Sport Ekspres

Presidenti Duka: Ligji i sponsorizimit duhet të mbështesë realisht sportin, nëntor i suksesshëm për Kombëtaret
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel”. Në një bisedë me gazetarin Endi Tufa, ai ka folur për zhvillimet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, ecurinë e ekipeve Kombëtare dhe sfidat që ka përpara sporti në vendin tonë.

Një vëmendje të veçantë në intervistë zë projektligji për sponsorizimet dhe donacionet, të cilin Presidenti Duka e konsideron një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e sportit shqiptar, por që, sipas tij, duhet të përmirësohet për të qenë realisht funksional.

Ai thekson nevojën për më pak burokraci, më shumë siguri për bizneset që investojnë në sport dhe një mekanizëm që garanton mbështetje të qëndrueshme për klubet, akademitë dhe infrastrukturën sportive.

Kreu i qeverisë së futbollit ndalet gjithashtu te rezultatet pozitive të ekipeve Kombëtare gjatë muajit nëntor, duke vlerësuar vendin e parë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, paraqitjet e skuadrave të moshave dhe progresin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet. Ai flet për punën e trajnerit Maran, afrimin e talenteve të rinj, shortet e ardhshme europiane, si dhe ndryshimet në formatin e kampionatit shqiptar.

Në këtë intervistë, Presidenti i FSHF-së ndan edhe këndvështrimin e tij për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe rëndësinë e krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e brezave të rinj.

– President, vendi i parë në Ligën e Kombeve. A ishte një provim i kaluar me sukses? Duhet ta konsiderojmë një arritje të madhe apo thjesht përmbushje të objektivit që kishim?

– Unë do ta konsideroja një edicion të suksesshëm dhe realizim të objektivit. Në fund të fundit, ky ishte synimi ynë: të renditeshim në vendin e parë. A ishte një objektiv i vështirë apo shumë i vështirë? Mendoj se, siç rezultoi, ishte i realizueshëm. Megjithatë, për ta arritur nevojitet punë dhe përkushtim nga të gjithë.

Dua të falënderoj në radhë të parë futbollistët për përkushtimin gjatë këtij edicioni, stafin dhe të gjithë tifozët. Duhet t’i falënderojmë veçanërisht tifozët, të cilët e kanë mbështetur ekipin edhe në një kompeticion që më parë nuk ka qenë shumë i ndjekur dhe në ndeshje që në Shqipëri konsideroheshin jo shumë të rëndësishme.

Po rikujtoj ndeshjen me San Marinon. Mendonim se tifozët mund të zhgënjeheshin nga loja dhe rezultati, por ata e mbështetën ekipin deri në fund, derisa erdhi rezultati.

Pra, objektiv i realizuar. Nuk do ta konsideroja një sukses të jashtëzakonshëm, por një objektiv të përmbushur. Sigurisht, ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Mendoj se mund të kishte pasur më shumë aktivizim të futbollistëve të rinj, me më pak eksperiencë, në mënyrë që të kishim një numër më të madh alternativash për kualifikueset e Europianit.

– Emërimi i trajnerit aktual, Silvinjo më parë dhe tani Marani, ka qenë një proces me zgjedhje të ndryshme. Në fillim pati pikëpyetje dhe jo shumë entuziazëm për Maranin, por më pas ai tregoi se mund të bënte më shumë nga sa pritej. Jeni të kënaqur me zgjedhjen? Si e shihni edhe momentin e tranzicionit të Kombëtares, me lojtarët me eksperiencë dhe afrimin e të rinjve?

– Emërimi i trajnerit aktual të ekipit kombëtar, Maran, ndoshta nuk u prit fillimisht si zgjedhja më e mirë. Paraqitja e ekipit në dy ndeshjet e para miqësore ngriti pikëpyetje, si për mua, ashtu edhe për të gjithë ata që i ndoqën ato takime, madje ndoshta edhe për vetë trajnerin, nëse mund ta çonte përpara këtë projekt.

Por me fillimin e ndeshjeve zyrtare gjërat ndryshuan. Ekipi pati një paraqitje të mirë dhe tregoi një futboll më të mirë. Në fakt, këtë e kam thënë që ditën e parë: nuk e kemi zgjedhur rastësisht trajnerin. Pavarësisht se rezultati nuk vjen gjithmonë, jam i bindur se me këtë trajner do të shohim një futboll të bukur, një Shqipëri më agresive dhe më sulmuese.

Besoj se këtë e kemi parë gjatë këtij edicioni, edhe në ndeshjen me rezultatin më të keq, atë në Finlandë. Për minuta të tëra ekipi bëri një paraqitje të shkëlqyer. Edhe pas kartonit të kuq vazhdoi të luante mirë, por rezultati na ndëshkoi.

Jam i kënaqur me atë që ka sjellë trajneri në lojën e ekipit, në motivimin e futbollistëve, në përzgjedhjen sa më objektive të lojtarëve që grumbullohen dhe atyre që aktivizohen.

Megjithatë, ndoshta jemi edhe në një moment tranzicioni. Një pjesë e lojtarëve që deri dje ishin liderë, sot janë në një moshë më të avancuar dhe trajneri duhet të fusë lojtarë të rinj.

– Si e shihni këtë moment të tranzicionit dhe nevojën për afrimin e futbollistëve të rinj?

– E thashë edhe në fillim. Ndoshta mund të ishin aktivizuar më shumë lojtarë të rinj. Ne kemi futbollistë me shumë cilësi, si në ekipin kombëtar U21, ashtu edhe në U19. Këta të fundit bënë një paraqitje shumë të mirë në kualifikueset e Europianit në Qipro, me dy fitore 4-0.

Ndoshta mund të ishin afruar disa prej këtyre emrave, për të pasur më shumë alternativa për të ardhmen.

Nuk më shqetëson fakti që disa futbollistë janë në një moshë relativisht të avancuar për futbollin. Në ekipin kombëtar, për sa kohë ke mundësi dhe forcë për të kontribuar, duhet të vazhdosh. Ata, pavarësisht moshës, po kontribuojnë në mënyrë fantastike. Gjëja më e bukur është ndërthurja mes lojtarit më të madh në moshë dhe atij më të ri. Ata krijojnë një harmoni dhe një grup shumë të mirë.

– Ndoshta nëntori ka qenë një nga muajt më të suksesshëm që kemi pasur prej kohësh me Kombëtaren, duke parë paraqitjet e U17, U19, U21 dhe ekipit A?

– Kemi pasur rezultate pozitive me të gjitha ekipet kombëtare gjatë muajit nëntor. Pothuajse i kemi fituar të gjitha ndeshjet.

Duke filluar nga Festivali Botëror i U15 në Azerbajxhan, ku ekipi ynë fitoi tetë nga nëntë ndeshje dhe u rendit i 17-ti mes 181 skuadrave pjesëmarrëse.

Ekipi U19 fitoi dy ndeshjet kualifikuese kundër Qipros dhe Armenisë me rezultate bindëse 4-0. Edhe U17 u kualifikua në Elite Round.

Kështu që kanë qenë rezultate shumë të mira, të cilat na kanë kënaqur të gjithëve dhe na kanë bërë të përjetojmë një nëntor të bukur. Nëntori është muaji i festave dhe këto rezultate na e kanë bërë edhe më të bukur këtë periudhë.

– Së shpejti do të kemi shortin e U21 për Europianin 2027 dhe më pas shortin e madh për kualifikueset e Europianit 2028. Çfarë mund të na thoni për këto dy shorte?

– Më 26 nëntor do të hidhet shorti i Europianit U21, i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, ndërsa ceremonia do të mbahet në Beograd.

Kam parë skuadrat dhe pozicionimin e Shqipërisë. Është shumë e vështirë të zgjedhësh një kundërshtar që mund të konsiderohet më i lehtë. Të gjitha skuadrat janë në një nivel shumë të lartë sportiv, me eksperiencë dhe histori rezultatesh të mira.

Prandaj, ajo që duhet të uroj është që ekipi ynë të përgatitet sa më mirë për çdo kundërshtar që do të sjellë shorti. Nuk mund të shpreh ndonjë dëshirë të veçantë për shortin e U21.

Sa i përket shortit në Belfast për ekipin e parë, tashmë dihet ndarja e vazove. Shqipëria është në vazon e tretë. Gjysma e grupeve do të kenë pesë skuadra dhe gjysma tjetër katër.

Katër skuadrat më të forta do të jenë në grupe me nga katër ekipe, të cilat do t’i nisin kualifikueset në shtator.

Për ne do të ishte më mirë të ishim në një grup me katër skuadra dhe t’i nisnim kualifikueset në shtator, sepse do të kishim më shumë kohë për t’u përgatitur. Duke qenë se nuk do të luajmë ndeshje play-off në mars për Ligën e Kombeve, si rezultat i vendit të parë, do të kishim mundësi të zhvillonim katër ndeshje miqësore deri në shtator.

Pra, i urojmë vetes një grup me katër skuadra. Por kjo ka edhe një të keqe, sepse njëra prej katër skuadrave do të jetë nga ekipet më të forta të Europës.

– Një tjetër emër që ka bërë bujë është Brajan Gruda, futbollisti me origjinë shqiptare që është aktivizuar me Gjermaninë. A ka pasur tentativa nga Shqipëria për ta afruar, ashtu siç kemi bërë edhe me lojtarë të tjerë?

– Kualiteti i Brajan Grudës nuk ka nevojë për koment nga ana ime. Është një futbollist me shumë cilësi, i cili ka spikatur prej kohësh në kombëtaret e moshave të Gjermanisë. Ka luajtur me U19, U21 dhe madje edhe kundër Shqipërisë në një ndeshje miqësore.

Padyshim që, duke qenë shqiptar me prindër shqiptarë, pavarësisht se ka lindur në Gjermani, kemi pasur shumë dëshirë ta kishim në skuadrën tonë. Kemi provuar, por zgjedhja e tij ka qenë Gjermania dhe tashmë ky është një kapitull i mbyllur.

Ai është paraqitur me Gjermaninë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në karrierën e tij sportive.

– Pra, Shqipëria e ka kontaktuar që më herët, jo vetëm tani pas paraqitjeve të fundit?

– Po, po. Në çdo kohë i kemi ofruar mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë, por vendimi i tij ka qenë që të luajë për Gjermaninë.

– Një tjetër zhvillim i rëndësishëm i nëntorit ka qenë edhe ligji i sponsorizimit. Sa i rëndësishëm është ky ligj për futbollin dhe sportin shqiptar?

– Ne kemi të paktën 10 vjet që diskutojmë për ndryshime ligjore, të cilat do të ndihmonin zhvillimin e sportit në përgjithësi në Shqipëri dhe të futbollit në veçanti.

Përfundimisht duhet të jemi, në një farë mënyre, falënderues që këtë vit ligji ka ardhur në tavolinë. Së fundmi u diskutua edhe në komisionin parlamentar propozimi i qeverisë për ligjin e sponsorizimit dhe donacioneve.

Duhet të falënderojmë ata që e kanë iniciuar, si ministrinë, ashtu edhe deputetët e të gjitha krahëve politikë. Nëse keni ndjekur diskutimin në komisionin parlamentar, pavarësisht vërejtjeve dhe kritikave, ka pasur një qasje pozitive.

Por tani ky ligj duhet të bëhet funksional. Ne kemi vërejtje dhe mendojmë se ata që e mbështesin duhet të mendojnë se si ta bëjnë atë funksional dhe jo sipërfaqësor. Nuk duhet të pranojnë nëse ka hile nga dikasteret, ministritë apo burokracia e aparatit shtetëror.

– Konkretisht, cilat janë problemet që shihni te projektligji aktual?

– E para, objektivi është që biznesi dhe sporti, apo biznesi dhe arti, të krijojnë në mënyrë të pavarur një marrëdhënie për të ndihmuar zhvillimin e sportit. Sponsorizimi duhet të jetë një pagesë alternative e tatimit dhe jo një shpenzim shtesë për biznesin.

Ligji duhet ta përcaktojë në mënyrë të qartë dhe eksplicite se kjo është një mënyrë alternative e pagesës së tatimit, në mënyrë që biznesi të jetë i sigurt për financimin që jep.

E dyta, nuk ka arsye që Ministria e Sportit të ketë nevojë të komandojë apo të kontrollojë paraprakisht këto sponsorizime. Nuk them që duhet të ketë anarki. Sigurisht, ato duhet të kontrollohen sipas kritereve që do të vendosen, por kontrolli duhet të bëhet pasi sponsorizimi të jetë kryer, jo përpara tij.

Çfarë autorizimi duhet të kërkojë një klub futbolli për një aktivitet publik? Dihet që Partizani është klub futbolli dhe aktivitet publik. Pse duhet të shkojnë te ministria si sponsorizuesi, ashtu edhe i sponsorizuari?

Duhet t’i heqim këto burokraci dhe të kontrollojmë zbatimin e ligjit në momentin që ndodh. Edhe biznesi nuk kontrollohet përpara se të kryejë një transaksion financiar, por pasi ai kryhet, për të parë nëse është në përputhje me ligjin.

Nëse kjo do të jetë një gjë e komanduar dhe e kontrolluar nga aparati burokratik shtetëror, nuk kemi bërë asgjë. Do të jemi sërish në të njëjtën situatë, ku qeveria cakton një buxhet dhe e shpërndan sipas dëshirës. Grantet që i janë dhënë futbollit kanë rezultuar zero për 30-50 vjet.

E treta, dhe shumë e rëndësishme, ligji parashikon një limit jashtëzakonisht të vogël: 2 miliardë lekë. Çfarë do të bëjë i gjithë sporti dhe arti me 2 miliardë lekë?

Kur kjo shumë të fillojë të shpërndahet, kur të shkojë klubi i Ersekës për t’u sponsorizuar, mund ta gjejë fondin zero. Nuk janë të rëndësishëm vetëm klubet profesioniste si Tirana, Partizani, Dinamo apo Teuta. Është i rëndësishëm i gjithë futbolli shqiptar dhe të gjitha akademitë.

Ne kërkojmë që limiti të jetë pesë herë më i lartë. Gjithashtu, ligji duhet të parashikojë që një pjesë e mirë e këtyre sponsorizimeve të shkojë për infrastrukturën.

Çfarë infrastrukture sportive mund të ndërtojmë me 2 miliardë lekë gjithsej, kur një pjesë e kësaj shume do të shkojë për artin dhe sportet e tjera? Me atë që do të mbetet për futbollin nuk mund të ndërtojmë as një fushë futbolli, sepse një fushë kushton 400 mijë euro.

Futbolli duhet të ketë një pjesë të sigurt nga ky mekanizëm. Sa nga këto para do të shkojnë për futbollin? Nëse i lëmë gjërat kështu, mund të përfundojnë për koncerte, fushata elektorale e të tjera.

Ligji duhet të mendojë se si të funksionojë dhe jo se si të kontrollohet. E përsëris: jam falënderues që ligji ka ardhur në tavolinë, por u kërkoj me dashamirësi të gjithë aktorëve, deputetëve dhe qeverisë, të marrin parasysh vërejtjet tona. Ne kemi dërguar propozime dhe sugjerime për të bërë një ligj funksional, që ndihmon zhvillimin e sportit dhe jo kontrollin e tij.

– Pse është kaq i rëndësishëm për futbollin ky mekanizëm i sponsorizimit?

– Ministria e Financave e konsideron sikur sporti kërkon të fusë duart në buxhet, por kjo nuk është e vërtetë. Sporti i jep shumë buxhetit. Ndikimi i sportit në ekonominë e vendit gjatë një viti është afërsisht 70 milionë euro.

Nuk po kërkoj që futbolli t’i marrë nga buxheti këto 70 milionë euro, por që t’i kthehet një pjesë e tyre. Dhe jo për luks apo kënaqësitë e dikujt, por për të ardhmen, për futbollin e fëmijëve, për fushat, palestrat dhe gjithçka tjetër.

E ftoj Ministrinë e Financave që të mos e shohë këtë si një përpjekje për të marrë para nga arka e shtetit, por si kërkesën e një prej tatimpaguesve të mëdhenj dhe të një aktiviteti me ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e vendit.

– A keni bërë propozime konkrete për ndryshimin e projektligjit?

– Padyshim që kemi kërkuar. Kemi angazhuar ekspertët më të mirë të vendit dhe të huaj për ta përshtatur ligjin. Draftet aktuale janë ndryshe nga propozimet për të cilat kemi rënë dakord në tavolinë. Uroj që të mos shkojë kështu deri në fund dhe të bëhet ajo që është më e mira për sportin.

– Duke u kthyer te kampionati shqiptar, ndryshimi i skemës dhe eksperimenti me Final Four tashmë kanë përfunduar. A mendoni se ishte momenti i duhur për të provuar diçka ndryshe? Si e shihni të ardhmen e kampionatit?

– Gjërat kanë evoluar dhe gjithmonë duhet t’i përshtatesh zhvillimit. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë mundësi të organizojë më shumë se 10 ekipe në Kategorinë Superiore, për shkak të përmirësimit të infrastrukturës në klube dhe pritshmërisë që mund të sjellë ligji i sponsorizimit.

Pse i qëndruam deri tani skemës me 10 skuadra dhe katër faza vajtje-ardhje? Problemi kryesor ishte infrastruktura, por edhe ndeshjet e vdekura që krijohen kur ka më shumë se 10 skuadra.

Për këtë arsye kontaktuam një nga kompanitë më të mira në botë që merret me skemat sportive. I shpjeguam se dëshironim të kishim 12 skuadra, por njëkohësisht të eliminonim ndeshjet pa interes të madh sportiv.

U propozuan disa skema dhe, së bashku me klubet, zgjodhëm njërën prej tyre, e cila në fund i ndan skuadrat në play-off dhe play-out.

Sezoni aktual 2026-2027 është një sezon tranzicioni, sepse kemi 10 skuadra dhe do të ndahen në gjashtë të parat dhe katër të fundit. Në sezonin pasardhës do të kemi 12 skuadra, të ndara në gjashtë të parat dhe gjashtë të fundit.

Qëllimi është eliminimi i ndeshjeve të vdekura. Edhe skuadra e parë që luan në play-out, në grupin e dytë, do të ketë të drejtën të luajë në play-off për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Në këtë mënyrë, të gjitha ekipet mbeten në garë dhe emocioni mbahet i ndezur deri në minutat e fundit të kampionatit.

VIDEO/ Humbi me goleadë në debutimin te United-i, Pochettino: Kush luan futboll e di që nuk ishte karton i kuq
Mauricio Pochettino e ka nisur përvojën e tij te Manchester United-i në mënyrën më të keqe të mundshme. Ekipi i tij është mposhtur me shifrat 4-0 nga Liverpool-i në javën e 11 të Premier League-s. Një episod i rëndësishëm që ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes ishte dalja me karton të kuq që në minutën e 8 të Yoro-s.  Por Pochettino nuk bie dakort me vendimin e arbitrit. Sipas trajnerit argjentinas, të gjithë që luajnë futboll e dinë se ndërhyrja nuk ishte për karton të kuq.

“Kartoni i kuq ishte një vendim për të cilin, për këdo që luan futboll, ishte e qartë se një situatë e tillë nuk meritonte karton të kuq. Lojtarët po e ndiejnë dhimbjen e rezultatit. U thashë të qëndrojnë të qetë. Ajo që ndodhi ishte një situatë e padrejtë. Duhet ta pranojmë atë realitet. Duhet të përpiqemi të rrisim fokusin e përqendrimin tonë, si dhe të marrim vendime më të mira në fushë”, ka thënë për mediat pas ndeshjes Mauricio Pochettino./Sport Ekspres/

How was this a red card to Yoro? Isak already lost control of the ball https://t.co/3HZjd9AGqf

— Paa Manuel (@PaamanuelUtd_) November 22, 2026

VIDEO/ Goli i parë në karrierë me fanellën e Milanit, Jashari shënon gol spektakolar në Serinë A
Pas një sezoni me fanellën e Milanit, Ardon Jashari ka arritur më në fund që të gjejë rrugën e rrjetës. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e tretë të takimit mes kuqezinjve dhe Frozinones. I gjendur në hyrje të zonës dhe nën presionin e mbrojtësit kundërshtar, Jashari nuk e ka menduar dy herë të godasë portën. Gjuajtja e tij e fuqishme u ndal në rrjetë, duke shënuar kështu një gol spektakolar. Ky ishte edhe i pari në karrierë me fanellën e klubit legjendar të Serisë A, Milanit. Ndërkohë, ndeshja është ende duke u luajtur në “San Siro”./Sport Ekspres/

ARDON JASHARIII. 3-1!!! ANOTHER ASSIST FROM ADRIEN RABIOT ? https://t.co/1ibCPKD1vR

— Milan Wire (@MilanWireX) November 22, 2026

“Na ndodhin gjithmonë probleme me këtë arbitër”, Fliku ankohet pas ndeshjes: Gjyqtari anësor shikonte vetëm stolin e Barcelonës
Barcelona ka fituar me përmbysje 3-2 kundër Vijarealit ditën e sotme. Hansi Fliku ka shprehur pakënaqësinë e tij me arbitrimin pas përfundimit të lojës. Trajneri i katalanasve ka ironizuar gjyqtarin e 4-t, duke thënë se detyra e tij është të ndihmojë arbitrin kryesor, por ai e mbante vështrimin gjatë gjithë kohës nga stoli i Barçës. Gjithashtu Hansi Fliku u shpreh se me arbitrin Hernandez Hernandez i ndodhin gjithmonë probleme të tilla.

“Gjithmonë kemi probleme të këtij lloji me këtë gjyqtar. Nuk e di çfarë ndodhi me Ferminin. Mendoj se detyra e gjyqtarit të katërt është të mbështesë gjyqtarin kryesor në fushë, por ai vazhdimisht shikonte nga stoli ynë. Unë pyeta, dhe përgjigjja që mora ishte një karton i verdhë. Gjithmonë kemi probleme të tilla me këtë gjyqtar. Na ka ndodhur edhe më parë. Është gjithmonë e njëjta gjë. Kur shikon se çfarë ndodhi me Laminin (duke iu referuar rastit të penalltisë), është një faull i qartë”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/

Debutimi te Manchesteri kthehet në makth për Pochettinon, pëson dy gola dhe mbetet me 1 lojtar më pak brenda 5 minutave
Debutimi në krye të Manchester United-it nuk kishte si të shkonte më keq për Mauricio Pochettino-n. Brenda harkut kohor të 5 minutave të gjitha planet e tij për lojën janë kthyer përmbys. United-i mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 8 të lojës, kur Yolo u ndëshkua me karton të kuq. Vetëm 2 minuta më vonë, Szoboszlai tundi rrjetën për Liverpool-in, ndërsa Wirtz-i dyfishoi shifrat në minutën e 13.

Ndeshja e parë si trajner i “djajve të kuq” u shndërrua në një makth të vërtetë për Pochettino-n, i cili duhet të gjejë zgjidhjen për për mos u larguar me goleadë nga “Anfield Road”. Deri më tani është luajtur vetëm njëra pjesë, teksa mbeten edhe 45 minuta për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/

“Ka momente gjenialiteti që as ai vetë nuk di ti shphegojë”, Spaleti me superlativa për Zhegrovën
Edon Zhegrova ka luajtur sot ndeshjen e parë si titullar me Juventusin në këtë sezon të ri. Pas fitores 4-0 ndaj Venecias, Spaleti ka folur për mediat, ku vëmendje i ka kushtuar edhe lojtarit shqiptar. Trajneri i Juventusit ka folur me superlativa për cilësitë teknike të Zhegrovës, por nga ana tjetër i bën thirrje që të tregojë vazhdimësi dhe të mos ketë rënie të formës gjatë lojës.

“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka një këmbë të majtë vdekjeprurëse dhe mund të bëjë diferencën. Ka momente gjenialiteti që as ai vetë nuk di t’i shpjegojë. Por, ndonjëherë kalon periudha ku bie në formë. Ai duhet të jetë vazhdimisht i përfshirë në lojën e ekipit. Nuk mund të mbështetesh vetëm te dy shkëndija gjenialiteti dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/

VIDEO/ Luajti ndeshjen e parë si titullar me Juventusin, Zhegrova jep asist dhe argëton tifozët
Prija ka marrë fund për Edon Zhegrovën. Sulmuesi shqiptar ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e titullarit në këtë sezon të ri. Spaleti më në fund është bindur që t’i japë shansin lojtarit nga Kosova, i cili nuk e zhgënjeu në fushën e lojës.

Juventusi fitoi me shifrat 4-0 ndaj Venecias, teksa Zhegrova regjistroi një asist të dhënë. Pasimi i tij për Kabalin në minutën e 65 ishte i përsosur dhe solli golin e tretë të takimit. Përveç asistit, Zhegrova ishte mjaft aktiv në fushën e lojës, duke argëtuar tifozët me driblimet e tij dhe duke qenë pjesëmarrës kryesor në ndërtimin e lojës sulmuese të Juventusit./Sport Ekspres/

GOOOAL! ?? J. Cabal

? Juventus (3)-0 Venezia https://t.co/0sd50dmmzh

— Pro_Foot HQ (@ProFoot_HQ) November 22, 2026

VIDEO/ Rasti i çuditshëm në Turqi me trajnerin e Gallatasarait, mori karton të kuq se i dha dorën arbitrit
Një episod i çuditshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kampionatin turk. Protagonist ka qenë trajneri i Gallatasarait, i cili u ndëshkua me karton të kuq përpara se të largohej nga fusha. Pas përfundimit të takimit kundër Samaunsporit, kur lojtarët dhe anëtarët e stafeve të ekipeve po shtërngonin duart me njëri-tjetrin, Okan Buruku i dha dorën njërit prej gjyqtarëve anësorë.

Sapo e pa këtë veprim, arbitri kryesor nxorri nga xhepi kartonin e verdhë dhe ia drejtoi trajnerit të Gallatasarait. Ky ishte kartoni i dytë i verdhë për Burakun, çka do të thotë se ai nuk do ta udhëheqë skuadrën nga pankina në ndeshjen e ardhshme. Trajneri turk ka mbetur i befasuar nga vendimi i arbitrit dhe e shprehu qartë me anë të gjuhës së trupit se nuk arriti ta kuptonte arsyen e ndëshkimit me karton./Sport Ekspres/

??? This is how Galatasaray manager Okan Buruk received a red card. ?? https://t.co/sIIAQg5Nk0

— EuroFoot (@eurofootcom) November 21, 2026

FSHF forcon mbështetjen për futbollin e moshave dhe vajzave, miratohet skema e incentivave për klubet
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një paketë incentivash për klubet që aktivizohen në kampionatet e moshave dhe futbollit të vajzave, me synimin për të nxitur zhvillimin e ekipeve zinxhir, rritjen e pjesëmarrjes dhe zgjerimin e futbollit të vajzave në të gjithë vendin.

Skema e re parashikon mbështetje financiare për klubet në disa nivele të aktivitetit, me kritere të përcaktuara për secilin kampionat dhe me një plan zbatimi që shtrihet në tri sezone, nga 2026–2027 deri në 2028–2029.

Sezoni 2026–2027

Për kampionatet rajonale parashikohet një incentivë prej 150.000 lekësh neto për ekipet U-13/U-14 dhe 200.000 lekësh neto për ekipet e kategorisë tjetër të përcaktuar në skemë. Një nga kushtet për përfitimin është që ekipi të drejtohet nga një trajnere. Klubet që kanë ekipin zinxhir të kërkuar, të regjistruar dhe aktiv përfitojnë incentivën e plotë, ndërsa në mungesë të tij përfitojnë 50% të vlerës. Pagesa do të kryhet në dy këste.

Për Kampionatin Kombëtar U-17 është parashikuar një mbështetje prej 500.000 lekësh për ekip, e cila do t’u kalojë klubeve në dy këste, në muajt janar dhe qershor.

Ndërkohë, për Kategorinë Superiore Vajza A parashikohet një incentivë prej 2.400.000 lekësh për ekip. Kjo mbështetje do t’i kalojë klubit dhe do të përdoret për shpenzime të dokumentuara që lidhen me aktivitetin e ekipit të vajzave.

Sezoni 2027–2028

Skema parashikon hapa të tjerë për zgjerimin e futbollit të vajzave në nivel rajonal. Klubet ose shoqatat që arrijnë pragun e regjistrimeve të djemve për zonën përkatëse do të duhet të krijojnë të paktën një ekip vajzash. Ekipet e krijuara vetëm për të përmbushur këtë detyrim nuk do të përfitojnë incentivë.

Nga ana tjetër, klubet që kanë të tria ekipet aktive U-11, U-13/U-14 dhe U-15/U-16 dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara do të përfitojnë 200.000 lekë për klub.

Për Kampionatin Kombëtar U-17, kusht për përfitimin e incentivës do të jetë edhe pasja e një ekipi U-11 të regjistruar dhe aktiv.

Sezoni 2028–2029

Në sezonin 2028–2029 parashikohet një tjetër hap për zgjerimin e futbollit të vajzave, me detyrimin për krijimin e dy ekipeve të vajzave për klubet që arrijnë pragun e dytë të regjistrimeve të djemve.

Ndërsa për Kampionatin Kombëtar U-17, kusht për përfitimin e incentivës do të jetë që klubi të ketë gjithashtu ekipet U-11 dhe U-13/U-14 të regjistruara dhe aktive.

Përmes kësaj pakete, FSHF synon të forcojë strukturat e futbollit në nivel klubesh, të nxisë krijimin dhe aktivizimin e ekipeve zinxhir dhe të rrisë përfshirjen e vajzave në futboll, duke ndërtuar një bazë më të gjerë për zhvillimin e këtij sporti në të gjithë vendin.

VIDEO/ Arbitri hap polemika me penalltinë për Realin, Mbapeja bëhet qesharak me topin e dërguar në tribunë
Reali i Madridit është duke humbur me shifrat 0-1 ndaj Selta Vigos në “Santiago Bernabeu”. Ekipi i Murinjos pati mundësinë të barazonte shifrat në minutën e 39, por Mbaja shpërdoroi shansin e artë.

Sulmuesi francez u rrëzua në zonë dhe arriti të fitonte një 11 metërsh që u shoqërua me polemika. U pengua nga kundërshtari apo nga këmbët e tij? Një pyetje që me siguri do të diskutohet gjatë edhe pas ndeshjes. Por pavarësisht kësaj, Mbapeja u bë sërish protagonist, këtë herë me mënyrën e ekzekutimit të 11 metërshit. Gjuajtja e tij ishte qendrore, ndërsa topi përfundoi në tribunën pas porte. Kjo goditje habiti jo pak të pranishëm, pasi për nivelin e Mbapesë nuk mund të mendohej një ekzekutim i këtij./Sport Ekspres/

KYLIAN MBAPPÉ FALLA EL PENALTI.

ES INCREÍBLE ESTO…. https://t.co/BGEXSRsAWj

— (fan) REAL MADRID FANS ? (@AdriRM33) November 21, 2026

“Të lëmë kapelet në tryezë dhe të analizojmë situatën”, Muriqi i jep mesazh shokëve të skuadrës: Të jemi të denjë për fanellën e Fenerbahçes
Fenerbahçja është ndalur sot në një barazim 2-2 ndaj Kocaelisporit. Një tjetër rezultat negativ për “nëndetësen verdheblu”. Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjet për mediat dhe ka treguar se ku çaloi ekipi i tij në fushën e lojës. Sulmueso shqiptar është shprehur se lojtarët duhet të ulen dhe të analizojnë situatën. Ai ka përfunduar se futbollistët duhet të punojnë bashkë për të qenë të denjë për fanellën e Fenerbahçes.

“Na vjen keq. Sinqerisht, na vjen keq. Nuk mundëm ta nisnim ndeshjen ashtu siç donim. I lejuam kundërshtarët të luanin gjatë 30 minutave të para. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse goli i Lukakut do të ishte quajtur i rregullt. Më pas, u mblodhëm dhe e morëm veten. Si grup lojtarësh, na vjen keq. Secili duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Do t’i vëmë kapelet në tryezë dhe do të analizojmë situatën. Do të punojmë së bashku për të qenë të denjë për fanellën e Fenerbahçes”, ka deklaruar Vedat Muriqi./Sport Ekspres/

Partizani mbetet në fund të tabelës, Vllaznia e mund me një lojtar më pak
Mbrëmjen e sotme është luajtur në “Air Albania” dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të kuqtë vazhdojnë të mos dalin dot nga kriza e rezultateve në të cilën ndodhen këtë sezon. Shkodranët kanë arritur të marrin 3 pikët në “Air Albania”, duke fituar me rezultatin e ngushtë 0-1.

Ndeshja u vendos nga një penallti e Balajt në minutën e 56 të lojës. Sulmuesi shkodran arriti të fitonte duelin e tij me Qirkon, duke i dhënë kështu fitoren Vllaznisë. Ndërkohë, në minutën e 75, kuqeblutë mbetën me një lojtar më pak në fushë pas daljes me karton të kuq të Obinasë. Por, edhe pse në epërsi numerike, Partizani nuk ia doli të ndëshkonte Vllazninë. Tashmë “demat e kuq” e gjejnë veten në vendin e fundit në renditje me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje. Sakaq, Vllaznia gjendet përkohësisht në vendin e 6 me 15 pikë në total./Sport Ekspres/

Balaj 56 penallti Obina 75 karton i kuq

Gol, asist dhe çmimi njeriu i ndeshjes! Gruda i bën të gjitha në Bundesligë
Sezoni 2026/27 është padyshim ai më i miri në karrierën e Brajan Grudës. Sulmuesi shqiptar është në qendër të vëmendjes në Gjermani, teksa po shënon vazhdimisht, si me klubin, ashtu edhe me fanellën e Kombëtares gjermane.

Gruda ka qenë protagonist edhe në përballjen e sotme kundër Unionit të Berlinit. Lajpcigu fitoi me shifrat e thella 1-5, ndërsa lojtari 22-vjeçar dha një asist dhe shënoi golin e tretë për skuadrën e tij. Megjithëse i dëmtuar, ai arriti që në minutën e 72-të ta çonte topin në rrjetë. Vetëm 3 minuta më vonë Gruda la fushën e lojës, por tashmë ai e kishte shkruajtur emrin e tij në historinë e kësaj sfide. Në fund ai u vlerësua edhe me çmimin futbollisti më i mirë i ndeshjes./Sport Ekspres/

VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e 11 në kampionat, fitorja e dërgon në krye të renditjes
Kajserispori ka marrë 3 pikët përballë Sarijerit pasditen e sotme. Skuadra turke ke fituar me shifrat 3-1 dhe pjesë kontribuese e kësaj fitoreje ishte edhe Taulant Seferi. Lojtari shqiptar ka shënuar golin e dytë të takimit në minutën e 39. Seferi shmangu bukur njërin prej mbrojtësave kundërshtarë në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli numër 11 për futbollistin e Kombëtares shqiptare në këtë sezon të ri të ligës së parë të Turqisë. Me këtë fitore Kajserispori ka marë përkohësisht kryesimin e renditjes. Ekipi i Seferi udhëheq me një pikë më shumë se sa Bursaspori, por kjo e fundit ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur./Sport Ekspres/

Kayserispor 2-0 Sar?yer

? 39′ T. Seferi https://t.co/sjQsLHM8lz

— Gol Kral? (@gol_kralii) November 21, 2026

Po kalon më shumë kohë në spital sesa në fushë, trajneri i Burnley flet për Brojën: Edhe pak kohë!
Armando Broja po vazhdon që të kalojë më shumë kohë në spital sesa në fushë. Sulmuesi shqiptar është i dëmtuar dhe nuk ka debutuar dot ende me trajnerin e ri, Celestini. Por për sa kohë Broja do të jetë jashtë mundësisë për të luajtur?

Celestini ka folur para ndeshjes të së dielës duke treguar edhe për situatën e dëmtimit të sulmuesit të Kombëtares. “Broja është duke bërë mirë, po rikuperohet, por i duhet edhe pak kohë që të kthehet”, tha Celestini. /Sport Ekspres/

Vinicius zbulon tre lojtarët e Real Madridit që do të merrte me vete në Brazil, mungesa e Mbappe ndez debatet!
Vinicius Junior ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, por këtë herë jo për atë që bën në fushën e lojës. Sulmuesi brazilian i Real Madridit është pyetur se cilët tre shokë skuadre do të merrte me vete në Brazil për t’u treguar vendin nga vjen. Përgjigjja e tij ka shkaktuar menjëherë reagime në rrjetet sociale.

Vinicius nuk është menduar gjatë dhe ka përzgjedhur Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Antonio Rudiger. Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Kylian Mbappe në këtë listë.

“Do të merrja Bellingham, Camavinga dhe Rudiger. Edhe pse Jude nuk është shumë i mirë në kërcim! Do t’i çoja në shtëpinë e gjyshes sime, që të shihnin nga vij dhe të përjetonin Brazilin e vërtetë”, u shpreh Vinicius.

Pikërisht mos përfshirja e Mbappe ka bërë që tifozët të nisin diskutimet për marrëdhënien mes dy yjeve të Real Madridit. Një prej komenteve që mori vëmendje në rrjetet sociale ishte: “Pra, nuk qenka aq i afërt me Mbappe”.

Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo zgjedhje lidhet me ndonjë konflikt mes tyre. Përkundrazi, të dy futbollistët kanë mohuar më parë zërat për probleme në marrëdhënien personale.

Ndërkohë, Vinicius vjen pas një periudhe interesante me kombëtaren braziliane. Ai shënoi dy gola në humbjen 3-2 ndaj Japonisë dhe më pas realizoi një tregolësh në fitoren 7-0 kundër Singaporit.

Në krahun tjetër, sezoni me Real Madridin nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për brazilianin, i cili në 12 ndeshje ka regjistruar një gol dhe tri asistime.

Një përgjigje e thjeshtë, një batutë për Bellingham dhe mbi të gjitha një emër i madh i lënë jashtë listës. Kaq ka mjaftuar që Vinicius të rikthejë në qendër të vëmendjes diskutimet për raportin e tij me Mbappe. /Sport Ekspres/

500 mijë euro, ky ishte shpërblimi për vendin e parë të Shqipërisë
Arritja e vendit të parë në grupin C1 të UEFA Nations League dhe sigurimi i ngjitjes në Ligën B për edicionin e ardhshëm do të shpërblehet edhe financiarisht për Kombëtaren shqiptare.

Në vlerësim të suksesit të arritur nga kuqezinjtë në këtë edicion të kompeticionit europian, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një bonus prej 500 mijë eurosh për ekipin kombëtar.

Shqipëria e mbylli aventurën në grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, pas një fushate pozitive në të cilën regjistroi pesë fitore në gjashtë ndeshje. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit vulosi kryesimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.

Ky shpërblim vjen si vlerësim për rezultatet e arritura, angazhimin dhe punën e bërë nga futbollistët dhe stafi i Kombëtares gjatë këtij edicioni, duke kurorëzuar me sukses një objektiv të rëndësishëm sportiv për futbollin shqiptar.

“Kjo nuk tolerohet”, Ardian Bardhi shpërthen ndaj lojtarëve: Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri
Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj situatës dhe paraqitjeve të fundit të skuadrës kryeqytetase, duke dërguar një mesazh të fortë për futbollistët dhe të gjithë pjesëtarët e stafit. Përmes një deklarate publike, kreu i klubit blu ka shprehur pakënaqësinë për atë që po tregon ekipi në fushën e lojës, duke theksuar se paraqitje të tilla nuk përfaqësojnë historinë dhe ambiciet e Dinamos.

Bardhi nuk i ka kursyer kritikat, duke vënë në dukje se futbollistët kanë kushte dhe mbështetje të rëndësishme, por kjo nuk po përkthehet në rezultate dhe performancë në fushë.

“Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë”, shprehet presidenti i Dinamos.

Mesazhi i tij bëhet edhe më i fortë kur flet për përgjegjësinë që duhet të mbajë secili prej atyre që janë pjesë e skuadrës. Bardhi paralajmëron se nuk do të ketë më tolerim për ata që nuk japin maksimumin për fanellën blu.

“Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!”, është paralajmërimi i prerë i kreut të klubit kryeqytetas.

Kjo deklaratë përbën një sinjal të qartë se në kampin dinamovit kërkohet reagim i menjëhershëm. Bardhi kërkon më shumë karakter, përkushtim dhe përgjegjësi nga skuadra, duke e bërë të qartë se emri dhe fanella e Dinamos nuk mund të mbrohen vetëm me fjalë, por duhet të nderohen në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Ministri gëzon për 7 milionë euro buxhet, Kosova nuk ndihet për 70 milionë!
Nga Gerti Çarçani

Dy fjalë “anti-gazetarie” meqë jemi në kohë buxhetesh, shifrash, por dhe masturbimesh financiare në çdo drejtim:

1. Shqipëria, aprovon në parim superbuxhetin e shtetit prej 10 mld eurosh për vitin e ardhshëm! Ok!

2. Ndërsa vetëm për sportet, sipas “rekordit” të Blendi Gonxhes, për 2027-tën janë fiksuar: 749.7 milionë lekë!

3. Kosova, miratoi buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm 4.27 miliardë euro!

4. Vetëm për sportin, Kosova akordoi 70 milionë euro! Kalkulimet bëjini vetë se janë të thjeshta!

Ku është anti-gazetaria këtu z.ministër?

Askush nuk e ka personale me askënd, aq më tepër me JU! Thjesht z.ministër shikoi pak shifrat se gëlojnë dhe ulërasin! Janë fakte që janë fare afër, dhe krejtësisht transparente! Jam i bindur që i di.

Përtej buxhetit të sportit, Shqipëria, ende pa ligj sponsorizimi, diskuton tavanin sponsorizues prej 20, apo 30 miliardë lekësh për art, kulturë dhe sport bashkë, teksa Kosova e futbollit, vetëm për vitin e kaluar faturoi mbi 20 milionë euro të ardhura nga sponsorizimi për ekipet e futbollit. Vetëm për futbollin

Ku është anti-gazetaria këtu zoti ministër!

Vazhdojmë me ca shifra të tjera shumë serioze, në suazën e “anti-gazetarisë”, tuaj që janë thjesht FAKTE:

• Bullgaria rregjistron shifrën rekord të Buxhetit të shtetit për sportin për 2027-tën: 107 milionë euro!

• Serbia, vetëm për Federatën e Futbollit ka akorduar për vitin tjetër 32 milionë euro buxhet, teksa shteti shqiptar pret t’i hedhë ndonjë “kockë” FSHF-së për Europianin e 2027-tës! FSHF i pret, shteti ia premton, ende nuk ia ka akorduar, ndërsa vitin e ardhshëm, jam shumë i sigurtë që Taulanti i pari, më pas të tjerët, do të postojnë me entuziazëm foto e video nga sfidat e Europianit të U-21 nga “Air Albania”!!! Sepse do ndihen krenarë që e sollën atë event në Tiranë, e jo vetëm!

• Mali i Zi, vetëm për lojërat Olimpike i akordoi plot 7.2 milionë euro Komitetit Olimpik të Malit të Zi, ndërsa këtu Ministria e Sporteve i dha 170 milionë lekë publike sportit universitar, pa bërë asnjë audit dhe kontroll se çfarë u bë me ato lekë! Di njeri, kush dhe si u përdorën ato para? Mos ndoshta për këtë fond abuzues u “sakrifikua” edhe një zv.ministër, apo ka arsye tjetër?

Edhe një here se janë shifra therrëse:

Kosova 70 milionë euro buxhet sportit me 4.27 mld buxhet total shteti, ndërsa Shqipëria 10-fish më pak me gati 10 miliardë buxhet shtetëror, o Blend!

Në anën tjetër: Vetëm për Superbuxhetin e shtetit të këtij viti, kosto e financimit të PR dhe anoncimit, në rrjetet sociale për të gjithë deputetët bashkë presupozohet të jetë shumë e konsiderueshme e shpenzuar, natyrisht jo me pare xhepi (postime foto video, reels, tik-tok, komente etj etj etj), në të gjitha kanalet sociale, teksa sportin e kanë lënë me 7 milionë euro buxhet vjetor, pa federatën e futbollit të përfshirë, dhe me mbi 32 federata me buxhet të palëvizur nga vjet, dhe mbi mbi 15 federata të tjera me projekte financimi minore.

Entuaziazmi ishte jashtëzakonisht i madh! Blendi, ditën e ndeshjes me Finlandën, kur u miratua versioni i tij kishte një gëzim të papërshkrueshëm në komunikimin e tavanit prej 20 miliardësh, që më pas depuetët Braçe e Balla e ndryshuan në rritje(sic thuhet lart e poshtë) në 30 miliardë për art, kulturë e sport.

Së fundmi, po bëjnë Sponsorizimin!

Nice! Më në fund edhe një gjë e mirë, por që duhet bërë realisht mirë! Pa diktat, se në çfarë destinacioni do të shkojnë lekët, dhe pa orientim të subjekteve sponsorizuese, për ato përfituese. Risku është që fondet të diktohen!

Tavani është zgjeruar, por në ligj lipset të përfshihen të gjitha kriteret e ndarjes së këtij tavani përfitues, mes sportit, artit e Kulturës. Ndryshe, do të shohim një tallava të madhe klienteliste, për të zënë radhë e për të vënë “shishen e qumështit” te ministria e Sportit, se kush kontratë do të miratohet më parë. Natyrisht, prioritet do të kenë më operativët dhe njohësit më të mirë të negocimit faktik!

Sa për shifrat e mësipërme të buxhetit të sportit, rrimë te 700 e ca milionët që janë ndarë për vitin e ardhshëm! Jemi mirë, ose, më mirë prishet!

Kosova merr 70 milionë euro për sportin, teksa Federata Serbe e futbollit që do të bashkë-organizojë Europianin më Shqipërinë, ka gati 32 milionë euro, kjo e jona këndej në pritje! Mirë do të ishte që alokimin e fondit të futbollit ta shikonim sërish nga ndonjë dalje publike në fcb, apo insta, ndoshta këtë radhë jo nga ministri, por pse jo, nga zëvendësministri i ri, që pritet të emërohet javën e ardhshme!

Glen Daja fiton derbin familjar ndaj Ilir Dajës, Elbasani mposht Dinamon në fund!
Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 12-të të Abissnet Superiore, duke mposhtur Dinamon me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”. Një sukses me shije të veçantë për verdheblutë, pasi Glen Daja triumfon përballë skuadrës së drejtuar nga babai i tij, Ilir Daja.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por protagonistë u bënë edhe portierët. Dinamo e nisi më mirë takimin, duke krijuar dy mundësi të rrezikshme që në minutat e para, por Aleksovski tregoi reflekse të shkëlqyera për të mbajtur portën të paprekur.

Edhe Elbasani pati rastet e veta, ndërsa në minutën e 60-të arriti të shënonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Verdheblutë gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 77-të me Mazarin, por këtë herë goli u anulua për prekje të topit me dorë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, në minutën e 85-të erdhi momenti vendimtar. Epitaux dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Elbasanit një fitore të madhe.

Në fund, 1-0 për skuadrën e Glen Dajës, që merr tri pikë të rëndësishme dhe barazon Dinamon në kuotën e 17 pikëve. Elbasani renditet në vendin e pestë, ndërsa Dinamo mban vendin e katërt. Një derbi i veçantë familjar, që këtë herë buzëqeshi për të birin, Glen Daja!

Surpriza e bukur e Skënderbeut, mundin Egnatian dhe ngjiten në vendin e tretë
Surprizë në Korçë! Skënderbeu ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Egnatias, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në përballjen e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore. Një sukses me shumë vlera për korçarët, të cilët i shkaktuan një humbje të dhimbshme kryesuesve të kampionatit.

Vendasve u mjaftuan vetëm dy minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Pas një goditjeje nga këndi, ishte mbrojtësi Lagonidis ai që kërceu bukur dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në stadiumin e Korçës.

Egnatia u përpoq të reagonte, por nuk arriti të gjente hapësirat e duhura për të vendosur baraspeshën. Situata u komplikua edhe më shumë për kampionët në fuqi në minutën e 43-të, kur kapiteni Albano Aleksi mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me dhjetë lojtarë.

Në pjesën e dytë, rrogozhinasit tentuan të riktheheshin në lojë, ndërsa Adjessa arriti të shënonte në minutën e 59-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fund, Skënderbeu administroi avantazhin dhe siguroi tri pikë të arta.

Me këtë fitore, korçarët ngjiten në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në kuotën e 27 pikëve. Një rezultat që rihap garën për titull dhe u jep rivalëve mundësinë për të shkurtuar diferencën me kryesuesit. /Sport Ekspres/

Kosova me zemër dhe Shqipëria me llogari, Diant Ramaj bëhet gati për të vendosur të ardhmen
Diant Ramaj pritet të marrë së shpejti një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij ndërkombëtare. Portieri i talentuar, i cili aktivizohet në futbollin europian, është në qendër të vëmendjes së Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas një informacioni të Kosovo Football, Ramaj ka Kosovën si opsionin e tij të preferuar, por gara për vendin e titullarit në portë mbetet një faktor që e mban ende Shqipërinë në lojë. Kështu, kuqezinjtë nuk kanë dalë jashtë garës për të siguruar shërbimet e gardianit.

Megjithatë, koha për të marrë një vendim po afron. Gjithçka pritet të qartësohet përpara grumbullimit të muajit mars, ku Ramaj do të jetë i veshur me fanellën e njërës prej dy përfaqësueseve, Kosovës ose Shqipërisë.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm për të dyja kombëtaret, të cilat kërkojnë të përforcojnë repartin e portës me një futbollist me perspektivë. Kosova duket se ka një avantazh në këtë garë, por Shqipëria vazhdon të shpresojë deri në vendimin përfundimtar të portierit. /Sport Ekspres/

Editorial nga Presidenti Duka / Ligji për sponsorizimet: një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin
E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët nismëtarë dhe të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar, nga të dy krahët politikë, për qëndrimet përgjithësisht dashamirëse të shprehura gjatë diskutimit. Mbështetja e sportit kërkon këtë frymë bashkëpunimi.

Prej të paktën dhjetë vitesh, komuniteti i futbollit dhe FSHF-ja kanë kërkuar një ndryshim thelbësor në mënyrën e nxitjes së sponsorizimeve. Kemi paraqitur propozime konkrete dhe kemi zhvilluar një dialog të vazhdueshëm me institucionet. Projektligji është një hap përpara, por që të sjellë financim dhe zhvillim real, ka nevojë për disa përmirësime të rëndësishme.

Kjo kërkesë mbështetet edhe në kontributin që futbolli jep për buxhetin dhe ekonominë e Shqipërisë. Vetëm FSHF-ja dhe anëtarët e saj paguan 342,400,806 lek tatime e kontribute në vitin 2025.

Futbolli sjell gjithashtu financime nga jashtë, krijon punësim dhe aktivitet për bizneset shqiptare. Studimi UEFA GROW SROI, i mbështetur në të dhënat e vitit 2020, i vlerësonte përfitimet ekonomike, sociale dhe shëndetësore të pjesëmarrjes në futboll në rreth 46 milionë euro në vit. Duke patur parasysh që në atë kohë kishim 18.587 futbollistë të regjistruar; sot qe ky numër është 25.000, përfitimet ekonomike, sociale e shëndetësore arrijnë në 70 milion euro në vit.

Prandaj, mbështetja e futbollit duhet parë si një investim që krijon vlerë për ekonominë dhe shoqërinë. Kërkojmë që një pjesë e këtij kontributi të rikthehet për zhvillimin e tij, për fëmijët, për akademitë, për klubet dhe për infrastrukturë sportive.

Së pari, sponsorizimi duhet të përcaktohet qartë si pagesë alternative e tatimit mbi fitimin.

Brenda nivelit prej 30% dhe kufijve ligjorë, shuma që biznesi drejton për sponsorizim duhet të njihet si detyrim tatimor i shlyer. Formulimi ligjor duhet të jetë i qartë, që bizneset të kenë siguri për mënyrën se si trajtohet kontributi i tyre.

Së dyti, fondi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh, të rritet çdo vit dhe të garantojë mbështetje për futbollin.

Tavani i propozuar prej 2 miliardë lekësh për artin, kulturën dhe të gjithë sportin është kufizues për nevojat e këtyre sektorëve.

Kërkojmë që vlera e përgjithshme vjetore e sponsorizimeve që përfitojnë nga ky mekanizëm të jetë jo më pak se 10 miliardë lekë. Ligji duhet të parashikojë një mekanizëm të detyrueshëm të rritjes së kësaj vlere çdo vit, në përputhje me rritjen e ekonomisë dhe të të ardhurave tatimore, duke garantuar që ajo të mos ulet.

Brenda kësaj shume, kërkojmë një kuotë të garantuar për futbollin, me një ndarje të qartë dhe transparente për Federatën, klubet sipas kategorive dhe akademitë.

Duhet të sigurohemi që nga ky mekanizëm të përfitojnë edhe klubet e vogla dhe akademitë. Sponsorizimi i tyre është investim për të rinjtë dhe për ekipet Kombëtare të së ardhmes.

Së treti, marrëdhënia mes biznesit dhe sportit duhet të funksionojë pa miratime paraprake për çdo kontratë.

Kriteret e përfitimit duhet të përcaktohen në ligj. Veprimtaria futbollistike që i përmbush këto kritere duhet të njihet si veprimtari me interes publik, pa qenë e nevojshme që kjo të provohet për çdo sponsorizim.

Transparenca duhet të garantohet përmes regjistrimit, dokumentimit dhe kontrollit financiar e ligjor pas realizimit të sponsorizimit, me sanksione të qarta për shkelësit. Kështu u japim siguri bizneseve dhe përgjegjësi përfituesve.

Së fundi, një pjesë e fondeve duhet të garantohet për infrastrukturën sportive.

Fushat dhe mjediset e stërvitjes janë nevoja jonë më e madhe dhe baza për rritjen e pjesëmarrjes. Investimet në to u shërbejnë komuniteteve dhe mbeten për brezat që vijnë. Dhe këto nuk mund të realizohen me limitin e propozuar prej 2 miliard në vit, por të parashikohet jo më pak se 10 miliard në vit.

Këto propozime synojnë ta bëjnë nismën funksionale, të parashikueshme dhe të kontrollueshme. Si FSHF, jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë aktorët e interesuar, që kjo mundësi të përkthehet në më shumë fëmijë në sport, klube më të qëndrueshme dhe infrastrukturë më të mirë në të gjithë Shqipërinë.

Bie në sy ndeshja Flamurtari-Bylis, njihuni me ndeshjet e Kategorisë së Parë
Kampionati i Kategorisë së Parë vijon me ndeshjet e javës së 11-të, të cilat do të zhvillohen të dielën dhe të hënën.

Java do të nisë të dielën, më 22 nëntor, me tri përballjet Burreli – Pogradeci, Sopoti – Korabi dhe Oriku – Kukësi, të gjitha të programuara në orën 13:30.

Ndërkohë, të hënën, më 23 nëntor, do të luhen tri ndeshjet e tjera të javës: Kastrioti – Besa dhe Besëlidhja – Iliria, në orën 13:30, si dhe Flamurtari – Bylis, që do të nisë në orën 16:00.

Skuadrat do të kërkojnë të marrin rezultate pozitive në këtë javë të kampionatit, në një garë që vijon të ofrojë rivalitet për objektivat e sezonit.

Java 11

Burreli – Pogradeci 22.11.2026, 13:30

Sopoti – Korabi 22.11.2026, 13:30

Oriku – Kukësi 22.11.2026, 13:30

Kastrioti – Besa 23.11.2026, 13:30

Besëlidhja – Iliria 23.11.2026, 13:30

Flamurtari – Bylis 23.11.2026, 16:00

Sulmuesi shqiptar është në qendër të merkatos, e kërkon klubi i Serisë A
Kristian Shpendi po tërheq një vëmendje të madhe në Itali. Sulmuesi shqiptar, për të disatin sezon radhazi, po regjistron statistika mjaft të mira me fanellën e Çezenës. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka shënuar 8 gola në 11 paraqitjet e zhvilluara këtë sezon.

Palët janë duke diskutuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, por ekziston edhe mundësia largimit që në muajin janar. Shpendi është në në qendër të merkatos së dimrit. Sipas “Corriere Romagna” -s, sulmuesi shqiptar kërkohet nga Kaljari. Klubi i Serisë A është duke vëzhguar Shpendin, të cilin e shohin si një alternativë mjaft të mirë për repartin ofensiv./Sport Ekspres/

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” zhvillohet më 11 janar
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026”, një nga eventet më të shumëpritura të vitit në futbollin shqiptar, do të zhvillohet më 11 janar 2027.

Në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u diskutua mbi organizimin dhe detajet e këtij spektakli, që i kushtohet tërësisht futbollit shqiptar dhe protagonistëve të tij.

Për të tretin vit radhazi, mbrëmja gala do të drejtohet nga moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea, i cili do të jetë edhe producenti artistik i eventit. Në krah të tij do të jetë moderatorja Lenida Halilaj.

Gjatë mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv miratoi datën e zhvillimit të eventit, ndërsa diskutimet u përqendruan edhe te përgatitjet dhe organizimi i mbrëmjes, e cila pritet të mbledhë së bashku emrat dhe figurat më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Klan, partneri mediatik i këtij eventi prestigjioz.

Real Madrid futet në garë për Schlotterbeck, gati t’i prishë planet Barcelonës!
Merkatoja e verës pritet të sjellë një tjetër përplasje të madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës. Në qendër të vëmendjes është mbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck, i cili aktivizohet te Borussia Dortmund dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në Europë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madridi ka hyrë në garë për shërbimet e 26-vjeçarit dhe po monitoron nga afër situatën e tij. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, madrilenët janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse vendosin se transferimi i tij është i nevojshëm.

Interesi i Realit lidhet edhe me të ardhmen e Antonio Rüdiger, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit. Schlotterbeck shihet si një alternativë për të përforcuar repartin defensiv, ndërsa në listën e dëshirave janë edhe Alessandro Bastoni, Finn Jeltsch dhe Jacobo Ramón.

Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të tërhiqet. Trajneri Hansi Flick e vlerëson shumë mbrojtësin gjerman dhe mendon se ai përshtatet me filozofinë e tij të lojës.

Schlotterbeck ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2031, pasi rinovoi në prill. Megjithatë, raportohet se ekziston një klauzolë largimi prej 50-60 milionë eurosh. Kështu, pritet një duel i fortë mes dy gjigantëve spanjollë për firmën e gjermanit. /Sport Ekspres/

“Muçi po mëson nga Salah”! Rrëfimi i Maran në mediat e Italisë: Vjen koha edhe për Shpendin
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë një intervistë për median italiane “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për eksperiencën e tij në krye të kuqezinjve, rezultatet e arritura në Nations League dhe objektivat për të ardhmen.

Trajneri Maran ka vlerësuar lidhjen e veçantë mes Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë, duke theksuar se një nga kënaqësitë më të mëdha gjatë këtyre gjashtë muajve ka qenë rikthimi i entuziazmit dhe besimit te skuadra. Tekniku kuqezi ka folur gjithashtu për organizimin e FSHF-së, cilësitë e grupit, lojtarët e rinj dhe synimin për të siguruar një vend në Kampionatin Europian “EURO 2028”.

Rolando, na lejoni t’ju themi: na keni surprizuar me videon e fundit pas fitores me Bjellorusinë.

Ke të drejtë, edhe sepse zakonisht këto gjëra mbeten brenda dhomës së zhveshjes. Nuk e di kush e ka bërë videon, por ishte diçka pozitive, sepse patëm mundësinë të ndanim me tifozët lumturinë tonë. Po luanim kundër Bjellorusisë, në fushë neutrale, në Budapest dhe pa praninë e tifozëve. Ishte bukur të arrinim të përcillnim krenarinë për këtë sukses te populli shqiptar, i cili e dashuron Kombëtaren në mënyrë të jashtëzakonshme.

A e ndieni këtë marrëdhënie kaq të fortë me tifozët?

Shumë. Në Shqipëri, Kombëtarja është skuadra e parë për të gjithë, njësoj si të ishte një klub. Kur luajmë në shtëpi, në Tiranë, në stadiumin ku Roma fitoi Conference League, nuk ka asnjëherë vende bosh dhe atmosfera është shumë e zjarrtë. Edhe në transfertë na ndjekin gjithmonë shumë tifozë. E ndiejmë përgjegjësinë për t’i dhuruar kënaqësi një populli të tërë.

Pas gjashtë muajsh si trajner i Kombëtares, cili është bilanci juaj i parë?

Pozitiv, sepse fituam grupin në Nations League dhe siguruam ngjitjen nga Liga C në Ligën B. Përveç suksesit, arritëm edhe rekorde: numrin më të lartë të pikëve të regjistruara ndonjëherë, si dhe numrin më të madh të golave të shënuar dhe numrin më të vogël të golave të pësuar.

Cila është kënaqësia më e madhe?

Vetëdija se kemi rikthyer entuziazmin. Shqipëria vinte nga një periudhë negative dhe ne u përpoqëm të ndryshonim mentalitetin dhe të arrinim rezultatet e kërkuara përmes një qasjeje që do të përfshinte jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët. Dhe kjo funksionoi.

Objektivi i radhës është pjesëmarrja në Kampionatin Europian. Italia në grupin kualifikues të Shqipërisë: po apo jo?

Nuk di si të përgjigjem, vërtet. Sigurisht që do të ishte një emocion i madh dhe do të kishte një shije të veçantë. Pavarësisht kundërshtarëve, shpresojmë të arrijmë të kualifikohemi. Skuadra është konkurruese, ka cilësi teknike dhe njerëzore, si dhe mundësinë për të planifikuar gradualisht rinovimin e saj. Federata prej kohësh ka ndërtuar një punë shumë të mirë me ekipet kombëtare të moshave.

Si është rutina juaj e re si trajner i Kombëtares?

Jam çdo ditë pranë federatës. Kam një zyrë ku analizoj videot dhe planifikoj punën. Gjithashtu, udhëtoj shumë, sepse më shumë se 90% e lojtarëve të mi luajnë jashtë vendit. Më ka ndodhur të udhëtoj në katër shtete të ndryshme brenda pesë ditësh. Po përpiqemi gjithashtu të kuptojmë nëse ndonjë lojtar me dy pasaporta është i interesuar të bashkohet me ne.

Për shembull, portieri i Cagliarit: a do të luajë Elia Caprile për Shqipërinë?

Elia e ka marrë pasaportën shqiptare për arsye familjare, por ende nuk e ka përfunduar procedurën dhe për këtë arsye nuk kemi folur për këtë çështje. Megjithatë, nëse do të ishte i disponueshëm, sigurisht që do të na bënte punë.

A ju pëlqeu periudha e gjatë e pushimit mes shtatorit dhe tetorit?

Për mua ishte shumë e dobishme. Kalova mjaft kohë në kontakt me lojtarët dhe pata mundësi të çoja përpara punën, duke fituar kohë. Me skuadrën komunikoj kryesisht në italisht, sepse pothuajse të gjithë e kuptojnë. Më pas përdor edhe pak anglisht dhe kam një përkthyes.

Pse zgjodhët skemën me tre mbrojtës?

Sepse më mundësonte të zhvilloja më mirë lojën, si në gjerësi, duke përfshirë në sulm dy lojtarët e krahëve, ashtu edhe në qendër, duke vendosur dy lojtarë pas sulmuesit Manaj. Si trajner i Kombëtares duhet të jesh i vendosur në zgjedhje dhe i qartë e konciz në shpjegime. Idetë dhe konceptet duhet të përcillen shpejt dhe qartë.

Në skuadrën tuaj ka disa lojtarë që kanë luajtur në Itali, por më pak se më parë.

Po, vitet e fundit janë larguar nga Serie A lojtarë si Berisha, Strakosha, Gjimshiti, Asllani dhe Ramadani. Por ka edhe të tjerë dhe, gjithsesi, kampionati italian mbetet një nga modelet që ndiqen më shumë. Manaj është formuar te Interi, ndërsa tani është në kulmin e pjekurisë së tij dhe ka një qasje shumë profesionale. Po shënon shumë gola.

Cristian Shpendin, golashënuesi më i mirë i Serie B me Cesena-n nuk luan shumë në Kombëtare?

Ndonjëherë ndodh që duhet të lësh jashtë një lojtar që do ta meritonte të kishte hapësirë. Shpendi është i mirë dhe e tregon këtë gjithmonë në stërvitje. Do të ketë mundësitë e tij.

Hysaj është pa kontratë dhe luan vetëm me Kombëtaren. E pabesueshme. Ai stërvitet me Empolin dhe ne vazhdojmë ta monitorojmë. Kur vjen në Kombëtare, duket sikur është një lojtar që aktivizohet rregullisht me klubin e tij. Është në moshën e duhur për të luajtur ende në nivele të larta. Nuk e kuptoj pse nuk i jepet besim.

Si po rritet Ernest Muçi, mesfushori ofensiv që shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Finlandës?

Ernesti ka goditje fantastike dhe ka fatin të luajë te Trabzonspor, ku stërvitet me Salah, nga i cili përpiqet të mësojë disa sekrete. Nga pikëpamja teknike, ka shumë cilësi.

Si jetohet në Tiranë?

Shumë mirë. Është një qytet mikpritës dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Unë jetoj vetëm pak hapa larg federatës, e cila është e strukturuar dhe e organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Njerëzit më njohin dhe pasioni i popullit shqiptar është diçka që më jep shumë kënaqësi. Më mbush me krenari, por edhe me përgjegjësi.

Elseid Hysaj duhet dërguar për studim, njeriu pa ekip që gjendet në formacion me Lamine Yamal
Një vlerësim i jashtëzakonshëm për futbollin shqiptar dhe Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve për vitin 2026, sipas platformës prestigjioze të statistikave, “WhoScored”.

Hysaj ka arritur të sigurojë një vend në linjën e djathtë të mbrojtjes, duke u vlerësuar me notën 7.65. Një arritje historike për futbollistin shqiptar, pasi për herë të parë një lojtar i Shqipërisë përfshihet në 11-shen më të mirë të një kompeticioni të tillë, duke u bazuar në paraqitjet përgjatë gjithë fazës së grupeve dhe jo vetëm në një ndeshje të veçantë.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë vlerësim është niveli i emrave që shoqërojnë mbrojtësin kuqezi. Në këtë formacion gjenden yje të futbollit botëror si Lamine Yamal, Harry Kane, Jude Bellingham dhe Michael Olise.

Një tjetër konfirmim se futbollistët shqiptarë mund të konkurrojnë në nivelet më të larta dhe një moment krenarie për Kombëtaren. Hysaj shkruan kështu një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare. /Sport Ekspres/

Nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?
Nga Gerti Çarçani

Draft-ligji i sponsorizimit, që ministri Gonxhe, apo shoferi i suksesshëm socialist (siç vetë Blendi publikoi) nxitoi ta lançonte si një sukses madhështor për trinomin: ART-KULTURË-SPORT, mbetet ende një dilemë e bukur në nëntorin e buxhetit të madh shtetëror.

Një draft që do duhet të marrë kartonat respektivë të Kuvendit, por që natyrisht ka nën vete edhe mospëlqimin radikal jo-publik të ministrit të financave. Njëherësh në këtë nismë reflektohet edhe një vullnet deri diku i deformuar politik, për të mbyllur gojën, sportit e futbollit.

Natyrisht që akulli u thye, dhe ato 22 miliardë lekë tavan, që do të vazhdonin të rrinin në buxhet, tani do të shkojnë në modelin sponsorizues për artin, sportin e kulturën, por natyrisht në formatin: Do shkojnë, aty ku dua unë dhe si dua unë.

E kjo komandë është shumë herë më e errët, dhe më e dëmshme në praktikë, se sa tavani i fiksuar, që nga 22 miliardë lekë, mund të rritet, apo edhe të ulet. Z.Gonxhe në mesazhin e tij drejtuar komuniteteve të interesit, foli në makro, teksa kurioziteti është shumë më i madh, në mikro. Të gjithë në një thes, por si, sa, kush, çfarë e në çfarë mënyre do të orientohet tavani-shtet prej 22 miliardësh i sponsorizimit?

Për momentin, thjesht hamendësohet. Janë detaje që bëjnë e do të bëjnë diferencën, por në fund thelbi është shumë i qartë: Sponsorizimi priret se do të shkojë aty ku do politika, pse jo, edhe aty ku nevojitet interesi elektoral mbase. Kjo është më ulëritëse, se sa një tavan që kërkon disa ndarje, sepse mes artit, kulturës e sportit, kriteri financiar përcaktues është i pashmangshëm, për kufirin 22 miliardësh. E kjo do të kërkojë një VKM më vete, si një akt-nënligjor rregullator.

Fakti që futbolli vazhdon ta monitorojë në distancë një process të tillë, nuk do të thotë që as e përshëndet, por as e mirëpret entuziazmin e Ministrisë, pikërisht për të vetmin element që: procesi presupozohet që do të komandohet si një orientim kapitali, nën emrin e sponsorizimit, por me efektin e menjëhershëm të cuarjes së lekut aty ku don, e ku do dojë mekanizmi-shtet, dhe jo vullneti i biznesit.

E në rastin konkret, jo çdo gjë mund të lidhet me Kryeministrin. Orientimi i procesit të sponsorizimit, përvecëse do të diktojë politikisht fondet, nën mburojën sponsorizim, natyrisht do të disiplinojë edhe shumë akse “rrebele”, që në këmbim të sponsorizimit, më pas duhet të sillen mirë.

Nëse do të vazhdojë të jetë në ligj si dicka e komanduar, atëherë fare mirë mund të quhet cdo destinacion financiar sponsorizimi, si një qokë politike. Këtë Gonxhja nuk e sqaroi, por ka ende kohë që një kleçkë e tillë burokratike të pastrojë këtë draft-ligji nga komanda politike dhe ajo klienteliste me të. Dhe për këtë duhet një lobim publik, pikërisht tani në kohën e diskutimit të ligjit, paketës fiskale dhe buxhetit. Shanset janë që drafti të mos ketë ndryshime, pasi presioni I madh I ministrit të financave çoi në tavanin 22 miliardësh, e përtej kësaj edhe në certifikimin komandues për këdo që do të operojë me procesin e sponsorizimit. Pra, në një mënyrë, apo një tjetër mund të thuhet deri tani, me këtë draft që do të jetë:

Një proçes sponsorizimi i centralizuar, dhe aspak i lirë, nën menunë e politikës. Dhe nëse do të lëvizë për më lart tavani i caktuar, sic flitet lart e poshtë në shumë tavolina crudoje, por edhe nëse do të qëndrojë 22 miliardë, sic ministri vrapoi të deklaronte në stadium, atëherë, si sporti, arti e kultura duhet të dinë limitet e shifrës se deri ku do të mund të operojnë. Përtej kësaj, praktika e komandës së procesit, është thjesht ndarje fondesh me indikacion politik dhe vullnet të orientuar.

Detaje të cilat duhet ti sqarojë në vijim ministri Gonxhe, sikundër edhe disa të tjera që nuk duhen neglizhuar, apo harruar, si psh:

1. Kur do e bëjë Ministri Gonxhe transparencën e alokimit të 170 milionë lekëve për eventin e sportit universitar?

2. A duhet që taksa-paguesit shqiptarë të kenë një transperencë në lidhje me këto para të dhëna me firmën e ministrit?

3. A ka një strategji për ndarjen e parave të shpërblimeve të sportistëve-studentë medalierë në kompeticionet ndërkombëtare, apo shteti nuk do të japë më kurrë lekë për ta, edhe pse ka një VKM?

4. Pse ministri Gonxhe, apo vartësit e tij nuk bëjnë publik buxhetin për federatat sportive për vitin 2027?

5. A do të alokohet fond për Europianin e U-21 që do të realizohet në Shqipëri në vitin 2027?

6. A do të alokohet fond për përgatitjen e sportistëve elitarë për Lojërat Olimpike të Atlantës?

7. Pse u shkarkua zv.ministri I sporteve, për qarkullim elitash, apo për problematika të tjera?

8. A do të ketë një riformatim kabineti I sportit?

Janë thjesht vetëm pyetje, jo akuza. Duan një përgjigje, lipset një përgjigje, një transparencë e plotë dhe komunikim me publikun sportdashës, e jo vetëm. Transparenca është pa lekë, nuk ka kosto, s’ka tavan, apo kritere. Nuk do ligj, apo VKM, duhet vetëm pak vullnet. Asgjë tjetër…

Kupa e Shqipërisë/ Festë golash në 6 sfida, Pogradeci shkatërron Kukësin, Flamurtari shënon 6 gola
Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë, ku spektakli dhe golat kanë qenë protagonistë. Në total janë shënuar plot 25 gola, ndërsa disa skuadra kanë dhuruar fitore me shifra të thella.

Vëmendjen kryesore e mori Pogradeci, që mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Kukësin. Një debutim ëndrrash për trajnerin Dritan Mehmeti në stolin e liqenorëve. Chinëendu ishte heroi i takimit me tre gola, në minutat 2, 54 dhe 66, ndërsa Kambato dhe Preknicaj plotësuan suksesin. Për Kukësin realizoi Korçari.

Spektakël edhe nga Iliria, që shkatërroi Luftëtarin me rezultatin 5-0. Koshie realizoi dy herë, ndërsa Çuçka dhe Adeniyi kontribuuan në suksesin e thellë. Fitore bindëse regjistroi edhe Flamurtari, që mposhti Butrintin 6-1. Lushaj ishte ndër protagonistët kryesorë me një dygolësh, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Gjata, Kemeth, Berisha dhe Ramani. Për miqtë shënoi Culli.

Ndërkohë, Besa triumfoi 4-1 ndaj Korabit, me Danajn, Prengajn, Oliveirën dhe Zekollin që gjetën rrugën e rrjetës. Reçi realizoi golin e vetëm për Korabin. ë dy takimet e tjera, Kastrioti mposhti 1-0 Eagle Football falë golit të Sulajt, ndërsa Bylisi fitoi 2-0 ndaj Besëlidhjes me realizimet e Oforit dhe Pedro Vierës. Një ditë e mbushur me gola dhe rezultate të thella në Kupën e Shqipërisë, ku Pogradeci, Iliria dhe Flamurtari ishin skuadrat që spikatën më shumë. /Sport Ekspres/

Kastrioti 1-0 Eagle Football (Sulaj 16′)

Besa 4-1 Korabi (Danaj 38′, Prengaj 44′, Oliveira 48′, Zekolli 79’/ Reçi 72′)

Iliria 5-0 Luftëtari (Koshie 3′, 38′, Çuçka 70′, Adeniyi 77′)

Pogradeci 5-1 Kukësi (Chinwendu 2′, 54′, 66′, Kambato 37′, Preknicaj 83′ / Korçari 43′)

Flamurtari 6-1 Butrinti (Gjata 9′, Lushaj 68′, 78′, Kemeth 74′, Berisha 83′, Ramani 87’/ Culli 85′)

Bylis 2-0 Besëlidhja (Ofori 4′, Pedro Viera 88′)

UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd
Janë përcaktuar të gjitha 16 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Katër biletat e fundit për turneun u siguruan përmes ndeshjeve play-off, ku Holanda, Çekia, Finlanda dhe Greqia arritën të fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e fazës finale, duke plotësuar kështu listën e ekipeve pjesëmarrëse.

Shqipëria dhe Serbia, si dy vendet organizatore, janë automatikisht pjesë e turneut, ndërsa në mesin e skuadrave të kualifikuara janë edhe kombëtare me traditë të rëndësishme në këtë kompeticion, si Anglia, kampione në fuqi e Europës, Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Polonia, Portugalia dhe Spanja.

Për herë të parë në histori, Kombëtarja shqiptare U-21 do të jetë pjesë e fazës finale të një Kampionati Europian të kësaj grupmoshe. Ky turne përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për futbollin shqiptar dhe një mundësi të veçantë për të promovuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare, duke mirëpritur disa prej talenteve më të spikatura të futbollit europian.

Shorti për fazën finale të UEFA EURO U-21 2027 do të hidhet më 26 nëntor në Beograd, në orën 18:30, ku do të përcaktohen grupet dhe rrugëtimi i 16 kombëtareve drejt titullit europian.

Shqipëria do të jetë kështu në qendër të vëmendjes së futbollit europian verën e ardhshme, teksa përgatitjet për organizimin e këtij eventi madhor vijojnë në kuadër të një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë.

Kosova e mbyll grupin me shije të keqe, humbet nga Irlanda në Ligën e Kombeve
Kosova e mbyll me një zhgënjim aventurën në Ligën e Kombeve, pasi është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Irlanda në transfertë. Në takimin e zhvilluar në Dublin, vendasit arritën të merrnin një fitore të rëndësishme, ndërsa përfaqësuesja e drejtuar nga Franco Foda nuk arriti të përballonte presionin e kundërshtarit.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kërkuan të gjenin rrugën e rrjetës. Megjithatë, momenti që ndryshoi rrjedhën e takimit erdhi në minutën e 26-të. Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ndali me dorë një top që po shkonte drejt portës, duke shkaktuar një penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Irlanda përfitoi menjëherë nga superioriteti numerik. Troy Parrott mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe në minutën e 28-të dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar vendasit në avantazh.

Sulmuesi irlandez u tregua sërish i saktë nga pika e bardhë në minutën e 50-të, duke realizuar golin e dytë personal dhe të ndeshjes. Kosova e kishte shumë të vështirë të reagonte me një lojtar më pak në fushë, ndërsa Irlanda vijoi të kontrollonte lojën. Goli i tretë erdhi në minutën e 75-të. Jack Moylan përfitoi nga një aksion i vendasve dhe me një goditje me kokë vulosi shifrat përfundimtare në 3-0. Kështu, Kosova e mbyll Grupin B3 në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Irlanda përfundon e dyta me 8 pikë, duke siguruar një vend në fazën e play-off-it për ngjitjen në Ligën A. Një mbrëmje për t’u harruar për “Dardanët”, të cilët tashmë duhet të përqendrohen te sfidat e ardhshme dhe të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo humbje. /Sport Ekspres/

“Më shtyn dëshira për t’i mbyllur gojën atyre që nuk do vendosnin asnjë qindarkë për mua”, portieri që mund të zgjedhi Shqipërinë: Conte nuk e priti mirë largimin tim
Elia Caprile është një alternativë e re për portën e Kombëtares shqiptare. Portieri italian ka marrë pasaportën shqiptare prej bashkëshortes së tij, çka e lejon atë të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Gardiani i Cagliari-t ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”-n, ku ka zbuluar se çfarë e shtyn të japë më të mirën në fushë dhe mënyrën se si vendosi të largohej nga Napoli i Conte-s.

“Dëshira për t’ua mbyllur gojën atyre që, kur isha fëmijë, nuk do të kishin vënë asnjë qindarkë bast për mua. Kjo është forca që më ka shtyrë gjithmonë përpara. Është zjarri që ende e kam brenda vetes.

Jam i përqendruar te Cagliari, ky është ‘Champions League’-i im. Jemi një skuadër me karakter. Mund të na ndodhë gjithçka, por nuk dorëzohemi kurrë. Trajneri Pisacane na thotë gjithmonë: ‘Kur gjërat vështirësohen, qëndroni drejt. Era dhe stuhia, herët a vonë, do të kalojnë’.

Largimi nga Napoli i Conte-s? Në verë, ai më tha: ‘Qëndro këtu dhe konkurro me Meret-in për vendin e titullarit’. Ai ishte i drejtpërdrejtë, i tillë isha edhe unë. Ai zgjodhi Alex-in, dhe bëri mirë, duke qenë se fituan ‘Scudetto’-n. Por unë isha 23 vjeç dhe kisha një dëshirë të madhe për të luajtur. Ishte një nevojë fizike. Kur nuk kam ndeshje të dielën, ndihem sikur më mungon një pjesë e vetes. Në janar, i thashë se doja të largohesha. Në fillim nuk e priti mirë, por në fund e kuptoi”, ka thënë Elia Caprile./Sport Ekspres/

Shqipëria U21 ndal Spanjën, kuqezinjtë e Alban Bushit dalin të pamposhtur nga “Air Albania”
Shqipëria U21 ka marrë një tjetër rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme. Pasi përmbysën Luksemburgun pak ditë më parë, kuqezinjtë e vegjël kanë arritur të ndalin një Kombëtare elitare ai ajo e Spanjës. Testi miqësor është kaluar me sukses për ekipin e Alban Bushit, i cili ka dalë i pamposhtur nga “Air Albania”.

Ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-0, teksa asnjëra nga skuadrat nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës. Shpresat kuqezi u mbrojtën me forca të shumta në prapavijë, por nuk munguan as shanset në portën kundërshtare. Megjithatë asnjë prej rasteve nuk u finalizua me gol. Ekipi i Bushit përfundoi kështu me sukses dy prova mjaft të rëndësishme miqësore, të cilat do ta ndihmojnë për t’u përgatitur për Europianin 2027, në të cilin Shqipëria U21 do të jetë pjesëmarrëse në fazën e grupeve./Sport Ekspres/

Po shkëlqen me Kombëtaren gjermane, trajneri tregon si e shndërroi Grudën: Iu desh kohë të ndiqte topat dhe kundërshtarët
Brajan Gruda është duke tërhequr vëmendje të madhe në Gjermani. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në radhët e Leipzig-ut, si dhe ka shënuar gola në të dyja ndeshjet e para që luajti me fanellën e Kombëtares gjermane. Në një intervistë për “Leipziger Volkszeitung” -un, trajneri i klubit nga Bundesliga ka treguar rritjen e nivelit të Grudës. Sipas Demichelis-it, Brajanit iu nevojit kohë për të ushtruar presingun e duhur ndaj kundërshtarëve dhe për t’u përshtatur me intensitetin e lartë që ai kërkon te Leipzig-u.

“Brajanit iu desh pak kohë para se të fillonte të ndiqte topat dhe kundërshtarët, ashtu siç bëri kundër Schalke-s apo Augsburg-ut. Për stilin tonë intensiv të lojës, na duhen shumë shpejtësi, shumë sprinte, bindje, guxim, agresivitet, kompaktësi dhe hapësira të ngushta mes reparteve. E gjithë kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë janë fizikisht dhe mendërisht të fortë, si dhe plotësisht të angazhuar, qoftë me top, qoftë pa top”, ka thënë Martin Demichelis./Sport Ekspres/

“Shqipëria e ka vendin në Ligën B”, presidenti Duka: Askush nuk të shtron tapetin e kuq për në Europian, synojmë kualifikimin përmes eliminatoreve
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median kosovare “Telegrafi”, ku ka folur për ecurinë e Kombëtares në Ligën e Kombeve, rikthimin në Ligën B dhe objektivat për eliminatoret e EURO 2028.

Presidenti Duka ka vlerësuar paraqitjet e kuqezinjve dhe punën e futbollistëve e stafit teknik, duke theksuar besimin te potenciali i skuadrës për të synuar një tjetër kualifikim në Kampionatin Europian.

Ai ka ndarë gjithashtu qëndrimin e tij për shortin e eliminatoreve, mundësinë e një përballjeje me Kosovën dhe marrëdhëniet mes dy federatave, si dhe ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së për futbollin e Kosovës.

Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka për “Telegrafi”:

– Fillimisht, urime për dominimin e Shqipërisë në Grupin C. Sa i kënaqur jeni me paraqitjet dhe objektivin e arritur?

– Jam i kënaqur që u renditem të parët dhe arritëm objektivin që kishim vendosur. Dua të përgëzoj futbollistët dhe stafin për impenjimin dhe seriozitetin me të cilin e përballuan këtë edicion. Edhe kur je favorit, duhet ta dëshmosh në fushë dhe ta meritosh çdo fitore.

Megjithatë, vendi i parë nuk do të thotë se gjithçka ishte perfekte. Duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarëve, do të kisha dashur që ky edicion të na kishte shërbyer edhe për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj. Krahas arritjes së objektivit, duhet të punojmë vazhdimisht për të zgjeruar alternativat dhe për të përgatitur të ardhmen e Kombëtares.

– Ju gëzon më shumë rikthimi në Ligën B apo mundësia e një vendi në play-off-in e EURO 2028?

– Për mua, Shqipëria e ka vendin në Ligën B dhe duhet të ketë ambicien të luftojë për Ligën A. Zbritja në edicionin e kaluar ishte e dhimbshme, në një grup ku deri në fund ishim në garë për gjithçka. Na kushtuan veçanërisht ato 45 minuta të këqija kundër Ukrainës. Këtë herë reaguam dhe u rikthyem aty ku besoj se meritojmë të jemi.

Sa i përket play-off-it, është një mundësi që ka vlerën e vet, por nuk dua ta ndërtojmë objektivin tonë rreth tij. Ne duhet të synojmë kualifikimin në EURO 2028 përmes eliminatoreve. Kemi besim te skuadra dhe duhet të hyjmë në atë garë me këtë ambicie. Le të presim shortin dhe të përgatitemi për ta arritur.

– Sa besoni te ky ekip? A i ka aftësitë për t’u kualifikuar në Evropianin e radhës, duke qenë se Shqipëria renditet në vazon e tretë dhe mund të ketë dy kundërshtarë të fortë përpara?

– Besoj te kjo skuadër. Kemi futbollistë me cilësi, përvojë ndërkombëtare dhe të rinj që mund të na japin edhe më shumë në të ardhmen. Kemi kapacitetet për të luftuar për një tjetër kualifikim, por duhet t’i shprehim ato me vazhdimësi në fushë.

Askush nuk të shtron tapetin e kuq për në Evropian. Duhet të djersitesh, të luftosh për çdo pikë dhe të besosh deri në fund. Nuk ka kundërshtarë që mund t’i marrësh lehtë dhe as kualifikim që fitohet vetëm nga emrat që ke në skuadër.

Të presim shortin, të njohim kundërshtarët dhe të përgatitemi me seriozitet. Respekt për këdo që do të kemi përballë, por edhe besim te vetja dhe te objektivi ynë.

– Shorti po afron dhe, nëse Kosova siguron një vend në vazon e dytë, mund të përballeni. A ka ardhur koha që dy kombëtaret tona të jenë në të njëjtin grup? Nëse ndodh, cila është më e mirë?

– Ne jemi një komb dhe dëshira ime është që të dyja kombëtaret të kenë sukses. Do të preferoja të mos ishim në të njëjtin grup, që të mos ia vështirësonim njëra-tjetrës rrugën drejt Evropianit. Do të ishte një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët t’i shihnin të dyja në fazën finale.

Nëse shorti na vendos përballë, sigurisht që do të luajmë dhe secila do të bëjë më të mirën për të fituar, me respekt të plotë për njëra-tjetrën.

Sa për pyetjen se kush është më e mirë, këtë e tregon fusha. Të dyja kanë futbollistë cilësorë dhe ambicie. Unë besoj te Shqipëria, por më gëzon çdo sukses i Kosovës.

– Deklaratat tuaja ndër vite kanë qenë në mbështetje të Kosovës. Edhe vitin e kaluar i thatë Yll Gashit: “Nëse jo te Shqipëria, shko te Kosova”. A ka ndryshuar diçka muajt e fundit, tani që po diskutohet për futbollistë që kalojnë nga Shqipëria te Kosova, si rasti i Enis Rexhepit?

– Jo, qëndrimi im nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar. Mbështetja ime për futbollin e Kosovës është dëshmuar me punë dhe angazhim konkret në momentet më të rëndësishme. Ajo nuk është varur dhe nuk do të varet kurrë nga marrëdhënia me një president, një trajner apo nga zgjedhja e një futbollisti.

Sinqerisht, më dhemb kur përpjekjet dhe lobimi ynë për pranimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar reduktohen në disa deklarata publike. Ka qenë një angazhim i gjatë, në një periudhë kur futbolli i Kosovës kishte shumë nevojë për mbështetje. Historia duhet të kujtohet me ndershmëri. Jam krenar që kam qenë pranë tij në ato momente.

Kam besuar gjithmonë se futbollistët shqiptarë, kudo që jetojnë, duhet t’i kenë dyert e hapura. Kështu kam menduar kur kishin më pak alternativa dhe kështu mendoj edhe sot, kur kanë mundësi të zgjedhin. Mesazhi për Yll Gashin ishte pikërisht në këtë frymë.

Natyrisht, si president i FSHF-së, dëshiroj që futbollistët më të mirë të zgjedhin Shqipërinë dhe punojmë për këtë. Por vendimi i çdo futbollisti duhet respektuar. Për rastet konkrete duhet të flasim mbi fakte, ndërsa mes dy federatave duhet të ketë komunikim, korrektësi dhe respekt për punën e njëra-tjetrës.

Për mua, suksesi i Kosovës është një gëzim për të gjithë futbollin shqiptar. Ky ka qenë dhe mbetet qëndrimi im.

– Për fund, a keni ndonjë preferencë për shortin e EURO 2028? Do të dëshironit ndonjë kombëtare të madhe në Tiranë?

– Për tifozët është gjithmonë kënaqësi të shohin në Tiranë kombëtaret dhe futbollistët më të mëdhenj të Evropës. Për mua, dëshira e parë është një short që na jep sa më shumë mundësi për t’u kualifikuar.

Nëse do të mund të zgjidhja, do të preferoja të shmangnim Spanjën, Gjermaninë, Francën, Anglinë dhe Portugalinë. Janë skuadra me cilësi dhe potencial të jashtëzakonshëm. Por edhe kundërshtarët e tjerë kërkojnë përgatitje dhe vlerësim maksimal.

Shortin nuk e kemi në dorë. Përgatitjen tonë, po. Cilido qoftë grupi, duhet të hyjmë në garë me ambicie, me besim dhe me synimin për ta çuar Shqipërinë sërish në Evropian.

Hyrja në stadium do të jetë falas, Shqipëria e Bushit luan me Spanjën
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës U-21, që do të luhet sot, më 17 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje, kuqezinjtë e presin me besim dhe motivim të lartë sfidën ndaj një prej kundërshtarëve më cilësorë të futbollit europian në këtë grupmoshë.

Pas fitores 3-1 ndaj Luksemburgut në miqësoren e parë të muajit nëntor, Shqipëria U-21 synon të zhvillojë një tjetër paraqitje pozitive, këtë herë përballë Spanjës, në një test të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kombëtarja U-21 kërkon edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë në këtë sfidë. Hyrja në stadium do të jetë falas, ndaj të gjithë sportdashësit janë të ftuar të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur nga afër talentet kuqezi. /Sport Ekspres/

“Do të luftojmë me shpirt për ta mundur Spanjën”, Bushi e di formulën: Do ta godasim aty ku e ka defektin më të madh
Shqipëria U21 do të përballet mbrëmjen e nesërme me Spanjën U21, duke nisur nga ora 19:00. Hyrja në “Air Albania” do të jetë falas, teksa pritet një mbështetje e konsiderueshme për Shpresat kuqezi. Spanja do të jetë një test mjaft i rëndësishëm miqësor për ekipin kombëtar U21, i cili do të jetë pjesëmarrës vitin e ardhshëm në Kampionatin Europian që do të organizohet në Shqipëri dhe në Serbi. Alban Bushi ka deklaruar për mediat ditën e sotme se skuadra e tij do të luftojë për ta mundur Spanjën në fushën e lojës. Ai ka vlerësuar aftësitë mbrojtëse të lojtarëve të tij, si dhe ka bërë të qartë se e ka gati formulën për të dëmtuar kundërshtarin.

“Spanja është një skuadër me potencial shumë të lartë teknik. Atyre u pëlqen ta zotërojnë topin dhe të bëjnë shumë vertikalizime. Kemi punuar dhe do të mundohemi që të mos i japim hapësira që ata të gjejnë vetveten e tyre në ato hapësira që ata kërkojnë. Është një ekip me shumë lojtarë cilësorë dhe me nivel shumë të lartë. Ekipi jonë është një ekip me shumë karakter dhe ka shumë disiplinë. Jemi shumë kompaktë në repartin e mbrojtjes. Ashtu siç ka Spanja repartin ofensiv shumë cilësor, edhe ne kemi repartin defensiv shumë cilësor.

Do të mundohemi ta godasim Spanjën aty ku ajo ka defektin më të madh: hapësirat që lë kur është në sulm. Për tranzicionin pozitiv që do të bëjmë ne, kemi punuar shumë që ta kapim aty dhe besoj se do ta kapim. Nesër do të luftojmë me shumë shpirt dhe zemër për mos t’u dorëzuar dhe për ta mundur Spanjën. Ne jemi ekip shumë i fortë, por me publikun sa më të gjerë bëhemi akoma edhe më shumë të fortë. Publiku duhet ta kuptojë dhe besoj se ata e dinë se u bë shumë vite që e mbështesin ekipin kombëtar, sidomos atë A, por edhe moshat. Meqë hyrja është falas, besoj se nesër do të kemi shumë tifozë në “Air Albania”. Pa ata futbolli nuk është shumë i bukur. Me ata bëhet shumë i bukur dhe shumë rezultativ”, është shprehur Alban Bushi./Sport Ekspres/

Brajan Gruda bind Jurgen Klopin, trajneri i Gjermanisë e do në fushë ndaj Holandës
Brajan Gruda do të luajë sot ndeshjen e dytë me fanellën e Gjermanisë. Talenti shqipar bindi Klopin me paraqitjen debutuese të pak ditëve më parë, kur edhe arriti ti shënonte Serbisë. Trajneri i “pancerave” e do në fushë Grudën edhe mbrëmjen e sotme.

Lojtari i Lajpcigut ka fituar sërish fanellën e titullarit, teksa këtë herë përballë do të ketë një shkollë të futbollit botëtor, Hollandën e Çavit. Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe është e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve./Sport Ekspres/