Analizë

“Askush nuk mund ta shpjegojë kartonin e kuq të Kamavingës”, Arbeloa fajëson arbitrin: Ishte e padrejtë, jemi të zemëruar
Alvaro Arbeloa foli për performancën e ekipit të tij oër mikrofonin e “Sky Sport”, pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. Trajneri i Realit nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij me arbitrin. Ai ka thënë se dalja me karton të kuq e Kamavingës ishte e pashpjegueshme.

“Jemi shumë të zhgënjyer, sepse të dyja ekipet luajtën një ndeshje të shkëlqyer, ishte e ekuilibruar deri në fund. Askush nuk mund të shpjegojë se si një lojtar mund të përjashtohet për një incident të tillë. Ekipi ishte i zemëruar. Kur humbet kështu, je i zemëruar, i mërzitur dhe i zhgënjyer. Ajo që ndodhi është paksa e padrejtë”, ka thënë Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/

Nga Gerti Çarçani/ Padeli që “përdhunoi” me ligj mbi 30 federata
Nga Gerti Çarçani

Fatmirësish e hëna parlamentare e fillim javës prodhoi si kurrë ndonjë herë më parë edhe pak diskurs sportiv në sofrën e ligjbërjes, në Parlamentin tonë të rekordeve. Dhe ky është një lajm i mirë. E megjithatë, përtej kësaj, diskursi aty lidhej edhe me një perlë:

Duhet ti japim ca si shumë para një sporti, që mund të ketë frekuencë dhe masivitet aktual botëror, por, në anën tjetër duke vlerësuar kushtet e trajtimit financiar kombëtar për sportin, një hap I tillë eskaloi shumë limite. Dhe bëhet fjalë për Padelin që shteti I akordoi dje 2.2 milionë euro në një dorë. Padeli është një sport I ri, e ku natyrisht kërkon suport, por shef Blendi (deputeti Klosi, e jo ministri Gonxhe) u rrek ta mbronte miratimin e atyre parave publike për padelin, sikur një disiplinë e tillë sportive po bënte dhe do të bënte qametin në imazhin sportiv ndërkombëtar botëror për llogari të Shqipërisë. Mbase, por nuk ka ndodhur ende…

Të japim pak shifra sa për një checkim momental të situatës: Shteti shqiptar nga buxhetimi taksapagues financoi padelin dhe drejtuesit italianë pas kësaj federate me 2.2 milione euro, i dha futbollit për organizimin e dy europianëve në Shqipëri (një I kryer, tjetri për pak) vetëm 3 milionë euro, dhe i jep 30 e kusur federatave sportive të marra së bashku vetëm 1.5 milionë euro.

E në këtë kontekst një histori e tillë nuk ka bythë ku të rrijë. Po s’ka fare. Futbollit, që është industria më e madhe në vend i jep njësoj thuajse, dhe përtej kësaj, mbi 30 federatave sportive u hedh një kore prej 1.5 milionë euro të gjithave së bashku në një vit. Në fakt, këtyre federatave u’a bën shumë mirë, po aq mirë, përsa kohë I janë nënshtruar me buzëqeshje dhe passion revolucionar një buxhetimi të tillë.

Fideli “ulëret” për rritjen buxhetore të munguar, e thotë publikisht këtë, këndej I japin padelit 2.2 milionë euro, dhe lënë atlektikën, basketbollin, volejbollin e shtangën, boksin e mundjen etj, etj me mbi vetëm 100 mijë euro në vit, në atë që mund të quhet ndryshe, edhe si një lloj “përdhunimi” institucional i përvitshëm. E mesa duket, federatave sportive kjo u pëlqen, dhe e shijojnë.

Personalisht nuk e luaj padelin, dhe kam përshtypjen as Blend Klosi, jo e jo. Di që luan me raste pak basket, edhe vetë dikur kam hedh ndonjë kosh, me ndihmën e Ols Ramës, si lojtar ambicioz në qëndër dhe shumë më produktiv në parket se tjetri (sic thonë).

Por, të dalësh e të kërkosh në Parlament një tufë lekësh për këtë sport që do bëka namim dhe do shpejtojë negociatat, në një kohë që kur lëvizjen sportive të mbi 30 federatave sportive e mban me serum konstant, kjo, vërtetë mban pak erë. Dhe këtu Braçe kishte tërësisht të drejtë. Përtej retorikës së tij në mbi dy dekada a mos më shumë, për lidershipin e futbollit në këtë vend, këtë radhë Erioni kishte plotësisht të drejtë:

Janë shumë para që po I jepni këtij sporti or Blend!…duke kërkuar njëherësh edhe në anën tjetër, një vlerësim të impaktit që ka projekti ekipet sportive që shteti financon prej disa vitesh KOKSH-in. Personalisht, mbase ndonjë ditë edhe e luaj padelin vetë (zorr se…), s’kam pas, nuk kam e nuk dua të kem asgjë personale me zotërinjtë e padelit që i siguruan këto para publike, por ajo që ulëret është trendi i proporcionalitetit, me sa u jep të tjerëve, dhe befas, sa të shkrepi ti japësh këtij sporti. Se nuk dua ti futem kurrsesi më pas disa elementëve, se si do të shpenzohen ato 2.2 milionë euro, kush do ti administrojë, si do të prokurohen, ku do të shkojnë, kush do I menaxhojë etj etj etj etj.

Për të ardhur te futbolli dhe te një tjetër e vërtetë e pjesshme e Braces kur citon faktin që janë një grusht burrash që mbajnë me paratë e tyre futbollin në këtë vend prej vitesh e vitesh. Një histori kaq e lashtë kjo, por bujaria parlamentare, nëpërmjet argumentimit të zotit Klosi në Parlament për të dhënë ca para publike te Padeli të imponon të heqësh ca paralele.

Buxheti i shtetit është një thes I madh natyrisht, por ai I federatave mbetet prej vitesh I grisur. Shteti nuk përgjigjet ende për të alokuar një fond për lojërat dimërore, në Kortina, apo dy vite më parë për Lojërat Olimpike. Në atë kohë ekipit olimpik, apo edhe disa sportistëve elitarë iu përgjigj vetëm Lali, dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Tashmë, lekë për të hedh një top tenisi në 4 mure xhamash ka pafund. Natyrisht që edhe një sport I tillë meriton një vëmendje, por, ka radhë, ka traditë, ka peshë, ka kriter, ka më shumë respekt, për disiplinat e tjera. Ose duhet te ketë…

Jo klientelizëm për të cuar para publike në një sport, që vërtetë mund të ketë impakt botëror momental, por që për mundësitë dhe parametrat logjikë të financimit të sportit në Shqipëri është vërtetë një skemë e bukur e tipit: Topi është imi, penalltinë do e gjuaj unë. Sa për federatat sportive, u mbetet vetëm të aplikojnë te padeli mos kapin ndonjë gjë extra…

Editorial/ “Hiqe, hiqe topin, hiqe para”! Kohët e bukura dhe të errëta të futbollit tonë, Shqipëria shkon një hap para
Nga Klaudio Ndreca

Sa herë që ne njerëzit kthejmë kokën mbrapa, jemi të destinuar për të kujtuar gjërat më të bukura të saj dhe për të harruar të gjitha përjetimet e këqija. “Ishte ndryshe atëherë”, sa herë e kemi thënë këtë frazë?

Për çdo fushë të jetës, ashtu edhe për futbollin. Të gjithë kujtojnë kohën e dikurshme të Flamurtarit të lavdishëm, të Dinamos, të Tiranës, të Partizanit, por harrojnë edhe shumçka nga e kaluara e afërt. Përshembull jo më larg se 5 vite më parë kur nga stadiumi shpeshherë oshëtinte zëri i një trajneri në futbollin shqiptar: “Hiqee, hiqee topin, bjeri para”.

Dhe për fat të keq nuk ishte vetëm një, por shumë të tillë. Por për çfarë bëhej fjalë? Ishin rastet kur një lojtar kishte topin në mbrojtje dhe trajneri ulërinte me sa kishte në kokë, ai top duhet të hiqej sa më shpejt që të ishte e mundur.

A thua se një “bombë” ishte në këmbët e futbollstit dhe jo një top? A thua se pasimi nuk njihej? A thua se edhe nëse bëhej një gabim, do të kushtonte jetën? Kështu rriten vetëm të ardhurat e trajnerve që mendojnë për rezultate dhe rritje page, jo një brez me të ardhme të madhe të lojtarëve dhe talenteve. Ndërkohë dikur në një kontinent më të largët, në Brazil, llogjika e topit që duhet rënë para jo vetëm që nuk funksionon, por në moshat e vogla goli nuk quhet kur futet topi në rrjetë, por kur bëhen driblime të bukura. Futbolli është art, jo top në rrjetë.

Në kushte të tilla, talenti mbytet, ai nuk rritet, nuk ka lirshmëri për të luajtur ashtu siç ai dëshiron, që të përdor të gjithë fantazinë e tij. Po ashtu siç edhe Mentor Mazrekaj shprehej në “Pjesa e Tretë” se ishte kaq shumë i çuditur me faktin se dikur nuk luante në Shqipëri, në një skuadër, pasi nuk e bënte mirë rolin e mbrojtësit të djathtë. Një sulmues i djathtë që duhet të bëjë rolin e mbrojtësit të djathtë, ku jemi këtu, në Kombëtare?

Me pak fjalë futbolli shqiptar ka edhe kohëra të tilla, vijmë edhe nga këto çudira që mbysin talentet tona, përtej Flamurtari-Barcelona, përtej Flamurtari-Partizani i Beogradit, përtej Skënderbeut në grupet e Europa League dhe përtej shumë kujtimeve të tjera të bukura të nostagjikëve.

Ndërkohë pak ditë më parë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një seminar shumë të veçantë dhe të bukur. Lidhet pikërisht me këtë temë, quhet inteligjenca emocionale.

Për çfarë shërben ajo? Nuk është kaq e ndërlikuar, shërben për të përgatitur trajnerët që të menaxhojnë emocionet, të kenë një komunikim të kujdesshëm, të përballojnë më lehtë stresin, të menaxhojnë më mirë konfliktet e pashmangshme në një grup me të paktën 30 njerëz dhe të dinë sesi të menaxhojnë fitoret dhe humbjet.

Në Shqipëri lindin dhe prodhohen talente në futboll, është pjesë e genetikës tonë, por në vitet e fundit vihet re se jemi shumë të brishtë emocionalisht. Ernest Muçi dhe Armando Broja janë dy nga dëshmitë e gjalla, dy lojtarë të aftë potencialisht me talentin e tyre që të luanin për Real Madridin apo Barcelonën, por që brishtësia e tyre i ka prishur jo pak punë në karrierë deri tani.

Sepse lojtari formohet që në gjenezë, kur shkon në moshën 20-vjeçare nuk mund të ndryshojë më asgjë. Edhe nëse je Armando Broja, edhe nëse ke lindur në Angli, por pas vetes ke shqiptarë në familje të rritur me mentalitetin tonë, historia nuk ka për të ndryshuar.

“Armando Broja ka presionin e madh të gjithë fisit të tij, ky presion po e bën që ta ketë kaq të vështirë për të shpërthyer. është presion që kuptohet, që vetëm ai do të krenojë gjithë fisin, familjen, Shqiptarinë, se çdo gjë do të vijë vetëm nga ai. Në momentin që Broja do të lehtësohet nga kjo barrë dhe do të luajë për veten e tij, atëherë do ta shohim si dikur”, tha Elvis Plori para disa kohësh në “Koha Shtesë”.

Pra trajnerët në Shqipëri duhet të jenë të aftë psikologjikisht për të kuptuar lojtarin sesi funksionon në trurin e tij, për të kuptuar sesi funksionon familja e tij dhe më pas për të kërkuar që t’i marrin maksimumin. Marrja e hapësirës dhe kundërkoha, nuk janë më terma që trajnerët i përdornin dikur dhe njerëzit e tjerë mbeteshin të habitur: “Sa shumë di ky trajner”.

Shqipëria vuan aktualisht për njerëz të tillë në futboll, për trajnerë me kapacitet shumë të lartë dhe gati intelektual në futboll. E parë në këtë prizëm, nga “hiqe topin, bjeri para” sikur të kishte bombë, në një seminar përgatitës nga Federata Shqiptare e Futbollit për menaxhimin emocional të trajnerëve, është një hap shumë përpara.

është një hap shumë përpara sepse është një detaj i vogël në dukje në mesin e shumë problemeve tona, por nga ana tjetër është gjithë baza e problemit tonë, është e gjithë baza e mbytjes së talenteve tonë. Në fillim duhet të kemi këta trajnerë që të jenë të aftë vetë për të menaxhuar emocionet e tyre pasi nuk munden dot dhe shpërthejnë në pika të cilat janë gati gati të neveritshme, si mund të marrë shembullin lojtari prej tyre?

Pjesa e komunikimit më pas është një tjetër art më vete. Të dish të ngarkosh me përgjegjësinë e duhur dhe ta shkarkosh nga presioni i madh një lojtar është një vijë e hollë që ndan një person të zgjuar me një person të çmendur. Edhe këtu, ka shumë për të folur dhe për të shpjeguar.

“Ka qenë një ditë e veçantë, si për trajnerët tanë të ekipeve të djemve dhe vajzave, ashtu edhe për përgjegjësit e departamenteve Goalkeeper, Fitness Coach dhe Videoanalizës.

Një trajner i mirë duhet të njohë teknikën dhe taktikën, por për të qenë i suksesshëm duhet të dijë si të menaxhojë konfliktet, fitoret dhe humbjet, si të komunikojë dhe të ndërhyjë në situata të ndryshme.

Sot, aspektet e menaxhimit janë një kërkesë dhe nevojë thelbësore për çdo trajner,” – u shpreh drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Plea, pas organizimit të këtij seminari.

Për momentin ajo u zhvillua me trajnerët e ekipeve kombëtare të djemëve dhe vajzave si dhe drejtuesit e disa departamenteve kyçe brenda FSHF.

Një hap i madh përpara, por ajo që ne urojmë është që në të ardhmen e njëjta ide, i njëjti seminar, të shtrihet edhe për trajnerët aktualë të Superiores dhe Kategorive të tjerë më të ulëta sepse talentet në Shqipëri kanë nevojë për njerëz më shumë sesa për trajnerë, më shumë liri për të shpalosur fantazinë dhe më shumë ide për t’u përmirësuar në rrugën e duhur. /Sport Ekspres/

Analizë/ Martini në stilin e Conceicao? Vllaznia duket e kualifikuar në Islandë, Martini di të vallëzojë mes flakëve, por… edhe sa me drama?
Nga Klaudio Ndreca

Vllaznia do të luajë në transfertë në mbrëmjen e nesërme kundër Vikingur Reykjavik, me ndeshjen e parë që shkoi në përmbysje dhe shkodranët fituan në shifrat 2-1. Për atë mbrëmje, gjithçka ishte magjike dhe ajo fitore ishte si një kualifikim i parakohshëm, por nëse flasim tani, rreziku i eleminimit është më i madh se siguria e kualifikimit. Për cdo ekip tjetër shqiptar, gjasat do të ishin më të mëdha për t’u eleminuar në Islandë, por për Vllazninë jo, vecanërisht ajo e Martinit, premton kualifikimin për disa arsye që do t’i shpjegojmë më vonë.

Ekipet islandeze kanë një karakteristikë, e kanë shumë të vështirë të luajnë futboll në ajër tjetër, jashtë shtëpisë së tyre, asfiksohen aty. Këtë e di mjaft mirë edhe Egnatia që e mundi Breidablikun 1-0 në shtëpi dhe më pas u turpërua 5-0 në transfertë. Po i njëjti Breidablik që pak më vonë u poshtërua 7-0 nga Lech Poznani në transfertë.

Po ashtu edhe Vikinguri i Vllaznisë që me Malishevën fitoi ngushtë 0-1 në Kosovë dhe e shkatërroi në shtëpi, 8-0. Gjithashtu në sezonin e shkuar Egnatia fitoi 1-0 me Vikingur në shtëpi, por humbi 2-0 në transfertë. Pra në të gjitha këto shifra, flitet qartë se islandezët ndryshojnë tërësisht marshin kur luajnë në shtëpi dhe kanë një fytyrë tjetër kur luajnë në transfertë.

Për këtë arsye thamë se për çdo ekip shqiptar në një fitore 2-1 në shtëpi, eleminimi në Islandë në ndeshjen e kthimit do të ishte i sigurt. Por përse jo për Vllazninë e Martinit? Sepse ky trajner e ka treguar deri tani te Vllaznia se i pëlqejnë këto ndeshje, se janë në stilin e tij të preferuar dhe i pëlqen që të vallëzojë mes flakëve, mes vuajtjet dhe rrezikut, për të marrë fitore me karakter.

Pasi humbi 0-1 në shtëpi ndaj Daugvapils, modestëve që befasuan në Shqipëri, e përmbysi ndeshjen në transfertë. Vllaznia shënoi e para, vendasit përmbysën dhe Vllaznia e përmbysi sërish rezultatin duke kaluar më tej, jo pak, por 2-4. Gjithashtu edhe me Vikingur, islandezët vinin nga një fitore e thellë dhe frikësimi, 8-0 me Malishevën, kaluan të parët në avantazh me Vllazninë dhe shkodranët e përmbysën sërish, 2-1.

Pra edhe nëse Vikinguri shënon i pari në Islandë, e sigurt është që Vllaznia e Martinit do ta gjejë mënyrën sesi t’ia dalë për të kaluar edhe në këtë tur, për ta siguruar edhe këtë tur kualifikimi, çka do të ishte një sukses i madh për këtë skuadër dhe për këtë trajner.

Por frika më e madhe është kjo: “A do të jetë Martini te Vllaznia në stilin e Conceicao-s te Milani?”. Conceicao kishte një stil ku ndeshjet e mëdha i fitonte dhe shpesh ishte spektakolar për të bërë përmbysje, thuajse të gjitha ndeshjet që Milani i fitonte në kohën e tij, vinin nga disavantazhi, 0-1 në 2-1 ose 0-2 në 3-2. Por shumë pikë të tjera Milani i linte rrugës dhe nuk e kishte kurrë mundësinë që të fitonte një ndeshje qetësisht, për të shënuar të parët, për të thelluar pak më shumë rezultatin dhe për të qëndruar i qetë deri në fund.

A do të jetë edhe ky rasti i Martinit? Te Vllaznia urojnë që jo, duke mbajtur sigurisht pjesën e mirë të fitoreve të karakterit dhe përmbysjeve spektakolare. Prova në Islandë duket se do të kalohet nga Vllaznia, por prova e vërtetë e Vllaznisë së Edi Martinit, ajo e fundit e ngelura, do të fillojë atëherë kur fitorja është detyrim për Vllazninë, nëse mund të marrin fitore të qeta pa e bërë situatën më dramatike.

Deri tani treguesit janë paksa dyshues pasi Vllaznia e humbi ndeshjen në shtëpi që ishte e dënuar për ta fituar me Daugvapils dhe kundër Vikingur, shkoi në disavantazh dhe më pas e përmbysi. Përmbysjet tregojnë forcën e karakterit dhe veçorinë e një kampioni, por ato të ardhur shpesh, tregojnë të kundërtën e luhatjeve drastike brenda 90 minutave dhe nuk duhet të jetë ky rasti i Vllaznisë. Do të ishte mirë që Vllaznia nesër të fitonte ndaj Vikingur duke shënuar e para dhe duke mbrojtur rezultatin, pa pësuar, pa bërë drama të tjera dhe pa shqetësuar dhe tensionuar më shumë zemrat e shkodranëve.

Deri atëherë, shënjat tregojnë se Vllaznia mund të eleminohet nga Conference League më shumë në një moment kur askush nuk e pret sesa në një moment të tillë, kur eleminimi është më shumë i pritshëm. /Sport Ekspres/

Opinion/ “Shpëtimi” i futbollit shqiptar, karizma dhe rezultatet që “ulërasin” për suksesin e Shqipërisë
Opinion nga Klaudio Ndreca

Nëse i hedhim një sy renditjes së Superiores, shumëkush komenton rënien e Tiranës, si ajo që tërheq vëmendjen kryesore. Me të drejtë, por nuk duhet harruar se edhe pozicioni i Laçit të bën po aq shumë habi, çudi. Të gjithëve na kujtohet koha kur të gjitha ekipet e Superiores eliminoheshin njëra pas tjetrës në Europë dhe i vetmi ekip që ishte “flamuri” dhe nderi i kampionatit tonë, për të shkuar qoftë edhe një apo dy ture më shumë, ishte Laçi dhe kryesisht me Shpëtim Duron.

Madje kurbinasit me Duron në sezonin 2021-2022 shkuan në Belgjikë për të luajtur kundër Anderleht të Vincent Kompany, që sot drejton Bayern Munchen dhe humbën 2-1, duke shkaktuar telashe për vendasit dhe treguar dinjitet për Shqipërinë. E për të dalë nga Laçi dhe për të folur në tërësi për futbollin shqiptar dhe temën e shumë diskutuar sa i përket mënyrës sesi stadiumet tona mund të kenë më shumë tifozë, ky nuk është vetëm një problem i “Final Four” apo “Final Five”.

Disa të tjerë thonë se ekipet duhet të marrin edhe këngëtarë për të tërhequr audiencë, por me siguri që askush prej jush (lexuesë, tifozë)  nuk do të ikte në stadium për të dëgjuar një “Play Back” të një këngëtari për 10 minuta, nuk është stadiumi vendi për të shijuar muzikën, në stadium shkon vetëm për të shijuar futbollin. Qoftë ky edhe i famshmi GJESTI!

Atëherë, si mund të zgjidhet e gjitha kjo? Problemi i parë nis nga klubet, ndodh shpesh që ekipe që sapo janë ngjitur në Superiore dhe kanë shkëlqyer në Kategorinë e Parë, siç ka bërë Vora përshembull, kur ngjiten në elitë shkarkojnë një ekip të tërë dhe marrin lojtarë të tjerë që sipas tyre janë më të aftë për nivele të larta.

Një ekip i gjithi i ndërruar që jo vetëm nuk mund të jap kurrë rezultate, por njëkohësisht heq lidhjen e tifozëve me ekipin, nuk janë më lojtarët që ata kanë gëzuar në stadium me ta kur kanë shënuar gola, qoftë edhe në Kategorinë e Parë. Imagjinoni për një moment sikur Kombëtarja Shqiptare pas një edicioni, të hiqte Kristjan Asllani, Armando Brojën, Berat Gjimshitin, Jasir Asani dhe të merrte qoftë edhe emra si Brajan Gruda, Nelson Ëeiper dhe Roco Vata. Sado kemi folur shumë për këta emra, tifozët do të largoheshin nga stadiumi sepse nuk mund të heqësh 11 emra që të kanë lumturuar për kaq shumë gjatë dhe të vijnë 11 të tjerë, ku tifozi nuk di asgjë rreth tyre dhe i sheh papritur në ekipin e tij të zemrës. Qoftë edhe mësimi i emrave të lojtarëve kërkon të paktën 1 muaj kohë, imagjinoni pak për integrimin dhe funksionimin e plot të tyre në skuadër.

Dhe arsyeja e dytë dhe po aq e rëndësishme, është trajneri. Në Shqipëri “trajnerët” shesin pak për të mos thënë fare, mediatikisht 0 (ndeshja e radhës). Ardhja e Skënder Gegës dhe Ilir Dajës, padyshim që i ka dhënë një shije tjetër Superiores, pak më të mirë. Sepse një përballje Partizani i Skënder Gegës kundër Dinamos së Ilir Dajës tërheq më shumë sesa Partizani i Veselinovic kundër Dinamos së Rodolfo Vanolit. Kjo përballje nuk thotë asgjë për mediat, nuk thotë asgjë për tifozët.

Ndërsa e para po, është edhe një përballje direkte Gega-Daja, shfaq më shumë interes mediatik, më shumë komente para dhe pas ndeshje dhe njëkohësisht, më shumë interes tek tifozët për të ardhur në stadium qoftë edhe për t’i treguar kundërshtarëve që trajneri i tyre është më i mirë, se lojtari i tyre është më i mirë se ai që kanë ata në skuadër.

E parë në këtë prizëm, “Shpëtimi” i futbollit shqiptar është edhe Shpëtim Duro. Rezultatet kanë folur qartë për të, Laçin e la nënkampion dhe finalist të Kupës, skuadra me koeficientin më të mirë në UEFA nga ekipet shqiptare. Struga doli kampion për dy vite dhe në Play Off të Conference League me Duron, ndërsa këtë sezon përshembull mban vendin e pestë në kampionat dhe u eliminua që në turin e parë në Europë. Gjithashtu Duro ishte edhe te Suhareka, e la me tre pikë distancë nga vendi i parë dhe tani mban vendin e parafundit, duke rënë nga elita e futbollit në Kosovë.

Pra rezultatet flasin qartë në favor të tij dhe qartë se çfarë ndodh pas largimit të tij, por ne nuk do të ngelemi vetëm këtu pasi janë të tjerë specialistë ata që duhet të vendosin sesa i aftë është një trajner apo një tjetër, megjithëse here pas here edhe ne si media duhet “t’i fusim” hundët në punë të tilla pasi shohim që nuk po vlerësohen trajnerët e vërtetë, por merren “të panjohurit” e botës mbarë që vijnë në Shqipëri për të treguar kartën e tyre të identitetit, se kanë lindur jashtë Shqipërisë. Jo gjithmonë produkti i huaj është më i mirë, sidomos produktet e huaja që vijnë në Shqipëri, jo pa arsye vijnë te ne. Ato të ushqimeve, po rezultojnë edhe kancerogjene.

Shpëtim Duro është njeriu që “ringjall karriera të vdekura”, ka nuhatjen e madhe që është e formuar me kohën ose ndoshta edhe e lindur, që nuk merret dot as me 1 vite dhe as me 5 vite. Siç ndodhi me Mazrekajn ku i dha një jetë të dytë sportive apo siç e ka treguar veten edhe në Europë. Nëse në Shqipëri ka shumë histori se kush i la ndeshjen kujt, në Shqipërinë tonë që paragjykimet shkojnë deri aty sa të hamendësojnë edhe sesi Barcelona e shiti ndeshjen me Real Madridin, dalja në Europë dhe rezultatet atje janë treguesi më i mirë sesa i vlen lëkura një trajneri. Dhe Shpëtim Duro ka treguar se “lëkura” e tij vlen shumë në Europë.

Dhe duke dalë nga rezulatet edhe karizma e trajnerit është shumë e rëndësishme për të shitur, edhe mediatikisht, kjo sjellë edhe më shumë tifozë në stadiume. Qoftë edhe ulja në gjunjë që Duro bën shpesh për të analizuar më mirë ndeshjen, krijon një fare skenë interesante dhe tërheqëse që përbën atë që quhet karizma e një trajneri.

Mourinho ndoshta ka disa vite që nuk i ka më rezultatet në favor të tij, por në saj të karizmës që ka, ekipet e tij përfitojnë shumë financiarisht dhe emri i portugezit është ndër më të shiturit nga gjithë trajnerët në botë. Dhe kur bashkohet më pas karizma dhe rezultati, është një mrekulli më vete.

Dhe për ta mbyllur, është po njësoj sikur në një emision sportiv, të largohen të gjithë figurat e vjetra dhe të futen të gjithë të rinjtë, nuk do të kishte të njëjtën peshë dhe shitje nga më parë. Cdo gjë e ka një cikël, por duhet të vijë gradualisht duke mbajtur figura që shesin edhe me qëndrimin e tyre, edhe duke u ulur në gjunjë. Ndërkohë që gradualisht duhet të vijë hapësira vetëm për pak të rinjë të cilët janë shumë të përgatitur dhe të spikatur dhe dallojnë nga bashkëmoshatarët e tyre, kjo është mënyra sesi duhet të funksionojnë një klub, një media dhe gjithçka tjetër për të ecur në rrugën e drejtë.

Por nëse heqim 11 lojtarë nga një skuadër dhe marrim 11 të tjerë, nëse heqim emrat e njohur të trajnerëve shqiptarë dhe marrim disa të huaj të panjohur vetëm se nuk janë shqiptarë, atëherë edhe sikur “Final Four” të hiqet dhe të futen 16 ekipe në Superiore, tifozët nuk kanë më asnjë lidhje me klubin e tyre të zemrës, nuk identifikohen dot me stemën e atij klubi. Është shumë më shumë sesa rezultati, afrimi i emrave si Duro, Daja, Gega etj është një fitim për futbollin shqiptar dhe problemi duhet të zgjidhet nga këtu, megjithëse shumëkush i bie shkurt dhe kritikon Armand Dukën sesi futi “Final Four” dhe ndërkohë në skemën e mëparshme, po njësoj nuk shkonin ndonjëherë në stadium. Kritika është e lehtë, e bëjnë të gjithë, por zgjidhja cila ishte? /Sport Ekspres/

VIDEO/ 1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën? Tani është koha t’i kërkojmë të gjithë falje Silvinjos
Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve në Air Albania. Një ndeshje që të lë shumë emocione jo të mira për shkakun se nga llogaritë për të mbërritur në vendin e parë dhe për të tentuar Botërorin, e mbyllim këtë grup në vendin e fundit. Tani është koha për të bërë një analizë dhe për të menduar ftohtësisht, se çfarë mësuam nga kjo shkundje në Ligën e Kombeve.

Në fakt, mund t’iu tingëllojë disi e çuditshme, por humbja me Ukrainën tregoi se faji nuk i përket aspak Silvinjos, se Silvinjo ka pasur të drejtë në thuajse gjithçka, nga dita e parë. Tingëllon e çuditshme kur të gjithë kritikojnë trajnerin, por, nuk është faji i tij, kjo ndeshje e dëshmoi qartësisht se ky është limiti i lojtarëve.

Ta nisim nga fillimi dhe t’ua shpjegojmë në detaje. Pas ndeshjes me Cekinë kur të gjithë mbetëm pa fjalë sesi trajneri ynë hyri në lojë për barazim dhe ishte i kënaqur me 1 pikë, ai tha pas ndeshjes: “Nëse do të luanim ndryshe, do të kishim humbur. Doja të mbetesha në lojë deri në ndeshjen e fundit”. E saktë, ndeshja me Ukrainën tregoi saktësisht këtë, nëse ne futemi në fushë për të fituar, mbrapa bëjmë gabime të tmerrshme dhe pësojmë gola amator.

Nuk duhet me patjetër që topi të hyjë në rrjetë për të ngritur alarmin e madh. Por nëse të gjithë po mendoni pjesën e dytë të shkëlqyer sulmuese të Shqipërisë, kur u hodhën të gjithë lojtarët sulmues në fushë, në prapavijë ishim tërësisht të pasigurt. Balliu me disa gabime katastrofale radhazi në mbrojtje, ku vetëm fati na shpëtoi nga goli i pësuar. Ajeti dhe Ismajli nuk kishin me atë garancinë maksimale, Mitaj gjithashtu. Kjo tregoi se mbrojtja jonë duket blind vetëm në momentin kur ne mbrojmë me 11 lojtarë pasi kur dalim në duelet tek për tek, nuk e kemi më sigurinë maksimale. Për të dalë pikërisht në idenë që Shqipëria nuk e ka mundësinë për të futur në fushë një formacion me natyrë sulmuese, është e detyruar të bëj lojën e shëmtuar, ky është kapaciteti i lojtarëve, për të provuar vetëm kundërsulmet.

Për t’u ndalur në emra. Të gjithë e kritikuan Silvinjon kur fuste Manajn, më pas hyri Daku dhe sërish e njëjta histori, hyri Tuci, hyri Uzuni më pas Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muci, u futën të gjithë, me një, dy dhe tre sulmuesë, por në fund shënuam vetëm një gol nga penalltia. Edhe këtë Silvinjo e kishte thënë para ndeshjes, nuk ka rëndësi se me sa sulmues luan, nuk do të thotë se të luash me dy sulmues, do të shënosh 3 apo 4 gola.

Sot të gjithë duhet të heshtin sa i përket emrave, Silvinjo e hodhi armaturën e rëndë në fushë dhe përkundër disa lëvizjeve të bukura nga disa emra në veçanti, askush nuk tregoi se trajneri ynë po i bën një padrejtësi të jashtëzakonshme, askush nuk është i aftë për të vendosur ndeshjen. PIKË! Dhe për të kaluar në pikën e fundit dhe më kryesoren, hidhini një sy fillimisht kësaj deklarate të SIlvinjos para ndeshjes me Ukrainën.

Ne shpesh themi se futbolli nuk është shkencë ekzakte, por 1+1 është e barabartë me 2 në çdo fushë, edhe në futboll. Ndoshta mund t’iu duket tërësisht e parëndësishme, por është arsyeja kryesore se përse vuajmë në aksionet sulmuese. Gjithmonë pasimi që vjen nga mesfushorat tanë për lojtarët e krahut, apo pasimet që bëjnë lojtarët e krahut për mesfushorat tanë, pasimet më elementare, pasimet më të thjeshta, bëhen gabim. Një top në ajër që kërkon 3-4 sekonda të ulet për t’u kontrolluar, një pasim që e detyron lojtarin të kthehet mbrapa dhe jo një top i dërguar përpara që futbollisti tjetër ta ketë më të lehtë për të shtyrë direkt me topin, kërkojnë 4-5 sekonda kohë që i japin mundësinë menjëherë kundërshtarit për t’u rikthyer. Në këtë mënyrë ne humbim çdo lloj shpejtësie dhe befasie në aksion, gabimet në pasimet e thjeshta janë në masën 80% te Shqipëria. Një pasim i gabuar nuk është vetëm kur ti ia pason kundërshtarit, një pasim i gabuar është kur mbërrin edhe në mënyrën jo të duhur te shoku jot i ekipit, që e detyron atë të kthehet mbrapa për të kontrolluar topin dhe më pas të riniset përpara. Dhe për ta përmbyllur këtë analizë, arsyeja kryesore se pse Shqipëria është në vendin e fundit është për shkakun e formës të dobët të lojtarëve tanë në kohët e fundit. Koha do ta tregojë, Silvinjo i ka marrë Kombëtares mbi kapacitet e saj. Futbolli është ekuilibri i mbrojtjet, mesfushës dhe sulmit. Kosova ka pasur gjithmonë një luks të madh zgjedhjes në sulm dhe i aktivizuar shpesh të gjithë, madje në elemente cilësorë më të mirë edhe se te kjo Shqipëri, por nuk ka marrë rezultatet pikërisht për shkak të këtij ekuilibri. /Sport Ekspres/

Opinion/ Përse ne shqiptarët jemi kaq të rënë moralisht? Eliminimi i Egnatias, Zoti nuk vendos për ndeshjen e turit të parë në Champions League
Nga Klaudio Ndreca

Egnatia është eliminuar nga Champions League, ku ashtu si Ballkani, ndaj një rivali jo të fort në letër, ndëshkohemi në pikën e bardhë të penalltive dhe eliminohemi. Këtë herë bëhej fjalë për një kundërshtar serb, që kishte fituar titullin kampion në Bosnje Hercegovinë, Borac Banja Luka. Më mirë që ndodhi kështu, ndoshta mund të nxirret një leksion në një eliminim të merituar sesa në një kualifikim të gënjeshtërt.

Dhe te Egnatia ka shumë mundësi që ta bëjnë. Një klub që është vetëm për t’u duartrokitur, veçanërisht stafi drejtues. Goditjet që bëjnë në merkato, mendësia e klubit, shitja e lojtarëve në tregun e huaj, të gjitha këto janë cilësi të një skuadre të madhe dhe për këtë Egnatia ka notën 10. Ashtu si edhe për dinjitetin e treguar në ndeshjen e parë në Bosnje, ku lanë fushën pasi dëgjuan këngët kundër Kosovës, kundër shqiptarëve.

Dhe tani të kalojmë te analiza e eliminimit, për të folur disa të vërteta. Nëse Shqipëria ka pasur një ekip “flamur” në Europë, ai është vetëm Skënderbeu dhe nuk po arrihet nga askush tjetër. Kjo nuk ka të bëj thjeshtë me faktin e pjesëmarrjes në grupet e Europa League apo eliminimit të Dinamo Zagreb, por për lojën e bukur të zhvilluar, pa kurrëfarë inferioriteti.

Në ndeshjen e djeshme që Egnatia e fitoi 2-1 dhe e humbi në penallti, kishte disa momente gjatë lojës kur lojtarët e ekipit shqiptar nuk dinin se çfarë të bënin me topin në këmbë, sesi të dilnin në sulm, tregoheshin shumë nervoz me faulle që i jepnin frymëmarrje kundërshtarit apo edhe me goditje nga distanca, që në fakt në disa raste nuk i shkonin aspak një klubi serioz si Egnatia.

Sigurisht, disa do të thonë: “A jeni në rregull? Si nuk e meritoi Egnatia suksesin dje? E keni parë ndeshjen?”. Egnatia meritoi fitoren, por aspak kualifikimin. Është gjithçka e thjeshtë, në fundin e ndeshjes, Borac Banja Luka dha maksimumin e saj dhe më e shumta që mund të merrte nga ky takim ishte dërgimi i historisë së kualifikimit në ruletën ruse. Egnatia nuk nxori maksimumin e vetes dhe minimumi që mund të merrte në këtë përballje, ishin pikërisht penalltitë. Fakti që gjithçka u vulos nga 11-metërshat, tregon se në fund fitoi ekipi që kishte më shumë grintë, më shumë dëshirë për sukses.

Një diskutim shumë serioz duhet të bëhet për filozofinë e lojës në futbollin shqiptar. Jemi ende në makthet e katenaços italiane, ndjekim ende si të çmendur stilin e lojës ku fitorja që shijon më shumë është ajo 1-0 dhe ku pas çdo ndeshje akuzojmë Zotin që nuk na do dhe për këtë arsye ndeshjet tona përfundojnë 0-0.

Dhe kur dalim në Europë, shohim papritur se edhe në momentet kur kemi topin në këmbë, nuk dimë se çfarë të bëjmë me të sepse jemi mësuar vetëm të mbrohemi dhe të nisemi në kundërsulme. Dukej sikur te Egnatia kërkonin që ta mbyllnin këtë ndeshje me penallti në mënyrë që t’i gjenin një arsye eliminimit, “fati i keq”. Pasi duke parë cilësinë e lojtarëve në fushën e lojës, nëse Egnatia do të ishte hedhur në aventurë dhe do t’i provonte të gjitha për ta mbyllur lojën pa llogaritur penalltitë, do të ishte kualifikuar.

Si gjithmonë, në momente të tilla i adresohemi Zotit që na harron. Zoti mund të vendos për historinë e jetës tonë, të një marrëdhënie dashurie, bashkimesh, ndarjesh, por jo për historinë e një ndeshje futbolli, apo më tepër, të turit të parë kualifikues në Champions League. Nuk ishte kjo ndeshja ku ti e provon me të gjitha mënyrat gjetjen e golit, por shtyllat, traversat, disa tentativa radhazi ta mohojnë shënimin.

Pika e fundit që duam të përmendim, por që është më e rëndësishmja, është gjendja psikologjike e shqiptarëve, të ekipeve shqiptare. Kur vijnë momentet vendimtare, rrallëherë jemi të aftë t’i përballojmë psikologjikisht. Në një vend ku njerëzit janë gjithmonë të stresuar, ku këngët më të shpeshta që bëhen janë ato të natyrës vajtuese, nuk mund të dalin kurrsesi ndryshe edhe lojtarët e ekipeve shqiptare, pavarësisht faktit që janë profesionistë, pasi janë pjesë e këtij vendi, mentaliteti dhe fryme.

Mjafton të shihnit me vëmendje momentin para gjuajtjes së penalltive. Të gjithë lojtarët e ekipit serb të Bosnje Hercegovinës ishin grumbulluar me njëri-tjetrin duke bërë fjalime motivuese, duke përgatitur ekipin për grintën dhe zemrën që duhej të tregonin në sforcon e fundit të ruletës ruse, ndërsa në atë moment kur te kundërshtari po përplaseshin grushtet në pëllëmbët e duarve, te Egnatia kishin bërë rreshtin në mesfushë dhe po prisnin fillimin e ekzekutimit të penalltive. Dhe po bëjmë një krahasim vetëm me kampionët e Bosnje Hercegovinës.

Dukej sikur lojtarët e Egnatias e kishin arritur atë që kërkonin, që ndeshja të shkonte deri aty, e kishin hequr barrën e madhe nga vetja dhe tani luanin pa asnjë presion, por të rënë moralisht. Trajneri i Egnatias, Tetova, tha menjëherë pas ndeshjes se në stërvitjen e një dite më parë të gjitha penalltitë ishin kthyer në gola.

Por në fakt ajo që ndodhi nuk ka të bëj me përgatitjen teknike të lojtarëve për të gjuajtur penalltitë, nuk ka të bëj as me cilësitë e lojtarëve, por me gjendjen e tyre morale dhe psikologjike. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që Regi Lushkja, lojtari më i mirë, me më shumë eksperiencë dhe i një kalibri të lartë për Egnatian, humbet penalltinë dy herë rresht, radhazi, pasi arbitri i dha edhe një shans tjetër.

Nuk ka një shpjegim teknik të pastër kur në staturë, portieri i Egnatias, Sherri, është një portier i futbollit modern, që aspironte një ftesë për në Europianin e Gjermanisë me Kombëtaren dhe që është stërvitur me ekipin e Silvinjos. Por kur vjen momenti i një mbrëmje të tillë ku kualifikimi supozohet të vendoset nga fati, Sherri luan akoma më shumë me fatin duke mos marrë një vendim, duke mos guxuar apo duke mos nuhatur asgjë nga goditjet e kundërshtarëve.

4 herë godasin te Borac Banja Luka dhe Sherri hidhet 4 herë në të njëjtin krahë, dukej sikur e kishte vendosur që në fillim për t’i shmangur pengjet vetes, që të mos mendonte se pse nuk zgjodhi që të hidhej në krahun tjetër nëse nuk do ta bënte këtë zgjedhje.

Pavarësisht staturës së tij të një portieri që i përket futbollit modern, Sherri dukej tërësisht pa hije të rëndë në portë dhe është pikërisht ky detaj që tregon pse nuk është bërë kapërcimi për hapin e madh, se pse mungoi ftesa e Kombëtares në Europian. Në këtë ndeshje, Sherri duhej të provonte se kampionët e Bosnje Hercegovinës ishin një nivel shumë i ulët për të dhe t’i hipnotizonte në distancë.

Ndërkohë nga ana tjetër, portieri kundërshtar me një strukturë më pak moderne se Sherri, i kthehet në një hije të zezë futbollistëve të Egnatias, aq sa këta të fundit shmangin shikimin sy më sy me të pasi i jepte frikë dhe pasiguri. Nëse nuk arrijmë dot që të shohim në sy kampionët e Bosnje Hercegovinës, tregon shumë për punën e madhe që kemi përpara, sidomos në ndeshje të tilla kaq vendimtare dhe finale pasi luhet një sezon i tërë për të mbërritur në këtë 90 minutësh dhe nëse Egnatia eliminohet edhe nga Conference League, duhet të punojë sërish edhe një sezon tjetër, me muaj të tërë, për të mbërritur në një tjetër mbrëmje si ajo e djeshmja.

Pra në përfundim të analizës, nuk mungoi vetëm një top që nuk hyri në rrjetë apo që Zoti nuk ishte shqiptar, por ishte boshnjak apo serb. Që të kërkosh të arrish në nivelet më të larta të futbollit europian, pikësëpari duhet të ngresh nivelin tënd dhe puna duhet të fillojë nga këtu. /Sport Ekspres/

Analizë/ Krahasimi mes De Biazit dhe Silvinjos, kush rezultoi trajner më i mirë me Shqipërinë në Europian?
Nga Klaudio Ndreca

Tani që Europiani i Gjermanisë ka përfunduar për Shqipërinë dhe jemi më të ftohtë për të  krahasuar 2024 me 2016, dy herë tona këtë turne, mund të bëjmë një analizë të ndryshimeve që kishim në Kombëtare ku në herën e parë drejtoheshim nga De Biazi dhe tani drejtoheshim nga Silvinjo. Dy trajnerë që bashkohen në një pikë, emrat e tyre janë shënuar në historinë e Shqipërisë dhe kanë marrë pasaportë shqiptare.

Cilat ishin ndryshimet mes tyre dhe kush rezultoi trajneri më i mirë në Europian? Atëherë, pikësëpari le ta nisim nga pikët, e para që tërheq menjëherë vëmendje. Në kohën e De Biazit, Shqipëria doli me 3 pikë nga grupi, ndërsa tani, në kohën e Silvinjos, doli me 1 pikë. Si në kohën e De Biazit dhe në kohën e Silvinjos, fati ynë i keq ishte që ndodheshim në Grupin A në 2016 dhe në Grupin B në 2024. Për ata që janë ende konfuz për të marrë kuptimin e gjithë kësaj, bëhet fjalë për kualifikimin nga grupi si vendi i 3 më i mirë. Duke e luajtur ndeshjen e fundit përpara të tjerëve, më pas rivalët mund të bëjnë kombinimet e tyre për të nxjerrë nga gara, siç ndodhi në këtë Europian, megjithëse këtë herë, Shqipëria mori vendin e fundit dhe nuk e pësoi nga kjo skemë, por ajo e De Biazit u dogj pikërisht për këtë arsye. Sigurisht që krahasimi i pikëve nuk qëndron i gjithi pasi kjo Shqipëri kishte në grup Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, që ndryshon nga rivalët e Francës. Por në kohën e De Biazit ne kemi mundur Portugalinë në transfertë, e cila po në atë vit, fitoi Europianin apo jo? Për më tepër kemi fituar me Francën në shtëpi dhe kemi barazuar me Francën në transfertë, ku pavarësisht se miqësore, tani nuk ia kemi dalë dot ende me rivalë të këtij kalibri për të dalë me një rezultat pozitiv. Ndoshta barazimi me Kroacinë i afrohet pak, por nuk e njohim ende fitoren. E parë në këtë prizëm, De Biazi është në avantazh.

Pika e dytë ku De Biazi kryeson karshi Silvinjos është përbërja e lojtarëve për rezultatet e nxjerra. Në kohën e De Biazit, Shqipëria nuk e kishte një lojtar kalibri si tani, nuk e kishte një Asllani, një Bajrami, një Armando Broja, një Arbër Hoxha, një Mario Mitaj. Treshja e sulmit të Shqipërisë kundër Rumanisë në 2016 ka qenë Lenjani-Sadiku-Lila, ndërsa në mesfushë Abrashi-Basha-Memushaj. Madje situata ka qenë aq e rëndë sa Memushaj u bë gati disa herë të linte Kombëtaren, por nuk po gjendej dot një zëvendësues për të dhe Lediani jo vetëm që i duhej të rikthehej nga halli, edhe në momentin kur po sforcohej, por rezultonte më i miri. Ndërsa krahasimi i futbollit modern të Mitaj me të Agollit është një tjetër tregues për ndryshimin e cilësisë. Megjithë respekt për Agollin dhe punën e tij, por Mario Mitaj është niveli tjetër. Dhe pikërisht me këta lojtarë, De Biazi mori 3 pikë në Europian dhe ndaj Zvicrës ishte pranë barazimit me rastin e famshëm të Gashit, ku ne luajtëm për shumë minuta me 10 lojtarë. Silvinjo deklaroi se e vetmja mënyrë sesi Shqipëria mund të rritet është eksperienca dhe marrja pjesë në Europian dhe Botëror më shpesh, por rezulton se në herën e parë, kemi qenë disi më mirë se hera e dytë, jo në pamjen e spektaklit, por të produktivitetit krahasimisht me mundësinë.

Pika e tretë që Silvinjo kryeson ndaj De Biazit, është nuhatja për të ardhmen dhe trashëgimia. De Biazi ishte një trajner që e korrte suksesin duke përdorur gjithçka për gjithçka aty, pa menduar shumë gjatë. Pra e kërkonte suksesin e momentit dhe jo të lënies së një trashëgimie. Kjo u pa qartë edhe në zgjedhjen e lojtarëve për Francë, la jashtë një yll momenti si Rashica, vetëm se nuk kishte luajtur me Kombëtaren në kualifikuese. La jashtë gjithashtu Gjimshitin se nuk kishte luajtur në klub dhe Rrahmanin. Ndërkohë Silvinjo veproi ndryshe, thërriti një 20-vjeçar si Medon Berisha dhe Arbër Hoxhën që nuk kishin luajtur në kualifikuese dhe mori një Armando Broja dhe Jasir Asani që nuk kishin luajtur prej thuajse 6 muajsh në klube. Ndërkohë pas Europianit të 2016, Shqipëria “u fik” papritur pasi ajo lojë e prodhuar, ata lojtarë nuk premtonin për të ardhmen dhe vazhdimësinë, ishte një sukses i korrur vetëm për momentin. Ndërkohë Shqipëria e Silvinjos tani është më e frikshme në kualifikueset e Botërorit sesa në ato të Europianit të kaluara. Me një Arbër Hoxha kaq shumë të ndezur, me një Medon Berisha premtues, me Brojën që pritet të kthehet në formë, me Mitajn që pritet të bëj një hap të madh dhe në klub dhe me një mesfushë të konsoliduar me Asllanin dhe Bajramin, jo vetëm që kemi siguri për të ardhmen, por presim të shkruajmë menjëherë historinë pasardhëse me ta.

Pika tjetër ku Silvinjo kryeson ndaj De Biazit është ajo e thithjes së tifozëve në stadiume dhe vendi i parë në një grup kualifikues. Nëse në Europianin e Francës shkuam mes shumë kombinimeve të fatit, këtë herë mbërritëm si vendi i parë në një grup kualifikues. Nëse më parë ditëm të merrnim vetëm dy barazime ndaj një rivali si Danimarka që duhej ta linim mbrapa, këtë herë morëm dy fitore kundër Cekisë dhe Polonisë, që janë thuajse të të njëjtit nivel me danezët. Madje për një moment, e lamë Leëandoëski-n pa shijuar Europianin e tij të fundit dhe kjo është një arritje. Ndërkohë, futbolli është më i bukur dhe më emocionues. Në kohën e Silvinjos, biletat avullojnë për një orë, ka më shumë shoë, më shumë spektakël dhe rezultate, të paktën në kualifikuese.

Dhe pika ku De Biazi e mbyll duelin me Silvinjon, është gjetja e golit. Italiani e dinte brumin që kishte dhe për këtë arsye, e kërkonte golin vazhdimisht nga goditjet standarte, duke vendosur në punë të gjithë dijeninë e tij për futbollin dhe për të kapur në befasi kundërshtarin. Shumë gola në kohën e De Biazit kanë ardhur për shkak të skemave të tij. Ndërkohë në kohën e Silvinjos, golat kanë ardhur në saj të cilësive individuale të vetë lojtarëve, ndërsa trajneri i ka dhënë thjeshtë liri për t’i shprehur ato. Në fakt, dukej se plani i Silvinjos ishte i njëjtë edhe në Europian, besonte se golat do të vinin po në të njëjtën mënyrë, si në kualifikuese, por nuk ndodhi. Trajneri ynë tha se që nga janari që po punonte për Europianin dhe kishte provuar shumë skema dhe nga goditjet standarte për të gjetur golin. Por në 3 golat e shënuara në Europian, njëri vjen nga gabimi i Di Marcos, tjetri nga aftësia personale e Arbër Hoxhës dhe i vetmi që e ka një shpjegim logjik ishte goli i realizuar nga Qazim Laci me sulmimin e hapësirës, që mund të jetë e punuar në stërvitje. Gjithashtu Silvinjo u shpreh se mendoi shumë gjatë për të ulur diferencën e madhe mes ekipeve dhe për të mos pësuar 5 apo 6 gola në grup, por duke hequr ndeshjen Gjermani-Skoci të përfunduar në shifrat 5-1, në këtë Europian, fitoret e tjera kanë ardhur me diferencë të 1 ose 2 goli, madje ka pasur një tendencë ku ekipet e vogla kanë fituar pikë ndaj ekipeve të mëdha. Pyetja është, nëse De Biazi do të merrte në kohën e tij dy lojtarë të kësaj Shqipërie tani, të kësaj forme, Asllanin dhe Bajramin, çfarë mund të bënte me ta? Ndoshta çudira! /Sport Ekspres/

“Mendova se do të kualifikoheshim”, trajneri i Leipzig-ut: Reali nuk ka luajtur me kaq shumë topa të gjatë më parë, kemi qenë shumë lart
Trajneri i Leipzig-ut ka mbetur i kënaqur me lojën e zhvilluar prej ekipit të tij në pëballjen e sotme kundër Realit të Madridit. Megjithëse u elim/inuan nga Champions League-a, gjermanët i hapën telashe të mëdha “mbretërve” të Europës. Rose-ja është shprehur në konferencën për shtyp pas ndeshjes se është krenar me lojën e shkëlyqer që zhvilluan dhe se vërtetë mendonte për kualifikimin.

“Jam shumë krenar. Ishim shumë afër (kualifikimit). Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Plani për të dyja ndeshjet funksionoi për ne. U mbrojtëm shumë mirë. Nuk mendoj se Madridi ka luajtur me kaq shumë topa të gjatë në ndeshjet e tjera.

Me gjithë respektin për Madridin, unë mendova se do të kualifikoheshim. Performancat tona kanë qenë shumë lart. Në një pikë të caktuar, na mungon përvoja ose qetësia, edhe pak fati. Lojtarët e mi janë shumë të mirë. Dimë se si të durojmë. Kjo ishte një skenë e rëndësishme për të matur ekipin Largohemi me besim në atë që ne bëjmë”, ka thënë Marco Rose./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

ANALIZË/ Na turpëruat, a do të luajmë apo…ta lëmë fare? Kështu nisi përralla e Ballkanit me Ludogorest, në Shqipëri e gjejnë lehtë…fajin e ka FSHF!
Nga Klaudio Ndreca

Sa herë që ekipet shqiptare dështojnë në Europë dhe nuk arrijnë të përmbushin objektivat e tyre, tifozët e kanë arsyen e rezultateve të dobëta shumë të gatshme: “Fajin e ka FSHF”. Edhe përtej futbollit që luhet në vendin tonë, sërish është Federata e cila cilësohet si fajtorja për të mbyllur çdo diskutim tjetër.

E kjo vjen për shkak se në Shqipëri askush nuk bën një meditim me veten apo një analizë të thellë për të pranuar gabimet. Sigurisht që problemi është kompleks, nis që me ligjin e sponsorizimeve. Lojtarë me shumë kualitet janë duke shkuar nga Shqipëria në Kosovë për shkak të rrogave të cilat janë më të larta dhe veçanërisht që nuk kanë asnjë problem me vonesat.

Klubet janë më të shëndetshme financiarisht, ndërsa për të kuptuar realisht se i kujt është faji në një rast dështimi, mjafton t’i hedhim vështrim Ballkanit. Vetëm tre ditë, për t’u përsëritur, vetëm tre ditë nga ndeshja me Ludogorest, te Ballkani nuk e dinin stadiumin ku do të luanin. Madje për më tepër, nuk e dinin as nëse kjo ndeshje do të zhvillohej. E si për paradoks, kur ekipet e Shqipërisë zbresin në transfertat e tyre në Europë, shkojnë të veshur me kollare e këmishë, a thua se Real Madridi po zbret në turin e parë të kompeticioneve europiane.

Për të vazhduar analizën, Ballkani bëri një reagim të ashpër kundrejt shtetit dhe organizmit të futbollit në tërësi në Kosovë, teksa dolën me deklaratën zyrtare: “Po na turpëroni para syve të botës. Ne kemi bërë historinë në Europë dhe nuk dimë akoma stadiumin ku do të luajmë tani ose më mirë, a do të luajmë apo nuk do të luajmë fare?”.

Mes gjithë këtij kaosi të krijuar, sërish Ballkani u kthye për të fituar bindshëm kundër Ludogorest së historisë në Europë, 2-0. Le të kujtojmë pak formacionin e djeshëm të Ballkanit: “Trashi, Jashanica, Dellova, Thaqi, Zyba, Kuc, Emerllahu, Gripshi, Korenica, Rrahmani”.

Tani le të kujtojmë pak formacionin e Ballkanit në ndeshjen e fundit të grupit që pati në Conference League gjatë sezonit të shkuar në transfertën e Cluj, mes 10 lojtarëve të zgjedhur nga Daja nga minuta e parë, përtej portierit: “Thaqi, Dellova, Jashanica, Potoku, Zyba, Emërllahu, Kuc, Berisha, Rrahmani, Korenica”.

Çfarë vini re mes dy formacioneve që ndahen në dy sezone të ndryshme, kur janë 10 lojtarë të zgjedhur pa përmendur portierin? Ka vetëm dy ndryshime te Ballkani nga ndeshja e Clujt në sezonin e shkuar te kjo ndeshje e djeshme, në vendin e Potokut është Trashi, një afrim që i ka shtuar më shumë cilësitë Ballkanit. Por edhe në këtë rast, Potoku hyri nga stoli për të zëvendësuar Trashin, duke qenë po e njëjta situatë për thelbin për të cilin jemi duke lënë të nënkuptohet deri tani.

Ndryshimi i dytë dhe i fundit është ai i Albin Berishës me Gripshin, por edhe në këtë rast, Berisha u fut për të luajtur disa minuta në pjesën e dytë me Ludogorest. Ky pra është thelbi i mënyrës sesi duhet të funksionojë ekipi dhe që në Shqipëri duket e pamundur të realizohet.

Pavarësisht rezultateve historike dhe interesimeve të pafundme që erdhën për lojtarët e Ballkanit, Ilir Dajës nuk është i prekur thuajse asnjë futbollist i vetëm, të gjithë kanë qëndruar. Sa e mundur është që një ekip i Shqipërisë të mos lëviz lojtarët më të mirë në merkaton e verës? Zero! Madje, këtu largohen 15 lojtarë nga sezoni i shkuar dhe vijnë 15 lojtarë të tjerë duke përdorur logjikën e futbollistëve që janë mobilie për t’u vendosur në shtëpi, por që mendohet se kanë të njëjtën funksion. Madje thuhet se mobiliet e reja janë më të mira sesa ato të vjetrat.

Për sa kohë klubet tona vazhdojnë me këtë linjë logjike, për sa kohë nuk punësohen njerëz të aftë dhe me pasion të madh në postet drejtuese të klubeve, panorama do të jetë kjo. Nëse Ballkani shkon në grupet e Champions League apo të Europa League në këtë sezon dhe ekipet e Shqipërisë nuk munden, kjo nuk është një faturë që duhet ta paguajë FSHF, përkundrazi, rëndon direkt mbi vetë klubet. Për më tepër ekipet në Shqipëri kanë më shumë kushte, histori nga e kaluara dhe arena për të shprehur futbollin e tyre sesa Kosova, ato prezantohen nga ana e jashtme në nivele të barabarta me shumë ekipe elitare të Europës. Shpeshherë e themi me pak batutë, por gjithmonë e më shumë kjo shprehje po merr vlerë: “Lojtarët tanë nuk po ngrihen dot në nivelin e Air Albania”. Dhe nëse FSHF e ka një faj në këtë mes, është fakti se e ka ngritur shumë stekën me një stadium si Air Albania, në këtë krahasim ka shumë disbalancë… /Sport Ekspres/

Skandali me Kombëtaren europiane, lojtarët e ekipit U15 mbanin me vete arka me birra
Një skandal ka përfshirë Kombëtaren polake të futbollit. Bëhet fjalë për ekipin U15 të saj, që së fundmi mori pjesë në një turne të organizuar në Hungari. Gazetari i “TVP Sport“-it, Mateus Miga, ka rrëfyer se pasi mbërritën në qendrën stërvitore, futbollistët e vegjël morën disa kuti nga trajneri.

Brenda tyre pritej të gjendeshin materialet sportive, por lojtarët e skuadrës U15 gjetën arka me birra të fshehura poshtë fanellave. Kjo ka lënë të befasuar futbollistët e vegjël, si dhe ka ngritur shqetësim te prindërit e tyre. Mendohet se alkoli i përkiste anëtareve të stafit të Kombëtares së Polonisë U15./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Nga Gerti Çarçani/ 570 ndeshje futbolli në javë, shteti zeron futbollin për financime qokash!
Nga Gerti Çarçani

Shteti foli! Këtë radhë me lekë, me shifra, dhe me zë zyrtar. Industria më e rëndë në masivizimin e sportit, FSHF, sërish mbetet FULL-BOARD, jashtë vëmendjes së financimit për futbollin, edhe pse zyrtarisht prej muajsh, vetë kreu Duka e shtroi si një domosdoshmëri prezencën në buxhet të shtetit për sportet, edhe të FSHF. Komisioni I ndarjes së parave në Ministri, përtej “vëmendjes” së ministres zgjodhi të lërë sërish jashtë financimit, institucionin që prodhon 570 ndeshje në javë, aq sa bashkë mbi 20 federatat olimpike dhe jo olimpike të financuara nga shteti nuk prodhojnë të gjitha bashkë sport për 10 vite në nivele të tilla.

Mbi 1.6 miliardë lekë të ndara për 2023-shin, e ku natyrisht, futbolli mbeti sërish jashtë “borderosë-shtet”, me një bilanc tejet të qartë:

570 ndeshje në javë nga superiorja e deri poshtë te fëmijët djem e vajza.

10 turne zyrtarë të UEFA-s për vitin 2023!

Finale Conference League që masturboi një politikë të tërë!

Financim direct të futbollit të femrave, nga qendra në burim! Të tjerat I gjeni te “Futbolli për Kombin”

Të gjitha këto përfshijnë katër nga 5 kriteret e aplikimit, për të përfituar nga fondi grant.

E për të cilat,  Saga e ndarjes së lekëve në Ministri refuzoi qoftë edhe vetëm të kthejë për një moment vëmendjen nga futbolli. Vetëm një kriter nuk plotësohej: Medalja e arit, ajo që prej sezonesh e kanë marrë sportet e lojërave me dorë, apo edhe ato me dorë e duar.

Vigjilenca e munguar koshiente, apo mbase edhe jokoshiente e titullares Kushi, duke lënë jashtë buxhetit sërish futbollin, rikofnrimoi edhe nukleun e ndarjes së lekëve të taksapaguesve sipas parimit ndoshta: Po të kalojmë, kaq, a na kaloni aq…?

Spjegimi jo shumë shterrues I zv.ministrit Hoxha për mungesë aplikimi nga FSHF për përfitim nga këto fonde, rrëzohet me refuzimin e një hambari të madh letrash e aplikimesh një vit më parë, e ku sërish Ministria akordoi zero lekë.

570 ndeshje në një javë të vetme, full kosto e mbuluar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, vlerësohet nga financierët-shtetarë të sportit me mosfinancim absolut.

Shumë Interesante dhe ku vlen të evidentohet edhe indiferenca e titullares në një situatë të tillë me futbollin tërësisht jashtë grilës së financimeve publike për këtë vit. Pozicioni i ministres Kushi (për hir të së vërtetës tejet e predispozuar në angazhimet dhe projektet për futbollin) mbetet lajm aspak I këndshëm. Financohen nga shteti para taksapaguesish për federata që nuk kryejnë aktivitet kombëtar një herë në vit të paktën, në raport me 570 ndeshjet e përçdo javshme të futbollit.

Financohet nga shteti Agjensia Anti-Doping me 50 milionë të vjetra, krejtësisht një institucion amorf jashtë çdo funksioni e ku përherë ka qëndruar taktikisht e qëllimisht indiferent dhe I strukur karshi rasteve me dopping që ka prodhuar e famshmja shtange. Tani del e merr 50 milionë lekë nga thesi që ndahet.

Ca krahasime shifrash buxhetore ndër vite

Në vitin e largët 2002 e basketbolli e volejbolli secila morën nga 22 milionë lekë të reja buxhet grant. Peshëngritja 22.2 mln lekë dhe atletika 15 milionë lekë të reja. Shtuar edhe indeksin e Inflacionit, sot ky buxhet do të ishte 40% më shumë. Në atë vit 2002, totali I grantit ishte 1.7 mld lekë. Në shifrat aktuale, të buxhetit të prezantuar për 2023, janë këtu edhe rrogat e administratave përkatëse. Natyrisht Qeveritë e majta kanë progresuar në buxhet teksa pikun dhe nivelin më fakir sporti në buxhet e ka rregjistruar në periudhën e qeverive Berisha, por kjo është tjetër mesele, kryekëput me vullnetin e lidershipit.

Atletika e Luiza Gegës 102 mln lekë, volejbolli I rekordeve botërore 146 mln

E nëse kalojmë me një vështrim kritik (VK) shifrat e ndarjes së këtij buxheti ka perla me lekë që kalojnë nga federata të hedhjes së shurrës p.sh. me “një peshë bazike” në kompeticionet “botërore”, medalistë dhe kampionë absolutë, tek ato që kanë prodhuar vërtetë kampione. Atletika, vetëm 102 mln lekë. Sipas establishmentit që ndan paratë e sportit në ministri, jashtë vëmendjes së ministers dashamirëse, dhe me shumë shpresë jashtë ndikimit olimpik. Luiza me trajnerin e saj Taulantin, duan minimalisht 15 milionë (të reja), siç edhe e kanë deklaruar vetë në studio e publikisht për tu përgatitur për një medalje olimpike. Federata në tërësi merr 10.2 mln lekë të reja për tërë vitin. Kemi Luizën e Izmirin aty, por jo vetëm, në një kohë që si për vit përgatitës olimpik, janë federata të tjera në tabelën e publikuar që kërcejnë në shifra shumë më tepër.  Luiza kërkon financim për trajnim, për të tentuar një medalje olimpike. Buxheti është ai që tabela pasqyron, e ku natyrisht, shumë më të madh e ka shtanga që shtuar edhe buxhetin e dopingut vete fiks me një shifër bujare për të prodhguar një medalje.

Skite, 7.3 milionë për një kampione bote

7.3 milionë për skitë, se po ta bënin 7.5 rrëzohej buxheti qëndror I shtetit. Po kjo është tjetër gjë. Një kampione bote si Laura Cotturi, një flamur në një podium botëror, është vlerësuar nga grupi I ndarjes së lekëve me vetëm 7.3 mln lekë. Pyeteni Elvisin e skive se çfarë do të bëjë me kaq para! E të tjera e të tjera risi premtuese që prodhon makineria e ndarjes së lekëve të shqiptarëve për sportet. Në një mënyrë, apo tjetër.

Pragmatizmi i Ministrisë për të lënë jashtë një industri të madhe, nuk është vetëm një guxim I madh, por edhe një sfidë karshi ministres Kushi, kryesisht nga zëri I futbollit. Prezenca e saj është realisht e prekshme në çdo event, por qasja për të lënë jashtë një institucion të tillë që prodhon sport në javë sa federatat e tjera bashkë nuk prodhojnë në 10 vjet, kërcet shumë. Ngritja e tre stadiumeve është vullnet kryeministor I premtuar, por përtej kësaj ajo që mungon ka munguar dhe vijon të mungojë është frenimi bazik I ndjekjes së Ligjit për Sponsorizimin, si një proces që ka ngecur aty, dhe që mban me çengel në fyt edhe frymëmarrjen financiare të klubeve të futbollit. Këtë radhë ministrja, me, apo pa dashje, futbollit I dha një të verdhë me përjashtimin nga buxheti I shtetit për sportet. Në anën tjetër, frenimi për Ligjin e Sponsorizimit do të jetë e verdha e dytë.

Lekët janë tanimë në çdo llogari të federatave sportive. 25 të tilla I janë varë buxhetit të shtetit me të katër duart. Në anën tjetër, për FSHF sot është fundjava e radhës e mbi 570 sfidave të tjera e kështu me radhë. Buxheti la një shije krejtësisht nonsens për futbollin, kur dhe e kërkoi prej kohësh atë (vjet Ministria pas aplikimit ia refuzoi), teksa në anën tjetër Ligji për Sponsorizimin për të cilin klubet kanë ulëritur vijon të jetë në bibliotekën e drafteve ministrore, në pritje të rihapjes së… basteve online.

Nga Altin Sulçe/ Bekim Balajn e thërriti dashuria për fanellën e parë, ishte premtimi i Babagjyshit për 2023
Nga Altin Sulçe

Rikthimi i Bekim Balajt në shtëpi ka qenë lajmi i madh i kësaj jave intensive futbolli që nisi të hënën në Tiranë me prezantimin zyrtar të Silvinios te Kombëtarja dhe përfundoi me fundjavën ndryshe ne Shkodër, me një firmë të madhe.

Pasi morën tri pikë të arta në mesjavë me Partizanin, në një ndeshje emocionuese, shkodranët marrin një tjetër dhuratë nga presidenti Alban Xhaferi, ky ishte edhe premtimi i Babagjyshit për 2023-shin, duke kompletuar një javë super, thjesht të paharrueshme.

Finalja ishte Balaj që zgjodhi Vllazninë, duke pasur para sysh se është shkodran dhe nga ana emocionale e gjen veten te Vllaznia, siç e tha presidenti Xhaferi për blerjen më të re dhe më të bujshme.

Në fakt firma e madhe e janarit, ka pasur brenda Zotrillikun Balaj, zemërgjerësinë e tij, dhe mirënjohjen për origjinën, gjë që më parë jo shumë futbollistë e kanë bërë…

Por siç duket karakteri nuk zhbëhet dhe Bekimi këtë e ka treguar ndër vite në karrierën e tij të pasur europiane me klube te njohura.

Po mos ju mjaftojnë këto rreshta, po ju risjellë në kujtesë natën e Beogradit, në ndeshjen tronditëse të Kombëtares me Serbinë. Në atë përplasje kafshërore, Bekimi ishte në ballë të frontit të rezistencës.

Rishihni vidion, për të parë edhe një herë Balajn e vërtetë dhe shokët e tij, se si i mbronte simbolet  e origjinës, duke rrezikuar seriozisht jetën.  Thonë se karakteret e forta, dalin sipër gjërave të vogla, duke mos parë vetëm paranë.

Dhe Balaj e bëri me Vllaznine e zemrës, ne një firmë rrufe, pavarësisht se mund të merrte më shumë.  Bekimin e thërriti origjina, fillesa dhe dashuria për fanellën e parë.  E gjitha kjo lëvizje ka elektrizuar një Shkodër të tërë dhe jo vetëm.

Efekti Balaj do të duket ne skuadër duke përcjellë eksperiencën e madhe tek të rinjtë, por edhe në tribuna, duke sjellë më shume njerëz në stadium. Mbase, lëvizja Balaj, mund të ndikojë me efektin e saj te një brez që dalëngadalë po mbyll ciklin europian të klubeve dhe mund të rikthehet në Shqipëri për fundin e karrierës, duke ngritur në këtë mënyrë edhe më lart nivelin e Abissnet Superiore.

Muajt në vazhdim do të tregojnë qartazi, nëse lëvizja Balaj do te rezultojë një Bekim për Vllazninë. Teorikisht gjithçka shkëlqen, praktikisht, na duhet të presim, efektet e ‘operacionit shkodran’… /Sport Ekspres/

Koment/ Shkodra nuk është vetëm e Luiz Ejllit tani, është edhe e Alban Xhaferit!
Nga Klaudio Ndreca

Disa duan ta pranojnë dhe të tjerë jo, por Shqipëria është e pushtuar nga formati i ri televiziv i quajtur “Big Brother Albania VIP”. Shifrat flasin qartësisht me rreth 150 mijë ndjekës në kohë reale të këtij “reality show” në Youtube. Mbështetja e madhe e shqiptarëve për Luiz Ejllin, një prej konkurrentëve që vjen nga Shkodra, “infektoi” futbollin dhe arriti deri në një protestë të organizuar për të.

Të gjithë pas Luizit, por Shkodra është edhe e Alban Xhaferit. Presidenti i Vllaznisë ka fituar dashurinë e ambientit në vend. Një dashuri e paralajmëruar që në nisje, mund të quhet nga ato me shikim të parë. Pas suksesit të tij me basketbollin, shumë persona “iu lutën” Xhaferit që t’i ndihmonte edhe në ekipin e futbollit.

E për të qenë të sinqertë, Vllaznia kishte kohë që i bënte llogaritë me vendet e fundit dhe shihej si sukses kur shpëtonte pa rënë nga Superiorja. “Iku edhe një vit tjetër”. Me ardhjen e këtij presidenti, gjithçka ndryshoi. Shkodranët po ëndërronin për titullin kampion dhe fituan Kupën e Shqipërisë. Me gjakun e nxehtë ballkanas dhe për më tepër me gjakun shqiptar që vlon, të gjithë kërkojmë maksimumin.

Fundja përderisa kërkojmë nga Kombëtarja që të kualifikohet në çdo Europian apo Botëror, kur vetëm njëherë në historinë e saj arriti në Francë, çfarë mund të thonin tjetër te Vllaznia kur dihet historia e tyre e dikurshme? Sigurisht, futbolli është vetë paralelizmi i jetës, askush nuk pyet se kush ke qenë, por cili je. Kohët kur ndeshjet fitoheshin me fanellë kanë ikur, dëshmia më e mirë u pa edhe në Botërorin e Katarit.

Kështu Alban Xhaferi u kthye në një personazh të shumë diskutuar në shtëpinë e shkodranëve, jo atë të “Big Brother”. Shumë mund ta kundërshtojnë pasi e duan ekipin e tyre si fitues të Superiores apo edhe në grupet e Champions League, por të gjithë e dinë se më mirë në kaq pak kohë, askush tjetër nuk mund të bënte.

Qershia mbi tortë vjen me Bekim Balajn. Sulmuesi i Kombëtares kthehet dhe vesh fanellën e shkodranëve, duke refuzuar çdo ofertë tjetër. Pavarësisht dashurisë që ka për vendin e tij, sigurisht që Balaj nuk mund të vinte në një Vllazni që ishte “në pikë të hallit”. Kritikët tregojnë statistikat negative të Bekimit, por vetë interesi i shumë klubeve shqiptare për ta marrë atë tregon shumë për këtë sulmues.

Zyrtarizimi i tij është markë për Vllazninë dhe Superioren, është besim i dhënë për ekipin se tani mund ta arrijnë titullin kampion, është afrim dhe mbushje e shkallëve të stadiumit nga ana e tifozëve. Pra, lëvizje të tilla janë shumë më tepër sesa një top i shtyrë drejt rrjetës. Këtë e di më së miri edhe Xhaferi që kishte punuar prej kohësh për një lëvizje të tillë dhe tani i sjell dhuratën Vllaznisë. Në kaq pak kohë që është pjesë e futbollit shqiptar, padyshim që duhet të urojmë që më shumë persona si Xhaferi të jenë president të ekipeve të Superiores. Gjithsesi, urime Shkodrës për shpëtimin e Luizit, tani është koha e luftës për titullin kampion, duken në duar të sigurta. /Sport Ekspres/

Koment/ Nga “krijesat e Ganiut” te Ilir Daja! Thonë se Shqipëria po kthehet auto shkollë me trajnerët, kush e njeh një…Lionel Scaloni?
Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria zgjodhi që ta mbyllte rrugëtimin e saj me Rejën. Gjithçka u bë e qartë që në ndeshjet e fundit miqësore. Italiani zgjodhi që të bëhej bujar dhe të shpërndante disa ftesa, duke e lëshuar dorën edhe me Superioren.

Dukej qartazi se kërkohej të mbahej mend mirë nga të gjithë, edhe nga ata që ndoshta nuk u dha hapësirën e duhur, Skuka ia vërtetoi. Do të ishte një dashuri e sforcuar nëse do të vazhdonte, por u mbyll. Shqipëria kishte nevojë për gjak të ri dhe impulse të reja.

Kur flitet për trajnerin e ri kishte shumë diskutime. Disa shihnin ende hijen e De Biazit për shkak të asaj arritje në Europianin e Francës dhe shpreheshin se me këtë ekip, ndoshta mund ta fitonte Europianin nëse në 2016 arriti në grupe me ata lojtarë që kishte në dispozicion. Por është e pamundur që të krahasosh në dy kohë të ndryshme.

Në atë kohë, ato futbollistë të Kombëtares ishin “krijesat” e De Biazit. Përshembull, Etrit Berisha ndodhej në një vend si i Kalmarit ku më shumë shquhej për peshkim se për futboll. Portieri në fjalë gjuante të gjitha penalltitë te ekipi i tij duke rritur edhe numrin e golave të shënuara. Papritur De Biazi e zbulon dhe nisi të ngjisë shkallët e karrierës së tij duke arritur deri në Seria A. Praktikisht Berisha i detyrohej De Biazit për të gjithë karrierën dhe moralisht ishte gjithmonë i detyruar për të dhënë gjithçka nga vetja.

E njëjta logjikë funksionon edhe për lojtarët e tjerë të asaj kohe, por jo të kësaj Shqipërie, kjo është shumë më ndryshe. Gjithashtu edhe Ilir Daja është një emër që ka qenë jo pak i diskutueshëm. Në fakt ky trajner është një nga më të mirët që ka dalë nga toka shqiptare, për të mos thënë më i miri.

Futbolli i aplikuar prej këtij trajneri ka pasur gjithmonë notën 10, veçanërisht me daljen në Europë si te Skënderbeu apo edhe Ballkani. Por të drejtosh një Kombëtare, më shumë sesa të aplikosh një skemë loje, detyra kryesore është të menaxhosh. Sa mund të menaxhohej situata nga Daja kur vijnë lojtarë si Armando Broja nga Chelsea, Kristjan Asllani nga Interi apo Marash Kumbulla nga Roma?

Duke parë edhe natyrën tonë si shqiptar, ky do të ishte problemi më i madh. Në momentin e parë të pakënaqësisë, lojtarët do t’i tregonin trajnerit se nga vinin, e kanë bërë shpesh edhe me Rejën. Për këtë arsye ishte e udhës që në këtë moment të Shqipërisë, duhej me patjetër një trajner që të sfumonte lojtarët me emrat e klubeve të tyre.

Dyshja Sylvinho-Zabaleta nuk lënë asnjë vend për dyshim në këtë drejtim. Trajneri vjen nga një eksperiencë me Brazilin e Tites dhe Interin e Mancinit si ndihmës, ndërsa si trajner i parë ka qenë te Corinthias dhe Lyon. Për disa njerëz që mund të thonë se Shqipëria është kthyer në autoshkollë duhet të shohin pak edhe Lionel Scalonin.

Nëse mund t’ia kujtojnë ende emrin, pavarësisht se u shpall kampion i Botës me Argjentinën. Ky trajner nuk kishte asnjë eksperiencë tjetër si trajner i parë përveçse drejtimit të moshave të Argjentinës. E për atë persona që shprehen se i gjithë triumfi erdhi falë Mesit, duhet të rikujtojmë se shumë trajnerë të tjerë e kanë pasur “pleshtin” në kulmin e rinisë së tij dhe sërish nuk kanë arritur të fitojnë Botërorin, por Scaloni diti sesi ta menaxhonte situatën në fundin e yllit të PSG. Pra përpara se të nisim me paragjykimet, le t’i japim një mirëseradhje Sylvinhos. /Sport Ekspres/

Koment/ Çfarë leksioni duhet të marri Shqipëria nga Kroacia! Ja sesi luhet për kombin çuna, nuk fitohet me Plisa dhe flamuj!
Nga Klaudio Ndreca

Të gjithë tifozët në Shqipëri janë gëzuar për fitoren e Kroacisë ndaj Brazilit, atë me penallti që i dërgoi kroatët në gjysmëfinalen e Botërorit. Duke parë lidhjen e ngushtë mes tifozerive, padyshim që Kroacia është më e preferuara për shqiptarët. Sigurisht, duke hequr një pjesë të madhe të tifozëve shqiptarë që janë tifoz me Brazilin dhe kurrsesi nuk mund të jenë të lumtur nga fati i këtij takimi.

Por le të shkojmë paksa përtej tifozerisë për Brazilin, Gjermaninë, Anglinë dhe Francën, të kthehemi në interesin tonë të përbashkët, Shqipërinë. Atëherë, çfarë na mësoi kualifikimi i Kroacisë ndaj Brazilit? Pikësëpari ishte një leksion për të treguar sesi luhet për kombin tënd, jo duke tundur flamujt para ndeshjes dhe duke vendosur plis në kokë për të rrëmbyer ovacione tifozësh.

Sesa vlen dhe sa realisht e do kombin tënd, mundësia e vetme për ta treguar është fusha. Në nisje të takimit trajneri Daliç tha këto fjalë: “Jam në hall të madh. Nëse luajmë mbrapa ndaj Brazilit, do të na v.rasin me posedimin e topit. Nëse dalim përpara, do të na godasin mbrapa shumë herë. Do të shohim se çfarë do të bëj”.

Në fund ishte e adhurueshme të shihje sesi lojtarët e Kroacisë luftuan për 120 minuta, vrapuan në çdo sekondë dhe nuk e ulën kurrë përqendrimin, si të ishte ndeshja e fundit e jetës së tyre. Ndërsa në ato momente kur e kishin topin në zotërim, gjithmonë ishin të guximshëm.

Pra leksioni i parë është sakrifica për fanellën e Kombëtares dhe një finale që luhet si të jetë ndeshja e fundit e jetës. Leksioni i dytë është shumë i thjeshtë: “Grupi e mund individin”. Kjo u tregua edhe njëherë tjetër se një ekip kompakt në grup, me emra thuajse të panjohur në krahasim me kundërshtarin, mund të arrijë të fitojë, pavarësisht individëve që ka ky i fundit.

Gjithashtu pak leksion duhet të ketë në veçanti edhe për Armando Brojën. Sulmuesi i Chelsea e pëlqen dhe i afrohet më shumë stilit të të menduarit të futbollit si brazilianët. “Nuk kam asnjë presion, dua të argëtohem në fushë”, tha asokohe sulmuesi ynë, teksa Shqipëria po përgatiste dy finalet e Ligës së Kombeve.

Tashmë u konfirmua edhe njëherë tjetër se argëtimi në fushë të bën që gjithmonë të dështosh. Brazilianët u argëtuan shumë, po argëtoheshin shumë edhe ndaj Kroacisë, duke menduar se do të fitonin në çdo moment dhe duke shpërdoruar shumë raste të pastra. Madje kishin përgatitur edhe 10 mënyra kërcimi për të festuar ndryshe çdo gol të tyre.

Por siç e këshilloi edhe Aubameyang, Broja duhet ta mendojë çdo mundësi që i vjen para portës si të ishte mundësia e fundit e ndeshjes. Argëtimi në fushë nuk po i sjell dot rezultate as Brazilit, çfarë mund të presim te Shqipëria? Në fund gjithçka është e qartë: “Duhet t’i japim më pak gojës në deklaratat para ndeshjes dhe më shumë këmbëve në ndeshje”. /Sport Ekspres/

Ata duan sukses “alla Pirro Dhima”, ne “alla Gjoza”! “Bloza e dopingut” dhe broçkullat për sabotim nga Greqia
Nga prof. dr. Xhevdet Zekaj

Nuk ka mbetur shqiptar që nuk e di tashmë se sa herë marrim pjesë në garat europiane apo botërore të peshëngritjes, duhet të presim se cila do të jetë bloza e radhës, cili do të jetë katrani i zi që do të nxijë sportin shqiptar.

Kjo ndodhi edhe me Evangjeli Veli, përsëri në epokën e presidentit Gjoza. Nuk është rast i rrallë, përkundrazi; nëse ka një president rekord për peshëngritësit shqiptarë që rezultuan me substanca të ndaluara apo doping, ky është Elez Gjoza.

Përtej transperencës që Gjoza përpiqet të bëjë në rastin e fundit, ne jemi më të interesuar për t’i dhënë fund blozës në peshëngritjen dhe sportin shqiptar. Mjaft përdorimit të substancave të ndaluara, që na gëzojnë për pak kohë, kur fitojmë ndonjë medalje, por rrimë me zemër në dorë në pritje të rezultateve anti-doping.

Nuk ka njeri që nuk e di se në presidencën e Gjozës, herën e parë dhe tani, peshëngritësit e kapur me doping e kalojnë numrin 6. Ndodh rastësisht, ndodh se nuk janë në dijeni, ndodh se nuk janë të familjarizuar me substancat e ndaluara, apo ndodh sepse mendojnë se mund t’ia kalojnë pa lagur…, këtë mund ta hamendësoni të gjithë.

Problem i parë serioz është ky: pse e përdori Evangjelia apo sepse ky është metaliteti i peshëngritësve shqiptarë, i drejtuesve të tyre, që për hir të çmimeve, trofeve dhe medaljeve bëjnë gjëra të tilla.  Jo çdo mjet e justifikon qëllimin! Kjo është e gabuar.

Ne nuk mund të pajtohemi me blozën që merr peshëngritja, qoftë nga Evangjelia, qoftë nga drejtuesit e lartë. Kur e bën baltë, si nën presidencën e Gjozës, dorëheqja është pak. Sa për transparencën e Gjozës, po ju themi se është e nivelit zero. Nuk informohen institucionet, vetë sportistët, as mediat në kohën e duhur. Gjoza le të rrahë gjoksin sa herë të dojë, madje të shtojë edhe broçkulla kundër Pirro Dhimës dhe Federatës Greke të Peshëngritjes, se na paskan xhelozi dhe na sabotojnë.

Po, ata na kanë xhelozi si shqiptarë për disa gjëra: se kanë terrene stërvitore shumë herë më të mira, stafe trajnuese ku e ku më të përgatitura, që numri i peshëngritësve grekë të kapur me doping është thuajse zero. Ata duan sukses alla Pirro Dhima, që nuk kapen me doping. Ne duam sukses alla Gjoza, me transparencë zero, me përdorim të dopignut dhe substancave të ndaluara.

Neve nuk na intereson konflikti që ka shpërthyer mes palëve, por Gjoza duhej ta mblidhte mendjen mirë dhe të trajtonte e tregonte si do të zgjidhet problemi i dopingut.  A ka nder e moral profesional presidenca e peshëngritjes, a duhet të japë dorëheqjen vetë Gjoza, se iu bënë shumë raste të tilla…

Me këtë rast i bëjmë thirrje ministrisë së arsimit dhe sportit, duke i kujtuar se paratë e shpërblimit të merituar të Briken Calja apo të cilitdo kampioni tjetër nuk duhet të kalojnë në llogarinë e FSHP, që t’ua japë kur dhe si të dojë Gjoza i transparencës, por në llogarinë e sportistit.

Ministrja u justifikua vetëm me shkresat e marrjes së vendimit në kohë për shpërblimin e Brikenit, por nuk i kërkoi llogari institucionale presidencës së peshëngritjes pse ia kishte vonuar shpërblimin kampionit tonë të madh. E parë në të gjitha këndvështrimet, alarmi është një: Stop përdorimit të dopingut, stop medaljeve të pamerituara, stop rekordeve me doping. Dhe e fundit, të jepet dorëheqje dhe ministria të ndërhyjë urgjentisht me ligj: atyre presidentëve federatash që iu kapen sportistët me doping, të japin dorëheqjen e detyruar, madje të kalojnë edhe për larg se kaq në vetting.

Ne duhet të heqim dorë edhe nga një shpikje tjetër alla shqiptare. Pra, ish-mundësi Gjoza, tani president, nuk mund të shkojë në Olimpiada, Europianë apo Botërorë që të bëjë trajnerin e sportisit, psikologun dhe fizioterapistin e tij. Ngaqë bëhen punët kështu, rrumpallë, si bloza e FSHP, na dalin sportistë me doping, që ndoshta nuk e dinë se çfarë hanë e pinë, sepse nuk kanë specialistin e duhur mbi krye, por presidentin që bën gjithçka… blozë!

Nga Drilon Xhepollari/ Jemi të lodhur me kampionët e Tik-Tok! Florian Marku, mend për herës tjetër
Opinion nga Drilon Xhepollari

Për shumë, Florian Marku arriti një sukses të madh duke u shpallur kampion bote në kategorinë WBC Silver, pasi mundi me vendim unanim meksikanin Miguel Parra Ramirez, në një atmosfertë të zjarrtë në “Air Albania”. Ky sukses bëri bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet të tjera ku jetojnë shqiptarë dhe veçanërisht në Londër, për shkak të kompanisë që menaxhon sportistin tonë. Po sa i vërtet ishte ky titull dhe çfarë na ofroi mbrëmjen e 25 gushtit boksieri lushnjar?!

Fillimisht duhet të sqarojmë çfarë kategorie i përket ky titull, sepse shpesh abuzohet dhe as ky rast nuk bën përjashtim. E vërtetë, Marku fitoi gjerdanin e WBC Silver, por për kategorinë e tretë të divizionit në peshën e mesme të lehtë. Gjithashtu duhet evidentuar se Miguel Parra Ramirez renditet i 260-ti në botë sipas ranglistës së BoxRec, ndërsa Marku i 43-ti. Kompanitë e basteve e kuotonin 1.062 fitoren e Markut dhe 8.00 të Ramirez-it. Kaq mjafton për të treguar sesa e fortë do të ishte kjo ndeshje, e cila u shit sikur në fushë do të zbrisnin dy titanë të ringut.

Më tepër për kuriozitet, boksieri meksikan ka 1118 ndjekës në kanalin e tij në Instagram, kjo shifër tregon sesa “famos”, ishte rivali i Markut, që vjen nga një shtet me popullsi 129 milionë banorë. Ramirez ishte një pre i lehtë dhe ishte zgjedhur pikërisht për t’ia serviur në pjatë fitoren Markut, por për një moment ai e shokoi lushnjarin duke e hedhur në tapet.

Madje në raundin e tetë, gjyqtari e mbylli ndeshjen 8 sekonda para duke iu frikësuar më të keqes. E papranueshme, e paprecedentë, nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë vendim… por për këtë episod u fol shumë pak, ndoshta aspak, për ta ruajtur Markun, ndonëse ky moment e njollosi ndeshjen. Ky vendim i gjyqtarit i shtoi dyshimet se skenari ishte përgatitur, por në mënyrë të shëmtuar. Kampion, mend për herë tjetër! Nëse do të vish sërish të ndeshesh në Shqipërinë tënde të dashur, gjej një kundërshtar të vërtetë… jemi lodhur me kampion TikTok-u. Marrë nga Zoom.al

Nga Xhevdet Zekaj/ Nga Vllaznia presim të gjithë, jo vetëm tifozët shkodranë
Nga prof. dr. Xhevdet Zekaj

Nuk ka nevojë te jesh nga Shkodra të thuash se Vllaznia është fe për shkodranët. Nuk ka nevojë të jesh nga Shkodra të adhurosh lojën e saj të bukur, sidomos të asaj të kohëve të shkuara, kur në mes nuk kishte hyrë paraja, transferimet, bastet e shumë “sëmundje” të tjera të kohëve moderne. Nuk ka nevojë të jesh nga Shkodra që të kuptosh përgjegjësinë, kënaqësinë, nderin, traditën e Vllaznisë në futboll. Mjafton të kujtojmë futbollistët e pafund që ka nxjerrë kryeqendra e veriut, duke furnizuar skuadrat e thuasje krejt Shqipërisë. Mes tyre spikasin Loro Borici, Sabah Bizi, Dibra, Canga, Kocobashi, Shllaku, Rragamët, Zmijani, Jera, Dedja, Luci, Sinani e deri te Balaj, por dhe mjaft të tjerë që do të bënin një listë vërtet të gjatë.

Natyrisht, prisnim një fillim ndryshe të sezonit të ri nga Vllaznia. Një merkato e saj e menduar mirë, emra të rikthyer, ermra të rinj. Të gjithë na krijuan idenë e një futbolli të bukur. Nuk na shqetëson fare humbja që pësoi ndaj debutuesve të Erzenit, edhe pse nuk duhej të ndodhte ashtu kurrsesi për “kostumin” që kanë skuadrat, për grupin e lojtarëve, historinë, traditën e shumëcka tjetër. Po ja që ndodh gjithmonë që të ketë një “ditë të zezë”. Lusim Zotin që kjo të ishte e para dhe e fundit “ditë e zezë” e Vllaznisë në sezonin e ri. Ndoshta grupi i lojtarëve nuk është përshtatur ende me idetë e Josës, por ne presim shumë nga Vllaznia. Jo si shkodranë, por si dashamirës të futbollit të bukur.

Vllaznia mund të ketë sa të duash histori, traditë, trofe, por “kryefjala” është tifozi shkodran. E patë si e mbushën stadiumin “Loro Borici” në ndeshjen ndaj rumunëve? Një mrekulli e vërtetë. Ky stadium është mbushur sa e sa herë. Sportdashësi shkodran është unik, nuk heziton të duartrokasë edhe kundërshtarin kur luan bukur. E ka bërë këtë në të gjitha kohërat. Këtë e kam përjetuar vetë në disa ndeshje, kur Flamurtari i Mexhit Haxhiut, Sokol Kushtës, Vasil Rucit etj. kanë luajtur në “Loro Borici”. Tifozi shkodran është mirëfilli specialist, lojtar, trajner, sepse jeton 24 në 24 me ngjyrat kuqeblu, me Vllazninë, me futbollin si spektakël. Prandaj përgjegjësia është më e madhe për lojtarët, stafin teknik, klubin. Natyrisht, shkodranët dinë të jenë qytetarë të dorës së parë edhe në kërkesë e llogari ndaj Vllaznisë, nuk e braktisin atë as në kohët më të vështira.

Natyrisht, presidenca kuqeblu do të vihet në vështirësi nëse Vllaznia nuk shkon në Europë, nuk kalon ture, pra nuk përfiton nga fondet e UEFA-s. Alban Xhaferi nuk është si kolegë të tjerë të tij, që merren me baste, me ndërtim pallatesh, por me biznesin e ndershëm e korrekt. Pra, Vllaznia duhet kthyer në klub rentabël, në mënyrë që edhe financat të mos i mungojnë për objektiva madhorë. Akademia kuqeblu dihet sa produktive është, e ka treguar tash sa vite, por duhet vënë mbi baza porofesionalizmi të plotë edhe në aspektin e menaxhimit. Pra, të rekrutimit të lojtarëve në ekipin e parë, lancimin e tyre dhe shitjen në klube të huaja, sikurse po bën Tirana. Kjo do të përkthehej në të ardhura të bollshme për presidencën, në rezultate pozitive dhe futboll cilësor për tifozin e kulluar shkodran.

Gaz Demi dhe trajnerët italianë te Partizani, storia di un grande amore!
Për të përcaktuar pak se çfarë ndodh realisht me Partizanin dhe trajnerët e saj, duhet të kthehemi te kori epik i tifozëve të Juventusit, në përkrahje të skuadrës së tyre. “Storia di un grande amore”. Nga Agostineli, te Sormani, te Iuliano, te Lerda, për të rikthyer sërish Sormanin dhe tani…Xhovani Kolela.

Vetëm gjashtë vite të kaluara, për gjashtë italianë që marrin stolin e një prej klubeve më të mira në Shqipëri. Kjo dëshmon qartë dashurinë e madhe të presidentit Demi karshi trajnerëve italianë. Madje është aq e madhe sa nuk mund të lëkundet as pas zhgënjimeve të thella, nga ato që të shënojnë dhe të lënë gjurmë për shumë kohë, siç ishte në rastin e Sormanit.

Kur italiani në fjalë do të rikthehej te Partizani, Demi nuk ngurroi të shprehej: “Kontratën e kemi afatgjatë, është dy vite e gjysmë, desha të bëja edhe më të madhe, por Sormani u mjaftua edhe me kaq duke e kërkuar të tillë”. Pra presidenti i kryeqytetasve kërkoi t’i jepte kontratën e përjetshme, për të treguar qartazi besimin e madh që kishte për të.

Por mjaftuan vetëm pak në muaj si timonier i rikthyer që italiani të humbiste sërish rrugën, do të largohej pa mbushur vitin. Humbi atë rrugë që e kishte shkelur më herët dhe e dinte fare mirë se çfarë e priste. Mendohej se kjo goditje e madhe i kishte dhënë edhe një lëkundje fiksimit të Gaz Demit për trajnerët italianë, teksa firmosi me Ilir Dajën dhe Mehmetin. Nuk kaloi shumë kohë për t’u rikthyer sërish te e shkuara që të thërret, Xhovani Kolela zyrtarizohet te Partizani.

Si do të jetë historia e këtij trajneri te të kuqtë? Mbetet që të shihet, por një gjë dihet me siguri. Presioni në Shqipëri është i madh dhe më veçanërisht te klubet që e përjetojnë kaq shumë futbollin si Partizani, Tirana dhe Vllaznia. Për të hyrë në zemrën e Gaz Demit mund të futesh lehtë, praktikisht Kolela nuk ka arritur asgjë. Por edhe për të dalë prej saj mund të dalësh po kaq lehtë, kjo është sfida e vërtetë për Xhovanin.

Dritan Mehmetit u quajt nga Gaz Demi si trajneri i tij, por kjo nuk e ndaloi që të largohej pa nisur sezoni i ri. Deklarata dashurie deri në pensionim u dhanë edhe për Ilir Dajën, që iku pa përmbushur pritshmëritë dhe kontrata e përjetshme për Sormanin që zhbëhet në pak muaj tregojnë qartazi presionin e rezultateve në Superiore. /Sport Ekspres/

Pjesë e Europës, por me menalitet provincial! Analiza e “Sport Ekspres” për arsyet që sollën dështimin e madh të ekipeve të Superiores
Nga Klaudio Ndreca

28 korriku i 2022 mund të quhet një mbrëmje e errët për futbollin në Shqipëri. Sikur të mos mjaftonin eliminimet radhazi të ekipeve shqiptare, për më tepër edhe oraret e tyre ishin “të vendosura keqazi”, duke na dhënë goditje të njëpasnjëshme, pa pasur mundësinë që të kishim sadopak frymëmarrje.

Craiova i shënonte Vllaznisë, ndërsa Petrokubi po përmbyste ndeshjen me Laçin. E teksa moldavët po thellonin rezultatin ndaj kurbinasve, nga krahu tjetër Tirana po pësonte gol me Zrinjskin. Kaq shumë situata të ndodhura në kaq pak kohë, ndërsa bota nis të shembet.

Atëherë, ku qëndron problemi dhe pse situata përfundoi kaq keq? Le ta nisim nga shorti, që aty e nisim mbrapsht. Nëse goglat na rezervojnë një ekip të fortë, skuadrat shqiptare e kanë të pamundur që të realizojnë surprizën, e humbin ndeshjen pa dalë në fushë. Në këto 10 vite të fundit është thuajse e pamundur të gjesh më tepër se dy raste kur ekipet shqiptare ia kanë dalë ndaj “përbindëshave” ekonomikë, për të befasuar.

Por nëse bëhet fjalë për një rival të lehtë, e shfrytëzojmë në maksimum ndjenjën e të qenit superior dhe vet kënaqemi aq shumë, sa në fund harrojmë që të shihemi në pasqyrë, duke u dukur shumë shëmtuar, tmerrësisht shumë. Fillimisht duhet të kuptojmë se bota punon, ndërsa ne veprojmë dhe reagojmë vetëm me anën emocionale, duke humbur trurin dhe logjikën.

Laçi ishte ekipi më i mirë në Shqipëri për Europën deri para dy orësh, ndërsa tani nuk janë të pakët ata që e quajnë të turpshëm. Shpëtim Duro ishte trajneri gjenial deri para dy orësh, ndërsa tani po krikohet kaq shumë. Tirana ishte kampionia e ndihmuar deri para pak ditësh sipas komentimeve, pasi u eliminua nga Dudelange dhe ekipet e tjera po korrnin disa rezultate më positive se bardheblutë, ndërsa tani ndodh komplet e kundërta dhe thuhet se i gjithë kampionati shqiptar është keq, nuk ishte problemi se kishim “kampione të gënjeshtërt”. Mbretër në një ditë dhe nëntokë në ditën tjetër, radikalë. Dy problemet më të mëdha që ka shfaqur futbolli shqiptar në Europë gjatë këtij edicioni janë aspekti psikologjik dhe ai fizik.

Kur flitet për aspektin psikologjik, askush nuk e merr seriozisht dhe gjithmonë anashkalohet si të jetë dytësore. Mjafton t’ju kujtojmë një trajner që i kushtoi aq shumë vëmendje kësaj pjese dhe rezultatet që korri, po flasim për Egbon. Tirana mund të fitonte edhe Champions League para se të vinte Egbo, por Partizanin nuk e mundte dot. I gjithë presioni dhe stresi i krijuar nga historia e humbjeve në duelet direkte, bënte që bardheblutë të mos fitonin kurrë ndaj Partizanit edhe nëse do të ishin në ditën e tyre më të mirë.

Egbo arriti të punonte në aspektin psikologjik dhe theu mallkimin, për të dalë denjësisht edhe në Europë. Aspekti psikologjik mund të jetë shpjegimi i vetëm për atë dërrmim dhe shpërfytyrim të Laçit pas golit të barazimit që pësoi nga Petrokub, teksa më pas nisi të numëronte golat. Aspekti psikologjik mund të shpjegojë humbjet e Tiranës që me Dudelangen e nisi me nënvlerësim të madh për kundërshtarin dhe vendoset në gjumë, pa pasur forcë reagimi. Më pas kur u kthye në Shqipëri vendosi që të bënte gjithçka rrëmujshëm në 20 minutat e para dhe të merrte me “dhunë” statusin e favoritit, duke harruar se në fund të fundit luante edhe kundërshtari, nuk ishte vetëm një ndeshje stërvitore brenda grupit. Dueli me Zrinjskin nuk kërkon shumë koment, ekipi ishte i dërrmuar, pa forcë, motiv dhe dëshirë. Praktikisht aventura europiane u mbyll që me Dudelange.

Historia e aspektit psikologjik u vu re aq shumë te Partizani në humbjen ndaj Saburtalos. Teqja priste një penallti dhe menjëherë pas tij, një lojtar i Partizanit do të humbiste të radhës. Lojtarët nuk arrinin dot të menaxhonin presionin në këmbët e tyre ku pas një pritje penalltie të parë nga ana e Teqjas, e cila ndodhi dy herë, kishin ndihmën e madhe për të fundosur kundërshtarin, u fundosën vetë. Një tjetër element i rëndësishëm për t’u përmendur si arsye e dytë është ana fizike. Në total ekipet shqiptare kanë luajtur 12 ndeshje në Europë. Nga këto, vetëm në dy prej tyre kemi triumfuar fizikisht kundër rivalëve. Të dy këto ndeshje i përkasin Laçit kundër Iskrës.

Dudelange dhe Zrinjski, secila prej tyre arriti ta dominonin Tiranën në të dy ndeshjet në aspektin fizik, Saburtalo arriti ta dominonte Partizanin në të dy ndeshjet në aspektin fizik, më e kuptueshme ajo e Craiovas ndaj Vllaznisë, ndërsa Petrokubi e dominoi Laçin në pjesën e dytë fizikisht. Këtu mund të heqim atë ndeshje të parë ku Spahiu u ndëshkua të kuq pas 27 minutash dhe më pas kurbinasit mbetën me 10 lojtarë, por në 9 ndeshjet e tjera jemi vendosur përtokë nga rivalë tërësisht të përballueshëm.

Pra intensiteti ynë gjatë ndeshjes lë shumë për të dëshiruar. Ndoshta si një shembull i mirë për të kuptuar sinjalet e asaj se çfarë do të ndodhte, i kemi marrë në javët e fundit të Superiores. Atëherë kur për disa javë radhazi, ekipet e pesë vendeve të fundit po arrinin që të fitonin gjithmonë me pesë vendet e para, duke dalë tërësisht jashtë sensit logjik. Ndoshta aty erdhi edhe alarmi i parë për të kuptuar se përfaqësimi në Europë nuk do të ishte i nivelit që të gjithë prisnim.

Dhe si përfundim, duhet të heqim për një moment idetë e tipit: “Turp, shiko se kush kaloi. Turp, një ekip i Bosnjes dhe i Moldavisë të kalojë më tej”. Conference League është një mundësi e mirë jo vetëm për të rritur imazhin në Europë, por edhe për të ardhurat e klubeve që janë të vogla në letër. Për këtë arsye motivimi i Petrokubit, i Zrinjskit apo i Saburtalos do të jetë po aq i madh për të fituar në mënyrë që të sigurojnë të ardhura që ndoshta nuk i kanë pasur kurrë në historinë e tyre, nuk do të ketë rrugë të shtruar me trëndafila. Fjalia përmbyllëse që të kujtohet në këtë moment për të shpjeguar situatën është ajo e Shpëtim Duros në ndeshjen e parë të Kukësit në stadiumin e ri: “Nuk fitohet me inaugurime dhe festa”. /Sport Ekspres/

Koment/ “Kirurgu” Vanoli hoqi dorë nga operacioni, plaga e Dinamos është e pashërueshme!
Nga Klaudio Ndreca

Pasi disa shqiptarë e kishin parë më nga afër problemin e Dinamos, siç ndodh gjithmonë, pacientit shqiptar i besohet edhe një specialisti të huaj për t’i dhënë ekzaminimin e fundit. Ajo humbje me Tiranën mbushi sadopak me shpresë për vetëm mënyrën e lojës, dinamovitët merrnin ende frymë. Por në këtë përballje të fundit ndaj Egnatias, u vulos përfundimisht gjithçka, Kategoria e Parë është vetëm një hap larg.

Aparaturat nisën të tregonin se rrahjet kishin marrë fund, trupi nuk po përgjigjet më. E teksa tifozët nisin të qajnë për këtë që ndodhi, “kirurgu” i huaj del me nder dhe jep dorëheqjen nga operacioni, tani nuk ka më shpresë. I pyetur nga specialistët e “Supersport” se përse janë lënë jashtë Imami dhe Sofranac, duke i veshur sadopak përgjegjësi, Vanoli doli menjëherë nga skena ku nuk ishte protagonist dhe që nuk i përkiste.

“Kanë luajtur më para dhe i keni parë rezultatet”. Praktikisht stoli i Dinamos ishte një formacion i parë: “Imami, Sofranac, Reginaldo, Demiri, Denison, Mihana, Prodani”. E si për të përmbyllur gjithçka, trajneri i Dinamos ka thënë se do t’i besojë lojtarëve të rinjë tanimë, duke e llogaritur të mbyllur historinë e këtij sezoni.

Sido të shkojë historia deri në fundin e këtij sezoni në fakt, askush nuk ka “fytyrë” për të kritikuar “kirurgun italian”, i cili që në ditën e parë shprehet se pacienti i erdhi “i paje.të”. Madje duke guxuar edhe më tej për të thënë se babai i këtij pacienti, presidenti i klubit, është treguar më i mirë se duhet me të duke i plotësuar çdo kërkesë të mundshme. Vanolit i lejohet të bëjë gjithçka, të eksperimentojë, të bëjë çudira dhe askush nuk mund ta kritikojë, fundja, me shumë të drejtë… /Sport Ekspres/

Nga Altin Sulçe/ THANK YOU BRO!
Nga Altin Sulçe

THANK YOU BRO! Faleminderit vëlla, faleminderit Broja. Shqiptarët në festë, Southampton në ëndërr. Armando Broja edhe njëherë tjetër ka treguar klasin e tij të veçantë në sallonet e mëdha të futbollit anglez. Në minutën e 23-të në Londër, ndërkombëtari ynë ka shënuar me stilin guzhinetë. Thjesht ka lëvizur kaviljen e këmbës për ta çuar topin në rrjetë dhe tifozët në qiell. Festë edhe me flamuj shqiptarë. Sulmuesi nuk i ka dhënë asnjë shans mbrojtësve të instruktuar nga maestro i mbrojtjes, trajneri Conte.  Ky gol vendosi ekuilibrin ne pjesën e parë.

Por Broja kishte një mundësi tjetër të shkëlqyer për të bërë një dopietë, por topi nuk ia bëri qejfin. Fundja fundit, ky djalë ka bërë jashtë çdo lloj parashikimi. Çmimi pas këtyre 90 minutave është rritur, tani Broja po luan shkëlqyeshëm në katedralet e mëdha.  Dhe skuadra funksion, dy herë kthen rezultatin, madje dhe në favor të miqve në të dytën. Conte thjesht u çorodit nga shpejtësia dhe nga lëvizjet e shkodranit. Sa për histori takimi përfundoi me shifrat 2-3 në favor të Southamptoni. Ndërkohë ky ishte goli i 6 për Armando Brojën në Premier League. Shënja është lënë, madje më e fortë se asnjëherë më parë, e dukshme, e fortë, e pastër…kuqezi. THANK YOU BRO!

Më të mirët dhe më të dobëtit/ Paradoksi i mbrojtjes ku çalon veterani dhe Sota i nivelit të lartë, ja kush spikati te Tirana-Partizani
Nga Klaudio Ndreca

Tirana-Partizani ishte ndeshja e shumëpritur e kësaj jave dhe pritshmëritë u përmbushën duke parë spektaklin e ofruar, më veçanërisht nga ana e tifozëve. Këta të fundit ishin për notën maksimale duke i dhënë jetë futbollit dhe kryeqytetit pasi ishte “pjatë e varfër” ajo që na u ofrua nga ekipet.

Por kush ishin lojtarët që spikatën në derbi? “Sport Ekspres” vjen me një analizë për të veçuar futbollistët më të mirë dhe më të dobët të këtij derbi. Nëse flasim për Tiranën, është vërtet për t’u duartrokitur mënyra sesi është rritur kjo skuadër me të gjithë elementët e saj. Shehi zgjedh që të lërë jashtë një lojtar si Xhixha që dukej me rëndësi jetike për bardheblutë, por rezultati dhe loja i jep të drejtë trajnerit.

Kaq për të kuptuar se te kjo Tiranë është fryma e grupit fituese, jo individi. Reparti mbrojtës me Behiratce-Hoxhallari dhe Ismajlgeci-Toshevski ishin në perfeksion pasi nuk i lanë thuajse asnjë mundësi të vetme Partizanit që të rrezikonte portën e Bekajt. Gjithashtu edhe në mesfushë, lojtarët janë rritur së tepërmi dhe kanë arritur një tjetër standart.

Toli dhe Totre ishin dy motorët e mesfushës së bardhebluve që fituan jo pak duele për t’i dhënë frymëmarrje prapavijës dhe duke nisur më shumë topa në drejtim të sulmit. Të dy zhvilluan një ndeshje të nivelit mbi mesatar, ndërsa për t’u veçuar është edhe Seferi. Sulmuesi shpenzoi pafundësisht energji duke u kthyer edhe në mbrojtje vetëm për t’i dhënë kontributin e tij Tiranës.

Ngo ishte një hap më pak se Seferi pasi nuk mund të përshkruajë shumë kilometra dhe shpeshherë tregohet kaotik kur duhet të bëjë detyrën e tij sulmuese, nuk di se çfarë bën me topin në zotërim për të prodhuar produktivitetit, por është “e keqe e domosdoshme”. Thuajse të gjitha topat e gjatë që vijnë nga mbrojtja dhe portieri ulen nga Ngo për shokët e ekipit dhe kjo e bën ndeshjen e tij disi pozitive.

E këtu nis dallim i madh! Nëse te Tirana është e pamundur që të vlerësohen lojtarë të caktuar, por gjithmonë dallohen si repart, te Partizani vjen e kundërta. Futbollistët bëjnë performanca të nivelit të ndryshëm, shumë të shkëputur nga njëri-tjetri dhe lëvizin mes ekstremeve. Sota konfirmoi edhe njëherë tjetër se është mbrojtës i një niveli të lartë. Vetëm mendoni për një moment se futbollistit në fjalë i është besuar për herë të parë nga minuta e parë kundër Kukësit dhe Tiranës, duke shkëlqyer në dy takimet.

Një shenjë e qartë kjo se Sota e ka projektuar veten për të luajtur në nivele edhe më të larta në sezonet e ardhshme, jashtë Shqipërisë. Gjakftohtësia e tij bie në sy lehtë dhe duelet i fiton si të ishte një veteran që mbante veshur fanellën prej vitesh me Partizanin. Ky ishte ylli i mbrojtjes, pa harruar edhe performancën pozitive të Saliou. Në minutat e para arriti që të hiqte një gol të sigurtë nga porta e Partizanit dhe mbi të gjitha tejkaloi atë paraqitje negative ndaj Kukësit.

Paradoksi qëndron te fakti se te Partizani çaloi i vetmi mbrojtës veteran, Belica, që i dhuroi golin e fitores Tiranës, por shkëlqyen dy futbollistët e rinj. Musta është një tjetër pikë kyçe e këtij Partizani që po mban vazhdimësinë e tij duke i dhënë shpejtësi dhe thellësi krahut. Por në mesfushë, bardheblutë sunduan dukshëm dhe ishin më mirë në cilësi sesa kundërshtari.

Ende nuk po arrihet të kuptohet se përse Maguethe nuk po i jepet besimi për të luajtur 90 minuta të plota, kur ka treguar në këto ndeshje se është mesfushori më i mirë që ka Partizani në cilësi, madje duke tejkaluar edhe Ergys Kaçen. Të paktën për çfarë na ka paraqitur fusha e lojës deri tani, pasi në letër shkruhet ndryshe. Është thuajse e pamundur që t’ia heqësh topin nga këmbë, fiton pjesën dërrmuese të dueleve dhe mbi të gjitha ka inteligjencë të madhe në pasimin e kryer. Mëkat që një futbollist i tillë të rri në stol.

Loja e Murataj nuk është parë shumë, ndërsa Mala duket se është disi më i qetë pas rikthimit nga Turqia, ka humbur nga shkëlqimi i dikurshëm. Ndërkohë lojtarët më të dobët për Partizanin janë në sulm, veçanërisht Filipovic. Performanca e tij ndaj Tiranës ishte njësoj si Partizani të luante me 10 lojtarë. I padukshëm në fushë, e pamundur që t’i bënte keq mbrojtësve kundërshtar dhe Kardozo i versionit më të keq, i sezonit aktual, është shumë më i mirë për Partizanin se ky Filipovic që u paraqit ndaj Tiranës. Ndërkohë Stenio Zhunior vazhdon që të qëndrojë larg zonës dhe e ka të pamundur që të provojë portën, por mbetet i kufizuar edhe në aftësitë e tij dribluese pasi Shehi kishte menduar për t’ia zënë të gjithë hapësirën. /Sport Ekspres/

Nuk fituan dot ndaj Milanit, trajneri i Juventusit pranon përgjegjësinë: Gabova unë me ndërrimet
Juventusi dhe Milani u ndan në një barazim me rezultatin 1-1. Bardhezinjtë kaluan të parët në avash në minutën e 4-t, por nuk arritën të mbanin fitoren. Pas golit te barazimit nga ana e Rebiç, Milani pati dy raste të arta për të përmbysur rezultatin. Pas katër ndeshjeve, Juventusi është futur totalisht në krizë, ku ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri italian, Massimiliano Allegri deklaroi se Juventusi e kishte lojën në dorë dhe ishte i acaruar që lojtarët e tij nuk arritën të mbanin fitoren.

“ Le të themi që sonte jam shumë i nervozuar për çfarë ka ndodhur por mendoj se skuadra bëri një pjesë të parë të mirë. Kishim shumë raste dhe lejuam një gjuajtje në portë të Tonalit nga jashtë zone. Nuk ishim të vëmendshëm. Nuk kishim vendosmëri. Mjafton të shikosh goditjen e këndit ku pësuam golin. Ka momente ku nuk mund të pësosh gol dhe kjo është një pikë ku duhet të punojmë. Kam bërë gabime në ndërrime, ndoshta duhej të fusja lojtarë që ishin më shumë mbrojtës”- deklaroi Allegri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Çfarë mësuam nga e para e Superiores? Partizani vjen “i çuditshëm”, bingot e Teutës në afrime dhe Zhunior në xhepin e Selmanit
Teuta ka fituar ndaj Partizanit në shifrat 1-0 për ta nisur me këmbë të mbarë këtë kampionat të ri. VAR-i kishte kryefjalën e tij duke akorduar penallti në favor të kryeqytetasëve, por që do të humbej pasi Xhunior tentoi të imitonte Jorginho, duke dështuar në ekzekutim. Një fitore e Teutës që është dhuruar nga kundërshtari në saj të episodeve. Goli i Georgiev ishte vendimtar dhe erdhi nga një gafë e pafalshme e Alban Hoxhës. Por çudia më e madhe e Partizanit ishte nga lojtarët që gabuan në këtë ndeshje. Me pjesën dërrmuese të formacionit titullar që vinin si afrime të verës, fillimisht u mendua se dikush prej tyre do të çalonte dhe do të kërkonte kohë për ambientim. Por Partizanit ia ka humbur ndeshjen e parë “garda e vjetër”, pra lojtarë që nuk kanë ardhur në këtë verë.

Gafa e Alban Hoxhës vendosi ndeshjen, po aq sa imitimi i keq i Jorginho nga Zhunior në 11-metra. Në qendrën e mbrojtjes ishte Damcevski që kishte më tepër siguri dhe ka kryer më shumë ndërhyrje se Belica. Murataj dallohej në lojë më veçanërisht për duelet fizike dhe mënyrën sesi i jep avantazh vetes në kontrollin e topit duke përdorur trupin, por nga ana tjetër ka gabuar shumë në pasime. Musta meritonte notë pozitive për paraqitjen e parë pasi është i rrezikshëm edhe në dalje ofensive. Marku tregon sërish prezencën e tij në fushë dhe i shkakton panik kundërshtarëve me krosimet që hedh në zonë, por duhet të shtojë marshin. Ndërkohë Tedi Cara kërkon më tepër kohë për t’u rritur, ndërsa shfaq herë pas here aftësi të mira.

Në këtë ndeshje ka debutuar edhe Ergys Kaçe. Mesfushori që dikur prisnim shumë te Kombëtarja u aktivizua në minutën e 69 të takimit. Menjëherë nisi që të tregonte kualitetin e tij dhe nuk u vu re ndonjë marsh i ulët prej tij pasi erdhi në Superiore. Por nga ana tjetër kundërshtarët janë dy herë më shumë të motivuar për ta ndalur se një futbollist tjetër i Partizanit dhe kjo do t’i hap telashe Kaçes. Pak minuta edhe futbollistin Gueye që dukej interesant për t’u ndjekur në të ardhmen.

Ndërkohë Teuta ka bërë dy bingo të mëdha me afrimet e saj. Pikërisht në qendrën e mbrojtjes ku durrsakët e fituan titullin kampion në sezonin e shkuar, do të kenë të njëjtën lartësi edhe në këtë sezon. Të dy mbrojtësit qendror e kampionatit që lamë pas do të largoheshin dhe me Arapin që zgjodhi të varte këpucët në gozhdë, duke marrë post drejtuesi. Por mungesa e tij nuk do të ndihet shumë mesa duket. Adolf Selmani nuk ka shumë nevojë për prezantim dhe që në ndeshjen e parë ka bërë diferencën duke fituar çdo duel të mundshëm, për të futur në xhep Zhunior duke e bërë të duket “i vogël” dhe duke i kufizuar aftësitë dribluese që zotëron. Më pak i mirë nuk ishte as qendër mbrojtësi tjetër Ivanovic, që largoi pafundësisht topa të rrezikshëm dhe fitoi duele ndaj lojtarëve të Partizanit duke përballur furinë e kuqe.

Qirko tregon siguri në portë, ndërsa Aleksi “çmendet” dhe shpërthen që në ndeshjen e parë, si të ishte e fundit në kampionatin shqiptar. Duhet me patjetër që të rregullojë temperamentin e tij, kritika i erdhi edhe nga vetë trajneri. Kallaku ka nisur që të rimarrë formën e duhur, por ka ende për të përmirësuar që të rikthehet si dikur. Plaku nuk arrin për asnjë moment që të jetë i rrezikshëm për Partizanin, ndërsa edhe sulmuesi Gorgiev nuk bind shumë pas atij goli të shënuar, që më shumë ishte dhuratë nga Hoxha. Me bujë të madhe erdhi sulmuesi që dikur luajti me Lille, Kevin Koubemba, por të paktën në ato 30 minuta që e kemi parë në fushën e lojës, me siguri që edhe një futbollist i afruar nga Kategoria e Parë e jona do të linte më shumë gjurmë. /Sport Ekspres

Opinion nga Altin Sulçe/ Ethet e Varshavës…
Opinion nga Altin Sulçe për “Sport Ekspres”

E enjtja në Varshavë do të jetë një ndër mbrëmjet e ethshme dhe të sikletshme në udhëtimin e vështirë të kuqezinjve në Grupin I, eliminator të Botërorit “Qatar 2022”. Me entuziazmin e një gjenerate të re, që po troket vrullshëm dhe kërkon ripitivitetin e suksesit “Francë 2016”, shanset janë jo të shumta, por prezente…

Tashmë lojtarët tanë do të futen në stadiumin “PGE Narodovy” me eksperiencë europiane dhe do të tentojnë për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje që na vë përballë një kundërshtari më të fortë në letër, por edhe në histori…

Kjo s’do të thotë gjë për Edi Rejën, që po punon shumë për italizimin e kombëtares në ide dhe organikë, gjë tek e cila tekniku beson fort. Kjo duket qartë në stil dhe skema. Reja do që të jetë diabolik dhe pragmatik përballë homologut portugez Paulo Sousa, që ka gurë më të mirë në dorë. Por Reja, si italian i vjetër, pritet të ketë një repart difensiv “made in SERIE A”. Të gjithë janë shqiptarë, por influenca e futbollit italian është shumë imponuese.

Kështu, mund dhe ka shumë mundësi të startojë me Berishën poshtë shtyllave dhe me Ismajlin, pak metra më tej, gjithashtu me Kumbullën dhe Gjimshitin, nga Roma dhe Atalanta. Komshinjë me ta, në mesfushë mendohet të jenë Hysaj, Bare, Gjasula, Abrashi dhe Trashi. Më larg do të qëndrojnë Ciklleshi dhe Manaj; i parafundit ka çuar shpesh topin në rrjetë në kampionatin turk, dhe i fundit vjen me aromë Katalonje dhe me moral Barcelone… Në stërvitje, duket top, të shohim në ndeshje.

Ok, polakët kanë një as, një mjeshtër goli, kandidat për “Topin e Artë”. Robert Levandovski dhe shoqëria e tij, ka qenë pjesëmarrëse në “Euro 2020”. Ka qenë një pjesëmarrje pa memorje, pa shije të mirë, por ata ndryshe nga ne, herë pas here, vizitojnë sallonet e mëdha të futbollit europian dhe botëror. Gjithsesi, me pak fat dhe me një vërshëllim të drejte të arbitrit italian Maurizio Mariani, Shqipëria mund të ngarkojë në bagazhet e kthimit, pozitivitet nga Polonia.

Dhe kjo ka ndodhur…që në Shqipërinë e 1984 -ës, në eliminatoret e Botërorit të Meksikës. Kuqezinjtë asokohe, kishin një ekipi të hatashëm, por pa ekperiencë ndërkombëtare. Atëherë, vendosëm ekulibrin 2-2 në transfertë. Për ne shënonte Omuri dhe Kola dhe shkëlqente Muça, Demollari dhe Zmijani. Por totali i satistikave anon në anën polake. Me Shqipërinë që ka 2 barazime dhe 4 humbje në 6 ndeshje zyrtare të zhvilluara, me golavarazhin 4-10 për polakët.

Le të kthehemi në ditët tona, llogaria në grupin tonë është e hapur. Anglia, finalistja e Europianit, është në krye me 9 pikë, dy më pak ka Hungaria, Shqipëria 6 dhe Polonia 4 në tri ndeshje. Ndërkohë Andorra dhe San Marino, janë në kufirin e urirë, 0 pikë. Prandaj në mbrëmjen polake gjtihçka mund të ndodhë. Lojtarët nuk janë në ditët më të mira, ata kanë minutazh të cunguar. Dhe Bajrami i gjyqeve të shumta, nuk mbërriti dot për një dorë të fundit, aq të kërkuar nga Edi. Sikurse futbolli ka kapriçot e veta, edhe ne, gjithashtu tonat. Shpresojmë që dimri polak, të mos mbërrijë që në fillim të shtatorit. Duam pak verë akoma…

Kur thirrja për drejtësi kërkon që të bëjë legjitime padrejtësinë! Panorama e stadiumit, këtu ndryshon Partizani i Gegës
Gjithmonë në Shqipëri dëgjojmë thirrjet për drejtësi që bëhen nga aktorë të ndryshëm, të cilët nuk kanë si qëllim në vetvete vendosjen e barazisë, por justifikimin e padrejtësisë së tyre. Për ta kuptuar më qartë dhe mirë këtë frazë duhet që të kalojmë paksa edhe nga pjesa e futbollit, qëndrojmë në Superiore.

Disa muaj më parë Olsi Rama është ankuar për praninë e shumtë të tifozëve shkodran në ndeshjen me Partizanin në Shkodër. “Është jashtë “Fair-Playt”. Protokolli e ka të qartë se lejohen vetëm 20 persona në stadium. Ne si Partizan e kemi respektuar gjithmonë rregullin. Rregullat janë rregulla. Thyerja e protokollit ka dënim deri në rënien nga Kategoria, por ne nuk merremi me këtë gjë”.

Këto ishin fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit në momentin që do të mundej 1-0 nga Vllaznia, ku sërish krijoi në media imazhin e dy skuadrave: “Njëra që thyente rregullat, e tjetra që i respektonte ato. Njëra që doli jashtë garës së “Fair-Play”, e tjetra që bënte gjithçka për të qenë sa më korrekte dhe duke i kursyer “të akuzuarit” që nëse rregulli do të zbatohej, atëherë mund të ndëshkoheshin për të rënë në Kategorinë e Parë”.

Pra pas betejës së fushës është hapur edhe ajo mediatike, ku në të dyja humbjet e Partizanit ndaj Vllaznisë gjithmonë është komentuar një detaj tjetër që ka marrë më shumë jehonë sesa vetë ndeshja. Dikur me tifozët dhe sot me vendimin për penalltinë, pa u ndarë kurrë përgjegjësitë e humbjes.

Por në fakt thirrja për drejtësi e drejtorit të Partizanit ishte kaq e sinqertë dhe e pastër për të vendosur realisht barazinë në Superiore? Panorama e ofruar në “Air Albania” tregon krejtësisht të kundërtën. Partizani priti Vllazninë në kryeqytet në ndeshjen e parafundit të kampionatit shqiptar që ishte si një finale, ku në rastin e fitores të kuqtë do të mbyllnin llogaritë me titullin kampion.

Stadiumi ishte i tejmbushur si në një kohë pandemie, për t’i kaluar qartësisht 20 personat që duhej të lejoheshin në bazë të rregullave. Pra duke e ditur më së miri se ishte tërësisht jashtë “Fair-Playt” dhe se mund të ndikonte në garë, ku këtë herë ishte një finale dhe jepej titulli pa pasur kohë rikuperimi, te Partizani ndryshuan rrugë në momentin e fundit dhe më të rëndësishëm të kampionatit për të dalë jashtë rregullit.

Këtu krijohet përshtypja se më shumë sesa thirrja për drejtësi, ajo që kërkohej ishte legjitimiteti i padrejtësisë kur të vinte koha e duhur. Fundja, gjoba paguhej me qejf nëse Partizani do të shpallej kampion me rregullat e thyera. Me fjalët e thëna dikur në media, Olsi Rama ka gjithë kredibilitetin për të thënë se Partizani nuk është ekipi i parë që luan me tifozë në kohën e pandemisë, por më parë këtë e kanë bërë në Shkodër, Laç dhe diku gjetkë.

Pra duke pritur gjithmonë për momentin final për daljen nga rregullat, atë më të rëndësishmin, por edhe me imazhin e luftës kundër padrejtësisë në gjithë kampionatin. Për të kaluar edhe me akuzat e dërgimin e vëmendjes te arbitrat. Duke nisur që prej ndeshjesh dhe e vazhduar kundër Teutës, tonet janë ngritur ndjeshëm në media dhe shtuar doza e kritikave nga arbitrave.

Pavarësisht se ndaj durrsakëve nuk kishte asnjë moment kulminant për të vendosur takimin me penallti ose gol të anuluar, orientimi i ndeshjes që po mbahej me faullat dhe mungesën e kartonëve, e shqetësojë së tepërmi Olsin që zbriti për t’i thënë dy fjalë më tepër kryesorit.

Duke vendosur shpeshherë arbitrat në qendër të vëmendjes, atëherë është më e lehtë që të dalësh pa përgjegjësi në fundin e historisë. Tashmë është krijuar ideja se “Partizanin nuk e lanë, jo se nuk e fitojë kampionatin”. Pavarësisht se me pamjet e reja shumica e analistëve e gjykuan si penallti rastin e Belicës ndaj Vllaznisë, por diskutimi që ngrihej ishte nëse mund të jepej ose jo në një finale kaq të rëndësishme.

Duke iu rikthyer sërish kësaj teme, në fund të fundit, Enea Jorgji nuk paska bërë një padrejtësi kaq të madhe sa u përmend më herët apo për më tepër që të krahasohej edhe me Kukësi-Skënderbeu. E në fakt këtu është ndryshimi më i madh i Partizanit aktual dhe Partizanit të Gegës. Në kohën kur doli kampion, Skënder Gega diti sesi t’i edukonte lojtarët e tij duke u shprehur që në ditën e parë se asnjëherë nuk duhej të merreshin me arbitrimin.

Këtu nuk kishte rëndësi nëse vendimet ishin kundër tyre, qoftë edhe me pa të drejtë nga arbitri, futbollistët nuk duhet të shpërqendroheshin. E në këtë Partizan që funksiononte si një makineri perfekte kishte detyra të ndara dhe njerëz që merrnin përgjegjësi në rast humbjesh, për të treguar se çfarë nuk shkoi nga ana e tyre me vendimet e marra dhe pa përfshirë faktorët e jashtëm. /Sport Ekspres/

“Edi, sa keq të jesh shqiptar”! Titulli kampion “na hap sytë”, vlerësimi i munguar për njeriun e suksesit
Në Shqipëri ka gjithmonë një vlerësim të tepruar për trajnerët e huaj dhe ky vjen si shkak i një mendësie të gabuar në tërësi në vendin tonë. Duke i shuar tërësisht vlerat e njerëzve që jetojnë në këtë vend, të ardhurit nga jashtë i presim si të kenë shpikur vetë futbollin. Gjatë gjithë kësaj kohe është folur për shumë trajnerë, por duhej mbërritja deri në javën e fundit të sezonit 2020-2021 për të kuptuar se kush po shkon drejt titullit kampion.

Edi Martini! Në momentin që do të merrte Teutën pas largimit të Bledi Shkëmbit, pas disa rezultateve negative që nuk bindën drejtuesit e klubit, shumëkush zgjodhi të kritikonte “zgjedhjen e gabuar” pasi Martini nuk kishte eksperiencën e nevojshme. Por le të ndalemi pak te rezultatet.

Menjëherë pas ardhjes te ekipi durrsak do të arrihej triumfi në Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Për më tepër Teuta u kthye në “macen e zezë” të Tiranës. Kjo ka vlerën e një trofeu të tretë pasi bardheblutë e Egbos ishin të pandalshëm në rrugën e tyre duke i marrë të gjithë kundërshtarët përpara.

Me cilësi, grup të bashkuar dhe shpeshherë edhe fatin që i vinte në ndihmë, Tirana nuk mund të ndalej nga askush tjetër veçse Teutës. E rezultatet pozitive në ndeshjet direkte ishin tregues i qartë se mbrapa tyre qëndronte dora e trajnerit, që e kishte gjetur skemën sesi mund të ndalej edhe më i miri i kampionatit.

Ndërkohë edhe aventura në Europë nisi në mënyrë mbreslënëse teksa durrsakët mundën Beitar Jerusalem në shifrat 2-0. Pavarësisht se buxhetet e klubeve nuk kishin të krahasuar, skuadra shqiptare dërgoi në shtëpi përpara kohe kundërshtarët izraelit që u shokuan për atë që gjetën në Durrës.

Pra suksesi i arritur nuk ishte vetëm në nivelin e futbollit shqiptar, por edhe në rrugën europiane. Për të vazhduar me këtë sezon aktual ku Teuta është vetëm një hap larg titullit kampion dhe trofeut të tretë në kaq pak kohë drejtimi të Martinit. Ky shndërrim i durrsakëve në këto kohë të fundit vjen për pasojë të punës së bërë nga ana e trajnerit, pa harruar këtu meritën e lojtarëve dhe drejtuesve të klubit.

Imagjinoni për një moment nëse ky teknik nuk do të ishte shqiptar. Mendoni se do të pritej kaq gjatë që t’i jepeshin meritat dhe duartrokitjet nga gjithë opinioni sportiv, për gjithë punën e bërë në këto kohë? Ne shqiptarët jemi shumë të çuditshëm, duke bërë të kundërtën e vendeve europiane.

Nëse një futbollist i huaj shkon në një vend europian duhet që të bëjë dyfishin e punës së vendasit për ta lënë në stol. Ndërkohë në vendin tonë është trajneri i huaj që vjen në vendin tonë dhe bën asgjë për të shuar trajnerët vendas, duke i lënë në harresë dhe duke fituar vëmendjen. E njëjta panoramë ofrohet edhe me futbollistët!

Për më tepër merita më e madhe qëndron për faktin se Martini di t’i bëjë ballë përgjegjsisë dhe nuk tërhiqet kurrë. Pavarësisht se titulli mungon prej shumë vitesh te Teuta, trajneri nuk është tërhequr nga përgjegjësia siç ndodhi me skuadrat e tjera dhe trajnerë të tjerë.

Durrsakët ishin e vetmja skuadër nga katër ekipet që pretendonin titullin, të cilët nuk e shprehën kurrë se u arrit objektivi i tyre për të shkuar në Europë, por kërkonin vetëm fitimin e trofeut. Kjo përkëthehet në marrje të përgjegjsisë në fundin e sezonit nëse nuk dilej në vendin e parë. Pra Martini e mbajti deri në fund “veshjen e favoritit”, sado e madhe binte për të, duke marrë përsipër edhe “çmimin e shtrenjtë”. Megjithatë ka kohë ende për të festuar dhe asgjë nuk ka mbaruar pasi Vllaznia është aty për t’i prishur gjithë magjinë. Në fund të fundit ky është futbolli, prandaj është i bukur dhe emocional. Sidomos nëse flasim për zonën e Ballkanit merr shpeshherë nota dramatike që mund të krahasohen më së miri vetëm me bursën: “Fle si hero dhe zgjohesh si zero”. Pas gjithë kësaj pune mbreslënëse, rezultateve fantastike dhe trofeve që ka sjellë te Teuta në kaq pak kohë, çfarë do të ndodhte me Martinin nëse lëshonte në fund titullin kampion në rastin se Vllaznia fiton me më shumë gola avantazh ndaj Laçit?

Me siguri që valixhet do të bëheshin gati! Por në Durrës nuk duhet të mendojnë kaq gjatë dhe variantin më të keq pasi logjika flet në favorin e tyre dhe titulli është gati që të largohet nga kryeqyteti. Ajo që kërkohet në këtë rast është që Teuta të vazhdojë projektin e bashkëpunimit afatgjatë dhe të jap shembull edhe për skuadrat e tjera të Superiores sesi duhet të ecet përpara. /Sport Ekspres/

Lojë fjalësh, frikë nga dështimi apo dëshira për t’i bërë statujë? Kampionati i çuditshëm, titullin e Superiores “nuk e duan” 3 nga 4 ekipet
Nga Klaudio Ndreca

Ky kampionat i zhvilluar në Superiore nisi në mënyrë të pazakontë dhe po përfundon i tillë. Në fillim me bojkotin e klubeve shqiptare që kërkonin vëmendjen nga Qeveria, ndërsa kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi janë katër ekipe që luftojnë për titullin kampion.

Megjithatë nuk është vetëm ky detaji i shumë komentuar që e bën këtë kampionat të çuditshëm. Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi kanë gjithë të drejtën për të pretenduar se do të jenë ata fituesi i titullit kampion ndërsa diferenca mes tyre nuk shkon më shumë se dy pikë.

Por së fundmi është duke u luajtur një garë edhe më e ashpër që vjen nga deklaratat në media. Gurishta dhe Imami kanë dhënë preferencën e tyre për Partizanin kampion në rastin e dështimit të Vllaznisë, ndërsa edhe presidenti i Laçit, Laska, bëri deklaratën mes batutës se dëshironte Teutën kampione. Pa harruar këtu edhe presidentin e Kukësit, Safet Gjici, që kërkonte Partizanin si kampion të Superiores, por verilindorët janë jashtë valles dhe kanë më pak vëmendje.

Pavarësisht se në këto fjalë nuk ka “padrejtësi” të madhe pasi gjithmonë ekipi kundërshtar është dhënë si alternativ e dytë në rastin e dështimit të skuadrës që luajnë këta lojtarë, sërish paraqet të pazakonshmen.

Në rastin konkret, teksa në Shkodër presin prej vitesh me radhë dhe janë duke bërë llogaritë me laps e letër për mënyrën sesi Vllaznia do të dali kampion, nuk tingëllon aspak bukur teksa dëgjojnë nga lojtarë e tyre se do të duartrokasin me emocion të madh edhe nëse Partizani e fiton titullin pasi e meriton. Ndonjëherë jo gjithçka që mendohet, thuhet!

Të paktën ajo që kërkohet është: “Nëse nuk ia arrihet pasi ke dhënë gjithçka dhe e ke provuar në të gjitha mënyrat, dëshpërim për të treguar përjetimin”. Në të kundërt është “përparim i ekzagjeruar” që të dorëzohesh lehtë kur je në fundin e rrugës, duke thënë se do të jesh po kaq i kënaqur edhe nëse kundërshtari e pret shirtin përpara teje pas gjithë rrugëtimit me mundin e madh. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Europës, jo më në Shqipëri!

Por vërtet interesant është fakti se nëse marrim katër ekipet kryesore, tre prej tyre kanë të njëjtat fjalë “Copy-Paste”. Partizani e ka përsëritur me drejtorin Rama dhe trajnerin Daja se objektivi i tyre nuk ka qenë që të fitojnë titullin kampion duke ditur problematikat e shumta në nisjen e sezonit që kulmonin me bllokimin e merkatos. Tërësisht e vërtetë!

Vllaznia që ka vuajtur prej vitesh në vendet e fundit të renditjes nuk e ka pasur kurrsesi si objektiv që të fitojë titullin kampion që në sezonin e parë pas ardhjes të Xhaferit, ku për të thënë të drejtën, deri tani i ka transformuar shkodranët. Lojtarët shkodranë dhe trajneri i tyre e kanë thënë hapur se objektivi është arritur me hyrjen në Europë dhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Tërësisht e vërtetë!

Njëkohësisht edhe mes fjalëve të thëna nga Laska, përtej thumbave dhe humorit, ajo që nuk mund të anashkalohej dhe vërtetësia ishte teksa u tha se objektivi ishte mbërritja në Europë për këtë skuadër dhe kjo u arrit. Më pas kjo është mbështetur edhe nga lojtari i Laçit, Shehu, i cili shprehu të njëjtën linjë të realizimit të objektivit minimal.

Ndërkohë është vetëm Teuta që nuk kënaqet me kaq pak dhe vazhdon të mbajë përgjegjësinë e të qënurit kandidat për titull mbi shpatulla. Pra në një analizë të thjeshtë, tre nga katër ekipet nuk do ta quanin si dështim në rastin se nuk arrijnë që të shpallen kampion, por vetëm në Durrës do të konsiderohet e tillë.

Atëherë, çfarë të bëjmë me trofeun e Superiores? Sigurisht që problematikat e skuadrave dhe historia nga kanë ardhur gjatë këtij sezoni duhet parë dhe nuk duhet anashkaluar. Por nëse je vetëm dy pikë larg apo të mbash kreun kur gjendesh dy ndeshje nga fundi, e në fund do ta humbasësh, ka vend edhe për pak përgjegjësi të marra.

Kampionati krahasohet gjithmonë me maratonën, ndërsa rasti konkret në Superiore është i njëjtë sikur si një atlet jo favorit në garën e vrapimit, po mban vendin e parë kur ndodhet 100 metra larg fundit, e më pas zgjedh të largohet nga pista dhe të mos e presë i pari shiritin pasi kujton gjendjen e fillimit. A do të gjykohej sadopak për mënyrën sesi nuk arriti të fitonte garën apo nuk do të flitej asgjë, pasi ishte kandidat që nuk ishte i favorizuar që në fillim të garës?

Ngacmimet në distancë janë komentuar edhe si lojëra fjalësh për të deleguar përgjegjësinë. Por në fakt përmendja e shpeshtë e faktit se tre nga këto skuadra që kërkojnë titullin kampion e kanë realizuar objektivin e tyre, është më shumë frikë nga dështimi apo mbizotëron dëshira për t’i bërë “statujën” në rast të triumfit si për të treguar se erdhëm nga hiçi për të mbërritur të parët? Kjo do të shihet në fundin e garës me mënyrën sesi do të paraqitet trofeu dhe sesi do të komentohet nga kampi i humbësve. Por ajo që mund të thuhet me siguri është se askush nuk dëshiron që të humbas në fund.

E për ta mbyllur këtë analizë, situata paradoksale është në faktin se në Superioren më të rivalizuar me katër ekipe për titullin kampion, ka më pak rivalitet. Kjo pasi në sezonet e mëparshme kur fiton një skuadër, mërzitej tjetra. Ndërsa në rastin konkret në këtë kampion, nëse Teuta fiton titullin, largohen të gjithë të lumtur pasi durrsakët janë i vetmi ekip që e mban ende mbi shpatull përgjegjësinë dhe ndjekësit donin Europën e realizuar. Pra të lumtur para mediave se u arrit Europa si objektiv minimal i sezonit, por duke shtrënguar dhëmbët në vetvete për mënyrën sesi Vllaznia hodhi tutje diferencën e madhe të pikëve teksa kryesonte kampionatin, për mënyrën sesi Partizani po kryesonte Superioren dy javë para fundit dhe për mënyrën sesi Laçi i ndërroi objektivat në javët e fundit. Kjo është panorama që do të ofrohet në rastin që Teuta shpallet kampion, ku si gjithmonë ajo që paraqitet për shikuesit nuk është e vërteta. /Sport Ekspres/

Koment/ “Ku do e fusin kokën nëse i marrim pikë Anglisë?”, thirrja drejtuar Hafizit: Specialist, çfarë të kujton Qipro?
Koment nga Retin Toka

Shumë e kanë njohur nëpër panelet e ndryshme sportive, ndërsa të paktë janë ata që kanë parë Astrit Hafizin në krye të një pankine si trajner futbolli. Mbrëmjen e djeshme, shkodrani ishte në panelin e një emisioni sportiv duke analizuar ndeshjen mes Kombëtares dhe Andorrës që përfundoi me shifrat 1-0 në favor tanëve.

Edhe pse 3 pikët ishin ato që kishin vlerë, ai nuk mjaftua me suksesin e kuqezinjve por nisi të kritikonte trajnerin Edi Reja. Tekniku i Kombëtares me një përvojë të jashtëzakonshme në pankinë, me skuadra që Hafizi do t’i kishte zili t’i drejtonte në karrierën e tij, tashmë i duhet të dëgjojë edhe analizën e specialistëve shqiptarë që prej vitesh nuk drejtojnë një ekip futbolli. Edhe pse vetëm në nisje të kualifikueseve, ai sulmoi Rejën për skemën dhe lojtarët që hedh në fushën e blertë.

Presioni është i madh për stafin e Kombëtares, por përvoja e Rejës duket se i zhbën gjitha kritikat në drejtim të tij. Pritet me interes ndeshja e së dielës kundër Anglisë. Futbolli ka treguar se gjithmonë është i paparashikueshëm. Natyrshëm lind pyetja: Nëse kuqezinjtë i marrin pikë “Tre Luanëve”, ku do të futen “analistët” shqiptarë?

Hafizi e ka provuar pankinën shqiptare, ku ka pasur një marrëdhënie mjaft të mirë me humbjet. Mjafton t’i përmendësh Qipron e vitit 1998. Shqipëria futej në fushë si favorite. Arrinte të shënonte 2 gola, por qipriotët i kthenin sfidën me rezultatin 2-3. Asokohe ai do të deklaronte: “Më interesonte vetëm rezultati”, një rezultat që kurrë s’i shkoi për shtat…

23 vite më parë janë shumë për Hafizin, por me siguri që duhet t’i mbajë mend. Në një moment kur duhet të jemi në krah të përfaqësueses shqiptare, për t’i dhënë sadopak mbështetje në këtë situatë të vështirë globale që po përjeton mes të tjerash edhe futbolli, ish-trajneri gjen kohë të “vjellë vrer” kundër kuqezinjve. Jemi shquar gjithmonë si popull mikpritës, por sa i përket trajningut, precedentët janë të shumtë kur të huajt gjithmonë janë vënë në “gijotinën” e specialistëve tanë.

Tashmë s’mbetet gjë tjetër veçse të presim ndeshjen e radhës të Kombëtares. Historia ka treguar se kur tenton të merresh me gjëra të vogla, gjithmonë do jesh i paaftë për të arritur gjëra të mëdha.

Gjithësesi “urojmë” që Anglia të fitojë dhe dashtë Zoti kuqezinjtë s’marrin pikë, se në të kundërt “Hafizi me shokë” do të mbesin pa punë… /Material i marrë nga “Newsport.al”/

Jo vetëm imazh i shkëlqyer në botë, ja se ç’përfiton Shqipëria nga finalja europiane e besuar nga UEFA
Nga Klaudio Ndreca

Futbolli është padyshim sporti më i preferuar dhe mënyra sesi rrjedhin ngjarjet janë të njëjta me jetën e përditshme, duke pasur ngjashmëri të mëdha. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe gjithçka ndodh për një arsye. Ekipet që e ngrenë trofeun në fund dhe janë më të suksesshmet janë ato që kanë investuar më tepër para, për të korrur frytet e punës. Ndërkohë edhe sa i përket Kombëtareve është shumë e vështirë që të gjesh një shtet të varfër ekonomikisht dhe që të ketë arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Pra gjithçka rrjedh në një bazë logjike dhe me një efekt zinxhir. Kjo është arsyeja kryesore se përse kualifikimi i Shqipërisë në Europianin e Francës ngjalli dyfish më tepër lumturi te tifozët. Ishte momenti më i mirë për t’i treguar Europës se shqiptarët nuk janë ata që trumbetojnë mediat.

Në asnjë mënyrë tjetër ky zë nuk mund të ngrihej dhe dëgjohej në masë, ndërsa mbërritja e Shqipërisë në Europian solli shumë më tepër sesa arritja sportive, për përmirësimin i imazhit të një vendi që gjithmonë bie në qendër të vëmendjes mediatike në shtetet e huaja vetëm për anën e errët, mes prostitucionit dhe drogës. Jo më kot edhe kryeministri Edi Rama do i cilësonte lojtarët e Kombëtares si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, pasi bënë më tepër punë se të gjithë ambasadorët të mbledhur bashkë që kanë pasur Qeveritë shqiptare. Megjithëse kjo meritë e madhe u harrua për t’i kthyer në lojtarë që hanë gol gjithmonë në fund e duke u përsëritur si një shembull që nuk duhet ndjekur. Por kjo është një tjetër temë për t’u trajtuar dhe një tjetër veçori e jona negative për t’u përmendur, harresa.

Fatmirësisht sukseset e Shqipërisë në aspektin futbollistik nuk mbarojnë këtu. Vetëm pak ditë më parë është mësuar dhe zyrtarizuar nga ana e UEFA-s se finalja e “Conference League” do të zhvillohet në Tiranë, “Air Albania”. Por çfarë fitojmë nga ky organizim? Ende pa nisur turneu, media nga anembanë botës dhe përtej Europës i kanë bërë jehonë faktit se finalja e kompeticionit më të ri europian do të zhvillohet në Shqipëri.

Pra edhe ata njerëz në vende të ndryshme të botës që nuk e dinin ende se ekzistonte një shtet i vogël diku në Ballkan, kanë nisur të krijojnë një ide mbi Shqipërinë falë fuqisë së futbollit. Sigurisht që bëhet fjalë për finalen e një kompeticioni që vjen në radhë të tretë si rëndësi, por nuk duhet të harrojmë…”PËR HERË TË PARË”.

Për herë të parë për Shqipërinë që pret një finale europiani dhe për herë të parë për Europën që luhet një kompeticion i tillë. Vëmendja dhe kureshtja është e jashtëzakonshme për të parë mënyrën sesi do të shkojë ky kompeticion dhe padyshim për emrin e fituesit, që do të shënohet si i pari në histori që e e ngre “Conference League” në qiellin e “Air Albania”.

Pavarësisht se disa prej ekipeve pjesëmarrëse do të jenë skuadra që nuk kanë qenë më parë pjesë e “Champions League”,finalistet do të jenë emra të njohur në futbollin europian. Kjo do të sjelli shumë vizitorë dhe tifozë që njëkohësisht do vijnë në Shqipëri për herën e tyre të parë. Në këtë mënyrë do të prekin edhe bujarinë e mikëpritjen e shqiptarëve, për të hedhur poshtë të gjitha paragjykimet mbi një vend që goditet shpeshherë me “penë”, ku rasti më i freskët ishte incidenti me Maguire gjatë pushimeve të tij në Greqi.

E gjithë kjo vëmendje është kaq e madhe aq sa zilia shpërtheu menjëherë në Greqi, atje ku zëvendës ministri grek i sportit kritikoi rëndë Federatën për shkakun se nuk paraqiti asnjë kandidaturë të vetme për finalen e “Conference League”. “Jeni krenar tani? E mori Shqipëria finalen”, ishte mënyra sesi u shpreh deputeti grek.

Pra Shqipëria e cila paraqitet si e pafuqishme dhe që nuk mund të ndërtojë asgjë madhore, por që me rritmë të shpejta është duke u ngjitur për t’i treguar botës anën tjetër. Kjo do të jetë njëkohësisht edhe pikënisja e një ere të re për futbollin dhe vendin tonë, për të treguar se edhe ne mund të organizojmë në përsosmëri evente që kanë interesin e një mase të madhe të njerëzve. Ky është vetëm fillimi që pas një vlerësimi të mirë, Shqipëria kërkon që të sjellë të tjetër finale të rëndësishme për ta bërë Tiranën një rrugë që shpeshherë do të kalohet edhe nga europianët. /Sport Ekspres/

Analizë/ Nga objektivi, te problematikat dhe përfitimet, ja bilanci i Shqipërisë në Nations League
Nga Sulejman Mema

Me mbylljen e edicionit të UEFA Nations League 2020 është kohë bilancesh edhe për Kombëtaren shqiptare. Duhet thënë qysh në fillim se ky është një edicion i suksesshëm për përfaqësuesen tonë, në të gjitha drejtimet e mundshme. Së pari, u arrit objektivi që kishim vënë, duke u renditur në vendin e parë të grupit dhe duke u ngjitur në Ligën B të këtij turneu. Vërtetë ne e kishim shpallur si objektiv dhe mund të thuhet që ishim favoritë, por për asnjë çast nuk ka qenë e lehtë dhe rruga ka qenë e mundimshme, e mbushur plot me pengesa.

Në fakt, ecuria e mirë ka shkuar përtej çdo parashikimi, jo duke patur parasysh kualitetin që ne zotërojmë si grup, por duke mposhtur edhe vështirësitë e mëdha që ka pasur Kombëtarja në këtë periudhë. Pandemia ka kushtëzuar ndjeshëm zgjedhjet e stafit teknik, pasi ka qenë shumë e vështirë në disa raste grumbullimi i lojtarëve. Klubet i druheshin masave kufizuese, karantinës së detyruar apo edhe infektimit të futbollistëve. Kjo ka bërë që klubet të vënë në vështirësi jo pak herë lojtarët para grumbullimit me Kombëtaren dhe në disa raste i kanë penguar në mënyra të ndryshme.

Së dyti, duke u ndalur te rezultati, në 6 ndeshje të luajtura pësuam vetëm një humbje aksidentale në Tiranë për shkak të një gabimi. Asnjë humbje në transfertë, një tjetër hap përpara për Kombëtaren që e ka rritur shumë nivelin. Përveç ndeshjes me Lituaninë në Tiranë ku nuk luajtëm shkëlqyeshëm, në takimet e tjera në transfertë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë ka bërë paraqitje shumë të mira dhe meritonte në të dyja rastet fitoret. Kuqezinjtë krijuan shumë raste të pastra për gol, por u mungoi fati. Edhe në pjesën mbrojtëse skuadra ka treguar një soliditet dhe i gjithë reparti ka shkëlqyer. Vetëm në ndeshjen ndaj Bjellorusisë pësuam dy gola, aq sa kishim pësuar në total në 5 ndeshjet e tjera, dhe kjo erdhi si pasojë e lodhjes dhe rraskapitjes për shkak të tre ndeshjeve në 8 ditë të luajtura me intensitet të lartë. Sigurisht, ka vend për përmirësim dhe ka gabime që nuk kanë rezultuar edhe aq vendimtare, por që duhen eliminuar. Ky është fokusi i stafit teknik në të ardhmen që duhet të shkojë si proces paralel me rinovimin dhe afrimin e elementëve të rinj në grupin kuqezi.

Së treti, gjatë këtij edicioni të Nations League janë aktivizuar një numër i madh lojtarësh, plot 37 të tillë, të cilët janë evidentuar nga specialistët e FSHF, duke rritur kësisoj numrin e alternativave për stafin teknik sa i përket zgjedhjeve. Nga këto vetëm 8 prej tyre nuk janë aktivizuar në ndeshje zyrtare, pa llogaritur miqësoren me Kosovën. Këtë edicion numri i lojtarëve që kanë ardhur nga ekipet kombëtare të moshave për në Kombëtaren A ka qenë i konsiderueshëm. Veçanërisht në xhiron e dytë të ndeshjeve të Nations League trajneri Reja ka afruar shumë të rinj nga ekipet e moshave kuqezi.

Lojtarë si Armando Broja, Sherif Kallaku dhe Albi Doka kanë debutuar ndërkohë në ndeshje zyrtare, ndërkohë që me ekipin janë grumbulluar të tjerë si Giacomo Vrioni, Enis Çokaj, Ramen Çepele, Marsel Ismajlgeci. Edhe lojtarë të tjerë si Marash Kumbulla, Lindon Selahi apo Taulant Seferi janë aktivizuar edhe pse kanë qenë të grumbulluar në ndeshje të kaluara, por nuk kanë pasur minuta me Kombëtaren. Stafi teknik ka bërë një rinovim të skuadrës gjatë rrugës, mbase edhe të detyruar për shkak të mungesave, por ky proces ka vijuar dhe rezultatet kanë qenë pozitive. Tani është e rëndësishme që ne të sigurojmë lojtarë që do të mund të zëvendësojnë ato që quhen “veteranë” e që kanë peshë specifike në manovrën kuqezi. Kemi cilësi dhe stabilitet në mbrojtje e në sulm, por në mesfushë duhet të kemi më shumë teknikë e lojtarë të rinj, të cilët punojnë më shumë me topin dhe të na sigurojnë qarkullim më të mirë dhe më shumë zotërim të topit.

Sigurisht, përfitimet ishin po ashtu të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në këtë edicion. Tashmë ngjitemi në Ligën B ku do të përballemi me rivalë më të rëndësishëm dhe do të matim forcat me skuadra me emër. Përveç kësaj duket se kemi fituar një bast të mirë për të ardhmen, duke siguruar një brez të mirë për skuadrën e së ardhmes. Në këto pak muaj kemi evidentuar dhe promovuar aq shumë talente të perspektivës sa do na duheshin tre edicione turnesh ndërkombëtarë për t’i përzgjedhur./Sport Ekspres/

“Kam mbresa për Uzunin, e marr si shembull”, Kombëtarja në sytë e Lugës: Reja ka ndërtuar mentalitet, projekt në rrugën e duhur
Shqipëria fitoi ditën e djeshme vëllazëroren kundër Kosovës me shifrat 2-1, por fitorja më e rëndësishme shtrihet përtej rezultatit, te talentet e së ardhmes. Shumë debutime me shije pozitive dhe një Myrto Uzuni që shuan të gjitha dyshimet se e meriton një vend në 11-shen e Rejas. Një vlerësim për të vjen edhe nga Ergys Luga, që për “Sport Ekspres” sjell Kombëtaren të parë nga sytë e tij, duke analizuar ndeshjen e djeshme, e duke u ndalur te impaktet pozitive që Shqipëria mori nga ai 90 minutësh.

“Në përgjithësi Reja ka ndërtuar një mentalitet tek ekipi kombëtar. Është e qartë tashmë që më shumë se sa etja për fitore është mospranimi i humbjes karakteristika kryesore që tekniku italian po mundohet të përshtasë në ekipin kombëtar. Mendoj se sfida me Kosovën ishte test i vërtetë për të rinjtë premtues dhe çka tregon që projekti i Federatës është në rrugën e duhur. Pashë një Kombëtare ndryshe, me dalje të shpejta, lojë agresive dhe të disiplinuar në çdo repart. Sigurisht me pak gabime, por që mendoj se janë të pranueshme duke parë moshën e re të ekipit.

Gjithashtu Uzuni tashmë është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares, për mendimin tim ishte justifikim pa një burim të qartë se nga erdhi ajo shprehje që dëgjohej sa herë: “nuk i përshtatet skemës”. Kam pasur fatin ta ndjek live në stërvitje Uzunin në kohën kur ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, kohë e cila unë drejtoja Kamzën dhe qëllova në Zagreb për të ndjekur 3 lojtarë te mi të cilët ishin për provë tek Akademia e Lokomotivës.

Kam mbresa nga serioziteti dhe egoja e tij për të dhënë maksimumin në çdo seancë stërvitore, madje shembullin e Uzunit ia parashtrova dhe lojtarëve të cilët ishin në provë aty. Lojtarët me tiparet e Uzunit ose dikujt tjetër në ekipin kombëtar i përshtaten çdo lloj skeme dhe besoj se trajneri është i qartë tashmë për mënyrën se si do ti përballojë dy ndeshjet zyrtare, të cilat janë shumë delikate për Kombëtaren tonë”, ka thënë Ergys Luga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

La bankat e shkollës për të përfaqësuar Shqipërinë, por Çepele nuk zgjidhi vetëm një ushtrim
Opinion nga Altin Sulçe

Një nxënës shkolle ka lënë bankat e mësimeve dhe është bërë qendërmbrojtësi i Shqipërisë në një ndeshje mes burrash, Shqipëri – Kosovë. Dali i njomë që befas u bë burrë, habiti me forcën, personalitetin dhe grintën në lojë, në një pozicion tejet të vështirë, siç është ai i zemrës së mbrojtjes. Adoleshenti mbronte Vedat Muriqin, një ndër sulmuesit më të fortë në qarkullim.

Çfarë provimi?! Nota mëse pozitive, vetëm një ushtrim nuk u zgjidhi në rastin e penalltisë së shkaktuar… Dhe Çepele bëri mirë, duke treguar edhe një herë që mosha ndonjëherë nuk është tregues i mirëfilltë për individë të veçantë… dhe aq më tepër për kampionë të lindur. Një nxënës shkolle ka lënë bankat e mësimeve dhe është bërë qendërmbrojtësi i Shqipërisë në një ndeshje mes burrash, Shqipëri – Kosovë.

Dali i njomë që befas u bë burrë, habiti me forcën, personalitetin dhe grintën në lojë, në një pozicion tejet të vështirë, siç është ai i zemrës së mbrojtjes. Adoleshenti mbronte Vedat Muriqin, një ndër sulmuesit më të fortë në qarkullim. Çfarë provimi?! Nota mëse pozitive, vetëm një ushtrim nuk u zgjidhi në rastin e penalltisë së shkaktuar… Dhe Çepele bëri mirë, duke treguar edhe një herë që mosha ndonjëherë nuk është tregues i mirëfilltë për individë të veçantë… dhe aq më tepër për kampionë të lindur.

FILLON SUPERIORJA! Ja sesi do të rreshtohen ekipet me “fytyrë të re”, Laçi me blerje të goditura dhe Teuta si “puzzle” i plotësuar
Futbolli fillon këtë fundjavë. Shumë ekipe kanë ndryshuar nga sezoni i  kaluar, duke ndryshuar organikën e tyre. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni një analizë të thjeshtë që është përgatitur nga ana e Olitjon Kërnaja për “Sport Ekspres”, mbi mënyrën sesi pritet që të zbresin në fushën e lojës skuadrat e Superiores. Në mbrëmjen e sotme do të gjeni rreshtimin e 5 ekipeve, ndërsa në mbrëmjen e nesërme do të plotësohet edhe formacioni i plotë për të gjitha skuadrat në elitën e futbollit shqiptar.

Tirana me objektivin e vështirë për të mbrojtur titullin kampion. Nga sezoni i kaluar, Tirana ka shumë ndryshime. U larguan lojtarë të formacionit bazë si kapiteni Muça, mbrojtësi krahut te djathtë  Doka dhe pika e referimit në sulm Ngo. Por u larguan dhe lojtarë që gjatë gjithë sezonit të kaluar ishin të gatshëm të jepnin kontributin e vet nga stoli si Karabeci, Hasani etj. U afruan portieri Bekaj, dy mbrojtësit nga Maqedonia si Najdovski dhe Toshevski dhe 4 lojtarë nga Afrika si Sasraku,Danso. Pa harruar edhe prodhimet e akademisë.

Tirana pritet të luaj me sistemin e njëjtë si sezonin e kaluar. 1-4-2-3-1 : Bekaj  në portë Ismajlgeci-Vangjeli-Najdovski-Toshevski – Në mbrojtje. Batha -Celhaka- Në regji para mbrojtësve. Cobina-Torasa dhe Cale (Danso) prapa sulmuesit të vetëm të deklaruar Muçi- në balotazh me afrimin Sasraku.

Objektivi: Kampion

Realizimi duket shumë i vështirë. Tirana duket e zbuluar në mbrojtje dhe mesfushë pasi nuk ka alternativa përveç prodhimeve të akademisë. Pjesa ofensive mbetet për t’u parë. Muçi duket se e ka të vështirë që të bëjë “9”, kurse Danso dhe Sasrak duhet të shihen mbi nivelin e tyre.

Kukësi- Si çdo fillim sezoni, tjetër ekip luan në Kupat e Europës, tjetër ekip fillon kampionatin pasardhës. U larguan: Abazaj ,Rrocaj, Musolli, Obanor, Musta, Gavazaj , Maliki, Telushi..

Ndoshta Kukësi është ndër të pakta ekipe që shtyrja i ka bërë mirë, që lojtarët e afruar të përshtateshin me njëri-tjetrin.

Afrimet: Lojtar me peshë si Taipi, Ibrahimi, Demiri, Hetemaj por dhe te rinjtë të talentuar si Çelaj ,Bytyçi, Gashi etj.

Kukësi  1-4-3-3 ose 1-4-1-4-1 Xhika / Elezaj ne Portë Demiri-Hetemaj (Bytyçi)-Horiç-Lulaj në mbrojtje.

Ymeraj ne balotazh me Çelaj përpara mbrojtjes.

Limaj-Taipi në regji te mesfushës.

Ibrahimi-Eze-Gashi në sulm.

Objektivi: Titull kampion

Realizimi: Pritet te shikohet sa ka mundur trajneri Gega të shkrijë idetë e tij me grupin.

Ekipi është i plotë, me shumë alternativa!

Partizani :  Për shkak të bllokimit të merkatos hyrëse, Partizani ofroj në ekip vetëm lojtarët që kishte në forme huazimi si Asani apo Hyseni. Ndryshimet në stafin teknik, afrimit i trajnerit Daja, ndryshoi filozofinë e lojës se ekipit. Largim me peshë ajo e kapiten Trashit, ndërsa Telushi doli jashtë planit për vetë mënyren sesi luan trajneri Daja.

Partizani pritet te rreshtohet me modulin. 1-4-3-3 ose me 1-4-2-3-1.

Hoxha- në portë Hakaj-Belica-Bitri-Idrizaj në mbrojtje.

Broja -Mala-Corderio në mesfushë.(në varësi të rreshtimit, nëse luan me një ekran, atë rol do ta bëjë Broja, nëse luan me dy gjysëm ekran atëherë do të jenë Broja -Mala)

Bardhi -Broën (Solomon)-Asani : Do përbëjnë sulmin e Partizanit këtë sezon.

Objektivi -Kupat e europes.

Realizmi: Duke parë numrin e vogël te lojtarëve në përbërje,(sidomos në mbrojte, ka vetëm 4 lojtar në përberje, të tjerët, te rinjtë nga stoli, duhet te adaptohen, sepse luajnë role të tjera) dhe kalendari i ngjeshur,  nuk do ketë mundësi rotacioni, lodhja do të ndikojë! Por me Dajën në stol, pritet një Partizan i bukur, për t’u parë!

Laçi- Me objektiva madhore, pas një dekadë në top 4, disa herë finalist kupe, madje edhe duke e fituar, këtë vit nga afrimet e bëra duket se do të synojë titullin kampion. Nga sezoni i kaluar nuk është larguar asnjë lojtar titullar.

Afrimet: Sherri, Musta-Obanor- Lukas Ramos, Mazrekaj-Malotaj

Merkato më e mirë nga ekipet e Superligës këtë sezon

Laçi pritet te rreshtohet

1-4-2-3-1

Sherri- Në portë

Musta (Turkaj)-Obanor-Ingjatovic(Selmani)-Marku në mbrojtje.

Deliu-Lucas- Ramos në mesfushë

Xhixha ( Mazrekaj)-Lushkja-Teco mbrapa sulmuesit më të mirë të sezonit të kaluar Nëabueze.

Objektivi-Titulli Kampion

Realizimi- Këtu do të duket nëse Cungu është trajner fitues për titullin kampion, ekipi ka lojtarët ndër më cilësorët në Superligë!

Teuta- Surpriza e bukur e sezonit të kaluar. Oreksi vjen duke ngrënë thotë populli, pas Kupës dhe Superkupës në sezonin e kaluar, këtë sezon objektivi duhet  te jetë titulli kampion.

Largime: Kallaku i vetmi largim, por me shumë peshë. Afrimet: Bregu-Krasniqi-Karabeci-Daja lojtarë qe e njohin mirë kampionatin shqiptar dhe titullin kampion.

Teuta do të rreshtohet

1-4-1-4-1

Frashëri në portë

Kouros -Arapi-Hoxha-Todorovski- Japin garanci në mbrojtje.

Aleksi para tyre në mesfushë.

Bregu (L.Vila)-Daja-Avdyli-E Vila në ndihmë të sulmuesit

Hebaj /Krasniqi që do dyluftojnë për një vënd në formacion.

Objektivi: Titulli kampion.

Realizimi: Këtë sezon duket se do te jetë viti i Teutës.

Trajneri Martini duke parë që sezonin e kaluar kishte mbrojtjen më të mirë, atëherë kërkesat e tij ishin të përforcohet në pjesën ofensive, duke marrë lojtarë si Bregu dhe Krasniqi, që premtojnë gola me peshë. “Puzzle” i plotësuar!

Notat e Kombëtares/ Veseli si “piketë” dhe Manaj nuk mëson “abetaren e futbollit”, Broja ishte më i miri
Nga Klaudio Ndreca

Etrit Berisha (Pa notë): “Të vendosësh një notë do të thotë që të vlerësosh. E të vlerësosh Etritin në transfertën e Kazakistanit mund të bëhet vetëm për mënyrën sesi e këndon himnin kombëtar. Sigurisht që kjo nuk është në interesin kryesor dhe për këtë arsye duhet të kalojmë te lojtarët e tjerë. Ndërkohë Berisha nuk duhet të harrojë përmërisimin me lojën me këmbë. Më shumë siguri!”

Marash Kumbulla (5.5): “Djaloshi i Romës vjen për të bërë debutimin e parë me Kombëtaren. E gjithë vëmendja ishte kthyer tek Marashi, që në momentin e dyluftimeve e tregon saktësisht cilësinë që ka. Kazakistani nuk mund të jetë prova e së vërtetës për të, por ishte hera e parë me kuqezinjtë A dhe shfaq sigurinë. Mbrojtja është e vetmja pjesë që ngushëllon edhe pas rikthimit të Ismajlit. Pak gabime me pasime, i ulin disi vlerësimin Kumbullës”.

Berat Gjimshiti (5.5): “I kundërpërgjigjet sulmuesve të Kazakistanit në të njëjtën monedhë si Kumbulla. Të dy mbrojtësat kanë të njëjtën cilësi dhe mbyllin thuajse çdo aksion të ndërtuar nga kundërshtarët. Ka siguri të madhe dhe bllokon lehtësisht rastet e krijuara nga rivali, për ta bërë detyrën në mënyrën më të mirë”.

Kastriot Dërmaku (5): “Ndahet nga dyshja tjetër e prapavijës. Një vlerësim më i ulët për Kastriotin që hidhet shpesh në aventurë duke harruar vendin që i takon, për ta gjetur veten në sulm. Ndonjëherë i kalueshëm për rivalët dhe i fal mënyrën e vetme sesi mund të na sulmonin. Disa faullë lehtësisht të evitueshëm që tërhiqnin vendasit para zonës së Berishës, duke krijuar një kaos të kot. Me fizikun që e karakterizon dhe eksperiencën mbi shpatulla, Dërmaku duhet t’ia dali më lehtë”.

Frederik Veseli (4): “Edhe kjo notë ngelëse mbetet sërish një vlerësim për Veselin. Të gjithë pyesin se çfarë kërkon Veseli me fanellën e Kombëtares! Si një piketë kalohet nga kundërshtarët, i vetmi që ka dhënë më shumë pasime të gabuara sesa të sakta, sulmet nuk vijnë kurrë nga krahu i tij dhe krosimet që i ka për t’u harruar. Më tepër sesa krosime të menduara dhe për të gjetur sulmuesit tanë në zonën kundërshtare, për Veselin mbetet një mënyrë sesi të heqë topin nga këmbë pa ia marrë të tjerët. Dikush duhet t’i tërheq veshin ose në të kundërt të dorëzojë fanellën.”

Lorenc Trashi (5): “E njëjta histori që rezulton edhe ndaj Kazakistanit. Trashi është një lojtar me vlera të mëdha për Shqipërinë, por jo më i përshtatshmi për skemën e Rejës. Ka siguri të madhe me ndërhyrjet që kryen dhe dëshirë për të marrë krahun, por i mungojnë aftësitë që të driblojë kundërshtarët në shumë raste dhe të jetë i papërmbajtshëm për të futur topin drejt qendrës. Kjo skemë e Rejës i kërkon që të bëjë diçka më tepër që nuk e ka në cilësi, teksa në pjesën sulmuese nuk mund të vlerësohet maksimalisht. Por paraqitja skandaloze e Veselit nga krahu tjetër bënë që paraqitja e Trashit të duket e mrekullueshme”.

Amir Abrashi (5): ”Nuk ishte kjo paraqitja më e mirë për Amirin. Mesfusha ndodhet në një kaos të madh, veçanërisht në pjesën e parë. Reja e kishte nxjerrë disi nga pozita e tij dhe mbetet disi “i justifikueshëm”. Nuk e bën nxjerrjen e topave më të ideuar për të shkuar në aksionet sulmuese. Arma e tij më e fortë, forca, nuk kërkohej shumë në këtë ndeshje. Por mbetet sërish aty për të ndalur hovin e rivalëve”.

Sherif Kallaku (6): ”Shpresa e së ardhmes! Të gjithë kërkonin që të shihnin regjisorin e ri të Kombëtares, por ishim në skenën e gabuar. Kjo jo për faj të Kallakut që edhe në debutimin e tij te Shqipëria dallon më shumë sesa të tjerët. Për topin ka “magnet” te këmbët ku me një lëvizje të vetme i nxjerrë huq të gjithë lojtarët e Kazakistanit. Prodhon thjeshtë kur mundet të prodhojë magji, duhej t’i besonte më shumë aftësive të tij. Mundohet të krijojë aksionet duke qenë një ndër lojtarët e vetëm që e shpërndan topin kudo”.

Keidi Bare (5): “As për Keidi Baren nuk ishte kjo ndeshja më e mirë. Grinta dhe vrapimi nuk i ka munguar kurrë, duke përshkruar fushën me dëshirën për të dominuar kundërshtarin. Por bën shumë gabime në pasime që mund të prodhonin situata të rrezikshme për Kombëtaren. Ndonjëherë del nga pozicioni i tij dhe krijon hapësirë për lojtarët e Kazakistanit”.

Rei Manaj (4): “Fantazma Rei”. Te Barcelona A është stërvitur dhe nga gjigandët spanjoll nuk ka mësuar “abetaren e futbollit”. Armën më të fortë që e zotëron, e kthen për “vetëvrasje” dhe nuk i vjen në ndihmë Kombëtares. Gjithmonë pas një topi të marrë arrin ta kalojë kundërshtarin e parë si të mos jetë fare aty. Pasimi duhet të vijnë menjëherë për shokun e skuadrës, por Manaj vazhdon gjithmonë me topin deri në momentin që do ta humbasi atë. Ky refren përsëritet prej ndeshjesh dhe është në tipologjinë e lojtarit. Tërësisht e gabuar dhe dëmtuese për Kombëtaren tonë që nuk e ka luksin të luajë me zjarrin. Pastaj kordinimi me portën nuk shihet askund, me 0 gjuajtje në portën e Kazakistanit sa i përket Reit. Në pjesën e dytë zhduket tërësisht, si të mos ishte fare në fushën e blertë. E mbushi kupën”

Armando Broja (6.5): “Lojtari më i komentuar në përballjen ndaj Kazakistanit. Më i miri dhe “më i keqi”. Kjo e fundit në kuptimin e figurshëm pasi Broja dalloi më shumë se të gjithë të tjerët. Të paktën rastet e krijuara erdhën prej tij, në të kundërt nuk do të numëronim asnjë goditje në portë. Kërkohet më tepër saktësi në driblime dhe iu afrua golit me parabolën që u largua në metrat e fundit. Për t’u përmirësuar mbetet në luftën në ajër, atje ku thuajse asnjë duel nuk u fituan nga Armando. Me një shtat të lartë fizik, nuk mund të humbas çdo duel me rivalët në ajër. I papërballueshëm kur futet në driblime dhe nuhat portën”.

Fantazi dhe talente/ Çfarë gjen Reja te Shqipëria U-21? Njëri të bën të harrosh Roshin, plotësohet Kombëtarja
Nga Klaudio Ndreca

Suksesi i Shqipërisë U-21 nuk matet vetëm me rezultatet e arritura, por me prodhimet që dërgon te Kombëtarja A. Fundja kjo është edhe arsyeja se përse janë krijuar Kombëtaret Shpresa dhe ato zinxhirë, ku lojtarët të dalin prej andej dhe të mësohen për të bërë hapin e madh, që të përfaqësojnë ekipin e parë.

Nëse marrim zgjedhjet e bëra nga Alban Bushi për dy ndeshjet e fundit dhe formacionin e hedhur në fushë, vlerësimi është për notën 10. Ndeshje të nisura mga 6 lojtarë të Superiores si produkt vendas bëjnë që të arrihet një fitore historike si ajo ndaj Austrisë në shifrat 1-5. Ndërkohë në takimin e fundit të fituar me përmbysje në shifrat 3-1 ndaj Andorrës, pavarësisht se na u kujtua shija e hidhur e humbjes me Lituaninë, loja mes Kombëtareve nuk kishte asnjë të përbashkët me njëra-tjetrën.

Shpresat ishin gjatë gjithë kohës duke e sulmuar kundërshtarin me aksione logjike dhe të bukura, por në disa raste mungesa e kordinimit në momentin e fundit, fati dhe vendimet e diskutueshme të arbitrit, e bënë takimin disi më dramatik, për t’u fituar sërish në shifrat 3-1.

E nëse i fokusohemi këtyre dy takimeve, çfarë mund të gjejë Reja për ndeshjet e ardhshme te Shpresat për t’i thirrur menjëherë? Shumë elementë që do të përforconin Kombëtaren, e cila do të quhej e plotë. Të gjithë biem dakort që Shqipëria vuan aktualisht për fantazist. Kjo u pa qartë në këto takime dhe Memushaj që vitet nuk i ka më në favorin e tij, ishte i vetmi lojtar që i jep më tepër “tru” mesfushës tonë.

Thirrja e Sherif Kallakut nuk është më një vendim për t’u diskutuar, por i detyrueshëm! Ky lojtar ka të gjitha aftësitë e nevojshme për të plotësuar Shqipërinë, pasi ideon me përsosmëri të gjitha lëvizjat që kundërshtari nuk pret, për t’i dhënë më tepër jetë aksioneve. Do të ishte i vetmi në llojin e tij te Shqipëria, në një kohë që mesfushorët e tjerë kanë “muskuj” dhe janë të përgatitur vetëm për thyer kundërshtarët e frikshëm dhe që mbeten të shtangur kur luhet me Kombëtaret modeste, siç e tregoi Lituania, pasi prej tyre pritet diçka jashtë karakteristikës që kanë si lojtar.

Për të vazhduar më tej, një tjetër element që Reja duhet të nis që ta piketojë për të bërë kalimin te Kombëtarja A është Armando Dobra. Në Kombëtaren tonë aktuale kemi vetëm Odise Roshin si lojtarin nga presim “çudirat”. Prej vitesh vazhdon të jetë i vetmi futbollist që bën shpërthime në krahë dhe merr guximin për driblime në lojën një kundër një.

Armando Dobra ka aftësi të jashtëzakonshme në driblime, ndërsa nëse lihet në krahë për të sulmuar është thuajse i papërmbajtshëm për kundërshtarin. Ipswich do t’i jap më tepër hapësirë në ekipin e parë për këtë sezon, ndërsa me staturën e tij fizike dhe lojën që zhvillon mund të quhet padyshim si një “Lionel Mesi shqiptar”, por që preferon këmbën e djathtë.

Ky futbollist do të bëjë që të harrohet edhe Roshi, ndërsa një tjetër element pozitiv ka lojën e fortë dhe agresive, siç luhet zakonisht në Angli. Pra një element për Rejën që mund ta përdorë në skemat e tij në të ardhmen, nëse përsëriten rastet si ajo ndaj Lituanisë. Zëvendësimi i Hysajt me Dobrën në një ndeshje të tillë do të ndryshonte tërësisht Kombëtaren pasi di të bëj sulmin me përsosmëri, në disa raste duke zgjidhur aksionet i vetëm, por është edhe i fortë në dyluftim kur kundërshtari ka topin.

Few clips of Armando Dobra’s debut for #itfc

Age 18

Played on the left of a 4-2-3-1

Looks a very tidy dribbler with quick change of direction and good balance, driving inside on to favored right foot. Not afraid of a tackle either pic.twitter.com/hzKrzl6jRY

— ITFC Tactics (@IpswichTactics) August 15, 2019

Dy krahët e mbrojtjes së Shpresave janë dy elemente me shumë vlerë për Rejën. Tani është momenti më i mirë që edhe kapitenit Hysaj t’i tregohet se nuk është i paprekshëm. Afrimi i yllit të ri që po lind në Shqipëri dhe që shkëlqeu edhe në Europë me Laçin, po aq sa me Shqipërinë U-21 ndaj Austrisë U-21, është një zgjedhje që duhet të bëhet. Flasim për Albion Markun, gjetjen e Cungut që ofron siguri të madhe. Për më tepër 19-vjeçari është e sigurt që do ta djersijë fanellën shumë më tepër sesa Hysaj, që ka kohë të madhe pa pasur konkurrencë te Kombëtarja dhe kjo e ka ulur disi nivelin e tij. Dhe për ata që kanë dyshime mbi hendekun e ekipeve që përfaqësojnë dy lojtarët, Napoli dhe Laçi, duhet të jeni të sigurt që dëshira e madhe, energjia dhe adrenalina që do të përjetojë Marku nëse do t’i besohet, mund të na kthejë Hysajn e dikurshëm, jo të sotmin. Një bast që ia vlen të rrezikosh me këtë djalosh të ri edhe nëse del i humbur. Fundja, është një humbje më e ëmbël sesa kur vjen nga senatori që numëron vite mbi shpatulla.

Nga krahu tjetër kemi Ismajlgecin, ku falë krosimit të tij të katapultuar drejt Vrionit erdhi edhe përmbysja ndaj Andorrës. Këta dy lojtarë meritojnë një vëmendje shumë të madhe pasi kanë bërë punën e mahnitshme te ekipi ynë U-21, teksa gjithmonë kundërshtarët “vallëzonin” sipas dëshirës në krahët e mbrojtjes tonë. Këtë herë, nuk kishin asnjë shans të vetëm.

Këto do të ishin zgjidhjet më të mira të Rejës, por pa harruar dy qendër mbrojtësit tanë, Adolfo Selmani dhe Geraldo Bajrami. Fati i tyre i keq është fakti se luajnë në një kohë kur qendra e mbrojtjes tonë është e mbingarkuar me lojtar të nivelit të lartë. Selmani ka qenë i pakalueshëm dhe një mbrojtës i kthyer në golashënues me luftën në ajër, ndërsa nga ana tjetër kemi një tjetër mur të pathyeshëm të rritur në Angli si Geraldo Bajrami, i cili i shton kualitetin kuqezinjëve. Por në këtë rast hapin e madh do ta bëjë futbollisti që do të arrijë më shumë në karrierë me klubin ku luan, pasi përpara emrave si Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Dërmaku nuk do të jetë e lehtë. /Sport Ekspres/

“Bare i pa eksperiencë dhe “talentet” 25-vjeçarë në Shqipëri”! Specialistët tanë e marrin një shuplakë të fortë nga Spanja
Nga Klaudio Ndreca

“Po si mund të aktivizohet Keidi Bare? Ai nuk ka fare eksperiencë.” Kjo është mënyra sesi u prit mesfushori shqiptar 21-vjeçar asokohe teksa trajneri Reja do t’i jepte vendin e titullarit dhe do t’i vishte përfundimisht fanellën e kuqezinjëve A. Flasim për specalistët e futbollit shqiptarë që nuk ngurrojnë të kritikojnë, shpeshherë edhe pa arsye, vetëm për të qenë zëri kundër, pasi kështu bëhen më interesantë.

Po ata specialistë që në fund duartrokasin dhe thurrin elozhe për lojtarin që sipas tyre nuk duhej të aktivizohej kurrë, pa kërkuar falje për mendimin e dhënë më parë. Pasi kjo është edhe vetë kultura dhe modeli i gabuar që funksionon në Shqipëri. Në moshën e hershme nuk do të jepet kurrë një mundësi sado e vogël, sepse je ende i ri, por në fund për të bërë hapin e madh do të kërkohet gjithmonë eksperienca që nuk ke pasur shansin më të vogël për ta marrë.

Pikërisht në vendin tonë të vogël, Shqipërinë, ku ende cilësojmë si talente ata lojtarë që kanë mbushur 25-vjeç dhe që në botë cilësohen të pjekur aqsa kanë mbërritur kulmin e karrierës së tyre. Një shuplakë e fortë erdhi sot nga Spanja, atje ku tregohet saktësisht sesa ka përparuar futbolli dhe sesa hapa jemi ne mbrapa me llogjikën e futbollit europian. Luka Romero, ishte ky futbollisti i aktivizuar nga Majorka në minutën e 84 të takimit, në përballjen ndaj Realit të Madridit. Një debutim në moshën 15-vjeçare që ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave europiane, për të treguar ndryshimin dhe përparimin e madh në futboll, atje ku shansi po i jepet gjithmonë e më tepër talenteve që janë e ardhmja.

Por nëse kjo temë do të shtrohet ndonjë ditë në televizionet shqiptare, sigurisht që për specialistët tonë mund të ketë edhe këtu një justifikim: “Epo mirë, është bërë kot kaq e madhe. Luka Romero luajti vetëm 6 minuta ndaj Realit të Madridit”. /Sport Ekspres/

Analiza taktike/ Partizani mbeti në kurthin e treshes së Skënderbeut, Sormani gaboi në gjithçka
Analiza taktike e përgatitur për “Sport Ekspres” nga ana e Oltijon Kërnaja

Partizani vs Skënderbeu

Ndeshja më kryesore e javës!

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, të zhvilluara sot, kjo ishte ndeshja më ritem me të lartë. Të dy ekipet vinin me rreshtim të njëjtë 1-4-3-3, por me filozofi të ndryshme. Partizani ndryshe nga sa pritej kishte disa ndryshime nga Partizani para Covid-19. E niste ndeshjen me dy elementë të rinjë, si Cara dhe Kote, ndërsa suprizë mund të quhet Bitri në rolin e mbrojtesit te djathtë, i provuar edhe në dy ndeshje tjera por realizuan deshtime, kjo për shkak te karakteristikave te lojtarit, jo për fajin e tij.

Partizani la të kuptohej, duke u nisur edhe nga zëvëndesimet si Llanaj apo Ferhati, fokusi në ndeshjet e mbetura do te jete evidentimi i lojtarëve të rinjë në moshë. Sormani aplikoi presing ultra ofensiv për ekipin e tij në momentin që nuk kishte topin. Nëse rifitonte topin kërkonte thellësine e sulmuesve të tij, duke ditur aftësite e sulmuesve të Partizanit, Bardhi, Cinari e Cara në duelet e shpejtësisë me mbrojtësit e Skënderbeut.

Por kjo ishte pika ku gaboi Sormani, duke pasur përballë një trajner si Daja që taktikën e bazon tek loja me shumë stacione të topit dhe kuptoj se një ekip me dy javë kohe përgatitje, nuk mund të bëj presing ultra ofensiv gjatë gjithe kohës. Skënderbeu vinte në këtë ndeshje me formacion thuajse të njëjtë me ndeshjet para virusit Covid -19. Mbrojtja u bazua eksperiencës Jashanica- Pollozhani, ndërsa vazhdon me ndeshjet e mira i riu Pellumbi. Mesfusha dhe celësat e ekipit ku i’u lanë Bruno Ditës, i cili ishte më i miri në ndeshjen e sotme.

Trajneri Daja, duke parë që mbrojtja e Partizanit është 3-ta më e dobët e kampionatit, më keq se ata janë vetëm mbrojtjet e Luftëtarit dhe Flamurtarit, kërkonte që gjiithmonë sulmuesit si Gripshi dhe Bregu të vinin në vështiresi mbrojtësit e Partizanit. Daja kërkonte shume takime, shumë stacione te topit, ku aksionet e Skënderbeut nisnin gjithmonë nga prapavija, duke besuar shumë tek trekëndëshi Jashanica-Pollozhani- Dita, .

Partizani duke bërë presing të lartë për riftuar topin mbi këtë treshe, në momentin që topi nuk fitohej, linte shumë hapësirë mbrapa, kjo solli dhe distabilitet mes reparteve, distanca të gjata mes lojtarëve dhe reparteve!

Të dy golat erdhën nga ky distabilitet, tek goli i parë, Cinari nuk arrin të mbyllë hapsirat e lëna bosh nga Trashi, i cili po bënte presing mbi Gripshin, ndërsa Daja doli mbi pozicion dhe krosoi për Ditën i cili ishte i pa mbuluar në zonë. Hoxha priti goditjen me kokë, por nuk kishte si të vepronte pas goditjes kryevepër të Gripshit.

E njëjta situatë tek goli i dytë, përsëri nga krahu i djathtë i Skënderbeut dhe i majtë i Partizanit, përsëri nuk funkisonon Trashi-Cinari dhe Ditën këtë herë nuk e ndal dot asnjë. Sormani ka gabuar në gjithçka, madje edhe në zëvendësime. Partizani është shumë larg nga Partizani i Gegës, madje duke më keq edhe se i Lerdës. /Sport Ekspres/