Ballina

“Më nxjerrin jashtë sa herë që lëviz nga stoli”, Alegri acarohet me arbitrin: Të tjerët u futen në fushë
Napoli-Roma ka përfunduar me shifrat 3-3. Alegri nuk mundi të qendronte deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, pasi ky i fundit e ndëshkoi me karton të kuq. Kronometri po numëronte minutën e 90 kur Alegri u ndëshkua nga gjyqtari dhe la fushën i acaruar. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Napolit ka ironizuar kartonin e kuq. Ai është shprehur se ka trajnerë që futen në fushë e bëjnë rrëmujë dhe nuk ndëshkohen, ndërsa për të ndëshkimi erdhi vetëm sepse lëvizi nga stoli.

“Gjyqtari i katërt e thirri gjyqtarin kryesor dhe unë u përjashtova. Nuk kisha bërë absolutisht asgjë. Është për të ardhur keq, por herën tjetër thjesht do të qëndroj në stol. Sa herë që lëviz, më përjashtojnë. Shoh të tjerë që futen në fushë dhe bëjnë rrëmujë të madhe. Dua ta falënderoj Sakanin, ndërsa për të tjerat, kam vetëm fjalë lavdërimi për djemtë”, ka thënë Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/

Klasikja e Shqipërisë flet për Vllazninë, kuqeblutë triumfojnë ndaj Tiranës
Mbrëmja e sotme është mbyllur me klasiken e futbollit shqiptar. Përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës foli për shkodranët. Kuqeblutë mposhtën kryeqytetasit në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-0.

Shkodranët shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës. Ndeshja u zhbllokua nga Edon Murataj në minutën e 38 të saj, ndërsa në minutën e 68 ishte Adnard Mehmeti ai që vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Vllaznia tashmë gjendet në vendin e 8 me 8 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana gjendet në vendin e 4-t me 11 pikë./Sport Ekspres/

?38′ Edon Murataj, 68′ Adnard Mehmeti

Kategoria e Parë/ Besa fiton kundër Korabit dhe merr vendin e parë, Kukësi kthehet në vallen e Superiores
Java e shtatë e Kategorisë së Parë ka sjellë emocione të forta, rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në garën për kreun e renditjes. Besa ka shfrytëzuar mundësinë për t’u ngjitur në vendin e parë, ndërsa Kukësi ka dhuruar një përmbysje spektakolare në transfertë. Edhe Iliria ka festuar një fitore me vlerë në derbi.

Kavajasit kanë bërë detyrën përballë Korabit, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Kjo fitore i ngjit në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Pogradeci, duke e bërë edhe më të fortë garën në krye të klasifikimit.

Spektaklin më të madh e ka dhuruar Kukësi, që ka përmbysur rezultatin ndaj Burrelit për të fituar 2-1 në transfertë. Verilindorët kanë treguar karakter dhe vendosmëri, duke marrë tri pikë të rëndësishme për objektivat e tyre këtë sezon.

Ndërkohë, Iliria ka fituar 1-0 ndaj Kastriotit në derbin mes dy skuadrave, duke siguruar një sukses që mund të rezultojë vendimtar për ecurinë e saj në kampionat.

Në ndeshjen tjetër, Sopoti dhe Oriku janë ndarë në barazim 1-1. Ky rezultat i ka dhënë Orikut pikën e parë të sezonit, pas një starti shumë të vështirë. Kategoria e Parë premton një garë të fortë në javët e ardhshme, me disa skuadra që synojnë kreun dhe ngjitjen në Superiore. /Sport Ekspres/

LAJM I FUNDIT/ E pabesueshme, Armando Broja dëmtohet prapë dhe lë fushën pas 10 minutash
Mund të themi se është e pabesueshme ajo që po ndodh me Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori shansin e parë për të luajtur si titullar, pas shumë kohësh te Burnley. Broja shfrytëzoi momentin e dëmtimit të Amdounit dhe Vardy.

Kishte shumë pikëpyetje nëse Broja do të luante apo jo si titullar sot kundër Lincoln, por Hayen zgjodhi t’i besonte dhe t’i jepte një shans të fundit. Megjithatë ironia e fatit është fakti se duket se cdo gjë po shkon kundër sulmuesit tonë. Broja është dëmtuar dhe ka lënë fushën që në minutën e 10. /Sport Ekspres/

Mes paragjykimeve dhe kritikave, Armando Broja e nis si titullar te Burnley pas shumë kohësh
Më në fund! Armando Broja e nis si titullar te Burnley pas shumë kohësh. Sulmuesi shqiptar ka përfituar nga dëmtimi i Amdouni dhe i Vardy, për të qenë nga minuta e parë në përballjen e Burnley kundër Lincoln.

Pavarësisht moshës 40-vjeçare, për shkak të performancës së dobët të Brojës, Vardy e tejkaloi në hierarki. Pasi e nisi për dy ndeshje radhazi si titullar, për shkak të moshës dhe ngarkesës fizike, Vardy do të dëmtohej.

Kështu Broja ngeli si alternativë e vetme, ndërsa trajneri Hayen pa një ndryshim sistemi për të luajtur pa sulmues pykë, për të mos hedhur shqiptarin. Dhe në mesin e paragjykimeve dhe kritikave, Broja e nis si titullar, në një shans të fundit për të treguar veten. /Sport Ekspres/

Goditje e rëndë! Skënderbeu mund Partizanin dhe e dërgon në vendin e fundit, Laçi ia del me Vorën
Partizani po vuan shumë aq sa tashmë ka prekur fundin e renditjes. Të kuqtë kanë probleme të mëdha në këtë sezon dhe as ndryshimi i trajnerit, nuk po prodhon më rezultat. Sot Skënderbeu ka fituar në transfertë ndaj Partizanit në shifrat 0-2.

Totre në minutën e 56 dhe më pas Janaqi në të 88, vendosën për fitoren e korcarëve. Pas kësaj humbje, Partizani mban vendin e fundit, ndërkohë Skënderbeu, gjendet në vendin e shtatë. Nga ana tjetër Laci është rikthyer te fitorja teksa goli i Kurtit në minutën e 73, ka mjaftuar për tre pikët kundër Vorës. /Sport Ekspres/

Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it
Futbollisti i Egnatias, Edison Ndreca, e ka vlerësuar pozitivisht barazimin 1-1 ndaj Aarhusit në Danimarkë, në kuadër të fazës së ligës së Conference League. Në një intervistë për “Kubi Sportiv” ai u shpreh se skuadra ka arsye të jetë e kënaqur me rezultatet e arritura në Europë, ku është përballur me kundërshtarë me më shumë përvojë dhe buxhete më të mëdha.

Sipas tij, Egnatia ka treguar se mund të luajë si e barabartë me ekipe me histori në kompeticionet europiane, ndërsa synimi mbetet kalimi në fazën e play-off-it.

“Duke parë rëndësinë, kundërshtarët që kishim përballë dhe të gjithë komponentët, ne jemi një ekip i ri në Europë dhe po përballemi me ekipe që kanë shumë histori në kompeticionet europiane dhe buxhete shumë më të forta se ne, por po luajmë si të barabartë. Po prodhojmë një futboll të bukur që nga ndeshja e parë në turin paraeliminator. Jam i lumtur për këtë dhe shpresoj të kalojmë në fazën e play-off-it”, tha ai.

Ndreca u ndal edhe te faktorët që, sipas tij, kanë ndikuar në paraqitjet e Egnatias, duke vënë në pah harmoninë mes lojtarëve, nivelin e përafërt të tyre dhe menaxhimin e grupit nga trajneri dhe klubi.

“Unë mendoj se sekreti është grupi. Te Egnatia funksionon grupi. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh, rreth 20 futbollistë, të gjithë pak a shumë në të njëjtin nivel. Është edhe menaxhimi i mirë i grupit nga trajneri dhe klubi, që ka ndërtuar një grup shumë të shëndoshë. Ky është sekreti i Egnatias gjatë gjithë kësaj kohe, jo vetëm në këta dy muajt e fundit, por përgjatë një periudhe gati tre-katërvjeçare”, tha ai.

Ndryshimet me trajnerin e ri

Futbollisti foli edhe për ndryshimet në lojën e skuadrës pas ardhjes së trajnerit Dede, duke e krahasuar filozofinë e tij me atë të paraardhësit, Tetova. Sipas Drecës, skuadra tashmë synon të kalojë më shpejt drejt portës kundërshtare.

“Çdo trajner ka filozofinë dhe idetë e veta. Edhe me profesor Tetovën, Egnatia ka prodhuar një futboll të bukur, por kishim më shumë prekje të topit. Me trajnerin e ri luajmë më shumë horizontalisht dhe ai kërkon të shkojmë më shpejt drejt portës”, tha Ndreca.

Ai vlerësoi gjithashtu paraqitjet e Grudës, i cili ka shënuar gola si në Europë, ashtu edhe në kampionat, duke shprehur dëshirën që futbollisti të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Në fund, Ndreca kujtoi edhe vizionin e klubit për ta çuar Egnatian në nivele të larta dhe për ta bërë pjesëmarrjen në Europë një objektiv të vazhdueshëm.

“Që në fillim, kur jam bërë pjesë e ekipit, para katër vjetësh, ka pasur një vizion shumë të lartë për ta ngritur Egnatian në këto nivele. Më vjen mirë që arritëm të shkruanim historinë dhe shpresoj që të mos jetë viti i vetëm, por të ketë vazhdimësi, që Egnatia të jetë pjesëmarrëse në Europë gjatë gjithë këtyre viteve dhe të mos mungojë në fazat e grupeve të kompeticioneve europiane”, tha Ndreca.

Flamurtari fiton kundër Besëlidhjes, merr vendin e dytë në Kategorinë e Parë
Flamurtari e ka nisur me ritëm të lartë përballjen ndaj Besëlidhjes, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë së Parë. Vlonjatët, të uritur për pikë pas barazimit të Pogradecit, kanë hyrë në fushë me synimin e qartë për të marrë fitoren dhe për t’u afruar me kreun e renditjes.

Skuadra vlonjate ka ushtruar presion që në minutat e para, duke e shpërblyer këtë këmbëngulje që në minutën e 8-të. Ishte Sala ai që dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur entuziazmin në stadiumin “Flamurtari” dhe duke i dhënë avantazhin vendasve.

Pas golit, Flamurtari ka kërkuar të ruajë kontrollin e lojës, ndërsa Besëlidhja e drejtuar nga Mirel Josa është përpjekur të reagojë për të rikthyer ekuilibrin. Megjithatë, 45 minutat e para janë mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të vlonjatëve, aq sa do të mbyllej edhe takimi, për ta dërguar Flamurtarin në vendin e dytë. /Sport Ekspres/

Elia Caprile merr pasaportën e Shqipërisë, portieri italian mund t’i bashkohet Kombëtares tonë
A mund t’i bashkohet Elia Caprile, Kombëtares tonë? Përpara disa kohësh, në media u publikua se portieri italian i Cagliarit, mund të vishej kuqezi. Për momentin, lidhja e tij e vetme me Shqipërinë, është bashkëshortja e tij, shqiptare.

Por sot ka shkuar një hap më tej historia pasi Elia Caprile është pajisur me pasaportën shqiptare, me dekretin e presidentit Bajram Begaj. Por sipas FIFA-s, kjo nuk mjafton dhe mbetet të shihet nëse FIFA do t’i jap leje apo do të gjendej një tjetër lidhje që portieri i Cagliarit të vijë te Shqipëria. Por jo vetëm Caprile, edhe mbrojtësi që ka qenë te Kosova, Amar Gerxhaliu, pjesë e Eruzurmspor, është pajisur me pasaportën shqiptare. /Sport Ekspres/

Situata qesharake e Armando Brojës te Burnley, gati të fusin një portier në sulm për të mos hedhur…shqiptarin
Që Armando Broja po kalon një moment të vështirë te Burnley, ky tashmë është një fakt i ditur. Por këtë herë situata ka shkuar deri aty, aq sa mund të quhet qesharake. Flemming ishte një lojtar që te Burnley nuk luante si sulmues pykë, por duhej ta provonte atë rol pasi Armando Broja nuk po shkëlqente.

Flemming u përshtat dhe nisi të shënonte gola, aq sa kaloi te Ipsëich në Premier League, në një moment kur Burnley ra në Championship. Më pas te Burnley nisën të fusnin Amdounin, duke bërë një tjetër eksperiment për ta hequr nga roli që ishte projektuar te Burnley dhe për ta vendosur si sulmues pykë.

Amdouni nisi të shënonte dhe nga ana tjetër u mor Vardy, 39-vjeç, që kishte lënë futbollin, për të qenë zgjedhja e dytë te Burnley. Situata tani është bërë qesharake pasi Amdouni u dëmtua dhe për të mos luajtur me Brojën, Burnley bëri një “çmenduri” duke luajtur dy ndeshje radhazi me Vardyn 39-vjeç si titullar.

Për shkak të ngarkesës së madhe fizike dhe jashtë normales për moshën e tij, Vardy është dëmtuar. Pra në ndeshjen e nesërme kundër Lincoln, Burnley do të jetë pa Amdouni dhe Vardyn. Por sipas lajmeve që qarkullojnë pranë klubit të Burnley, trajneri Hayen po përgatit një tjetër eksperiment me një tjetër lojtar për ta futur si sulmues pykë, vetëm që Broja të mos luajë. Pra mos u habisni që një ditë, te Burnley të fusin një portier si sulmues, vetëm që Broja të mos jetë në fushë. /Sport Ekspres/

4 gola dhe të gjitha në pjesën e parë, spektakël në Bylis-Pogradeci për vendet e para të renditjes
Bylis dhe Pogradeci kanë dhuruar një përballje spektakolare në javën e shtatë të Kategorisë së Parë, duke u ndarë në barazim 2-2 në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Sfida mes dy skuadrave pretendente për kreun e renditjes prodhoi katër gola, të gjithë në pjesën e parë.

Vendasit e Bylisit kaluan në avantazh në minutën e 12-të me Nyanguila, por reagimi i Pogradecit ishte i menjëhershëm. Kazeem barazoi shifrat në minutën e 26-të, përpara se të godiste sërish në minutën e 42-të, duke përmbysur rezultatin në favor të liqenorëve.

Megjithatë, Bylisi nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në limitet e pjesës së parë. Stoilov u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u treguan më të kujdesshme dhe nuk arritën të shënonin golin e fitores. Kështu, Bylisi dhe Pogradeci ndanë nga një pikë në këtë duel të rëndësishëm për kreun.

Pas shtatë javësh, Pogradeci kryeson renditjen me 13 pikë, ndërsa Bylisi ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë. Barazimi mban të hapur garën për kreun e Kategorisë së Parë, ku çdo pikë mund të rezultojë vendimtare në luftën për objektivat e sezonit. /Sport Ekspres/

“Ismajli ka qenë gjithmonë luftarak”, trajneri flet me superlativa për shqiptarin: Lojtar me personalitet
Trajneri i Torinos duket i kënaqur me performancën e Ardian Ismajlit. Abate ka folur me superlativa për mbrojtësin shqiptar gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Moncës. Ai ka dekkaruar se Ismajli është një lojtar luftarak dhe me personalitet.

“Lojtarët ofrojnë ekuilibrin. Të gjesh ekuilibrin do të thotë të gjesh përshtatjen e duhur. Unë e di se çfarë mund të ofrojnë lojtarët dhe punoj më shumë me dobësitë e tyre sesa me pikat e forta. Ismajli ishte gjithmonë luftarak, por luante shumë mirë me topin dhe tregonte personalitet në lëvizjet e tij.

Kur stërvit lojtarë mbi 30 vjeç, të cilët kanë vetëbesim, nuk është e lehtë t’u hysh thellë në mendje apo t’i ndryshosh. Jam i kënaqur me Ismajlin. Ai është stërvitur gjithmonë me profesionalizëm dhe jam i sigurt se do të bëjë një ndeshje të mirë edhe ndaj Moncës”, është shprehur Ignacio Abate./Sport Ekspres/

“Qeshim me Mbapenë”, Kurtua tregon prapaskenat: I këndojmë këngën e diktatorit
Kilian Mbape është bërë viral në rrjetet sociale. Lajmet që kanë qarkulluar për të në media kanë bërë që sportdashësit t’i vendosin epitetin “diktatori”. Memet për të kanë qenë të shumta, sa që nuk mund të anashkaloheshin në dhomën e zhveshjes së Real Madridit.

Në një intervistë për “DAZN” -in, Tibu Kurtua ka zbuluar se lojtarët e Realit qeshin shpesh me këto “meme”. Madje ai shton se herë pas here i këndojnë Mbapesë edhe këngën e diktatorit.

“Kilian Mbape, një diktator? Në dhomën e zhveshjes qeshim vazhdimisht me këtë! Madje ia këndojmë edhe këngën… Besoj se edhe atij i duket për të qeshur”, ka thënë Tibu Kurtuaja./Sport Ekspres/

U mund me 3 gola nga ekipi i vendit të 15, Jashari: Luajtëm kundër një skuadre angleze, e vështirë kundër tyre
Milani u mposht me shifrat 3-0 nga Bournemouth-i mbrëmjen e djeshme. Gjigantët e Italisë zhgënjyen në Europë përballë ekipit që renditet në vendin e 15 në Premier League. Ardon Jashari ka pranuar pas ndeshjes se ishte një mbrëmje për t’u harruar. Mesfushori shqiptar u shpreh se ishte e vështirë të përballeshe me Bournemouth-in, aq më tepër për mënyrën se si shkoi loja.

“Humbëm dhe është një mbrëmje për t’u harruar për të gjithë. Por në të njëjtën kohë, duhet të mësojmë nga kjo përvojë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi. Luajtëm kundër një skuadre angleze. Gjërat ishin ndryshe nga zakonisht dhe situata ishte shumë e ndërlikuar.

Na mungoi mentaliteti i duhur për të qenë në lartësinë e duhur që nga sekonda e parë dhe për të luftuar. Nuk dua të them se nuk ishim gati, por në duelet e para ata ishin më të fortë. Pas penalltisë së parë gjithçka u bë e vështirë, pasi askush nuk e priste. Dhe pas golit të dytë, shoqëruar me kartonin e kuq ndërkohë që ishim ende në minutën e njëzetë, u bë shumë e vështirë të riktheheshim në lojë. Ishte e vështirë të përballeshe me Bournemouth-in, veçanërisht kur mbetëm me një lojtar më pak”, ka deklaruar Ardon Jashari./Sport Ekspres/

Shumë pranë fitores në grupet e Conference League, Egnatia del me pikë nga transferta e Aarhus
Egnatia ka luajtur kundër Aarhus në transfertë duke marrë një pikë në barazimin 1-1. Ekipi i Nevil Dede shkon kështu në kuotën e dy pikëve, në dy ndeshjet e para në Conference League. Megjithatë, kampionët e Shqipërisë mund të dilnin me tre pikë nëse do të kishin pak më tepër eksperiencë.

Kahl do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 3, duke i detyruar vendasit të luanin me 10 lojtarë për gjithë ndeshjen. Ildi Gruda do të realizonte golin e fitores në minutën e 13, duke sjellë kështu avantazhin e Egnatias. Megjithatë pjesa e dytë foli për vendasit dhe Bogere shënoi në kundërsulm, duke sjellë barazimin e rezultatit. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Ildi Gruda Show! Super Egnatia në Conference League, po fitojnë kundër Aarhus
Egnatia ka fituar në pjesën e parë kundër Aarhus në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ildi Gruda në minutën e 13 të takimit. Pas një pasimi të bukur nga ana e Adjesas, Gruda shënoi bukur në zonë duke gjetur shtyllën dhe rrjetën. Ndërkohë po i njëjti lojtari, në minutën e 3 të takimit, Kahl do të ndëshkohej me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Grudës. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/hO8sLUDVR_yZm241.mp4

Goli i Woltemade ishte i vetmi sinjal pozitiv, Juventusi nuk fiton dot në Europa League
Juventusi ka barazuar 2-2 ndaj Rennes në një përballje dramatike në Europa League, të zhvilluar në Torino. Skuadra italiane e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, por francezët përmbysën gjithçka dhe e vunë seriozisht në vështirësi ekipin e Luciano Spallettit.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e pestë me Zeki Çelik, i cili përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Nick Woltemade dhe mposhti portierin kundërshtar. Megjithatë, Rennes reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 15-të me Mousa Al Tamari, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga krahu i majtë.

Problemet për Juventusin u shtuan në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 43-të, Boulaye Dia shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke përmbysur rezultatin në favor të skuadrës franceze. Gjatë pjesës së parë, vendasit patën edhe raste të mira, por nuk arritën t’i shfrytëzonin.

Në fraksionin e dytë, Juventusi kërkoi me ngulm golin e barazimit dhe arriti ta gjente me Nick Woltemade, i cili realizoi nga pika e bardhë pas një prekjeje me dorë në zonë.

Kështu, të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas një sfide me shumë emocione. Juventusi shmangu humbjen, por barazimi lë sërish pikëpyetje për formën e skuadrës së Spallettit. /Sport Ekspres/

“Reagim urgjent, të ndërhyjë Ministria e Sportit”! Erkand Qerimaj tregon skandalin: Po tërhiqem nga kampionati botëror
Erkand Qerimaj, një prej sportistëve më të njohur në Shqipëri dhe që i ka sjell shumë medalje vendit tonë në peshëngritje, po vuan një padrejtësi të madhe. Në një reagim në Facebook, Qerimaj tregon skandalin duke treguar se do të tërhiqet nga kampionati botëror, një garë kualifikuese për Lojërat Olimpike. Arseyja? Thjeshtë drejtuesi i Federatë vendosi që të mos kishte asnjë trajner në krahë. Kështu Qerimaj ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë përgjegjësi për Sportin dhe KOKSH-it, për të rregulluar këtë skandal.

REAGIM PUBLIK – KËRKOJ NDËRHYRJE TË MENJËHERSHME INSTITUCIONALE!

Me keqardhje, ndihem i detyruar të tërhiqem nga Kampionati Botëror, garë kualifikuese për Lojërat Olimpike, pasi drejtuesi i Federatës ka vendosur që të garoj pa asnjë trajner në krah.

– I kërkoj Ministrisë përgjegjëse për Sportin dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të ndërhyjnë URGJENTISHT, të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të zgjidhin këtë situatë. Nuk mjaftojnë heshtja apo deklaratat formale; kërkohen veprime konkrete dhe llogaridhënie institucionale.

– Federata e Peshëngritjes nuk është pronë private e askujt! Ajo nuk mund të drejtohet sipas interesave personale dhe as të përdoret për të penguar sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë.

– Fondet publike duhet të shërbejnë për mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve, jo për konflikte personale apo vendime që dëmtojnë përfaqësimin kombëtar.

– Prej tre vitesh përballem me kallëzime të përsëritura në polici nga një person që e konsideroj dashakeqës ndaj meje , ndërsa tani rrezikohet edhe pjesëmarrja ime në një garë me rëndësi olimpike.

U kërkoj institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë, të shqyrtojnë këtë çështje, të garantojnë të drejtat e mia si sportist dhe të kërkojnë llogari për vendimet e marra.

Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi, barazi dhe respekt për sakrificën time sportive.

Nuk mund të pranohet që një sportist të detyrohet të heqë dorë nga një garë kualifikuese olimpike për shkak të vendimeve të drejtuesve të institucionit që duhet ta mbështesë.

Heshtja institucionale nuk është zgjidhje. Ndërhyrja është detyrim! Përgjegjësia duhet të mbahet, ndërsa flamuri shqiptar dhe sportistët që e përfaqësojnë duhet të jenë mbi çdo interes personal.

Egnatia sfidon kampionët e Danimarkës, ekipi i Dedes është gati për natën europiane
Mbrëmjen e sotme rikthehet Conference League. Egnatia është gati për përballjen e saj të dytë europiane. Këtë herë ekipi i Nevil Dedes do të sfidojë kampionët e Danimarkës. Bëhet fjalë për Aarhus-in.

Ndeshja do të luhet në Daninarkë, duke nisur nga ora 21:00. Egnatia po përjeton një formë mjaft të mirë si në Europë, ashtu edhe në kampionat. Rrogozhinasit barazuan me Midtjylland-in në shtëpi një javë më parë, ndërsa në fundjavë mposhtën Vllazninë me shifrat 3-1. Mbetet për t’u parë nëse kampionët e Shqipërisë do të arrijnë të befasojnë danezët në transfertë mbrëmjen e sotme./Sport Ekspres/

Do të përballet me Salah, lojtari i Kombëtares kontakton Muçin për t’i marrë fanellën yllit egjiptian
Trabzonspori përballet sot me Hearts-in në javën e dytë të Conference League-s. Sabah Kerjota ka folur për mediat skoceze në prag të kësaj sfide. Lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare ka shprehur hapur adhurimin e tij për yllin kundërshtar, Salahun. Madje ka zbuluar se ka kontaktuar me Ernest Muçin për të siguruar fanellën e egjiptianit pas ndeshjes.

“Salah është një nga më të mirët, jo vetëm për lojtarët te Hearts-it, por për çdo lojtar në botë. Ai është një nga heronjtë e mi. E kam ndjekur dhe jam përpjekur të mësoj prej tij.

A do të doja të merrja fanellën e Salah pas ndeshjes? Kam folur tashmë me futbollistin shqiptar që luan për Trabzonsporin dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares sonë. Shpresoj të siguroj një vend në formacionin titullar. Le të shohim. “Por, më mirë do të ishte të merrnim tri pikët. Kështu që, shpresoj që Salah të ketë një ndeshje të dobët të enjten”, është shprehur Sabah Kerjota./Sport Ekspres/

U turpërua me 4 gola nga Como, trajneri i Manchester-it: E gjithë jeta ime sillet rreth kësaj
Manchester United-i ka zhgënjyer tifozët mbrëmjen e djeshme me humbjen e thellë 4-1 ndaj Como-s në Champions League. Trajneri i “djajve të kuq” ka deklaruar pas ndeshjes se ndihet i zemëruar. Carrick-ut nuk i ka pëlqyer aspak loja e skuadrës së tij, që vazhdon të mos dalë dot nga kriza në të cilën është futur.

“Nuk bëhet fjalë për mua. Bëhet fjalë për të përpunuar lojën dhe se si shkoi ajo. Sinqerisht, jam i zemëruar. E gjithë jeta ime sillet rreth kësaj. Nuk më pëlqeu ajo që pashë sonte. Nuk e kam menduar ende pozicionin tim”, është shprehur Michael Carrick-u./Sport Ekspres/

Ndeshja kryesore e mbrëmjes në Champions League, Bayern dhe Arsenal ndajnë pikët
Bayern Munich dhe Arsenal kanë ndarë nga një pikë në një përballje spektakolare në Champions League, që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Allianz Arena”. Sfida mes dy gjigantëve të futbollit europian dhuroi emocione, gola dhe një fund dramatik, me londinezët që arritën të riktheheshin në lojë kur gjithçka dukej në favor të bavarezëve.

Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 25-të me Eberechi Eze, i cili përfitoi nga një pasim i bukur i Martin Odegaard dhe mposhti portierin Manuel Neuer. Reagimi i Bayern Munich nuk vonoi, pasi Alphonso Davies barazoi shifrat në minutën e 35-të, duke rikthyer ekuilibrin në këtë përballje të rëndësishme.

Në pjesën e dytë, vendasit rritën presionin dhe arritën të përmbysnin rezultatin. Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të, duke i dhënë Bayern Munich avantazhin 2-1.

Megjithatë, Arsenali nuk u dorëzua dhe vijoi të kërkonte golin e barazimit. Në minutën e 82-të, Declan Rice dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur ofensiv, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Me këtë barazim, Arsenali shkon në shtatë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Bayern Munich grumbullon pesë pikë në fazën e ligës së Champions League. /Sport Ekspres/

Shok në Champions League! Como turpëron Manchester United, shikoni aksionin fantastik të Fabregas (VIDEO)
Manchester United pëson një tjetër goditje të rëndë në Champions League, teksa Como ka arritur një fitore të bujshme 4-1 në përballjen e zhvilluar në Itali. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas dhuroi një paraqitje fantastike, duke dominuar ndaj anglezëve dhe duke konfirmuar se mund të jetë një surprizë e madhe në këtë kompeticion.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për Manchester United. Që në minutën e dytë, Nico Paz dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar vendasit në avantazh dhe duke ndezur festën në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”.

United nuk arriti të reagonte siç duhej dhe Como e shfrytëzoi këtë situatë në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, Tasos Douvikas dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë, Nico Paz realizoi golin e tretë të ekipit, duke e bërë misionin e anglezëve pothuajse të pamundur.

Dominimi i italianëve vazhdoi dhe Jacobo Ramón shënoi golin e katërt në minutën e 76-të, duke vulosur një mbrëmje të paharrueshme për skuadrën e Fabregas.

Manchester United arriti të shënonte vetëm në minutën e 90+1-të me Joshua Zirkzee, por goli shërbeu vetëm për statistikë.

Kjo humbje ngre pikëpyetje serioze për formën e United, ndërsa Como dërgon një mesazh të fortë në Europë: nuk është më një kundërshtar për t’u nënvlerësuar. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/jnHw6ssrp0Gr2YH.mp4

“Nuk është çudi që këta burra të heqin dorë”, deklarata e fortë e gazetarit: Shteti goditi prapë futbollin
Gazetari dhe moderatori i njohur, Gerti Carcani, ishte i ftuar në FSHF TV për të diskutuar sa i përket Ligjit të Sponsorizimit. Shumë lëvizje dhe iniciativa janë marrë nga gjithë futbolli shqiptar, për të kërkuar një Ligj që i jep pak oksigjen këtij sporti, por kjo drita jeshile nuk ka ardhur kurrë. Pavarësisht shpresës dhe dëshirës së komunitetit të futbollit për të shkuar sa më larg, nga ana tjetër shteti duket qartë i vendosur dhe në xhelozi se futbolli nuk duhet të tejkalojë arritjet e tyre. Nëse në politikë BE është ende një objektiv i paarritur, Shqipëria po kërkon të hyjë në BE e futbollit për herë të tretë dhe nuk është larg.

“Futbolli ka humbur shumë, Edi Rama e goditi sërish futbollin. Tani të rrotullohemi dhe të themi për Ministrinë e Financave, por aty është vullneti politik i Kryeministrit. E mashtroi futbollin, i mashtroi këta burrat dhe nuk e kaloi Ligjin e Sponsorizimit. Me duart e Malajt, me heshtjen e Gonxhes, me atë buzëqeshjen e Taulant Ballës që është gjithmonë në stadium, por nuk thotë asnjëherë që unë bëra dicka, por kaq është fuqia ime. Politika i dha një grusht të fortë futbollit dhe mos të duket cudi që një pjesë e këtyre burrave në futboll të thonë…STOP, tani do dorëhiqemi, nuk do të japim më paratë e familjes tonë”, tha Gerti. /Sport Ekspres/

PSG-ja e mundi bindshëm, trajneri i Barcelonës: Nuk fitohen titujt në tetor, fitohen në maj
Barcelona u mposht me shifrat e thella 4-2 nga PSG-ja mbrëmjen e djeshme. Një ndeshje e dominuar nga parisienët, të cilët rikonfirmojnë veten si favoritë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë Hansi Fliku ka deklaruar për mediat se titujt nuk fitohen në tetor, duke mos i dhënë rëndësi kësaj humbjeje. Sa i përket mungesës së disa lojtarëve kryesorë në formacion, e veçanërisht Rodrit, trajneri i katalanasve ka pranuar se është ndikuar nga përballja me Realin në fundjavë.

“Duhet të them se në tetor nuk mund të fitosh tituj. Titujt, e veçanërisht Liga e Kampionëve, fitohen në maj dhe qershor. Rodri? Po. Ai luajti shumë minuta edhe me Kombëtaren. Në fund të fundit, Rodri është i freskët për të dielën”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/

“Duhet të shmangnim golin e tretë”, Pilo flet për ndeshjen me Sitin: E rëndësishme që shënova
Stavro Pilo shënoi mbrëmjen e djeshme golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën e Mançester Sitit, por fatkeqësisht goli i tij i shërbeu statistikave. AEK-u u mposht në fund me shifrat e thella 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes Pilo ka folur për mediat, ku ka dhënë përshtypjet e tij të para për lojën dhe ndjesitë e tij për golin e shënuar.

“Ishim konkurrues, ndërtuam lojën dhe patëm momente të mira gjatë ndeshjes. Kundër kundërshtarëve të tillë duhet të jesh i përqendruar 110%. E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë. Erdhëm me planin tonë dhe ushtruam presion të lartë. Fatkeqësisht, rezultati është i thellë, por ne vazhdojmë me përpjekjet dhe ecim përpara.

Pas golit të tretë që pësuam, loja jonë ra. Çdo aksion i kundërshtarit është i rrezikshëm. Duhet të kishim qenë më të qëndrueshëm për të shmangur atë gol.

Goli i shënuar? Për mua ka rëndësi, por skuadra humbi, ndaj nuk mund të jem i lumtur. Po ecim përpara dhe po përqendrohemi te ndeshja e radhës në kampionat, që është edhe objektivi ynë kryesor”, ka thënë Stavro Pilo./Sport Ekspres/

PSG shkatërron Barcelonën, spektakël me 6 gola në Champions League
Paris Saint-Germain ka triumfuar me rezultatin 4-2 ndaj Barcelonës, në një përballje spektakolare të vlefshme për fazën e ligës në Champions League. Në “Parc des Princes”, skuadra e Luis Enrique tregoi forcën e saj, duke ndëshkuar problemet e katalanasve në mbrojtje dhe duke marrë një fitore të rëndësishme në garën evropiane.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e parizienëve, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 38-të me Désiré Doué. Barcelona reagoi pas pushimit dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 55-të, me Xavi Espart, duke rikthyer emocionet në këtë sfidë.

Megjithatë, PSG nuk u dorëzua dhe në minutën e 72-të, Lucas Hernández shënoi me kokë, duke rikthyer avantazhin për vendasit. Barcelona reagoi sërish përmes talentit Lamine Yamal, i cili realizoi një gol të bukur individual në minutën e 79-të.

Kur dukej se katalanasit mund të merrnin një rezultat pozitiv, Vitinha shënoi në minutën e 81-të, ndërsa Fabián Ruiz vulosi fitoren 4-2 në minutën e 86-të.

Me këtë sukses, PSG konfirmon ambiciet e saj për të ecur larg në Champions League, ndërsa Barcelona pëson humbjen e parë të sezonit në të gjitha kompeticionet. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Lojtari i Shqipërisë i shënon Manchester City në Champions League, super Pilo
Pilo po përjeton një natë shumë magjike. Futbollisti i Shqipërisë ka shënuar në Champions League kundër Manchester City, në shtëpinë e këtyre të fundit. Rezultati po vijon në shifrat 4-1, por në minutën e 52, futbollisti shqiptar nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë nga brenda zone. /Sport Ekspres/

Pilo is currently the only Albanian international who consistently performs well at the highest level.?? https://t.co/Po7echDY0c

— XI Scout ?? (@FootballAlbXI) October 20, 2026

Zhoze Murinjo “thumbon” gjyqtarët e kampionatit: Nesër do të kemi një arbitër që nuk ka nevojë për VAR
Reali i Madridit ka pasur vazhdimisht ankesa për arbitrimin ndaj tyre këtë sezon. Madje, edhe ndeshja e fundit në kampionat u shoqërua me polemika. Por duket se mbrëmjen e nesërme kampi madrilen do të jetë i qetë. Murinjo ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Lajpcigut në Ligën e Kampionëve, ku ka thënë se në fushë do të jetë një arbitër që nuk ka nevojë për VAR-in. Një thumbim ky për gjyqtarët e La Ligës.

“Nesër kemi një gjyqtar që nuk është për shaka. Ai është i nivelit më të lartë dhe jam shumë i lumtur që e kemi në një ndeshje kaq të rëndësishme. Është një gjyqtar që nuk ka nevojë për VAR-in për të drejtuar një ndeshje”, është shprehur Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

“Nga nesër kam shumë për të thënë për Realin”, Laporta ndez “el klasikon”: Klubet tona kanë kaluar në përplasje mes tyre
Ditët deri në momentin e “el klasikos” pritet të jenë të nxehta. Marrëdhënia mes Barcelonës dhe Realit është e tensionuar dhe këtë e ka pranuar vetë Joan Laporta. Presidenti i katalanasve ka thënë për mediat se duke nisur nga nesër, pra pasi të ketë përfunduar ndeshja me PSG-në, do të flasë për Realin. Laporta shton se ka shumë për të thënë për madrilenët dhe se tashmë dy klubet, jo vetëm që i kanë prerë marrëdhëniet, por tashmë janë në një përplasje me njëri-tjetrin.

“Për Madridin do të flasim duke filluar nga nesër, sepse ka shumë për të thënë. Nuk ka më marrëdhënie. Madje do të thoja se ka një përplasje. Ata duan ta shmangin vëmendjen me ‘çështjen Negreira’, por nuk ka asgjë aty. E kanë humbur të gjithë besueshmërinë. Mendoj se kanë bërë një gabim dhe po e paguajnë çmimin”, është shprehur Joan Laporta./Sport Ekspres/

“Ronaldon nuk vraponte as me top dhe as pa top”, Ten Hagu akuzon yllin portugez: Më la në baltë
Erik Ten Hagu i është rikthyer së shkuarës së tij te Mançester Junajtedi. Trajneri holandez ka shpjeguar arsyet e konfliktit të tij me Ronaldon. Ten Hagu ka akuzuar yllin portugez për mospërgatitje fizike. Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, ish-trajneri i i “djajve të kuq” ka thënë se Ronaldo nuk vraponte në fushë as kur kishte topin në zotërim dhe as kur nuk e zotëronte atë.

“Ai nuk vraponte as kur ekipi kishte topin, e as kur nuk e kishte. Arsyeja ishte se ai nuk e kishte përgatitur veten. Çdo ekip i nivelit të lartë duhet ta përqafojë lojtarin e nivelit të lartë, por lojtari i nivelit të lartë duhet të punojë për ekipin. Kristiano Ronaldo e la në baltë ekipin dhe mua, sepse ne kishim bërë plane me të. “, ka deklaruar Erik Ten Hagu./Sport Ekspres/

VIDEO/ Ndeshje fantastike e Ernest Muçit kundër Beshiktashit, gatuan golin e parë për Trabzonsporin
Trabzonspori ka fituar në shifrat 2-0 kundër Beshiktashit. Një fitore me shumë peshë për ekipin e Trabzonsporit, ndërsa Ernest Muci ishte një nga lojtarët kryesorë që vendosën për këtë fitore.

Në golin e parë, aksioni u gatua nga këmbët e shqiptarit. Pas disa veprimeve të bukura, në të 20, Ernest Muci mori topin në krahë dhe goditi drejt portës, ku portieri devijoi topin dhe Tufan më pas e dërgoi në rrjetë. Shumë lojtarë vrapuan drejt Mucit për ta përgëzuar për aksionin, ndërsa shqiptari u vlerësua si një nga më të mirët e takimit. /Sport Ekspres/

?? Ozan Tufan’?n derbide perdeyi açan golü.

https://t.co/0UlURSxWLO

— Fanatik (@fanatikcomtr) October 19, 2026

Ekskluzive/ Elbasani merr Dajën si trajner të ri, do të kemi rivalitetin brenda familjes baba-bir
Ndodh edhe kjo! Jemi në një moment të pazakontë të Shqipërisë, por së shpejti edhe në futbollin shqiptar. Do të kemi një rivalitet baba-bir, brenda të njëjtit kampionat. Sipas informacioneve që ka siguruar Sport Ekspres, pritet që trajneri i ri i Elbasanit të jetë djali i Ilir Dajës, Glen Daja.

Gleni ka qenë thuajse në gjithë eksperiencat e Ilir Dajës si trajner në vitet e fundit dhe tani do të ketë mundësinë për të shprehur vlerat e tij, i vetëm. Madje do të ketë edhe duele direkt me babain e tij, ku ndeshjet Elbasani-Dinamo do të marrin nota tërësisht të pazakonta dhe me një interes të madh.

Në bazë të burimeve të Sport Ekspres është arritur një marrëveshje që Glen Daja të jetë trajneri i ri i Elbasanit dhe kjo pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Kjo lëvizje vjen pasi është mbyllur bashkëpunimi me trajnerin e mëparshëm, Gozdenovic, pas largimit të këtij të fundit për mungesën e rezultateve. /Sport Ekspres/

“Nuk i mbaj dot të gjithë mbi supe”! Lojtari i Juventusit kritikon shokët e ekipit, Spaleti: Shiko një herë veten para se të flasësh për ta
Situata duket e tensionuar te Juventusi. Pas humbjes së mbrëmshme kundër Lacios, Bremeri i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Mbrojtësi i bardhezinjve ka dalë hapur kundër shokëve të skuadrës, por pa përmendur emra të përveçëm.

“Unë jap një dorë, por nuk mund t’i mbaj të gjithë mbi shpinë. Ka nga ata që fshihen kur situata vështirësohet. Dëgjojnë tifozët të vërshëllejnë dhe ndoshta tremben. Nuk po vë gishtin mbi askënd, por secili reagon në mënyrën e vetë”, ka deklaruar Gleison Bremeri.

Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Luçiano Spaletit. Trajneri i Juventusit i ka dhënë një mesazh të qartë publik lojtarit të tij. Ai i ka kujtuar Bremerit që duhet të shohë fillimisht paraqitjen e tij, më pas të kritikojë shokët e ekipit.

“Bremer i kritikoi shokët e skuadrës? Të gjithë e bëmë detyrën tonë sot, përfshirë edhe Bremerin. Para se të mendosh për shokët e skuadrës, duhet të shohësh veten”, është përgjigjur Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/

Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, pas ndeshjeve të zhvilluara këtë fundjavë. Skema e përzgjedhur është 1-3-5-2, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës.

Në formacionin e kësaj jave përfaqësohen pesë skuadra të kampionatit, me Egnatian që ka tre lojtarë të përzgjedhur, ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu përfaqësohen me nga dy futbollistë. Një lojtar ka edhe Teuta dhe Vllaznia.

Në portë është përzgjedhur Levan Tandilashvili i Egnatias. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Jurgen Vrapi i Vorës, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Geralb Smajli i Egnatias.

Mesfusha përbëhet nga Bernard Karrica i Vorës, Ergis Arifi i Teutës, Ardit Krymi dhe Bernard Berisha të Tiranës, si dhe Esat Mala i Vllaznisë.

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bismark Charles i Skënderbeut dhe Daniel Adjessa i Egnatias.

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është vlerësuar Arjan Bellai, pas fitores 4-1 të Vorës ndaj Partizanit.

“A nuk i vjen turp Realit që ankohen për arbitrat”? Ish-lojtari spanjoll flet hapur: Apo po përgatisin terrenin për “el klasikon”?
Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Sevijen në “Santiago Bernabeu”. Një fitore që nuk ka kaluar pa diskutime. Ish-lojtari Sevijes, Antonito, ka folur hapur kundër arvitrave në kanalin zyrtar të radios së klubit. Ai është shprehur se Realit të Madridit duhet t’i vijë turp që ankohet për arbitrat, teksa këtë herë ishte Sevija ajo që e pësoi nga gjykimi.

“A nuk i vjen turp Real Madridit që ankohen për gjyqtarët? Justifikimi i tyre është se nuk e panë qartë goditjen me bërryl ndaj Pekesë dhe kjo në një moment kur rezultati ishte 0-0! Një episod vendimtar, të cilin ata pretendojnë se nuk e kanë parë. Çfarë futbolli është ky? A nuk u vjen turp LaLiga-s dhe VAR-it?

Sevija, sërish e dëmtuar në një aksion ku Gyler duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq. Ndërsa goli i dytë, i paraprirë nga një faull, ishte një tjetër vendim në dëmin tonë. A duan vallë ta përgatisin terrenin për ‘El Klasiko’-n dhe të pengojnë Real Madridin të ecë më tej? Kjo është e papranueshme. Penalltia që akorduan ishte qesharake. T tilla u jepen vetëm Real Madridit dhe Barcelonës. E vetmja gjë pozitive në këtë ndeshje është se nuk pati dëmtime apo kartonë të kuq. Kjo është skandaloze”, ka deklaruar Antonito./Sport Ekspres/

Juventusi ka humbur busullën, bardhezinjtë pësojnë 3 gola në shtëpi
Sezoni i ri ka nisur me probleme për Juventusin. Bardhezinjtë kanë humbur busullën në kampionat. “Zonja e vjetër” është mposhtur në Torino me rezultatin e thellë 0-3 nga Lacio.

Bardhekaltrit kaluan në epërsi në minutën e 37 të ndeshjes me anë të Provstgardit, ndërsa në të 66-n Isakseni dyfishoi shifrat. Skuadra e Juventusit u hodh e gjitha në sulm për të shmangur humbjen, por pa sukses. Dele-Bashiru shfrytëzoi më së miri një kundërsulm të Lacios në minutën e 89 dhe vulosi fitoren 0-3 për ekipin e Gatuzos. Bardhekaltrit i bashkohen Interit në krye të renditjes, ndërsa Juventusi pozicionohet në vendin e 8./Sport Ekspres/

Egnatia mban ritmin e Teutës, rrogozhinasit mundin pastër Vllazninë
Egnatia ndjek Teutën në garën për vendin e parë. Rrogozhinasit ruajnë ritmin e bregdetarëve, teksa kanë marrë një tjetër fitore në kampionat. Kampionët në fuqi mposhtën pastër Vllazninë me shifrat 3-1. Albaneze zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9, kur shndërroi në gol një penallti. Më pas ishte Adjesa ai që dyfishoi shifrat në minutën e 41-të për Egnatian.

Perezi ngushtoi diferencat në minutën e 59, por Gruda shuajti përfundimisht shpresat e shkodranëve në minutën e 86, kur fiksoi shifrat në 3-1. Rrogozhinasit mbeten ende në vendin e dytë në renditje, me një pikë më pak se Teuta kryesuese. Në krahun tjetër Vllaznia e gjen venden në vendin e parafundit në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/

As golat dhe asistet nuk ia ndryshojne mendjen, Spaleti e lë në stol Zhegrovën
Edon Zhegrova do ta nisë sërish ndeshjen nga stoli për Juventusin. Sulmuesi shqiptar ka shfaqur një tjetër fytyrë këtë sezon. Ai ka arritur ti shfrytëzojë sa shumë minutat që i janë vendosur në dispozicion, duke shënuar e duke dhënë asiste. Edhe në përballjen e fundit kundër Kaljarit, futja e tij në fushë i dha një tjetër ritëm Juventusit.

Por kaq nuk ka mjaftuar për t’i ndryshuar mendjen Spaletit. Trajneri italian ka zgjedhur ta lërë në stol Zhegrovën edhe mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë do të përballen me Lacion, duke nisur nga ora 20:45./Sport Ekspres

Emanuela Rusta bëhet pjesë e trupës së arbitrave në finalet e Botërorit FIFA U-17 për vajza
Arbitra shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të qenë pjesë e ekipit të arbitrave në Kampionatin Botëror U-17 për vajza, që po zhvillohet në Marok nga 17 tetori deri më 7 nëntor 2026.

Rusta është caktuar si arbitre e katërt në ndeshjen Japoni – Zambia, e vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Takimi do të zhvillohet të dielën në orën 17:00, në “Mohammed VI Football Academy”, në Salé, dhe i përket Grupit D.

Në këtë ndeshje, arbitre kryesore do të jetë Caroline Lanssens nga Belgjika, ndërsa asistente do të jenë Staša Špur nga Sllovenia dhe Linda Schmid nga Zvicra. Arbitre rezervë asistente është caktuar Amina Gutschi nga Austria.

Përzgjedhja e Emanuela Rustës në një aktivitet të këtij niveli përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe konfirmon përfaqësimin e tij në kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare të futbollit.

Botërori U-17 për vajza i vitit 2026 është edicioni i dhjetë i këtij turneu dhe këtë vit bashkon përfaqësueset më të mira të kësaj grupmoshe në një prej aktiviteteve kryesore të FIFA-s për futbollin e vajzave.

Prania e arbitrave shqiptarë në skenën ndërkombëtare është një tregues i rëndësishëm i zhvillimit të arbitrimit në vend dhe i mundësive që krijohen për të vijuar përfaqësimin e Shqipërisë në nivelet më të larta të futbollit botëror.