griezmann, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi. Ky episod tregon edhe një herë se sa e fortë ishte ambicia e Ronaldos për të qëndruar në majën e futbollit botëror. /Sport Ekspres/

Tronditet Milani në “San Siro”, Bologna përmbys gjithçka dhe fiton 4-2, shkërmoqet ekipi i Amorim
Milani ka pësuar një humbje të dhimbshme në shtëpi, duke u mposhtur 2-4 nga Bologna në një ndeshje spektakolare të Serisë A. Pavarësisht se kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1, miqtë reaguan fuqishëm pas pushimit dhe përmbysën gjithçka.

Takimi nisi në mënyrë të vështirë për vendasit, pasi Bologna kaloi në avantazh që në minutën e 8-të me Samuel Mbangulën. Milani reagoi shpejt dhe gjeti barazimin në minutën e 14-të me Cissé, i cili u shfaq sërish në minutën e 27-të, duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Megjithatë, pjesa e dytë solli një tjetër histori. Në minutën e 60-të, Davide Bartesaghi dërgoi topin në rrjetën e gabuar, duke i dhënë Bolognës barazimin. Vetëm dy minuta më vonë, Mbangula shënoi golin e dytë personal dhe riktheu miqtë në avantazh.

Milani u përpoq të reagonte, por Bologna goditi sërish në minutën e 86-të. Mbangula kompletoi tregolëshin, duke vulosur fitoren e madhe 4-2 në “San Siro”. Një përmbysje e jashtëzakonshme për Bolognën, që i shkakton Milanit një humbje të rëndë dhe i jep fund nisjes së pamposhtur të kuqezinjve në kampionat. Një mbrëmje për t’u harruar për vendasit dhe një triumf për t’u mbajtur mend për miqtë. /Sport Ekspres/

“Më pëlqen që më krahasojnë me trajnerin”, Shpendi pas rikthimit te goli: Nder që mbajta shiritin e kapitenit
Kristian Shpendi është rikthyer te goli. Sulmuesi shqiptar i dha Çezenës fitoren në përballjen kundër Empolit. E majta e tij prodhoi një gol spektakolar, të cilin në Itali e kanë krahasuar golat e shënuar nga trajneri Diamanti. Shpendi ka folur pas ndeshjes për ndjesitë e tij për golin e shënuar, si dhe për faktin se udhëhoqi skuadrën me shiritin e kapitenit në krahë.

“Krahasimet me trajnerin më pëlqejnë gjithmonë, por ai ka shënuar shumë më tepër se unë. Jam shumë i lumtur që kam shënuar një gol të bukur dhe, mbi të gjitha, për fitoren. Ishte e rëndësishme t’i ktheheshim fitoreve dhe e bëmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, para tifozëve tanë.

Mungesa e golave prej disa ndeshjesh? Për një sulmues që ushqehet me gola, momente të tilla mund të ndodhin gjatë gjithë sezonit. E rëndësishme është të dish si të reagosh. Jam i lumtur që jam rikthyer te golat, por gjëja më e rëndësishme ishte grupi. Shiriti i kapitenit? Është gjithmonë kënaqësi ta mbash, dhe mbi të gjitha, është një nder”, ka deklaruar Kristian Shpendi./Sport Ekspres/

“Ua japin Topin e Artë atyre që kanë më shumë ndjekës në Instagram”, Romero: Asnjë nuk krahasohet me Mesin
Kristian Romero foli në një intervistë për programin “Los Edul” në lidhje me Topin e Artë. Sipas tij, fituesi i merituar ishte Mesi dhe jo Kejni. Mbrojtësi argjentinas është shprehur se tashmë ky çmim është shndërruar më tepër në një çështje marketingu.

“Sot, Topi i Artë është paksa çështje marketingu. Ua japin atyre që kanë më shumë ndjekës në Instagram ose atyre që dinë të flasin më mirë. Nëse ulesh dhe shikon një ndeshje futbolli, ajo që ka bërë Leo është e pakrahasueshme. Nuk kam parë kurrë askënd të bëjë atë që ka bërë ai.

Ekziston një keqkuptim se kushdo që fiton Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës duhet ta fitojë çmimin, por ajo që ai bën dhe krijon është diçka që nuk e kam parë askënd tjetër ta bëjë. Lamini, Harri dhe Mbapeja janë tre lojtarë fenomenalë, të jashtëzakonshëm. Këta djem janë jashtëzakonisht të fortë, kanë statistika të jashtëzakonshme, por ajo që bëri Leo ishte diçka ndryshe”, është shprehur Kriatian Romero./Sport Ekspres/

“Ai nuk dinte as të vishte xhaketën”, ish-lojtari i Realit del kundër Kejnit: E çuan ceremoninë në Londër, çfarë rastësie!
“Topi i Artë” nuk ka kaluar pa polemika as këtë vit. Fitorja e Harri Kejnit nuk është duartrokitur nga të gjithë. Guti është një prej figurave që ka folur hapur kundër vendimit për të shpallur Kejnin fitues të “Topit të Artë” për vitin 2026. Ish-lojtari i Realit të Madridit ka ironizuar faktin se rastësisht këtë ediciom ceremonia u zhvillua në Londër dhe fituesi u shpall pikërisht një londinez. Sipas tij Mbapeja ose Jamali duhet të ishin fituesit e “Topit të Artë”.

“Është një rastësi e madhe që ‘Topin e Artë’ të 70-vjetorit po e sjellin në Londër dhe që dikush nga Londra e fiton atë. Çfarë rastësie, apo jo? Është një rastësi e jashtëzakonshme. Lamini dhe Mbapeja e meritojnë më shumë. Mjafton të shihni fytyrën e Kejnit kur ia përmendin emrin.

Ai nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta fitonte ‘Topin e Artë’. Mendonte se Lamini dhe Mbapeja do të ishin para tij. Nuk bën një fytyrë të tillë nëse fiton ‘Topin e Artë’ dhe mendon se e meriton. Ai madje nuk dinte as si ta vishte xhaketën”, është shprehur Guti./Sport Ekspres/

Deklarata e Mbapesë zemëron Kinën, sulmuesi francez kërkon ndjesë publike
Një deklaratë e fundit e Mbapesë ka shkaktuar polemika të mëdha në Kinë. I pyetur në lidhje me memet që qarkullojnë në rrjetet sociale për të, sulmuesi është shprehur se ajo ku shfaqet si diktatori kinez Mao Zedong i pëlqen më së shumti. Por këto fjalë nuk janë pritur mirë. Në shtetin aziatik u morën masa, duke ndërprerë edhe transmetimin e La Ligës.

Nis nga kjo situatë e krijuar, Kilian Mbapeja ka reaguar publikisht. Ai i ka kërkuar falje publike komunitetit kinez, për të cilin është shprehur se gëzon respektin e tij.

“Gjatë një interviste të fundit, reago,va ndaj një fotografie në të cilën shfaqesha unë. Komenti im ishte i pamenduar mirë dhe sot e kuptoj se ai ka lënduar shumë njerëz në Kinë, si dhe anëtarë të komunitetit kinez në mbarë botën. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që mund të jenë ndjerë të fyer nga fjalët e mia. Kjo nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij, dhe më vjen sinqerisht keq për këtë”, ka thënë Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/

VIDEO/ Zhgenjimi i dukej qartë në fytyrë, reagimi i Jamalit për Topin e Artë bën jehonë
Harri Kejni është fituesi i Topit të Artë për vitin 2026. Sulmuesi anglez fitoi garën e tij me Mbapenë dhe Jamalin, duke marrë pjesën më të madhe të votave. Vëmendje të madhe pas njoftimit të fituesit mori edhe reagimi i Lamin Jamalit.

Talenti i Barcelonës kishte besim se do të merrte në duart e tij çmimin më prestigjoz për një futbollist, por në sallë ishte emri Kejnit ai që u thërrit. Jamali nuk u përpoq aspak për ta fshehur zhgënjimin. Kjo ndjesi dukej qartësisht në fytyrën e tij, e cila nuk kishte se si t’i shpëtonte kamerave. Reagimi i lojtarit spanjoll ka bërë jehonë të madhe në mediat botërore, teksa ishte mjaft i sinqertë dhe i pafiltruar./Sport Ekspres/

Concernant Yamal maintenant

Petit, va chercher ce trophée

Porte le Barça

Fait des gros matchs dans des gros matchs et tu l’auras facilement

Vamos Lamine https://t.co/9cuH9Y8XA3

— Loguito Fcb (@Loguito6) October 26, 2026

Armand Duka përkrahë presidentit të Barcelonës, i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë
Bota e futbollit njohu mbrëmjen e djeshme fituesin e Topit të Artë për vitin 2026. Elita e sportit më popullor në planet ishin të pranishëm në Londër, ku u zhvillua ceremonia e organizuar nga “France Football”. Në sallë ishte i pranishëm edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili njëkohësisht mban edhe postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

Duka gjenden pranë Joan Laportës, i cili tërhoqi trofeun e klubit më të mirë në kategorinë e femrave për vitin 2026, që u fitua nga Barcelona. Ndërkohë, mbrëmja kulmoi me dorëzimin e Topit të Artë në kategorinë e meshkujve, i cili shkoi në duart e Herri Kejnit./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/VID-20261026-WA00082.mp4

Dominim spanjoll në ceremoninë e “Topit të Artë”, 3 çmimet e para flasin spanjisht
Në Londër është duke u zhvilluar ceremonia e “Topit të Artë”. Në këtë fillim ceremonie vërehet një dominim spanjoll. Çmimi për talentin më të mirë të vitit 2026 shkoi në duart e Jamalit, i cili nga ana tjetër tregoi modestinë e tij, duke u shprehur se trofeun e meritonte Kubarsi.

Ndërkohë De La Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit, ndërsa Unai Simon është vlerësur si portieri më i mirë për vitin 2026./Sport Ekspres/

U rikthye në “Kamp Nou” dhe i tregoi Barçës se ende është “the special one”, Reali i Murinjos fiton klasiken e parë për këtë sezon
Reali i Madridit i ka dhënë fund dominimit të Barcelonës. “Los Blancos” kanë fituar sot me shifrat 2-1 ndaj katalanasve. Murinjo u rikthye pas shumë vitesh në “Kamp Nou” dhe tregoi se mbetet ende “the special one”.

“El Clasico” u zhbllokua në minutën e 42-të të lojës, kur Mbapeja e dërgoi topin n? rrjetë. Barcelona u përgjigj me Rafinjën në minutën e 61-të, por Mbapeja shënoi sërish në minutën e 87, kur edhe vulosi fitoren e Realit të Madridit./Sport Ekspres/

Çmenduri në Serie A! Atalanta dhe Frosinone dhurojnë spektakël me 8 gola, barazim i pabesueshëm 4-4
Një spektakël i vërtetë është zhvilluar në kampionatin italian, ku Atalanta dhe Frosinone kanë dhuruar një nga ndeshjet më emocionuese të sezonit. Plot tetë gola, përmbysje të njëpasnjëshme dhe emocione deri në fund, me sfidën që përfundoi në barazim 4-4.

Takimi nisi në mënyrë të jashtëzakonshme, me Romano Schmid që kaloi Frosinonen në avantazh që në minutën e parë. Atalanta reagoi në minutën e 14-të me Nikola Krstovic, por vetëm tre minuta më vonë Schmid realizoi sërish, duke rikthyer epërsinë e miqve.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe Ederson barazoi rezultatin në minutën e 33-të nga pika e bardhë. Në fundin e pjesës së parë, Krstovic shënoi golin e dytë personal, duke përmbysur gjithçka në 3-2.

Edhe pjesa e dytë nisi me spektakël. Giacomo Calo barazoi në minutën e 48-të, ndërsa Eljif Elmas riktheu menjëherë Atalantën në avantazh, duke realizuar golin e rezultatit 4-3.

Kur dukej se vendasit po shkonin drejt një fitoreje të rëndësishme, Aleksa Terzic goditi në minutën e 82-të, duke vendosur baraspeshën përfundimtare.

Një ndeshje e çmendur, ku mbrojtjet gabuan vazhdimisht, por spektakli ishte i garantuar. Tifozët shijuan tetë gola dhe një duel që do të mbahet mend gjatë në Serie A. /Sport Ekspres/

?ALEKSA TERZIC

Atalanta 4-4 Frosinone. https://t.co/i41LlYutMA

— AYO BALL? (@Ayoball99) October 25, 2026

“Më nxjerrin jashtë sa herë që lëviz nga stoli”, Alegri acarohet me arbitrin: Të tjerët u futen në fushë
Napoli-Roma ka përfunduar me shifrat 3-3. Alegri nuk mundi të qendronte deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, pasi ky i fundit e ndëshkoi me karton të kuq. Kronometri po numëronte minutën e 90 kur Alegri u ndëshkua nga gjyqtari dhe la fushën i acaruar. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Napolit ka ironizuar kartonin e kuq. Ai është shprehur se ka trajnerë që futen në fushë e bëjnë rrëmujë dhe nuk ndëshkohen, ndërsa për të ndëshkimi erdhi vetëm sepse lëvizi nga stoli.

“Gjyqtari i katërt e thirri gjyqtarin kryesor dhe unë u përjashtova. Nuk kisha bërë absolutisht asgjë. Është për të ardhur keq, por herën tjetër thjesht do të qëndroj në stol. Sa herë që lëviz, më përjashtojnë. Shoh të tjerë që futen në fushë dhe bëjnë rrëmujë të madhe. Dua ta falënderoj Sakanin, ndërsa për të tjerat, kam vetëm fjalë lavdërimi për djemtë”, ka thënë Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/

“Ismajli ka qenë gjithmonë luftarak”, trajneri flet me superlativa për shqiptarin: Lojtar me personalitet
Trajneri i Torinos duket i kënaqur me performancën e Ardian Ismajlit. Abate ka folur me superlativa për mbrojtësin shqiptar gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Moncës. Ai ka dekkaruar se Ismajli është një lojtar luftarak dhe me personalitet.

“Lojtarët ofrojnë ekuilibrin. Të gjesh ekuilibrin do të thotë të gjesh përshtatjen e duhur. Unë e di se çfarë mund të ofrojnë lojtarët dhe punoj më shumë me dobësitë e tyre sesa me pikat e forta. Ismajli ishte gjithmonë luftarak, por luante shumë mirë me topin dhe tregonte personalitet në lëvizjet e tij.

Kur stërvit lojtarë mbi 30 vjeç, të cilët kanë vetëbesim, nuk është e lehtë t’u hysh thellë në mendje apo t’i ndryshosh. Jam i kënaqur me Ismajlin. Ai është stërvitur gjithmonë me profesionalizëm dhe jam i sigurt se do të bëjë një ndeshje të mirë edhe ndaj Moncës”, është shprehur Ignacio Abate./Sport Ekspres/

“Qeshim me Mbapenë”, Kurtua tregon prapaskenat: I këndojmë këngën e diktatorit
Kilian Mbape është bërë viral në rrjetet sociale. Lajmet që kanë qarkulluar për të në media kanë bërë që sportdashësit t’i vendosin epitetin “diktatori”. Memet për të kanë qenë të shumta, sa që nuk mund të anashkaloheshin në dhomën e zhveshjes së Real Madridit.

Në një intervistë për “DAZN” -in, Tibu Kurtua ka zbuluar se lojtarët e Realit qeshin shpesh me këto “meme”. Madje ai shton se herë pas here i këndojnë Mbapesë edhe këngën e diktatorit.

“Kilian Mbape, një diktator? Në dhomën e zhveshjes qeshim vazhdimisht me këtë! Madje ia këndojmë edhe këngën… Besoj se edhe atij i duket për të qeshur”, ka thënë Tibu Kurtuaja./Sport Ekspres/

U mund me 3 gola nga ekipi i vendit të 15, Jashari: Luajtëm kundër një skuadre angleze, e vështirë kundër tyre
Milani u mposht me shifrat 3-0 nga Bournemouth-i mbrëmjen e djeshme. Gjigantët e Italisë zhgënjyen në Europë përballë ekipit që renditet në vendin e 15 në Premier League. Ardon Jashari ka pranuar pas ndeshjes se ishte një mbrëmje për t’u harruar. Mesfushori shqiptar u shpreh se ishte e vështirë të përballeshe me Bournemouth-in, aq më tepër për mënyrën se si shkoi loja.

“Humbëm dhe është një mbrëmje për t’u harruar për të gjithë. Por në të njëjtën kohë, duhet të mësojmë nga kjo përvojë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi. Luajtëm kundër një skuadre angleze. Gjërat ishin ndryshe nga zakonisht dhe situata ishte shumë e ndërlikuar.

Na mungoi mentaliteti i duhur për të qenë në lartësinë e duhur që nga sekonda e parë dhe për të luftuar. Nuk dua të them se nuk ishim gati, por në duelet e para ata ishin më të fortë. Pas penalltisë së parë gjithçka u bë e vështirë, pasi askush nuk e priste. Dhe pas golit të dytë, shoqëruar me kartonin e kuq ndërkohë që ishim ende në minutën e njëzetë, u bë shumë e vështirë të riktheheshim në lojë. Ishte e vështirë të përballeshe me Bournemouth-in, veçanërisht kur mbetëm me një lojtar më pak”, ka deklaruar Ardon Jashari./Sport Ekspres/

Goli i Woltemade ishte i vetmi sinjal pozitiv, Juventusi nuk fiton dot në Europa League
Juventusi ka barazuar 2-2 ndaj Rennes në një përballje dramatike në Europa League, të zhvilluar në Torino. Skuadra italiane e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, por francezët përmbysën gjithçka dhe e vunë seriozisht në vështirësi ekipin e Luciano Spallettit.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e pestë me Zeki Çelik, i cili përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Nick Woltemade dhe mposhti portierin kundërshtar. Megjithatë, Rennes reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 15-të me Mousa Al Tamari, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga krahu i majtë.

Problemet për Juventusin u shtuan në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 43-të, Boulaye Dia shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke përmbysur rezultatin në favor të skuadrës franceze. Gjatë pjesës së parë, vendasit patën edhe raste të mira, por nuk arritën t’i shfrytëzonin.

Në fraksionin e dytë, Juventusi kërkoi me ngulm golin e barazimit dhe arriti ta gjente me Nick Woltemade, i cili realizoi nga pika e bardhë pas një prekjeje me dorë në zonë.

Kështu, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas një sfide me shumë emocione. Juventusi shmangu humbjen, por barazimi lë sërish pikëpyetje për formën e skuadrës së Spallettit. /Sport Ekspres/

“Reagim urgjent, të ndërhyjë Ministria e Sportit”! Erkand Qerimaj tregon skandalin: Po tërhiqem nga kampionati botëror
Erkand Qerimaj, një prej sportistëve më të njohur në Shqipëri dhe që i ka sjell shumë medalje vendit tonë në peshëngritje, po vuan një padrejtësi të madhe. Në një reagim në Facebook, Qerimaj tregon skandalin duke treguar se do të tërhiqet nga kampionati botëror, një garë kualifikuese për Lojërat Olimpike. Arseyja? Thjeshtë drejtuesi i Federatë vendosi që të mos kishte asnjë trajner në krahë. Kështu Qerimaj ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë përgjegjësi për Sportin dhe KOKSH-it, për të rregulluar këtë skandal.

REAGIM PUBLIK – KËRKOJ NDËRHYRJE TË MENJËHERSHME INSTITUCIONALE!

Me keqardhje, ndihem i detyruar të tërhiqem nga Kampionati Botëror, garë kualifikuese për Lojërat Olimpike, pasi drejtuesi i Federatës ka vendosur që të garoj pa asnjë trajner në krah.

– I kërkoj Ministrisë përgjegjëse për Sportin dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të ndërhyjnë URGJENTISHT, të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të zgjidhin këtë situatë. Nuk mjaftojnë heshtja apo deklaratat formale; kërkohen veprime konkrete dhe llogaridhënie institucionale.

– Federata e Peshëngritjes nuk është pronë private e askujt! Ajo nuk mund të drejtohet sipas interesave personale dhe as të përdoret për të penguar sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë.

– Fondet publike duhet të shërbejnë për mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve, jo për konflikte personale apo vendime që dëmtojnë përfaqësimin kombëtar.

– Prej tre vitesh përballem me kallëzime të përsëritura në polici nga një person që e konsideroj dashakeqës ndaj meje , ndërsa tani rrezikohet edhe pjesëmarrja ime në një garë me rëndësi olimpike.

U kërkoj institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë, të shqyrtojnë këtë çështje, të garantojnë të drejtat e mia si sportist dhe të kërkojnë llogari për vendimet e marra.

Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi, barazi dhe respekt për sakrificën time sportive.

Nuk mund të pranohet që një sportist të detyrohet të heqë dorë nga një garë kualifikuese olimpike për shkak të vendimeve të drejtuesve të institucionit që duhet ta mbështesë.

Heshtja institucionale nuk është zgjidhje. Ndërhyrja është detyrim! Përgjegjësia duhet të mbahet, ndërsa flamuri shqiptar dhe sportistët që e përfaqësojnë duhet të jenë mbi çdo interes personal.

Do të përballet me Salah, lojtari i Kombëtares kontakton Muçin për t’i marrë fanellën yllit egjiptian
Trabzonspori përballet sot me Hearts-in në javën e dytë të Conference League-s. Sabah Kerjota ka folur për mediat skoceze në prag të kësaj sfide. Lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare ka shprehur hapur adhurimin e tij për yllin kundërshtar, Salahun. Madje ka zbuluar se ka kontaktuar me Ernest Muçin për të siguruar fanellën e egjiptianit pas ndeshjes.

“Salah është një nga më të mirët, jo vetëm për lojtarët te Hearts-it, por për çdo lojtar në botë. Ai është një nga heronjtë e mi. E kam ndjekur dhe jam përpjekur të mësoj prej tij.

A do të doja të merrja fanellën e Salah pas ndeshjes? Kam folur tashmë me futbollistin shqiptar që luan për Trabzonsporin dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares sonë. Shpresoj të siguroj një vend në formacionin titullar. Le të shohim. “Por, më mirë do të ishte të merrnim tri pikët. Kështu që, shpresoj që Salah të ketë një ndeshje të dobët të enjten”, është shprehur Sabah Kerjota./Sport Ekspres/

U turpërua me 4 gola nga Como, trajneri i Manchester-it: E gjithë jeta ime sillet rreth kësaj
Manchester United-i ka zhgënjyer tifozët mbrëmjen e djeshme me humbjen e thellë 4-1 ndaj Como-s në Champions League. Trajneri i “djajve të kuq” ka deklaruar pas ndeshjes se ndihet i zemëruar. Carrick-ut nuk i ka pëlqyer aspak loja e skuadrës së tij, që vazhdon të mos dalë dot nga kriza në të cilën është futur.

“Nuk bëhet fjalë për mua. Bëhet fjalë për të përpunuar lojën dhe se si shkoi ajo. Sinqerisht, jam i zemëruar. E gjithë jeta ime sillet rreth kësaj. Nuk më pëlqeu ajo që pashë sonte. Nuk e kam menduar ende pozicionin tim”, është shprehur Michael Carrick-u./Sport Ekspres/

Ndeshja kryesore e mbrëmjes në Champions League, Bayern dhe Arsenal ndajnë pikët
Bayern Munich dhe Arsenal kanë ndarë nga një pikë në një përballje spektakolare në Champions League, që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Allianz Arena”. Sfida mes dy gjigantëve të futbollit europian dhuroi emocione, gola dhe një fund dramatik, me londinezët që arritën të riktheheshin në lojë kur gjithçka dukej në favor të bavarezëve.

Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 25-të me Eberechi Eze, i cili përfitoi nga një pasim i bukur i Martin Odegaard dhe mposhti portierin Manuel Neuer. Reagimi i Bayern Munich nuk vonoi, pasi Alphonso Davies barazoi shifrat në minutën e 35-të, duke rikthyer ekuilibrin në këtë përballje të rëndësishme.

Në pjesën e dytë, vendasit rritën presionin dhe arritën të përmbysnin rezultatin. Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të, duke i dhënë Bayern Munich avantazhin 2-1.

Megjithatë, Arsenali nuk u dorëzua dhe vijoi të kërkonte golin e barazimit. Në minutën e 82-të, Declan Rice dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur ofensiv, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Me këtë barazim, Arsenali shkon në shtatë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Bayern Munich grumbullon pesë pikë në fazën e ligës së Champions League. /Sport Ekspres/

Shok në Champions League! Como turpëron Manchester United, shikoni aksionin fantastik të Fabregas (VIDEO)
Manchester United pëson një tjetër goditje të rëndë në Champions League, teksa Como ka arritur një fitore të bujshme 4-1 në përballjen e zhvilluar në Itali. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas dhuroi një paraqitje fantastike, duke dominuar ndaj anglezëve dhe duke konfirmuar se mund të jetë një surprizë e madhe në këtë kompeticion.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për Manchester United. Që në minutën e dytë, Nico Paz dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar vendasit në avantazh dhe duke ndezur festën në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”.

United nuk arriti të reagonte siç duhej dhe Como e shfrytëzoi këtë situatë në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, Tasos Douvikas dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë, Nico Paz realizoi golin e tretë të ekipit, duke e bërë misionin e anglezëve pothuajse të pamundur.

Dominimi i italianëve vazhdoi dhe Jacobo Ramón shënoi golin e katërt në minutën e 76-të, duke vulosur një mbrëmje të paharrueshme për skuadrën e Fabregas.

Manchester United arriti të shënonte vetëm në minutën e 90+1-të me Joshua Zirkzee, por goli shërbeu vetëm për statistikë.

Kjo humbje ngre pikëpyetje serioze për formën e United, ndërsa Como dërgon një mesazh të fortë në Europë: nuk është më një kundërshtar për t’u nënvlerësuar. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/jnHw6ssrp0Gr2YH.mp4