Cana mes arbëreshëve: Emocione më të mëdha se për ndeshjen

0

Lorik Cana ishte pjesë e kombëtares shqiptare sot, por vetëm jashtë fushe, për të qenë pjesë e delegacionit që vizitoi Horën e Arbëreshëve, komunë e banuar nga komunitet shqiptar, i vendosur prej shekujsh aty.

Pikërisht ish-kapiteni shqiptar ka qenë një ndër personazhet më të kërkuar nga banorët e komunitetit Arbëresh, që i rezervoi një pritje mjaft të ngrohtë kombëtares sonë.

Për Supersport, Cana deklaroi: “Është diçka e jashtëzakonshme, që pas gati gjashtë shekujsh ka ende njerëz që e kanë ruajtur, traditën, kulturën dhe gjuhën në një vend që nuk është i yni. Është e jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që edhe t’i tregojmë Italisë se nuk kemi ardhur vetëm në vitet ’90, por jemi këtu prej lashtësisë. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem këtu.”

“Kam menduar disa herë të vija, duke qenë se jam edhe vetë i apasionuar me historinë. Prej vitesh dëshiroja të udhëtoja në Jug të Italisë ku jetojnë shumë Arbëreshë. Ishte një mundësi që nuk mund ta humbisja.”

“Sigurisht që rezultati ndaj Italisë sot është i rëndësishëm, por emocionet që po ndajmë me bashkëkombasit tanë nuk ka çmim.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.