Ballina Statike

Brazili ia trashëgon “10” yllit të Barcelonës, merr numrin e fanellës që e mbante Neymar
Kombëtarja e Brazilit ka një pronar të ri për fanellën legjendare me numrin 10. Raphinha është zgjedhur për të mbajtur numrin më prestigjioz të “Seleçaos”, duke trashëguar kështu fanellën që së fundmi ishte e lidhur me emrin e Neymarit. Vendimi vjen në epokën e trajnerit Carlo Ancelotti dhe përbën një tjetër vlerësim të madh për yllin e Barcelonës.

Numri 10 i Brazilit ka një histori të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, këtë fanellë e kanë veshur legjenda si Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Ronaldinho dhe Neymar. Tashmë, emri i Raphinhas i bashkohet kësaj liste prestigjioze.

27-vjeçari vjen në këtë rol pas disa sezoneve të shkëlqyera me Barcelonën, ku është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Sipas të dhënave të publikuara nga Kurir, Raphinha ka realizuar 89 gola dhe 62 asistime në 185 paraqitje me klubin katalanas.

Edhe me Brazilin, ai ka krijuar një statistikë të rëndësishme: 42 ndeshje dhe 11 gola. Për më tepër, Raphinha është mes kandidatëve për fitimin e Topit të Artë këtë vit.

Tashmë, sfida e madhe për të është të justifikojë peshën e një fanellë që në historinë e Brazilit është mbajtur nga disa prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Sport Ekspres/

Dëmtimi duket të jetë serioz në ndeshjen Turqi-Francë, Mbappe alarmon Real Madridin dhe kthehet në Spanjë
Kylian Mbappé ka shqetësuar Real Madridin, teksa shenjat e para në lidhje me dëmtimin e tij nuk janë aspak pozitive. Sulmuesi francez është rikthyer tashmë në Madrid, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën që mund të mungojë.

Sipas raportimeve të fundit, Mbappé pritet të kryejë testet mjekësore gjatë pasdites së sotme. Rezultatet pritet të dalin më vonë gjatë ditës dhe vetëm atëherë do të ketë një ide më të qartë për situatën e yllit të Real Madridit.

Ky është një moment shqetësues për klubin madrilen, pasi Mbappé është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe prania e tij ka një rëndësi të madhe në ndeshjet e ardhshme. Për momentin, ende nuk ka një diagnozë përfundimtare dhe as një afat zyrtar për rikthimin e tij.

Megjithatë, fakti që lojtari është kthyer në Madrid për t’iu nënshtruar kontrolleve të specializuara ka rritur shqetësimin rreth gjendjes së tij.

Tashmë të gjithë në Madrid presin me ankth rezultatet e testeve, të cilat do të përcaktojnë nëse Mbappé do të jetë në dispozicion së shpejti apo do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë më të gjatë. /Sport Ekspres/

Erdhi mes pritshmërisë dhe kuriozitetit, Sabah Kerjota përfundon në tribunë
Sabah Kerjota nuk do të debutojë sot me Shqipërinë. Lojtari i Heart ishte një nga dy risitë e Maran për listën e shtatorit te Shqipëria dhe pritej shumë prej tij, mes kuriozitetit të madh pas disa performancave të mira në Skoci.

Megjithatë për Kerjotan nuk do të ketë asnjë minutë, të paktën jo ndaj Bjellorusisë. Ai është një prej lojtarëve që do të shkojë në tribunë duke mos u preferuar nga Maran. /Sport Ekspres/

Zidane e nis me fitore te Franca kundër Turqisë, Mbappe sjell golin e fitores
Franca e ka nisur me fitore epokën Zinedine Zidane në krye të kombëtares. “Les Bleus” triumfuan 1-0 ndaj Turqisë në transfertë, në sfidën e parë të Grupit A1 të UEFA Nations League.

Ndeshja në Kocaeli ishte e luftuar, me Turqinë që u shfaq e organizuar në prapavijë dhe tentoi të rrezikonte përmes kundërsulmeve. Franca pati më shumë kontroll dhe cilësi në lojë, por golin e gjeti vetëm në pjesën e dytë.

Kylian Mbappé ishte protagonisti kryesor. Sulmuesi i Real Madridit shënoi në minutën e 54-t, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Francës. Pas golit, megjithatë, Mbappé pësoi një dëmtim në gju dhe, pavarësisht se tentoi të vazhdonte për pak çaste, u zëvendësua në minutën e 59-të. Federata Franceze bëri me dije se bëhet fjalë për një dëmtim të tendinës së gjurit dhe lojtari u kthye në Madrid për vlerësime të mëtejshme.

Për Zidane, kjo ishte një nisje pozitive në stolin e Francës, ndërsa skuadra merr tri pikët e para në grup. Turqia, pavarësisht paraqitjes konkurruese, mbeti pa pikë pas ndeshjes së parë. /Sport Ekspres/

“E duam Europianin e tretë”! Gjimshiti: Ka presion sepse duam vendin e parë, Etriti i jep dorë të madhe Shqipërisë
Trajneri i Kombëtares, Roland Maran, dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën sot në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi, që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Ndërkaq, kapiteni Berat Gjimshiti, në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, tha se gjendja e grupit është shumë e mire dhe nënvizoi se skuadra ka si objektiv vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Europian për herë të tretë.

Si duket skuadra dhe çfarë presim në këtë fushatë? – E kam gjetur skuadrën shumë mirë, kemi pasur më shumë kohë se fundi i sezonit të kaluar. Na janë nevojitur këto ditë për të mësuar edhe idetë e trajnerit, një frymë e re, lojtarë të rinj. Është një frymë shumë pozitive në Kombëtare.

Berisha? – Etriti është rikthyer, është një lojtar kyç me shumë eksperiencë, që unë e njoh dhe kemi luajtur bashkë edhe në Itali. Do t’i japë një dorë të gjithë të rinjve në Kombëtare dhe do të tregojë vlerat e Kombëtares.

Ndryshimi i skuadrës, si është niveli i kampionatit? – Ky vendim ka qenë i imi dhe bashkë me Atalantën në atë kohë. Nga jashtë nuk duket nëse liga është e fortë ose jo, sepse nuk ka vëmendje mediatike, por është një ligë shumë e vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi nga Europa që kanë ardhur tre vitet e fundit. Nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos për mbrojtësit, sepse çdo ekip e ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës.

Çfarë u premtoni tifozëve për Shqipërinë që do të shohim nesër në fushë? – Premtimi, si gjithmonë, do japim maksimumin në fushë. Do të jemi të gjithë bashkë, si në fitore, ashtu edhe në humbje. Duam vendin e parë në këtë grup për të pasur një mundësi për të kaluar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi i të gjithëve ne.

A duhet të luajë Shqipëria me tre mbrojtës? – Në këto vite që luaj me Kombëtaren kanë qenë disa trajnerë dhe disa taktika të ndryshme, por në kohët e fundit kam folur shumë me trajnerin, si për taktikën, ashtu edhe për gjëra të tjera. Besoj se do të vendosë atë që do të jetë më e mira për ekipin, që të përshtaten të gjithë lojtarët dhe atë që do të na hapë rrugën për suksesin. Nëse luajmë me 3 apo me 4, nuk ndryshon shumë. Atë e vendos trajneri.

Si është për ekipin të stërvitet me presionin për vendin e parë në grup? – Ke njëlloj presioni, sepse të gjithë kanë pretendime për vendin e parë. Të gjithë e kemi, edhe unë vetë jam një lojtar që kërkoj maksimumin. Nuk e kishim këtë fat ndaj Polonisë. Do të ishte një arritje e madhe, por duam të përsërisim Europianin për herë të tretë.

Si keni punuar për të forcuar grupin dhe për të mos pësuar gol? – Grupi dhe fryma në ekip janë shumë të rëndësishme, ose mentaliteti. Gjithçka fillon në kokë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, për të cilën jemi stërvitur në këto ditë të para. Në verë, trajneri ka pasur idetë e tij, por nuk kishim aq kohë.

“Shqipëria është krenari”! Trajneri Maran flet para ndeshjes me Bjellorusinë: I kam parë ndeshjet me video, koha të flasim në fushë
Trajneri i Kombëtares, Roland Maran, dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën sot në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi, që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Tekniku kuqezi vlerësoi Bjellorusinë si një skuadër kompakte dhe të fortë, por theksoi se Shqipëria është përgatitur mirë dhe se grupi ka gjetur stimujt e duhur për këtë sfidë. Maran nënvizoi rëndësinë e përqendrimit, ekuilibrit dhe aftësisë për të interpretuar siç duhet momentet e ndryshme të ndeshjes, duke shprehur besimin te gatishmëria e skuadrës për të dhënë maksimumin.

Bjellorusia? – Bjellorusia është skuadër shumë kompakte dhe e fortë, ka bërë një rrugëtim të mirë dhe kemi shumë respekt për këtë skuadër. Por përtej kësaj, dua të ndalem te ekipi im që është përgatitur në mënyrë fantastike. Kam parë shumë dëshirën për të punuar dhe kemi gjetur stimujt e duhur. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme, që të përqendrohemi te cilësitë tona. Kam parë gjëra të ndryshme, kam parë dëshirë për të bërë mirë, për të provuar e gabuar, por për të gabuar në aspektin që të mund të përmirësohemi. Për mua janë këto kushtet e duhura për të përballuar këtë ndeshje ndaj një skuadre që respektojmë shumë.

Formacioni dhe dyshimet? – Po, nesër nis me të vërtetë aventura ime si trajner i Shqipërisë, është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë, e kjo më stimulon më shumë. Idetë janë të qarta, kemi pasur ndonjë problem fizik, më është dashur të lë pushim lojtarët sidomos në një repart që kemi pasur mungesa. Por kush do të zbresë në fushë, do të jetë i qartë për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin.

Si është gjendja e Asllanit dhe a do të ndryshoj moduli? – Është e vërtetë që disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësinë që të stërviten vazhdimisht. Nga mungesa, kemi provuar gjëra të reja dhe kam marrë disa përgjigje shumë të mira. Asllani dhe Shehu do të jenë të dy në stërvitje sot. Mbrëmjen e sotme do kem hapësira për të zgjedhur rrugën e duhur për ndeshjen e nesërme. Kanë qenë ditë impenjative, por që më kanë dhënë përgjigje shumë të mira. Kam besim që edhe nëse disa lojtarë nuk do kenë mundësi të luajnë 90 minuta, kjo na jep mundësinë për të zgjedhur dhe për të zbritur në fushë një skuadër që është e gatshme për të luftuar dhe për të bërë më të mirën.

Pse nuk u zëvendësua Ivan Balliu? – Në fakt nuk jam i shqetësuar. Kemi lojtarë të tjerë për mënyrën si dua ta interpretoj lojën. Është Sina, varet çfarë do kërkoj. Ismajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe besoj do kemi zgjedhje.

Sa i njeh tani lojtarët e Kombëtares? – Padyshim tani i njoh më shumë, edhe për faktin që kam kohë më shumë. Përveç grumbullimit të parë, më shërbyen edhe këto muaj për t’i takuar disa apo për t’i parë me video. Padyshim për mua është ndryshe tani, tani kam ide më të qartë, edhe pse i njihja më përpara, por duke u thelluar. Janë lojtarë të cilëve u kam njohur disa karakteristika që nuk i njihja në detaj. Pastaj lojtarët ndryshojnë në momente të sezonit, ka lojtarë që po vuajnë apo janë në ngritje. Unë duhet të jem i vëmendshëm, nuk është vlerësim përfundimtar, por edhe i momentit me klubet e tyre apo edhe me ne. Të them emra është e vështirë, jam munduar të thërras ata që janë në gjendje të mirë, apo më të përshtatshmit për modulin dhe karakteristikat që na duhen në këto ndeshje.

Bjellorusia vjen nga një moment i mirë, a keni një plan B gjatë ndeshjes nëse Shqipëria nuk gjen golin? – E vërtetë është në fakt, Bjellorusia vjen nga një periudhë e mirë, ka bërë shumë mirë në 6 ndeshjet e fundit. Kjo është edhe një stimul për ne. Përtej respektit ndaj kundërshtarit që ne e respektojmë shumë, na motivon edhe për të rritur nivelin e përqendrimit për këtë ndeshje. Kur stërvit një Kombëtare në një farë mënyre mund të bësh zgjidhje të ndryshme që ti të përballesh në momente të caktuara gjatë ndeshjes. Mendoj që ka shumë ndeshje brenda një ndeshje dhe sigurisht ne kemi punuar dhe jemi përgatitur për momente të tilla brenda ndeshjes.

A ke njohur trajnerë apo lojtarë bjellorusë në karrierën tënde dhe çfarë mendimi ke? – Nuk më kujtohen emrat. Kam vënë re që janë persona shumë punëtorë dhe fizikisht shumë të aftë, janë gjithmonë në krye të punës.

Çfarë Shqipërie presim nesër? – Qëllimi ynë është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të mos humbasim ekuilibrin. Nuk ka rëndësi të kesh gjithmonë topin në posedim, por çfarë bëjmë në momentin që e kemi topin dhe nëse e humbasim, si e interpretojmë lojën. E thashë edhe pak më herët, ka ndeshje brenda ndeshjes. Nga ndeshjet e muajit qershor, kemi marrë disa mësime sa i përket mënyrës si kemi reaguar kur kemi humbur topin. Rezultati jo gjithmonë përcaktohet nga detaje të tilla, por fokusi është të bëjmë ndeshjen më të mirë nesër. Sigurisht që gjatë një ndeshjeje do të ketë vështirësi, por duhet të jemi të fortë, me kurajë dhe koshientë mbi të gjitha për punën që kemi bërë. Dhe atë ta interpretojmë në fushë.

Nga U19 ftohet për herë të parë në Kombëtaren A, lojtari shqiptar: Babi nuk e besonte, kam qenë gjithmonë tifoz i kuqezinjve
Emanuele Sina ka marrë për herë të parë ftesën e ekipit kombëtar A. Lojtari i Breshias, i cili më parë ka qenë pjesë e Kombëtares U19, ka treguar ndjesitë e tij të para në një intervistë të shkurtër për “FSHF TV” -në. Ai ka thënë se lajmin ia ka përcjellë të parit babait, i cili e kishte të vështirë ta besonte.

“Lajmin e kam marrë kur isha në makinë, kur kam mbaruar stërvitjen me Breshian. Gjëja e parë që bëra, mora babin në telefon dhe ia thashë direkt. Babit nuk i besohej. Sa erdha në shtëpi mora gjyshin dhe nënën. Kam qenë me U19-ën dhe kam qenë shumë tifoz i ekipit kombëtar. I kam parë lojtarët nga televizori. Kështu që jam shumë i kënaqur të kem këtë mundësi të paraqitem me këta lojtarë”, është shprehur Emanuele Sina./Sport Ekspres/

VIDEO/ Mjafton një sinjal i vetëm nga Klopi, çasti kur të gjithë lojtarët e Gjermanisë i binden njëkohësisht trajnerit
Jurgen Klopi debutoi mbrëmjen e djeshme në stolin e Gjermanisë. “Pancerat” nuk shkuan dot më larg se një barazim 1-1 kundër Hollandës, por në fushë vërehej ndryshimi. Klopi krijuar autoritet të plotë mbi lojtarët, të cilët i bindeshin çdo urdhëri të tij.

Pesha e një trajneri të kalibrit të Jurgen Klopit doli më së miri në pah gjatë një momenti të lojës kur Hollanda po qarkullonte topin. Lojtarët holandezë po luanin të qetë në gjysmëfushën e tyre dhe këtu ishte momenti kur Klopi vendosi të ndërhynte. Mjaftoi një sinjal i vetëm prej tij dhe të gjithë futbollistët e Gjermanisë shtynë menjëherë përpara për të bërë presion mbi kundërshtarin. Një lëvizje e njëkohësishme e të gjithë lojtarëve, që tregon më së miri ndikimin që Jurgen Klopi ka në skuadër./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/M4Myewic1UElWYwE.mp4

Miqësoret e Kombëtares U-19 kundër Lituanisë / Trajneri Fatjon Tafaj fton 22 lojtarë
Shqipëria U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lituanisë më 30 shtator dhe 2 tetor në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj nisin sot grumbullimin dhe përgatitjet në Tiranë në kuadër të këtyre dy miqësoreve.

Stafi teknik ka bërë publike edhe listën me 22 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 10 lojtarë aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luajnë me klube dhe akademi jashtë vendit, në kampionate europiane.

Këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar dhe vlerësuar gjendjen e grupit, si edhe për të vijuar përgatitjet në prag të raundit të ardhshëm të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Shqipëri – Lituani, 30 shtator, ora 15:30, stadiumi “Vora”

Shqipëri – Lituani, 2 tetor, ora 15:30, stadiumi “Vora”

Më poshtë lista me 22 lojtarët e grumbulluar:

Armand Duka mbështet nga afër Kosovën, feston nga stadiumi suksesin e dardanëve
Kosova nisi mbrëmë rrugëtimin në sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Një nisje e suksesshme për dardanët, të cilët mposhtën Irlandën me shifrat 1-0. I pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte edhe Armand Duka, i cili mbështeti nga afër Kosovën.

“Sot në Prishtinë, për të ndjekur nga afër Kosovë–Irlandë, në ndeshjen e parë të UEFA Nations League. Suksese Dardanëve”, ka shkruajtur Armand Duka në faqen e tij zyrtare në “Facebook”./Sport Ekspres/

Ish-sulmuesi i Rusisë është i bindur. Arshavini: Daku do t’i shënojë 8 golat e tij me Spartakun
Andrej Arshavini ka komentuar ecurinë e Mirlind Dakut në radhët e Spartkut të Moskës. Ish-lojtari i Kombëtares së Rusisë ka vlerësuar cilësitë e sulmuesit shqiptar, të cilat sipas tij do t’i shfaqë me kalimin e kohëd. Më tej Arshavini ka shtuar me bindje se Daku do të arrijë t’i shënojë 8 gola këtë sezon.

“Ai do të sjellë cilësi me kalimin e kohës. Daku ka cilësi, padyshim që do t’i shënojë shtatë apo tetë golat e tij.

A nuk mjafton kjo? Epo, në rastin më të mirë, do të jenë edhe më shumë. Aty luan Ugalde. Barko do të rikthehet, por nuk do të luajë fare,” ka thënë Andrej Arshavini në emisionin “That’s Football, Brother!” në “YouTube”./Sport Ekspres/

Spektakël dhe super futboll te Hollandë-Gjermani, Klopp dhe Xavi i japin tjetër shije futbollit
Holanda dhe Gjermania dhuruan një përballje spektakolare në Amsterdam, në sfidën e parë të tyre në Nations League, me dy skuadrat që u ndanë në një barazim 1-1 pas 90 minutash me shumë emocione.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Holanda iu afrua golit të avantazhit me Virgil van Dijk, por goli i mbrojtësit u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull në aksion. Gjermania nuk fali dhe në minutën e 33-të Felix Nmecha dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Jürgen Klopp.

Pas pushimit, Holanda u hodh e gjitha në sulm. Vendasit krijuan disa raste të pastra, me Mexx Meerdink që goditi edhe shtyllën, ndërsa Gjermania pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen në kundërsulm.

Kur dukej se Gjermania do të festonte fitoren, erdhi momenti magjik i mbrëmjes. Në minutën e 92-të, Ruben van Bommel dha një asist fantastik me pjesën e jashtme të këmbës dhe Cody Gakpo e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Një fund dramatik për një ndeshje të denjë për rivalitetin mes dy gjigantëve europianë, por ndeshja ishte spektakolare në debutimin e Klopp dhe Xavi në pankinat respektive. /Sport Ekspres/

JO në EMRIN TIM! Super Kosova kundër Irlandës, Vedat Muriqi jep fitoren e madhe, por çfarë festimi
Kosova e ka nisur me fitore aventurën në Ligën B të Nations League, duke mposhtur Irlandën me rezultatin 1-0 në “Fadil Vokrri”. Dardanët ishin skuadra që kërkoi vazhdimisht golin dhe gjatë pjesës më të madhe të takimit u shfaq më kërkuese në sulm.

Përballë një Ireland që u përpoq të rezistonte, Kosova krijoi presion dhe kërkoi të gjente hapësirat për të zhbllokuar rezultatin. Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 83-të dhe ishte pikërisht kapiteni Vedat Muriqi ai që ndezi stadiumin.

Sulmuesi shqiptar shënoi me kokë dhe i dha Kosovës avantazhin 1-0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit. G

Por festa e Muriqit mori edhe një tjetër kuptim. Pas golit, sulmuesi përcolli një mesazh në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që ndodhen në Hagë, duke e lidhur momentin e golit me një çështje që vazhdon të ketë peshë të madhe simbolike në Kosovë. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Drejtësi për çlirimtarët!”

Me këtë fitore, Kosova merr tri pikë të rëndësishme në Grupin B3 dhe e nis në mënyrën më të mirë këtë edicion të Nations League. /Sport Ekspres/

Kristjan Asllani vazhdon të mos stërvitet me grupin te Shqipëria, situata para ndeshjes me Bjellorusinë
Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e UEFA Nations League.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Rolando Maran e nisi stërvitjen në palestër, përpara se të zbriste në fushë, ku zhvilloi ushtrime taktike, provoi skema të ndryshme të lojës, goditjet standarde, si dhe ushtrime të tjera të programit stërvitor.

Ashtu si edhe një ditë më parë, Kristjan Asllani vijoi të stërvitej i diferencuar në Klinikën e Kombëtares dhe në palestër. Ndërkohë, Klisman Cake po ndjek programin e rikuperimit nën kujdesin e stafit mjekësor të Kombëtares.

Seanca e radhës e Kombëtares shqiptare do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”, ku kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë. Stërvitja është programuar të nisë në orën 16:00, ndërsa 15 minutat e para do të jenë të hapura për median.

Ndërkaq, konferenca zyrtare për shtyp me trajnerin Rolando Maran dhe kapitenin Berat Gjimshiti do të zhvillohet po nesër, në orën 15:00, në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”.

Në vijim, në orën 17:30, do të zhvillohet konferenca për shtyp e Kombëtares së Bjellorusisë, ndërsa në orën 18:00 skuadra bjelloruse do të zhvillojë stërvitjen zyrtare.

“Ka njerëz që donin të më largonin”! Ego e Kristiano Ronaldos, ndryshon vendimin: Nuk e lë Portugalinë tani
Cristiano Ronaldo iu përgjigj kritikave të disa mediave dhe e shtoi me një vërejtje krejtësisht të papritur.“Ka kanale që janë përpjekur të më ‘vrasin’ për vite me radhë, por nuk kanë asnjë shans, as me një pushkë. Edhe atëherë, do t’i isha shmangur një plumbi”, tha portugezi. Pas këtij mesazhi të qartë, Ronaldo konfirmoi atë që ishte spekuluar për njëfarë kohe – ai po e mendonte seriozisht përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare pas Botërorit , por ndërkohë ndryshoi vendimin e tij.

Portugezi legjendar tani ka një qëllim krejtësisht të qartë. Ai dëshiron të ndihmojë brezin e ri të lojtarëve të ekipit kombëtar, të fitojë një tjetër trofe me Portugalinë dhe të përpiqet të bëjë atë që asnjë futbollist para tij nuk e ka arritur – të shënojë 1,000 gola në karrierën e tij. Megjithatë, Ronaldo pranon se ai vetë nuk e di se kur do të vijë patjetër momenti për të thënë lamtumirë.

“Po, jam. Gjithmonë mendoj për vendimet e mia. Mendoj për gjithçka. Më shihni këtu, kështu që vendosa të vazhdoj. Fola me presidentin dhe trajnerin dhe ata mbështeten tek unë. Mendoj se mund të vazhdoj të ndihmoj ekipin kombëtar, jo vetëm me gola, por edhe sepse ky është një brez i ri. Por gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh në fushë dhe të vazhdosh të shënosh gola. Pra, fundi ishte vërtet një opsion. Por ai nuk erdhi”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

LAJM I FUNDIT/ San Marino – Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë
Janë shitur të gjitha biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations League, që do të zhvillohet më 29 shtator, në stadiumin e San Marinos, në orën 20:45.

Sektori i dedikuar për tifozerinë kuqezi në Tribunën SUD, i përcaktuar në platformën e shitjes si “Albania”, tashmë është plotësuar, duke konfirmuar interesin e madh të tifozëve shqiptarë për të ndjekur Kombëtaren edhe në këtë transfertë.

FSHF falënderon tifozët për mbështetjen dhe i fton të gjithë ata që do të jenë në stadium më 29 shtator të krijojnë një atmosferë sa më të bukur dhe të mbështesin Kombëtaren shqiptare në këtë sfidë të Nations League.

Ndërkohë, vijon shitja e biletave për ndeshjen e parë të Kombëtares në Nations League në “Air Albania”, Shqipëri – Bjellorusi.

Të gjithë tifozët e Kombëtares mund t’i blejnë biletat fizikisht pranë stadiumit “Air Albania” ose online në ebileta.al, në këtë link: Kliko këtu për të blerë biletat e Shqipëri – Bjellorusi

Miqësorja ndaj Ukrainës U-21/ Trajneri Bushi: Të gjithë lojtarët duhet të japin maksimumin, jemi një ekip që nuk dorëzohemi
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës që do të luhet më 5 tetor në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Në konferencën e sotme për media në “Shtëpinë e Futbollit”, tekniku kuqezi ka komentuar listën e lojtarëve, risitë në skuadër, kundërshtarin që do të ketë përballë dhe si po shkojnë përgatitjet për Euro U-21. Ndër të tjera, trajneri Bushi tha se skuadra ka në fokus jo vetëm ndërtimin e skuadrës për Euro U-21, por edhe përgatitjen e një lojë sa më të bukur dhe triumfit në çdo ndeshje.

Afrimet e reja në skuadër – Dua të falënderoj të dy lojtarët, Numan Ajetovikj që ka lënë Maqedoninë e Veriut dhe ka zgjedhur Shqipërinë dhe Omer Bajraktarin, një lojtar me shumë potencial që ka lënë moshat e Kosovës dhe ka zgjedhur Shqipërinë. Të dy dua t’i falënderoj dhe të them që janë një potencial shumë i madh për ekipin tonë U-21 por gjithashtu dhe për ekipin A. Ndërsa lojtarët Kulla dhe Huqi, janë lojtarë që kanë qenë pjesë e moshave të Shqipërisë gjatë gjithë kohës. Lojtarë me shumë potencial, janë pak të vegjël. Këto miqësore i japin mundësinë për t’i testuar këta lojtarë, që do të jenë e ardhmja.

Ndeshja e fundit me Ukrainën dhe çfarë presim në këtë ndeshje – Është një ekip shumë i fortë, është një test i rëndësishëm. Ndeshja që kemi fituar i përket së kaluarës, ka qenë në rrethana të tjera. Nuk na jep asnjë avantazh ndeshja e datës 5, duke pasur parasysh që i kemi mundur dikur. Futbolli është një vazhdimësi që duhet të kesh, të kesh konsistencë për atë që po bën. Ukraina, ngaqë është një skuadër e fortë, ta jep mundësinë, të përballesh me ta dhe të jesh shumë i motivuar. Ekipi ynë ka karakter, intensitet dhe disiplinë. Është e vërtetë që të gjithë kundërshtarët që kemi luajtur së fundmi, në letër kanë qenë më të vështirë se ne. Por në fushë, kemi qenë të barabartë. Kemi dy ndeshjet e mëparshme me Slloveninë dhe Italinë. Me Slloveninë dolëm barazim, dhe me Italinë u mundëm 1-0, por duhet ta fitonim ne ndeshjen për performancën që treguam në lojë. Mendoj që jemi një ekip që nuk dorëzohemi kollaj.

Ka ndonjë lojtar që e sheh si pikë referimi për këtë ndeshje? – Të gjithë lojtarët janë të mirë dhe cilësorë. Për lojtarët e rinj jam shumë kurioz t’i shoh. Mua më pëlqejnë dhe jam entuziast dhe optimist që do bëjnë karrierë me ekipin kombëtar. Sidomos Bajraktari, pasi është në një pozicion që ekipi U-21 dhe ekipi A, nuk ka shumë alternativa. Do të ecë me hapa të shpejtë, do të ketë mbështetjen tonë gjatë gjithë kohës. Është datëlindje 2007, do të jetë dhe për dy sezone të tjera me ekipin Shpresa. Por të gjithë lojtarët që kemi përzgjedhur, mund ta përballojnë shumë mirë ekipin e Ukrainës. Kemi shumë mungesa në këtë grumbullim, nuk dua të ndalem këtu. Ne jemi ekip kombëtar dhe alternativat i kemi shumë të mëdha. Ekipi i parë ka marrë disa lojtarë nga ne, por ne kemi të tjera alternativa që mund ta përballojmë shumë mirë Ukrainën. Shkojmë për fitore.

Balanca mes rezultatit dhe ndërtimit të grupit për Europianin – Shkojnë paralelisht. Në futboll, ekipet e moshave nuk kanë gjithmonë objektiv për të dalë në vend të parë. Ne jemi ekip modest, jemi vend i vogël, mendojmë të çojmë sa më shumë lojtarë tek ekipi i parë. Paralelisht duhet të shohim rezultatet, që i kemi parë. Sidomos tani jemi të fokusuar te rezultati dhe te loja, për të performuar sa më mirë. Por rezultati është i rëndësishëm sepse duhet të shkojmë sa më gjatë në Europian.

A ka potencial ky brez për të prodhuar sërish lojtarë për ekipin A? – Po, ka potencial gjatë gjithë kohës. Edhe tani po të shohim, janë disa lojtarë si Sina, Simoni, Fetai, të cilët janë potencial për U-21 dhe ekipin A. Disa të tjerë mungojnë në listë për shkaqe dëmtimesh, si Zylyf Muça, Gabriel Ramaj, të cilët janë potencial. Do t’i shohim në Europian dhe do ta kuptojmë nivelin e tyre.

Si po shkojnë përgatitjet për Euro U-21? – I gjithë fokusi është tek Europiani. Të hënën që dalim në stërvitje, aty do të shohim sesa të impenjuar dhe bashkuar jemi për ta mundur Ukrainën. Do t’i marrim ndeshjet 1 nga 1. Kemi dhe tre grumbullime të tjera dhe 5 ndeshje. Më pas nis Europiani. Çdokush duhet ta kuptojë që ditët po afrojnë, grupi po ngushtohet dhe stafi ka në mendje disa lojtarë, por është ende në dyshime për të krijuar grupin e 23 vetave që do të jenë në Europian. Secili e di shumë mirë që duhet të japë maksimumin të hënën për të qenë sa më mirë në ndeshjen me Ukrainën dhe për të marrë sa më shumë kredit për të qenë në Europian.

Mori ftesën e parë në moshën 17-vjeçare, shoku i ekipit i thur elozhe talentit shqiptar: Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për të, i ka të gjitha cilësitë
Adri Mehmeti është një nga talentet më premtues në SHBA. Lojtari shqiptar ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithëse është vetëm 17 vjeç. Gjatë grumbullimit për dy ndeshjet miqësore të tetorit, Mehmeti është paraqitur përkrahë Adamsit në konferencë për shtyp. Ky i fundit nuk i ka kursyer elozhet për talentin shqiptar. Adamsi ësht? shprehur se Adri po ndjek rrugën e tij në karrierë dhe se ka dëgjuar vetëm fjalë të mira për të.

“Adri ndoqi një rrugëtim të ngjashëm me timin. Të luash fillimisht me Red Bull II, të synosh titullin dhe ta fitosh atë në atë ligë, kjo krijon pikërisht atë që dëshiron të shohësh në zinxhirin e talenteve të reja amerikane.

Ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një lojtar i mirë. Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për të dhe, duke parë sa i përkushtuar është në punën e tij, po shndërrohet në një profesionist vërtetë të shkëlqyer. Ai do të jetë në gjendje t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Gjithçka varet, natyrisht, nga kryerja e këtyre gjërave me vazhdimësi: të vazhdojë të luajë, të ruajë shëndetin dhe të vazhdojë të punojë fort e të përmirësohet”, ka deklaruar Tyler Adamsi./Sport Ekspres/

“Fliku dhe Guardiola nuk ngjajnë aspak”, Rodri befasohet te Barcelona: Stërvitjet nuk ishin normale
Rodri ka mbetur i befasuar me seancat stërvitore që ka zhvilluar te Barcelona. Në një intervistë për “Partidazo Cope”, mesfushori spanjoll është shprehur se Fliku nuk ka aspak ngjashmëri me Guardiolën. Ai ka treguar se priste që te Barça të gjente filozifinë e zotërimit të topit, por në të vërtetë hasi një stërvitje me intensitet të lartë fizik.

“Guardiola dhe Fliku nuk ngjajnë aspak me njëri-tjetrin. Kur mbërrita te Barcelona, ??mendova se po hyja në filozofinë e “rondos” dhe të zotërimit të topit, por e vërteta është se në katër ditët e para më nënshtruan një stërvitjeje kaq të rëndë fizike, saqë thashë me vete: “Në çfarë situate jam futur?”, ka thënë Rodri./Sport Ekspres/

Kulla grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren dhe talenti iEgnatias zgjedh Shqipërinë, publikohet lista e Shpresave kuqezi
Kombëtarja shqiptare U-21 do të vijojë përgatitjet me një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të rrugëtimit drejt Kampionatit Europian U-21, “EURO 2027”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Ukrainën U-21 më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Grumbullimi i skuadrës do të nisë më 28 shtator në Tiranë, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.

Lista sjell edhe katër risi, me dy prej tyre që vijnë nga Kombëtarja U-19. Për herë të parë me Kombëtaren U-21 janë grumbulluar Mattia Huqi dhe Gabriel Kulla, ndërsa mbrojtësit Numan Ajetovikj, futbollist i Egnatias, dhe Omer Bajraktari, futbollist i Malishevës, kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë.

Ndeshja ndaj Ukrainës është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares U-21 për Kampionatin Europian U-21 2027. Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e turneut final si një nga vendet organizatore.

Klopi ironizon Xavin: Më shumë lojtarë holandezë njoh unë sesa ai
Jurgen Klopi dhe Xavi Hernandezi do t’i nisin përvojat e tyre të reja përballë njëri-tjetrit. Holanda dhe Gjermania do të luajnë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve.

Klopi nuk i ka kursyer batutat në prag të kësaj sfide. Trajneri i Gjermanisë ka ironizuar Xavin, teksa në një intervistë për “Sky Sports”, ka thënë se ai njeh më tepër lojtarë holandezë se sa homologu i tij.

“Unë njoh personalisht më shumë lojtarë holandezë sesa Xavi (qesh). Nuk e di nëse ky është një avantazh, por është një fakt”, është shprehur Jurgen Klopi./Sport Ekspres/

Brazili ka humbur ADN-në, Ançeloti tregon problemin: Brazilianët nuk luajnë në Europë
Brazili vazhdon të mbetet në një periudhë mjaft të vështirë. Kombëtarja amerikano-jugore është larg shkëlqimit të dikurshëm, teksa përveç trofeve, tashmë i mungon edhe loja e bukur. Karlo Ançeloti ka shpjeguar se ku qendron problemi me lojtarët brazilianë. Sipas trajnerit të seleçaos, futbollistët e rinj brazilianë transferohen në moshë të hershme në Europë dhe nuk marrin minutazh.

“Stafi teknik i kombëtares braziliane mendon se problemi me lojtarët e rinj të Brazilit është se ata nuk piqen, sepse nuk luajnë. Ata nuk luajnë këtu dhe nuk luajnë as jashtë vendit.

Merrni për shembull rastet e Endrikut apo Estevaos që largohen në moshën 18 ose 19-vjeçare, mbërrijnë në një klub të madh europian dhe nuk marrin minuta loje”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

Daku paralajmëron se Shqipëria e Maran do jetë e frikshme: Tani nuk trajtohet askush veçmas nga lojtarët
Mirlind Daku dhe Taulant Seferi dolën sot në konferencën zyrtare për media nga “Shtëpia e Futbollit”. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve të pranishëm, sulmuesit kuqezi deklaruan se përfaqësuesja shqiptare ka si objektiv vendin e parë në Nations League.

Futbollisti Mirlind Daku u shpreh i lumtur për grumbullimin dhe tha se nëse i jepet mundësia për të luajtur, do të japë më të mirën. Sulmuesi kuqezi u shpreh se objektivi i skuadrës është vendi i parë në grup.

Si i sheh këto katër ndeshje dhe a mund të arrijë kjo skuadër objektivin? – Si gjithmonë është nder të jesh pjesë e Kombëtares. Për këta arsye ftohemi edhe ne sulmuesit, për të shënuar gola dhe shpresoj që do të vazhdoj këtë cikël të ri. Të shënojmë gola, por me më shumë rëndësi është të fitojmë dhe të kalojmë sa më mirë këto katër ndeshje.

Konkurenca në sulm dhe çfarë të veçon ty? – Është mirë kur ka konkurrencë brenda skuadrës. Edhe çunat që kanë ardhur, vijnë prej një fillim sezoni shumë të mirë, kanë shënuar gola dhe kjo është gjë e mirë. Na duhet që të kemi lojtarë që të jenë në momentin e tyre. unë do pres momentin dhe nëse do më jepet mundësia, do jap më të mirën time.

Objektivi juaj, vendi i parë në grup apo Euro 2028? – Vetë fakti që ne jemi për vendin e parë, flet për Euro 2028. Rruga në Nations League na çon drejt Euro 2028. Për ne është objektivi kryesor që të jemi të parët dhe të vazhdojmë ato dy ndeshje që janë si finale.

E ndjen veten në 100? – Unë jam 100% i gatshëm për kombëtaren, kam qenë gjithmonë. Me ekipin e ri nuk kam lozur, por nuk vij prej ndonjë lëndimi. Është zgjedhja e trajnerit aty për të vazhduar me lojtarët që ka pasur.

Çfarë ju ka bërë përshtypje nga trajneri Maran? – Të gjithë lojtarët e grumbulluar nuk e kemi ndjerë rëndësinë veçmas. Tani po ndjejmë që secili lojtar ka rëndësinë e vet në skuadër dhe kjo më ka bërë të ndihem mirë. Për të tjerat, presim ndeshjet.

Ekskluzive/ Ekipet e Superiores nuk guxojnë me talentet shqiptarë, rrëfimi pa doreza i Skënder Gegës
Skënder Gega është një nga trajnerët më të mirë që ka prodhuar futbolli shqiptar në vitet e fundit. Pasi ka drejtuar me sukses ekipet kombëtare të moshave U-19 dhe U-21, Skënder Gega ka pasur eksperiencë edhe me klubet më të mëdha të Shqipërisë. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, ajo që ky trajner vlerëson, është rregulli i ri i futur nga FSHF për t’i detyruar ekipet e Superiores që të aktivizojnë një lojtar të ri.

Një rregull që duhej të ishte futur më herët, por që do të shërbejë shumë për të ardhmen tonë. Madje, Gega nuk ngurron të tregojë sesi lojtarët e rinjë nuk grumbullohen në ekipet e Superiores pasi disa njerëz përfitojnë me afrimet e të huajëve të cilët janë “askushi”, për t’i hequr shansin e provimit talentit vendas. Gjithashtu në prag të ndeshjeve të Kombëtares, u diskutua edhe për listën e Maran.

5 javët e para në Superiore, çfarë të ka bërë më shumë përshtypje deri tani?

Po e kam ndjekur fillimin e sezonit të kampionatit, diçka që e shoh si shumë pozitive është ndryshimi i formulës së kampionatit. E kam thënë mendimin tim edhe më para, Final Four nuk ishte zgjidhja më e mirë, por FSHF zgjodhi të bënte një risi. Për mua personalisht, Final Four nuk solli asgjë pozitive përveç problematikave pasi në fundin e kampionatit ndodhin plot “surpriza” apo “ndere”. Këtu nuk mund të ngarkosh me përgjegjësi FSHF, por klubet që i menaxhojnë situatat dhe i bëjnë llogaritë në fund. Sot kjo formulë e re, minimizon hapësirën për “nderet”.

Profesor, ti ke qenë trajneri i Shqipërisë U-19, U-21 dhe te Partizani besove shumë tek talentet e rinjë, u ke dhënë dorë të madhe. Si e shikon rregullin e FSHF për t’i detyruar ekipet e Superiores që të aktivizojnë një talent të ri?

Kjo është risi pozitive padyshim pjesa që duhet të aktivizohet me kusht një lojtar 17-vjeçar, kjo nxit klubet për të guxuar më shumë dhe për t’i dhënë hapësirë të rinjëve. Po është e vërtetë, në çdo ekip që kam drejtuar, duke nisur nga ekipet kombëtare, ka qenë gjëja kryesore t’i jap besim dhe hapësirë lojtarëve që vërtet kanë potencial për t’i shërbyer të ardhmes dhe asnjëherë nuk kam hezituar, pavarësisht nga mosha.

E kuptoj, por sa durim kanë klubet shqiptare për të pritur një talent të ri, pasi qasja jonë e përgjithshme nuk ka qenë shumë dashamirëse ndaj talenteve apo jo?

Padyshim që jo të gjithë e kuptojnë apo besojnë, në shumë raste dhe nuk iu intereson fare kjo pjesë sepse duan të sjellin lojtarë nga jashtë. Edhe pse ka shumë kosto, aty kanë hapësirë të abuzojnë dhe të përfitojnë nga interesat personale disa njerëz që sillen rreth klubeve. Unë për diçka që kam bindje teknike dhe që i shërben klubit, e kam bërë gjithmonë, i besoj të rinjëve.

Në të kaluarën ke drejtuar nga moshat e Shqipërisë emra si Rrahmani, Strakosha, Muriqi, Vojvoda, Hysaj, Strakosha. Tani vonë te Partizani ishte Himallari dhe Vata, që kishin pak ditë që ishin bërë 16 vjeç dhe i more nga U-15, u aktivizuan në Final Four dhe në Europë. A ka një faturë në Shqipëri kur guxon kështu?

Shiko, jo të gjithë ishin të lumtur sepse rrezikoheshin disa lojtarë që ishin marrë me kosto me idenë që klubi do të përfitonte prej tyre, por sot që flasim, këto fatura janë në kurrizin e atyre që hedhin lekë në klub. Sot me vendimin e FSHF, që është paksa i vonuar sepse kjo gjë është bërë për herë të parë në 1985 dhe ishte shumë frutdhënës si rregull, i njëjti rregull si ky tani. Aty spikaten lojtarë si Bersheni, Ilir Imami tek Dinamo, Millo te Gjirokastra, Ledion Pano te Partizani, Ermal Tahiri te Dinamo e shumë të tjerë.

Le të ndalemi pak te kampionati, çfarë të ka surprizuar, ndoshta Teuta e vendit të parë?

Nuk mendoj se ka shumë surpriza. Dinamo dhe Egnatia, me paraqitjen në Europë, kanë diferenca me të tjerët, pa hequr dhe Teutën që a ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, është një projekt serioz në çdo hallk të klubit.

A mund të jetë Egnatia një histori si ajo e Skënderbeut?

Po, nëse ndjekin modelin që drejtonte Skënderbeun, mundësitë janë aty. Personalisht më ka pëlqyer edhe Laçi për mënyrën sesi është shfaqur në fushë, me shumë të rinjë, por taktikisht të vendosur mirë dhe me shumë grintë, por me lojtarë të rinjë që premtojnë shumë. Edhe Skënderbeu me Vorën kanë bërë ndeshje të mira si kundër Dinamos dhe Egnatias, por me pak fat dhe më shumë eksperiencë, mund të ishin në një vend tjetër.

Po Vllazninë, e prisje në fund?

Ndiej keqardhje për situatën që ndodhen, por duhet të reagojnë jashtë presionit që ka ai qytet për të qenë elitë në futbollin shqiptar. Duhet t’i menaxhojnë më qetë situatat dhe të merren përgjegjësi, që të korrigjohen gabimet. Kjo do ishte rruga më e drejtë për të dalë nga kjo situatë që ka kapur Vllazninë.

Partizani vazhdon të vuajë, i ke ndjekur ndeshjet, çfarë nuk po shkon?

Më vjen keq, nuk kam dëshirë të flas sepse nuk është në natyrën time për një ekip që kam punuar. Nuk flas kur largohem, kur punoj e them fjalën time pa hezituar, insistoj për bindjet e mia me mënyrën si e kuptoj futbollin, pa marrë parasysh faturën.

Lista e Shqipërisë nga Maran, si e gjykon dhe prisje emra të tjerë?

Lista është përgjegjësia e Maran. Shqipëria nuk është në situatë të mirë dhe kjo për dy arsye: “Lojtarët nuk aktiviziohen dhe disa lanë klubet elitare dhe kanë parë interesat ekonomike”. Kjo është normale, por nuk mund të them sesa do ndikojë në performancën e tyre te Shqipëria.

Lënia jashtë e Armando Brojës, nëse do të ishte ti trajner, do ta lije jashtë?

Po, për fat të keq, situatat në klube nuk i kanë shkuar në favor dhe të vjen keq, duke parë potencialin e padiskutueshëm të këtij njeriu. Ndoshta duhet një menaxhim më i mirë nga vetë Armando ose për të parë diku tjetër, një kampionat tjetër, do ishte mirë edhe në të mirë të Shqipërisë. A do ta merrja? Shiko, ne kemi edhe lojtarë të tjerë sot që kanë probleme minutazhi me klubet e tyre. Rasti i Brojës nuk është ndryshe, as i Jasirit, kampionati iranian ka vështirësi dhe Jasiri ka shënuar gola aty.

Ndërkohë në listë janë shtuar lojtarët e Superiores, Ismaili dhe Qefalija…

Më bëhet qefi që Qefalija është thirrur, po ashtu edhe mbrojtësi Ismaili. Jam i sigurtë që nëse i japin shansin, do të jenë të denjë të veshin fanellën e Kombëtares. Duket sikur po bëj PR e tyre, por nëse flasim të mbështesim futbollin në vend, duhet të guxojmë pasi nuk ka diferenca. është koha të guxojmë për të hapur një rrugë të re për Kombëtaren. Dhe për mua, si Qefalija dhe si Ismaili, duheshin marrë pa u dëmtuar dikush, duhej t’i kishte mbërritur ftesa që në fillim. /Sport Ekspres/

Kombëtarja i bën nder Armando Brojës me largimin nga lista, sulmuesi niset drejt Barcelonës
Armando Broja nuk do të jetë gati për Shqipërinë për katër takimet që do të zhvillohen për Ligën e Kombeve. Sulmuesi shqiptar nuk u grumbullua nga Maran për këto takime të rëndësishme për t’u kualifikuar në Europian, pa rrugën kryesore.

Por kjo mungesë duket se i bën nder Armando Brojës për të rigjetur veten në klub. Në ndeshjen e fundit të Burnley, Broja përfundoi zgjedhje e katërt. Trajneri Hayen aktivizoi të gjithë sulmuesit, por la në stol vetëm shqiptarin.

Kështu nisur nga vendi i fundit në Championship dhe me pankinën e rrezikuar, trajneri Hayen ka vendosur që të bëjë një turne përgatitore në fundin e shtatorit.Duke parë që Kombëtaret si rrallëherë do të luajnë për tre javë, Burnley do të niset drejt Barcelonës për t’u stërvitur në fushën e Espanjolit dhe për të parë nga afër këtë klub.

Kështu trajneri Hayen do të përfitojë nga mundësia për të bërë një tur të dytë përgatitor për sezonin e ri me lojtarët që nuk janë grumbulluar nga Kombëtaret. Aty Armando Broja do të ketë mundësi për të ardhur në formën fizike të duhur dhe për të bindur trajnerin se ka ende potencial. Për më tepër, Broja ka humbur thuajse 3-4 vitet e fundit turin përgatitor duke mos qenë asnjëherë gati për dëmtimet e tij. Edhe këtë sezon, Broja u dëmtua duke mos e bërë turin përgatitor deri në fund. E parë në këtë prizëm, ky tre javësh, nëse nuk do të ketë një tjetër dëmtim, mund t’i shërbejë Brojës për karrierën e tij më shumë sesa ngarkesa që do të kishte me Kombëtaren. /Sport Ekspres/

“Stili im më veçon nga të tjerët”, Jamali kërkon Topin e Artë: Temë gjithë që ndjekin futboll e dinë pse duhet ta fitoj unë
Lamin Jamali nuk fshihet, por orej disa kohësh po shpreh hapur pretendimin e tij për të fituar ‘Topin e Artë’. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “L’Equipe”, ai ka renditur arsyet pse beson se trofeu duhet të përfundojë në duart e tij. Jamali ka thënë se stili i tij i lojës e veçon nga të tjerët dhe se golat nuk janë kriteri që duhet të përcaktojë fituesin e Topit të Artë.

“Ky është trofeu që shpërblen lojtarin më të mirë të vitit, lojtarin që është i veçantë, atë që të pëlqen ta shohësh. Aq sa do të ndiqje një ndeshje vetëm për hir të tij. Nuk ka të bëjë aspak me numrin e golave ??që shënon apo me ndonjë gjë tjetër. Kur mendoj për ‘Topin e Artë’, mendoj për Mesin, Ronaldinjon, lojtarë si ata, të cilët janë të veçantë dhe të bëjnë të buzëqeshësh kur i sheh duke luajtur.

Besoj se kushdo që e ndjek futbollin i di arsyet e mia. Dal në fushë, kënaqem, luaj mirë dhe ashtu siç dua unë. Për fat të mirë, kam fituar edhe shumë tituj me Barçën dhe kam fituar titullin më të rëndësishëm, Kupën e Botës, me Kombëtaren time. Përtej kësaj, besoj se stili im i lojës është pika ime e fortë. Është ai që më veçon nga të tjerët”, ëzhtë shprehur Lamin Jamali /Sport Ekspres/

Rrahmani është “mbreti” i ajrit, mbrojtësi shqiptar i pakonkurueshëm në Serinë A
Amir Rrahmani është shndërruar një nga pikat kyçe të Napolit. Lojtari shqiptar garanton siguri në prapavijë dhe kjo dëshmohet edhe nga statistikat e tij. Mbrojtësi i Kosovës është i pakonkurueshëm në luftën në ajër.

Sipas statistikave zyrtare të Serisë A, Rrahmani kryeson listën e lojtarëve më të mirë për dueler ajrore të fituara. Futbollisti i Napolit numëron 37 duele ajrore të fituara, plot 17 më tepër se Andrea Karboni i vendit të dytë./Sport Ekspres/

5 lojtarët më të mirë sipas dueleve ajrore të fituara:

1. Amir Rrahmani (Napoli): 37

2. Andrea Karboni (Monca): 20

3. Leo Ostigard (Xhenova): 19

4. Gleison Bremer (Juventus): 18

5. Xhorxho Çitadini (Frosinone): 17

Vetëm Rafinja është më mirë se Shpendi në Europë, Kombëtarja fiton një “snajper”
Marani do të ketë një “snajper” në dispozicion për 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kristjan Shpendi është një nga sulmuesit më në formë në Europë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar deri më tani 6 gola me fanellën e Çezenës, ndërsa numëron vetëm 8 goditje në kuadratin e portës. Një statistikë mbresëlënëse, që tregon se Shpendi shndërron në gol 75% të rasteve të tij.

Sakaq, lojtari i Kombëtares kuqezi, tërheq vëmendjen edhe për një statistikë tjetër. Duke marrë në konsideratë 5 ligat më të forta të Europës dhe ligat e tyre B respektive, vetëm Rafinja ka shënuar më tepër gola në më pak paraqitje (6 gola në 4 paraqitje). Megjithatë Shpendi ka shënuar 6 gola në 5 paraqitjet e tij të para në kampionat. I vetmi që ka pasur vazhdueshmeri goli në çdo përballje të zhvilluar në fushën e lojës./Sport Ekspres/

Ngecin negociatat për Arbër Hoxhën, klubi nuk kënaq “xhepat” e lojtarit shqiptar
Arbër Hoxha ishte fare pranë kalimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dinamo e Zagrebit kishte dhënë dritën e gjelbër, teksa kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Al Vahdanë. Palët kishin rënë dakort për 2.5 milionë euro dhe ruajtjen e 10% të kartonit të futbollistit.

Megjithatë negociatat duket se kanë ngecur. Shkak është bërë vetë Arbër Hoxha. Lojtari kuqezi është i pakënaqur me pagën e ofruar, çka ka bërë që transferimi të mos finalizohet me sukses. Mbetet për t’u parë nëse situata do të ndryshojë deri në datën 28 shtator, kur edhe mbyllet dritarja e transferimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe./Sport Ekspres/

“Na duhej një si Daku, luftarak dhe i etur për gola”, trajneri i Spartakut tregon ambicien e Mirlindit: Do që të bëhet sulmuesi kryesor në skuadër
Mirlind Daku është ende në fazën e përshtatjes te Spartaku i Moskës. Sulmuesi shqiptar ende nuk ka shpalosur të gjithë vlerat e tij në skuadrën e re. Megjithatë trajneri i Spartakut ka besim te cilësitë e Dakut. Siç citon “Match TV”, Romanovi ka thënë se Spartakut të Moskës i nevojitej një lojtar si 28-vjeçari shqiptar. Ai është shprehur se Mirlindi nuk është i kënaqur me pozicionin e tanishëm në ekip, pasi ka ambicien për të qenë zgjedhja e parë në majën e sulmit.

“Daku është një futbollist me cilësi të larta dhe një golashënues. Na duhej një lojtar si ai: i etur për gola, luftarak, ‘egoist’ në mënyrën e tij dhe që dëshiron të jetë gjithmonë lojtari më i rrezikshëm në fushë. Pres shumë prej tij. Shoh se si po përshtatet dhe si u qaset ndeshjeve e stërvitjeve. Besoj se do të bëjë mirë. Vërej se ai nuk kënaqet aspak me pozicionin e tij aktual. Do të përpiqet të bëhet sulmuesi kryesor. Thjesht duhet kohë, sepse Spartaku është një klub kërkues”, ka thënë Vadim Romanovi./Sport Ekspres/

Deri në vitin 2032 me Spanjën, De La Fuentes nuk mjaftojnë 3 trofe: Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi arritur
Luis De La Fuente do të jetë krye të Spanjës edhe per 6 vite të tjera. Trajneri spanjoll ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2032. Federata ka besim të plotë te De La Fuente, i cili nga ana tjetër ka ende uri për trofe. Liga e Kombeve, Europiani dhe Kupa e Botës nuk e kanë përmbushur kreun e pankinës së Spanjës

“Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të garojmë për të fituar. Suksesi qëndron te gatishmëria e vazhdueshme për të arritur diçka. Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Më e mira ende nuk ka ardhur”, ka thënë Luis De La Fuente./Sport Ekspres/

Deklaratë e ashpër e presidentit të La Liga-s për Real Madridin: Ata kanë mënyra mizore për të ushtruar presion te arbitri
Derbi i madh i Madridit përfundoi me fitoren e Atletico Madridit 2-1, por Real Madridi është i tërbuar për shkak të vendimeve të gjyqtarit. Në “klubin mbretëror” ndiejnë se u dëmtuan në derbin e madh dhe historia nuk po qetësohet. Pas një sërë ankesash për vendimin e gjyqtarit, historia shkoi një hap më tej pas derbit të Madridit, kur Jose Mourinho doli në konferencën për shtyp me foto të situatave të diskutueshme.

Portugezi u tregoi gazetarëve kornizat për të cilat ai beson se lojtarët e Atleticos duhej të përjashtoheshin, veçanërisht në duelet e Cristiano Romeros me Jude Bellingham dhe Lee Kangin me Federico Valverde. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka reaguar tani për të gjitha këto, dhe pas përgjigjes së tij, mund të pritet një reagim i ri nga Reali.

“I kuptoj ankesat e Real Madridit, por nuk e kuptoj mënyrën se si paraqiten ato”, tha Teba, duke shtuar: “Disa kohë më parë e dënuam sjelljen e kanalit të klubit Real Madrid dhe pas ngjarjeve të fundit duhet të vazhdojmë të respektojmë standardet etike. Kjo është një mënyrë e padrejtë dhe mizore për të ushtruar presion mbi gjyqtarin”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Kupa e Miqësisë/ Zhvillohet turneu i veteranëve në “Loro Boriçi”, marrin pjesë Kombëtarja, Vllaznia, Flamurtari dhe Michigan
“Kupa e Miqësisë” ishte një aktivitet i veçantë sportiv që bashkoi në fushë disa prej skuadrave të veteranëve, në një turne që solli së bashku eksperiencën, emocionet dhe dashurinë për futbollin në stadiumin “Loro Boriçi”. Në aktivitet morën pjesë Kombëtarja Shqiptare e Veteranëve, Vllaznia e Veteranëve, Flamurtari i Veteranëve dhe Michigan, në një organizim ku në fokus ishte sporti, miqësia dhe rikthimi në fushë i emrave që kanë kontribuar ndër vite në futboll.

Turneu nisi me përballjen mes Vllaznisë së Veteranëve dhe Flamurtarit të Veteranëve, me skuadrën shkodrane që fitoi 1-0. Në gjysmëfinalen tjetër, Kombëtarja Shqiptare e Veteranëve u përball me Michigan, në një takim që u mbyll 1-1 pas kohës së rregullt. Përballja u vendos nga gjuajtjet e penalltive, ku Kombëtarja Shqiptare e Veteranëve fitoi 4-3 dhe siguroi vendin në finale.

Finalja solli përballjen mes Vllaznisë së Veteranëve dhe Kombëtares Shqiptare të Veteranëve, në një sfidë që dhuroi emocione dhe spektakël sportiv. Në fund, Vllaznia e Veteranëve triumfoi 2-1, duke fituar trofeun e “Kupës së Miqësisë”.

Përtej rezultateve, aktiviteti ishte një mundësi për të rikthyer në fushë emra të njohur të futbollit shqiptar dhe për të bashkuar breza e skuadra të ndryshme rreth të njëjtës dashuri për sportin. “Kupa e Miqësisë” përcolli një mesazh të qartë mbi vlerën e futbollit si një hapësirë bashkimi, respekti dhe miqësie, duke i dhënë veteranëve mundësinë të ndajnë sërish emocionet e lojës dhe të jenë pjesë e një aktiviteti të veçantë sportiv.

Presidenti Duka me Kombëtaren: Impenjim maksimal, frymë skuadre dhe karakter për të arritur vendin e parë
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte pranë ekipit Kombëtar mbrëmjen e djeshme, duke përcjellë mesazhin e tij për lojtarët dhe stafin kuqezi, teksa skuadra vijon përgatitjet për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League. Presidenti Duka vuri theksin te përkushtimi, puna në grup dhe rëndësia e nisjes së mbarë të këtij grumbullimi.

Duke folur për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë dhe objektivin e Kombëtares për këtë grumbullim, Presidenti Duka theksoi se vendi i parë në grup kërkon angazhim maksimal që në ditët e para.

“Personalisht kam një lloj meraku apo preokupimi për këtë ndeshje, sepse në pamje të parë gjithkush mendon se ne jemi favoritët dhe ne e fitojmë grupin, por asnjëherë nuk mund të vijë vetë. Fitorja vjen vetëm nëse impenjohesh maksimalisht, ke dëshirë, angazhim dhe koncentrimin maksimal. Kështu që nga dita e parë duhet me e filluar seriozisht, me u impenjuar në stërvitje, me u impenjuar në çdo moment gjatë këtij grumbullimi. Grumbullimi është i gjatë, katër ndeshje.

Objektivi ynë është i qartë, ne duam të dalim në vendin e parë, por vendi i parë nuk vjen vetë. Duam ta fillojmë mbarë me Bjellorusinë, por kush nuk do që ta fillojmë mbarë. Të gjitha skuadrat duan ta fillojnë mbarë. Të njëjtën gjë mendon edhe Bjellorusia, të njëjtën gjë mendon edhe Finlanda dhe ato mendojnë që janë favoritë dhe ne mendojmë. Favoritë bëhesh në fushë, ndeshjen e fiton në fushë me impenjim maksimal”.

Presidenti Duka u ndal edhe te një prej vlerave që ka karakterizuar Kombëtaren shqiptare ndër vite, duke veçuar frymën e skuadrës dhe rëndësinë e krijimit të një atmosfere pozitive brenda grupit.

“E vetmja forcë e jona, jo sot, në gjithë historinë dhe në ADN-në e Kombëtares shqiptare nuk kanë qenë kualitetet individuale të veçanta, nuk kanë qenë lojtarë të nivelit të lartë, por ka qenë fryma e skuadrës, duke punuar bashkë, duke qenë në një atmosferë pozitive. Energjia pozitive sjell edhe rezultat pozitiv, energjia negative nuk të çon kërkund. Nuk na ka munguar asnjëherë në gjithë historinë tonë dhe duhet ta vazhdojmë këtë traditë.

Kemi lojtarë me shumë eksperiencë këtu, nuk dua t’i përmend me emra sepse ju i dini, kemi edhe të rinj. Duhet të bëjmë një ndërthurje fantastike, për të bërë vërtetë atë energjinë fantastike që i duhet futbollit”.

Në fund, Presidenti i FSHF-së uroi lojtarët dhe stafin për ditët e grumbullimit dhe sfidat që i presin, duke kërkuar përqendrim, karakter dhe përkushtim maksimal për të arritur objektivin.

“Me energji pozitive, me përqëndrim maksimal, me impenjim maksimal, me karakter, me përkushtim ne mund të arrijmë të dalim të parët. Dua t’ju uroj shumë sukses. T’ju uroj që të jeni sa më mirë, të lumtur dhe të kënaqur këto ditë dhe të kaloni mirë në stërvitje dhe të festojmë me Bjellorusinë për të udhëtuar bashkë më se të gëzuar në ndeshjet e tjera”, – tha Presidenti Duka.

Mançini premton rikthimin e Italisë: Do sjellin diçka në shtëpi në 4 vitet e ardhshme, jam i bindur
Roberto Mançini ka folur për mediat në geumbullimin e parë të Kombëtares italiane në kuadër të 4 ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri i axurrëve ka shfaqur besim të madh te lojtarët e tij. Mançini është shprehur se ka besim se do të fitojnë trofe gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Ka shumë prej tyre që janë këtu për herë të parë. Ata janë të lumtur që ndodhen këtu dhe duan të japin maksimumin. Nuk përqendrohem te gjërat negative. Po nisem për të bërë diçka të madhe dhe për t’u dhuruar spektakël tifozëve. Me siguri do të sjellim diçka në shtëpi në katër vitet e ardhshme, jam i bindur për këtë. I njoh disa nga lojtarët, thjesht duhet të luajnë”, ka deklaruar Roberto Mançini./Sport Ekspres/

Tjetër ndryshim në listën e Shqipërisë, Klevi Qefalija merr vendin e Adrion Pajazitit
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për katër ndeshjet e radhës në kuadër të UEFA Nations League. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Rolando Maran, zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në këtë seancë morën pjesë 26 lojtarë. Futbollistët që kishin luajtur ndeshje me klubet e tyre gjatë fundjavës zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit iu nënshtrua një programi të kombinuar me ushtrime taktike dhe punë në palestër.

Ivan Balliu pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë mbrëmjes, ndërsa mesfushori Feta Fetai, i cili zëvendëson Qazim Laçin e dwmçtuar, pritet të bashkohet ekipit në orët në vazhdim.

Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundjavës me klubin. Futbollisti është paraqitur sot në grumbullim dhe iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe bëri një rezonancë magnetike.

Analizat konkluduan se shkalla e dëmtimit e bën ta pamundur që Pajaziti të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares dhe se i duhen rreth 3 javë për t’u rikuperuar. Kësisoj, mesfushori do të rikthehet në klub për të vijuar rikuperimin dhe në vendin e tij është ftuar lojtari i Dinamo City, Klevi Qefalija, i cili do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Maran.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet ditën e nesërme, me skuadrën që do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 16:00.

Ndodh për herë të dytë! Brajan Gruda duket “i mallkuar”, nuk luan dot për Gjermaninë
Brajan Gruda duket “i mallkuar”! Lojtari i Shqipërisë ishte për herë të dytë shumë pranë Gjermanisë, por në asnjë rast nuk ka mundur dot që të bëjë debutimin e tij. Një “mallkim” duket se ka prekur futbollistin me origjinë shqiptare që ka vendosur për Gjermaninë.

Fillimisht Gruda u grumbullua për stërvitje nga Nagelsman, duke pritur që të shkonte në turne me Gjermaninë. Por më pas për shkak të dëmtimit, Gruda nuk kishte mundësi të priste për vendimin e trajnerit.

Këtë herë situata ishte më fatale pasi Jurgen Klopp e ka grumbulluar për ndeshjet që do të zhvillohet në këtë muaj, por Gruda është dëmtuar sërish dhe nuk do të luajë dot për Gjermaninë. /Sport Ekspres/

Nuk ka frymëmarrje për Armando Brojën, Burnley konfirmon trajnerin në Championship
Burnley ndodhet në pikën më të keqe të viteve të fundit. Aktualisht kjo skuadër nuk njeh fitore prej disa muajsh dhe mban vendin e fundit në renditje në Championship. Asgjë nuk po shkon mirë me trajnerin Hayen, ndërsa Armando Broja në ndeshje e fundit me Burnley kaloi si zgjedhje e katërt.

Megjithatë Hayen do të vazhdojë që të jetë trajneri i Burnley. Nuk ka frymëmarrje për Armando Brojën, pasi një tjetër trajner, mund të ndryshonte momentin e keq të shqiptarit. Te Burnley është bërë një mbledhje në ditën e djeshme ku pritej shkarkimi i trajnerit, por atje është vendosur për vazhdimin e besimit me të. /Sport Ekspres/

Ndryshim në listën e Kombëtares, Feta Fetai ftohet nga trajneri Maran, Qazim Laçi mungon për shkak dëmtimi
Kombëtarja shqiptare ka një ndryshim në grupin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e UEFA Nations League.

Mesfushori Qazim Laçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për këto sfida, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes së djeshme, ku ka ndjerë një dhimbje akute në nivelin e muskulit fleksor të kofshës.

Në rezonancën magnetike të kryer mëngjesin e sotëm, Laçit i është konstatuar një dëmtim i shkallës së parë i muskulit fleksor të kofshës së majtë. Futbollisti do të nisë programin e rehabilitimit pranë klubit të tij.

Në vend të Laçit, pjesë e grumbullimit të Kombëtares do të bëhet Feta Fetai, i cili do të bashkohet me ekipin në vijim dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League.

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të katër ndeshjeve të para në këtë kompeticion ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën kuqezinjtë do të përballen në dy takime.

“I jepte nga xhepi i tij, për qejf”! Bicaj tregon premion që dha Rei Manaj që të fitonte Lushnja: 10 mijë euro…
Rei Manaj është grumbulluar nga trajneri Maran për katër ndeshjet që do të zhvillojë Shqipëria në ditët e ardhshme. I komentuar shumë për mënyrën sesi mbërriti në Shqipëri, mes luksit të zakonshëm që e shoqëron sulmuesin, në Mega Sport, ishte i ftuar edhe trajneri Ditmar Bicaj.

Më herët, Bicaj ka qenë trajneri i Lushnjes dhe Rei Manaj ka mbërritur disa herë në qytetin e lindjes për të dhënë kontribut. “Po, ka ardhur disa herë dhe është djalë i mirë. Ka dhënë disa herë premio, përshembull në ndeshjen Lushnja-Kukësi, dha 10 mijë euro premio për fitore. I jepte nga xhepi i tij, për qejf”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/