Cana: De Biazi transformoi Shqipërinë, Strakosha mund të bëhet numri 1

0

Në prag të Itali-Shqipëri Lorik Cana ka folur për RadioSei në Romë, duke prekur ndeshjen e sotme, por edhe Lacion, ku luajti për disa sezone.

“Shqipëria ka pasur rritje të madhe vitet e fundit sepse erdhi De Biazi, i cili përshpejtoi një proces themelor: ka bindur lojtarët më të mirë shqiptarë të luanin për Shqipërinë. Më parë lojtarët e rritur jashtë zgjidhnin kombëtaret e vendeve ku u rritën, si Granit Xhska, Behrami, Xhemaili e Januzaj. Me afrimet e reja ka ardhur edhe kapërcimi i Shqipërisë në cilësi”.

Strakosha ka shpërthyer: “E njoh shumë mirë, kam luajtur edhe babain e tij në kombëtare. Ka shfrytëzuar një mundësi që të vjen vetëm një herë në jetë. Mund të bëhet numri 1, edhe pse është edhe Marketi, por edhe Etrit Berisha, që po zhvillon një sezon të madh tek Atalanta dhe po punon me qetësi në Bergamo, ndërsa në Romë nuk kishte besimin e ambientit. Te Lacio nuk është e lehtë, sapo fitohet diçka, ambienti ngopet dhe fillon rënia, të gjithë lëshojnë”.

E ardhmja dhe Tare: ” Futbolli më mungon shumë. Pas Europianit vendosa të ndalem, ndoshta përfundimisht, sepse problemet fizike dhe një dëmtim në shpinë nuk më lejojnë të stërvitem si duhet. Tare? Shihemi rrallë, dy vitet e fundit nja dy herë e kam takuar. E ardhmja ime mund të jetë si trajner apo drejtues, të shohim”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.