Halit Delibashi
Risia/ Tirana është ekipi i parë shqiptar që kthehet si në Bundesligë, 7 mijë lekë për të qenë prezent në Selman Stërmasi
Nga Klaudio Ndreca
Tirana është ekipi i parë shqiptar që do të praktikojë risinë sa i përket mënyrës sesi shfaqen tifozët në stadiume pas pandemisë. Në shumë vende të Europës nuk lejohet ende që sportdashësit ta ndjekin përballjen të ulur në stola si dikur.
Për këtë arsye kanë vendosur fotografitë e tyre përreth stadiumit, për të qenë të pranishëm në një farë mënyre. Një ide që ka gjetur mbështetje të madhe në Bundesligë, ndërsa Shqipëri do të vijë për herë të parë nga ana e Tiranës.
Duke nisur nga ndeshjet e ardhshme, në “Selman Stërmasi” do të kemi fotografitë e tifozëve bardheblu që do të mbushin shkallët e stadiumit. Për të qenë prezent në këtë mënyrë, duhet të paguhen 7 mijë lekë të vjetëra. /Sport Ekspres/
Zyrtare/ Biznes fantastik për Milan, merr zbulimin e Frankfurtit dhe jep sulmuesin e “Shkëndijës”
Gjithçka është zyrtarizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, me Milanin që është përforcuar në aspektin e sulmit. Kuqezinjtë kanë marrë futbollistin e Frankfurtit, Ante Rebiç, që rezultoi si zbulim për Frankfurtin në sezonin e shkuar.
Jo pak, por 9 gola arriti të shënojë ky lojtar në kampionatin gjerman, ndërsa është në moshën 25-vjeçare. Sulmuesi ka mbërritur në Milanelo për të kryer testet mjekësore, ndërsa kuqezinjtë kanë lëshuar si pjesë të marrëveshjes, Andre Silvën.
Megjithëse ky i fundit iu bashkua me shumë bujë Milanit përpara disa kohësh, tifozët kuqezinjtë do ta kujtojnë vetëm për atë shpërthim në dy takimet ndaj Shkëndijës së Tetovës, në fazën play-off të “Europa League”.
E gjithë pjesa tjetër është për t’u harruar sa i përket portugezi. Gjithsesi mes klubeve përflitet se është gjetur formula e shkëmbimit në formën e huazimit, por me të drejtë blerje nëse është në interesin e përbashkët, që futbollistët të qëndrojnë në këtë mënyrë. /Sport Ekspres/
Duket i frikshëm, ky është formacioni më i mirë në javën e tretë të Superiores
Kategoria Superiore e ka mbyllur siparin e saj sa i përket javës së tretë, ndërsa edhe njëherë konfirmohet se Tirana është ekipi i momentit. Bardheblutë kanë 2 fitore dhe 1 barazim të grumbulluar deri në këto momente, por nuk mbaron këtu.
Skuadra e drejtuar nga Mema është i vetmi ekip që nuk ka pësuar asnjë gol të vetëm deri në këto momente, ndërsa në takimin ndaj Vllaznisë do të kishin edhe Osmanin në lartësinë e duhur. Gjithashtu për t’u vlerësuar ishte edhe sulmuesi Ngo, teksa pavarësisht pikëpyetjeve që ishin ngritur, arriti të vulosë një ndeshje mes një tensioni dhe rëndësie të madhe. Musta u rikthye sërish vendimtar për ekipin e Kukësit, ndërsa te Partizani vijnë golat nga i përhershmi Trashi. Më poshtë ndiqni edhe formacionin më të mirë të “Superiores” sipas “Sport Ekspres”:
Shishet e ujit në “Loro Boriçi”, Salihi e sheh ndryshe: Nuk e kishin me arbitrin, por me Vllazninë
Situata në “Loro Boriçi” ka degraduar në ditën e djeshme, atje ku Tirana fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Vllaznisë. Një numër i madh i shisheve të ujit kanë përfunduar në fushë, ndërsa si shënjestër kishin edhe lojtarët e Tiranës.
Padyshim ky moment ishte për t’u harruar në atë stadium të stërmbushur. Shumë e justifikuan me vendimet që arbitri Enea Jorgji po jepte gjatë takimit, por legjenda shkodrane e futbollit, Hamdi Salihi, e sheh ndryshe. I ftuar në “Rubrikën Sportive”, ky i fundit shprehet se tifozët kanë reaguar kundër skuadrës së tyre.
“Reagimi në “Loro Boriçi”? Për mua ishte e pajustifikueshme. Ishte më tepër një shfryrje e inatit nëse mund të them kështu, rreth momentit që po kalon skuadra, jo për vendimet që nuk ka dhënë arbitri. Tifozët nuk janë dakord me gjendjen e Vllaznia. Por sigurisht që është reagim i gabuar nga ana e tyre”, ka thënë Salihi. /Sport Ekspres/
E fundit/ Emocionet e Kombëtares, mbërrin gjysma e lojtarëve të Shqipërisë në “Tropikal”
Teksa ndeshjet e kampioneteve në Europë janë mbyllur në ditën e sotme, tashmë emocionet dhe skena i lihet Kombëtareve. Grumbullimi ka nisur në “Tropikal Resort”, sa i përket futbollistëve të Shqipërisë.
Madje ka mbërritur thuajse gjysma e ekipit që është grumbulluar për ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës. Bëhet fjalë për Berishën, Hysajn, Mavrajn, Abrashin, Manajn, Gjasulan, Uzunin, Cikalleshin dhe Roshin. Gjithashtu brenda pak orësh pritet edhe ardhja e Ismajlit dhe Hoxhës.
Nesër do të kryhet edhe stërvitja e parë e Kombëtares gjatë pasdites. Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se nesër do të dalin në shitje biletat me Islandën. /Sport Ekspres/
Zidan shkatërroi atë që ndërtoi, Bale shpëton Realin në frymën e fundit
Nisja e kampionatit në LaLiga e ka gjetur sërish Realin e Madrid me të njejtat probleme. “Los Balankos” e kanë humbur magjinë e dikurshme europiane që prej sezonit të shkuar. Rikthimi i Zidan nuk i ndryshoi gjërat në Madrid duke vijuar me po të njejtë situatë kaotike. Largimi i teknikut francez ishte në periudhën më të artë të momentit për Realin e Madrid. Por rikthimi tek spanjollët e gjen trajnerin totalisht ndryshe. Kjo është parë edhe në ndeshjen e javës së tretë kundër Vilareal. Madrilenët kanë barazuar me shumë vështirsi në transfertën e mbyllur me rezultatin 2-2.
Një lojë e dobët nga ana e lojtarëve madrilenë duke rregjistruar një tjetër barazim i cili mund të përfundonte edhe në humbje. U desh minuta e 86′ që Gareth Bale të shënonte golin e barazimit dhe të dytin personal brenda ndeshjes. Megjithatë heroi i mbrëmjes u venit në fundin e takimit pas daljes nga fusha me kartonin e dytë te verdhë, ndërsa gjithçka ndodhi në minutën e 92 dhe 94. Pas tre ndeshjesh, Reali ka grumbulluar vetëm 5 pikë, shumë pak për një skuadër pretendente për titull./Sport Ekspres/
VIDEO/ U përpoqën ta nervozojnë, lum thirrjesh raciste mbi Lukakun përpara golit
Interi ka fituar me shumë vështirësi ndaj Cagliarit në shifrat 1-2, falë golavë të realizuar nga Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku. Ky i fundit ka gjetur golin e fitores nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë tre pikët zikaltërve.
Por përpara ekzekutimit të këtij 11-metërshi, sulmuesi që u afrua me bujë në merkaton e verës te Interi, përjetoi një moment të pakëndshëm. Të gjithë tifozët e Cagliarit janë ngritur në këmbë dhe kanë lëshuar lum të thirrjesh raciste mbi Lukakun, që nuk mund të qëndronte pa reaguar. Megjithatë ky presion i madh nuk ndikoi në të, që arriti të dërgonte topin në krahun e kundërt të portierit. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/VidsFcim/status/1168257037605711872
Ferrari triumfon në garën e Belgjikës, Leclerc: Fitoren ja dedikoj Anthoine
Është mbyllur me trumfin e Ferrarit gara e çmendur e pistës së Belgjikës. Pas një starti fantastik nga “kokëkuqja”, prapavija u përfshi në aksidente të shumta. Max Verstappen ishte një ndër pilotën që humbi garën pas një përplasje të ardhur nga pas. Gjithësesi gara vijoi duke u përqendrua në duelin e përjetshëm Ferrari- Mercedes.
Charles Leclerc ishte mjaft i shpejtë por nuk mund të thuhet e njejta gjë për shokun e tij të skuadrës. Pas xhiros së 34, Vettel u parakalua nga të dyja makinat Mercedes. Ferrari nuk mund t’i mbate dot të dy pilotët në podium ndonëse u nisën të parët. Makina e Vettel shfaqi probleme duke u detyruar t’i hap rrugë edhe Leclerc, të cilin e kishte parakaluar gjatë garës.
Në përfundim, festa e Leclerc nuk u ekzagjërua, ndonëse ishte fitorja e tij e parë në kampionat. Bota e Formula humbi një tjetër pilot duke garuar në pistë, ndërsa Leclerc mikun e tij më të mirë. Anthoine Hubert ndëroi jetë pak ditë më parë gjatë një aksidenti teksa po zhvillohej gara në “Formula 2”. Fitoren piloti francez ja dedikoi pikërisht mikut të tij duke shprehur hidhër për atë humbje të dhimbshme. Në fund të intervistës Leclerc pranoi se më tepër presion kishte të fitonte garën si detyrim për mikun e tij sesa për Hamilton që e ndiqte pas. /Sport Ekspres/
Flamurtari nuk di të shënoj, i larguari Bushiç kryeson listën e golashënuesve në Kosovë
Është mbyllur java e tretë dhe Flamurtari ende nuk ka shënuar golin e parë. Humbje pas humbjesh, thellojnë edhe më keq situatën në kampion vlonjat. Afrimet e reja në ekip nuk janë përshtatur si duhet, duke u ndërruar herë pas herë në majën e sulmit. Në të tillë situatë, Flamurtari nuk e ka një sulmes goli ende në ekip.
Ish-golashënuesi më i mirë i vlonjatëve, Tomislav Bushiç kryeson listën në Kosovë nga ana tjetër. Në ditën e sotme ka realizuar të parin në fitoren e Gjilanit me rezultatin 2-0 ndaj Vushtrisë. Me këtë ekip, sulmesi kroat ka shënuar tre gola në po aq ndeshje. Tekniku Mezani ka ditur të zgjedhë nga Superliga lojtarin që do t’i sigurojë pikët në kampionat. Më skuadrën e Flamurtarit Bushiç shënoi afro 24 gola në dy sezone e gjysmë. Sulmuesi tipik që sot vlonjatët do të kishin shumë nevojë. /Sport Ekspres/
Pasimin ia jep Donis Avdijaj, i papërmbajtshmi Ekuban i shënon edhe Fenerbaçes
Fenerbaçe është duke luajtur përballë Trabzonsporit në një përballje të zjarrtë, e cila ndodhet në shifrat 1-1. Fillimisht do të ishte Rodriguez që do të kalonte vendasit në avantazh.
Por përgjigja e Trabzonsporit do të ishte e menjëhershme, për të rikthyer baraspeshën. Falë krosimit fantastik të sulmuesit që i përket Kosovës, Donis Avdijajt, do të ishte i përhershmi Ekuban që e dërgoi topin në rrjetë. Pikërisht sulmuesi që dikur ka luajtur me Partizanin, ndërsa pak kohë më parë arriti të shënonte tre gola i vetëm në Athinë ndaj AEK-ut. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/LegendSportoff/status/1168241748172259330
Intervistat e trajnerëve, Lerda: Nuk e kuptova kartonin e kuq për Solomon nga arbitri!
Java e tretë e Superiores ka mbyllur siparin me dy ndeshjet e orës 19:00, ku nuk ka munguar edhe surpriza. Bylisi arriti të fitonte me rezultatin 0-3 në Korçë ndaj Skënderbeut, atje ku shënoi edhe portieri Isli Hidi me penallti.
Nga ana tjetër Partizani ia ka dalë me Flamurtarin në shifrat 1-0, falë golit të Solomon. Ky i fundit do të largohej me karton të kuq pa u mbyllur pjesa e parë, pasi rrezikoi seriozisht shëndetin e Delijas me takat e vendosura në fytyrë. Më poshtë mund të gjeni të gjitha intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Dritan Sadedini (Flamurtari): “Këto dy javë pushimi nuk do të na japin ndonjë ndihmë të madhe, pasi një javë përgatitje është. Këto janë mundësitë tona, lojtarët nuk e njohin njëri-tjetrin dhe prandaj fitoi Partizani. Situata është normalisht shumë e vështirë, kjo kuptohet pasi nuk kemi asnjë pikë. Objektivi jonë është që të marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe të marrim maksimumin. Ky është objektivi ynë, nuk kemi objektiv real”.
Dovedan (Bylis): “Çdo ekip do të paktën tre a katër ndeshje që të duket vërtet çfara ka në organik, flas për ndeshje zyrtare jo miqësore. Është fitorja ime parë dhe është plotësisht fitore e merituar. Dy ekipet kanë stile të ndryshme kështu që fitorja sot ishte për ne. Bylis do të vazhdojë të zhvillojë ndeshje të mira për të arritur të tjera fitore”
Ilir Daja(Skënderbeu): “E lexuam manovrën e Bylisit, por nuk arritëm që të rregullonim problemet. Ishin me tre qendra dhe kishte dy mesfushë qendrorë që na jepnin presion të madh. Futbollistët tanë nuk kishin mundësi për më tepër. Madje edhe Muzaka që nuk para lodhet, sot tregoi lodhje. Nuk ishte momenti i duhur dhe koha e duhur. Sot kemi bërë gjithçka gabim, por shpresojmë që ta kalojmë sa më shpejt”.
Franko Lerda(Partizani): “Në pjesën e parë luajtëm mirë duke shënuar. Deri në minutën e 30 kemi dominuar kundërshtarin. Nuk e kuptojë sesi arbitri mori atë vendim për të ndëshkuar Solomon. Pastaj është e vështirë të luash katër ndeshje në 12 ditë.
Ndihet tek lojtarët kjo lodhje. Nuk më shqetëson fakti që shënojmë pak. Mua më shqetëson fakti që duhet të krijomë raste dhe lojë të mirë. Në ndeshjet e ardhshme nuk mendojë se do të jetë kështu. Na penalizoi vendimi i arbitrit pasi mund të shënonim më tepër. Premtoj që Partizani do të jetë ndryshe. Sot luajtëm vertikalisht kur ishim me 11 lojtarë. Më pas ishte e vështirë. Me 10 futbollistë u munduam thjeshtë të ruajmë rezultatin. Nuk rrezikuam asgjë. Ja dolëm të mbajmë rezultatin.”
Strakoshën nuk e tradhëton vetëm penalltia, duhet të “puth” edhe dy herë shtyllën
Në Olimpico derbi i kryeqytetit është mbyllur në paqe mes dy ekipeve. Lazio ka barazuar 1 me 1 ndaj Romës në një ndeshje që dhuroi shumë mundësi për gol. Një i tillë u anullua lacialëve në minutat e fundit, duke ndarë vetëm nga një pikë mes skuadrave.  Roma shënon e para me Kolarov. Mbrojtësi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë duke hedhur Strakoshën në të djathë, ndërsa topin në të majtë. Gardiani shqiptar vuan ende në pikën e bardhë duke mos pasur mundësi për të bërë “heroin”.
Megjithatë mbremja nuk ishte e mirë për Strakoshën. Portieri i Kombëtares nuk e tradhëtoi  vetëm penalltia por edhe mbrojtja me hapsirat e pambuluara. Kështu që, Strakosha duhet të “puth” të paktën për dy herë shtyllën nga disa gola të sigirtë. Gjuajtjet e njëpasnjëshme të Zaniolo përfundonin për fatin e mirë të lacialëve në shtyllën e Strakoshës. Në fund të ndeshjes nota 6 për gardianin shqiptar i cili veç penalltisë dhe shtyllave, ka pasur nja ndeshje normale./Sport Ekspres/
Kurrë dy gola me Partizanin e Lerdës, Flamurtari nuk merr pikë as kundër 10 lojtarëve
Partizani-Flamurtari 1-0 (Solomon 22′)
90’+4′ Mbyllet takimi, Partizani-Flamurtari 1-0. Vendasit kanë luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, por Flamurtari ishte i pafuqishëm. Statistikë interesante vjen nga trajneri Lerda që dy fitoret e para i ka me rezultatin 1-0, ndërsa edhe në humbjen e pësuar ndaj Kukësit, flitet për të njëjtin rezultat. Kurrë 2 gola te Partizani i Lerdës!
90′ Super pritja e Moçkës mban në lojë Flamurtarin pas goditjes së dënimit të Boldor, e ekzekutuar në perfeksion nga 18 metra. Ka 4 minuta shtesë.
88′ Zeqaj merr kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Malës. Flamurtari dhe Partizani e mbyllin me 10 lojtarë.
75′ Asgjë për t’u nënvizuar në përballjen që po përqendrohet e gjitha në mesfushë. Rezultati shkon në favor të Partizanit, ndërsa Flamurtari është i pafuqishëm.
60′ Flamurtari duket pa ide në fushën e lojës. Të vetme gjuajtje në drejtim të portës janë tentativat nga distanca nga Rrapaj, por për t’u harruar gjithmonë.
55′ Mungojnë rastet e pastra në pjesën e dytë, megjthëse është Flamurtari që ka marrë disi kontrollin e lojës.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Flamurtari 1-0.
40′ Partizani vazhdon të sulmojë, pavarësisht faktit se ndodhet me një futbollist më pak. Loja vazhdon të zotërohet nga të kuqtë.
35′ Deliaj bëhet gati për të hyrë në fushë, por me kokën e gjakosur.
28′ Largohet me karton të kuq Solomon pasi tenton të dhurojë spektakël, por gjuajtja e tij nuk përfundon te topi, por te koka e Deliaj. Ky i fundit largohet me barrelë, ndërsa Solomon largohet nga fusha mes lotëve dhe u kërkon ndjesë tifozëve.
22′ Një krosim fantastik nga Lorenc Trashi, ka bërë që Solomon i vetëm përballë portierit kundërshtar, të mos e ketë të vështirë të shtyjë topin drejt rrjetës. Partizani-Flamurtari 1-0.
14′ Loja kontrollohet e gjitha nga Partizani që provon të godas portën edhe me predhën e Telushit, por fatmirësisht për Moçkën, topi shkon qëndror.
7′ Rrapaj jep shkëndijën e parë pas gjuajtjes së bukur nga distanca, por shkon ngjitur me shtyllën.
2′ Mundësi e artë për Bitrin që i shkon shumë pranë golit me kokë, por nuk ka saktësinë e duhur.
1′ Nis takimi.
Përpara ndeshjes
Partizani do të përballet ndaj Flamurtarit, në supersfidën e javës së tretë. Të kuqtë kërkojnë pikët për vazhdimin e rrugës drejt kreut, ndërsa vlonjatët ende nuk kanë marrë pikët e para. Sa i përket formacionit zyrtar, trajneri Lerda është i lexueshëm me zgjedhjet e tij. Ndërsa sa i përket Flamurtarit, bie në sy debutimi i Pjeshkës.
Formacioni zyrtar
Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Telushi, Mala, Asani, Romero, Kordeiro, Solomon
Flamurtari: Moçka, Zeqaj, Bajraktareviç, Mema, Pjeshka, Nebihi, Deliaj, Rrapaj, Hoxhaj, Çelaj, Nebihi
Skënderbeu dorëzohet pa kushte ndaj Bylisit, i shënon edhe portieri Isli Hidi
Skënderbeu ka humbur me rezultatin 0-3 në Korçë duke u dorëzuar pa kushte ndaj Bylisit. Sa i përket 45 minutave të para, ishin miqtë që realizuan dy gola. Goli i miqëve do të vinte në minutën e 11 të takimit, ndërsa Peposhi që ndodhej në brëndësi të zonës, nuk e kishte të vështirë për të gjetur avantazhin. Goditja e dytë do të vinte në minutën e 45-të, ndërsa Guindo e kishte elementare të mposhte Koliçin, ndërsa ndodhej i vetëm përballë tij.
Ndërkohë kulmi ka arritur në minutën e 61, atje ku edhe portieri i Bylisit ka shënuar falë ekzekutimit të saktë të penalltisë. Koliqi e kuptoi krahun, por duhet të nxjerrë topin nga rrjeta. /Sport Ekspres/
Skënderbeu-Bylis 0-3 (Peposhi 11′, Guindo 45, Hidi penallti 61′)
Formacioni zyrtar
Skënderbeu: Koliqi, Meksi, Pollozani, Dita, Pëllumbi, Taipi, Muzaka, Bregu, John, Gripshi, Krasniqi
Bylisi: Hidi, Peposhi, Janku, Bicaj, Ymeralilaj, Murataj, Turabov, Melluga, Qardaku, Ntepe, Guindo
Bekim Balaj nuk përmbahet në Austri, gjen dy gola përpara se të kthehet në Shqipëri
Bekim Balaj ka gjetur rrjetën në kampionatin austriak, madje duke shënuar dy gola në takimin që Sturm Grazi fitoi në transfertën e Altach në shifrat 1-2. Mënyra e realizimit ishte ajo klasike, me sulmuesin shkodran që e dërgon topin në rrjetë falë kordinimit të saktë me kokë në pjesën e parë. Për të mbërritur edhe në minutën e 85, kur do të vinte edhe goli i dytë personal në këtë takim.
Ky ishte realizimi i tretë në këtë sezon për Balajn, pas kësaj dopiete, ndërsa të parin e kishte gjetur në debutim. Në mënyrën më të mirë ky futbollist përshëndet ftesën e dërguar nga trajneri Reja, pavarësisht disa dyshimeve të vogla që mund të ekzistonin për përfshirjen e tij në listë, apo grumbullimin e ndonjë elementi të ri. /Sport Ekspres/
Në Basel nuk e “qajnë” largimin e Ajetit, Kemal Ademi shënon dopietë
Pesë gola në po aq ndeshje, ky është bilanci i Kemal Ademit në Zvicër. Sulmesi 23-vjeçar ka befasuar me paraqitjet e tij në këtë fillim kampionati duke qenë protagonist ndeshje pas ndeshje. Skuadra e Baselit ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Lugano falë dopietës së sulmesit nga Kosova.
Një bomber i ri po zhvillohet tek Bazeli, teksa zviceranët nuk e qajnë largimin e Albian Ajetit drejt Anglisë. Ademi është sulmuesi i vetëm në konkurencë me vetveten në ekip, pasi sulmesit e tjerë nuk kanë minuta në këmbë. Në javën e gjashtë të kampionatit Baseli e sheh vete në vendin e parë me 15 pikë, duke përfituar edhe nga barazimi i Young Boys.
Sa i përket sulmesit Ademi, ai mbetet në rradhët e përfaqësueses zvicerane. Kohë më parë Shqipëria dhe Kosova interesoheshin për shërbimet e sulmuesit por menxheri i tij ka bërë të qartë zgjedhjen e Ademit. /Sport Ekspres/
Shihni intervistat e trajnerëve, Duro: Laçi vajti njëherë në portë, Avdyli duhej të na ndihmonte
Kukësi e ka mbyllur në barazim 1-1 ndaj Laçit, në përballjen e parë të ditës së dielë sa i përket javës së tretë në Superiore. Realizimi i parë do të vinte nga perla e Naubuezes në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa përgjigja do të vinte nga Emiliano Musta, në të njëjtën mënyrë. Më poshtë mund të gjeni intervistat pas ndeshjes së dy trajnerëve për “Supersport:
Sulejman Starova(Laçi): “Të them të drejtë ishim shumë afër fitores. Por ngarkesa psikologjike për mungesën e pikëve ka ndikuar, po ashtu sa edhe gjendja gripale te lojtarët tanë. Më pëlqeu loja kundër ekipit më të mirë të momentit në Superiores. Mund të mundeshim edhe sot. Duke pranuar se më vjen keq që nuk morëm fitoren, mund të them se kampionati është i gjatë.
Kemi shkuar me lehtësi te rruga e rrjetës deri tani, Xhixha ka pasur dy raste. Nuk është vetëm Nuabueze, janë edhe të tjerët. Shpërthimet e Lushkjes nuk ishin rezultative, pasi do të ishte disi më ndryshe. Nuk jemi në hall, pasi kemi luajtur mirë. Kemi luajtur ndaj skuadrës më të mirë të momentit në Superiore, e përsëris. Kemi bërë shumë gabime elementare në pasime dhe në zonën kundërshtare. Nuk jemi aq brilant sa Kukësi në zotërimin e topit”, ka thënë Starova.
Shpëtim Duro(Kukësi): “Laçi është një skuadër e kompletuar. E kisha frikë dhe me këto temperatura të larta. Jam shumë i kënaqur sesi e përballoi lojën skuadra. Kemi bërë një gabim në atë kundërsulm. Në lojë ishim vetëm ne dhe kishim mundësinë që ta fitonim ndeshjen. Pashë në pjesën e dytë që Laçi ishte i dorëzuar.
Vetëm njëherë ka shkuar Laçi në portë, kur shënoi. Teqja dhe Obanor kanë luajtur shumë mirë. Këtu duhet t’i ndihmonte edhe portieri, që të reagonte edhe më mirë. Ka lojtarë që e kanë ndierë lodhjen.  Ajo penallti e padhënë në rastin e Rrocës, vetëm arbitrat tanë nuk e japin. Një moment ndryshon lojën, nuk e kuptova sidomos nga anësori”.
Mbyllet takimi/ Kukësi i lë pikët në “Loro Boriçi”, te Laçi shënon vetëm Nuabueze
Përmbledhja e ndeshjes, Kukësi-Laçi 1-1 (Musta 87’/ Nuabueze 50′).
90’+5′ Përfundon takimi, Kukësi-Laçi 1-1. Shumë raste kanë shpërdoruar verilindorët, ndërsa e pësuan me vetëm një gjuajtje nga distanca.
90’+2′ Shansi i artë për Mustën që nuk ka kordinimin e duhur me kokë ndërsa ndodhej pranë portës. Shkurtaj kërkonte topin nga pas dhe do e kishte më të lehtë.
90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.
87′ Abazaj dhuron një asist për Mustën nga krahu i djathtë, që në zonën e 16 metrave ka gjuajtur në mënyrë të fuqishme për të ndalur topin në cepin e rrjetës. Kukësi-Laçi 1-1 (Musta 87′)
77′ Minuta të qeta dhe loja që zhvillohet në mesfushë, por pjesa e dytë ka një ritëm më tepër se e para.
70′ Pak minuta në fushë dhe Daku krijon aksionin e parë të rrezikshëm, por gjuajtja nga brenda zone ka shkuar jashtë.
61′ Mundësi e artë për golin e barazimit nga ana e Mustës, Stazhilla bën mrekullinë duke e larguar topin me këmbë.
58′ Xhixha humbet një rast të mirë teksa ndodhej brenda zonës kundërshtare, me gjuajtjen që prek rrjetën e jashtme.
53′ Shkurtaj fal golin e barazimit teksa i vetëm përpara portës së boshatisur, bën një gjuajtje me kokë tërësisht për t’u harruar, duke e dërguar topin jashtë.
50′ I njëjti autor te Laçi. Nuabueze dhuron një perlë nga distanca e 20 metrave, duke goditur dhe mposhtur Avdylin me topin që shkon në cepin e krahut të majtë. Kukësi-Laçi 0-1.
46′ Nis pjesa e dytë. Duro e nis me zëvendësim, Abazaj merr vendin e Maliqit.
45’+2′ Përfundon e para. Kukësi-Laçi 0-0.
45′ Mbyllen 45 minutat e para, shumë pak raste dhe lojë e mërzitshme. Ka 2 minuta shtesë.
39′ Kundërsulm fantastik për Laçin ndërsa gjendeshin tre kundër tre, por Nuabeze nuk gjen kohën e duhur për dhënien e topit te Xhixha, që do të gjendej i vetëm përballë portierit.
31′ Prova e dytë e Laçit në portën kundërshtare pas një gjuajtje fantastike të Lushkjës nga distanca, por nuk ka kordinimin e duhur.
25′ Pushim për lojtarët që të shuajnë etjen në temperatura e nxehta të Shkodrës.
18′ Moment i diskutueshëm. Një ndërhyrje e gabuar në zonën e Laçit të cilën e pëson Rroca, por arbitri vazhdon lojën. Kontestime nga të gjithë lojtarët e Kukësit për një penallti të mohuar.
10′ Një krosim i bukur nga krahu i majtë i sulmit të Laçit krijon aksionin e parë të rrezikshëm në portën e verilindorëve, por Nuabueze nuk ka shënjestrën e duhur pas goditjes me kokë.
6′ Kombinime të bukura mes Et’hemit dhe Shkurtaj në zona të vogla, por Domgjoni zgjidh një moment të vështirë në zonë.
1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit. Stadiumi është thuajse i boshatisur.
Përpara ndeshjes
Kukësi dhe Laçi do të luajë përballjen e parë të javës së tretë në Superiore, sa i përket ditës së dielë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa pritet me interes për rezultatin që do të sjellë kjo përballje.
Sa i përket formacioneve zyrtare, Duro ka zgjedhur që Abazaj të qëndrojë në stol edhe për këtë ndeshje, së bashku me Musollin. Ndërsa në krahun e Laçit, nuk ka asnjë ndryshim te trajneri Starova. /Sport Ekspres/
Formacioni zyrtar
Kukësi: Avdyli, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Rroca, Limaj, Et’hemi, Musta, Shkurtaj, Gavazaj
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Injatocviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Lushkja, Xhixha, Deliu, Nuabueze
U keqkuptua Shaland? Historia e Kastratit: Doja të shihja ku jemi, unë refuzova edhe Shqipërinë
Lirim Kastrati nuk u grumbullua këtë herë me dardanët, pasi trajneri Shaland e cilësoi të papranueshme që një lojtar të kërkonte garanci për të luajtur me Përfaqësuesen. Kjo pasi menaxheri i sulmuesit që luan me Lokomotivën e Zagrebit, kishte kërkuar minutazhin për klientin e tij.
Por ka qenë vetë futbollisti këtë herë që ka thyer heshtjen dhe ka komentuar këtë situatë, duke dhënë një histori krejtësisht të re. Sipas këtij të fundit, trajneri i Kosovës duhet të jetë keqkuptuar me telefonatën, pasi thjeshtë kërkohej të dihej situata, nëse ishte më mirë të qëndronte te stoli i dardanëve A, apo të shkohej te U-21.
Kastrati ndër të tjera është shprehur se është gjithnjë në shërbim të Kosovës, madje duke përmendur edhe faktin se ai ka refuzuar edhe Shqipërinë për të luajtur me ta.
“Unë nuk e kam refuzuar asnjëherë Kosovën A, madje unë kam pasur ofertë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe nuk kam shkuar, por kam ardhur të luaj për Kosovën dhe për këtë jam shumë i lumtur. Menaxheri im ka biseduar me Shaland dhe ka kërkuar të dijë a do të ketë minuta për mua apo jo.
Besoj se është e drejtë të pyesim dhe të shohim ku jemi. Kjo është bërë për faktin se ka ndeshje edhe Kombëtarja U21 dhe mendoj se më mirë është të luajë dhe ta ndihmoj Kosovën U21 sesa të qëndroj në bankë. Jam në formë të mirë te klubi im dhe dua të vazhdoj me këtë formë edhe te Kosova. Çdo herë i kam respektuar vendimet e Shaland dhe do t’i respektoj, pasi është trajner me përvojë. Kosovës A i uroj suksese në dy ndeshjet e radhës.
Unë jam vetëm 20 vjeçar dhe dua ta ndihmoj vendin tim. Kam luajtur për U19, U21 dhe Kosovën A. Do të luaj aty ku mund të jap kontribut, duke mos e refuzuar kurrë ftesën e vendit tim”, ka thënë Kastrati për “KTV”. /Sport Ekspres/
Asisti i rrallë nga Kasami, Lenjani shënon me sprint të pandalshëm dhe parabël
Sioni është duke fituar me rezultatin 0-1 ndaj Thunit, ndërsa është duke u luajtur kampionati zviceran. Në minutën e 18 të takimit, do të ishte një asist i rrallë që vjen nga Pajtim Kasami dhe që do të përmbyllej në mënyrën më të mirë nga Ermir Lenjani.
Kasami ndodhej në cepin e krahut të djathtë të mbrojtjes, duke zgjedhur më shumë që të largojë topin nga zona e tij. Por harkimi shkon në mënyrë perfekte dhe me një sprint të pandalshëm të Lenjanit, që u nis nga gjysmëfusha, arriti të mposht portierin me një parabël. /Sport Ekspres/
Huazimi i Kaçes ishte dalje nga rregulli, Larisa: Nuk mund t’i thonim “JO”, më i miri që nxorri PAOK
Në orët e fundit është zyrtarizuar kalimi i Ergys Kaçes drejt AEL Larisës në formën e huazimit, që do të zgjasë për një vit. Pronari i ekipit grek ka komentuar këtë kalim duke thënë se ishtë një transferim që ka thyer edhe strategjinë që klubi ndjek në merkato. Kjo pasi huazimet nuk janë pjesë e metodës që ndiqet prej tyre, por mesfushori shqiptar përbën një rast të veçantë për shkak të cilësisë që ai ka.
“Ne nuk marrim kurrë lojtarë të rinj në formë huazimi, sepse duam të zhvillojmë ekipin tonë, por kur mund të huazonim lojtarin më të mirë të ligës së vitit të kaluar(Warda) dhe për mendimin tim një futbollist i pakënaqur, ndoshta për shkak të gabimeve të tij, energjisë, i cili kudo që ka luftuar u adhurua nga tifozët (Panetoliko, Atromitos dhe PAOK) dhe futbollisti më i mirë që PAOK ka nxjerrë nga akademia e tij si dhe lojtari më i mirë i Panathinaikos në sezonin e kaluar si Kace, nuk mund të thuash jo. Kjo sepse këta dy lojtarë në gjendje normale, por edhe me eksperiencën ndërkombëtare dhe me lojtarë të tjerë të mirë të cilët ne i kemi krijuar, pas katër vitesh krijim të tërë të skuadrës sonë që ëndërronim.
Në fund të fundit, në një listë prej 32 futbollistësh së bashku me lojtarët tanë të rinj, të kesh dy huazime Warda dhe Kace nuk ndryshon politikën tënde.” ka thënë Alexei Kougias. /Sport Ekspres/
Plisat udhëtojnë 70 km për revoltën “5 minutëshe” ndaj trajnerit Josa: Nësë s’ki zemër ik nga Prishtina
Për Prishtinën është java e e dytë kampionatit dhe kryeqytetasit kanë vetëm 1 pikë në renditjen përfundimtare. Sikur mos te mjaftonte rezultati, drejtuesit e klubit, trajneri dhe madje lojtarët kanë kundër filozofisë së tyre edhe tifozët. Prej kohësh tifogrupi “Plisat” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me situatën e klubit.
Nuk janë vetëm rezultatet e njëres ndeshje por tek Prishtina mungon prej 6 vitesh një titull kampion. Tifozët janë lodhur me vendin e dytë, teksa i pari u parakalon përpara syve me pak pikë. Nisur nga kjo situatë Plisat kanë nisur një revoltë “5 minutëshe” ndaj klubit. Rasti i ndeshjes ndaj Feronikelit tregoi se tifozët kryeqytetas udhëtuan mbi 70 km vetëm për të shpalosur mesazhin e tyre.
“Nësë s’ki zemër ik nga Prishtina”, është kjo banderola që u lexua për pak minuta sot nga drejtuesit e klubit, trajneri Josa dhe lojtarët. Mesazhi është i qartë dhe i drejtpërdrejt, e sidomos për trajnerin Mirel Josa. Ky i fundit është prej dy vite pjesë e drejtimit të Prishtinës. Tifozët janë të pakënaqur me trajnerin shqiptar i cili nuk u ka siguruar ende besimin se Prishtina mund të fitojë kampionatin. Në këto kushte Plisat kanë vendosur të vazhdojnë qendresën e tyre deri në zgjidhjen e situatës brenda ekipit./Sport Ekspres/
Ndizet derbi në Itali, Strakosha do të luajë i rrethuar nga 1500 policë
Derbi i Romës do të luhet pasditen e sotme midis Lacios dhe Romës,  në një sfidë që përveç rivalitetit në fushë njihet edhe për atë në shkallët e stadiumit midis tifozerive. Duke marrë shkas nga kjo, autoritetet italiane kanë marrë masa të larta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e këtij takimi.
Raportohet se rreth 1500 forca të rendit do të jenë në detyrë për të shmangur incidentet si në stadium ashtu edhe jashtë tij, pasi rreziku për episode të padëshirueshme është i lartë. Rreziku më i madh vjen nga ultrasit e Lacio-s, pas tensioneve që këta kanë pasur së fundmi me policinë, e cila ndaloi funeralin publik të ultrasit lacial Fabrizio Piscitelli.
17' | No mistake from Kolarov – he sends Strakosha the wrong way and slots the ball into the top corner! GET IN!
0-1 | #LazioRoma pic.twitter.com/NBd60JcqLJ
— AS Roma English (@ASRomaEN) September 1, 2019
Incidentet në “Loro Boriçi”/ Reagon klubi i Vllaznisë: Gjykim jo profesional, na u mohuan dy penallti
Ndeshja e mbrëmjes së shkuar mes Vllaznisë dhe Tiranës nuk u shijua sa duhej nga tifozeria e dy ekipeve por edhe sportdashësit shqiptar. Një pjesë e parë e qetë nga të dyja skuadrat por me fillimin e të dytës gjithçka ndryshoi. Pretendimet nga ana e lojtarëve dhe stafit teknik i Vllaznisë shkaktuan trazira edhe në shkallët e stadiumit. Në rezultatin 0-2 në favor të Tiranës pati edhe nervozizëm mes lojtarëve si dhe tifozë të futur në fushë.
Fill pas qetësimit të situatës, klubi i Vllaznisë ka dalë në një deklaratë zyrtare gjatë ditës së sotme duke shpjeguar faktorët që ndikuan në shkaktimin e incidenteve të mbrëmshme. Në njoftim thuhet se gjithçka erdhi nga gjykimi jo korrekt i arbitrave, e sidomos nga kryesori Enea Jorgji i cili mohoi sipas klubit edhe dy penallti./Sport Ekspres/
DEKLARATA E PLOTË
Klubi i Futbollit Vllaznia falenderon tifozerinë e mrekullueshme shkodrane për mbështetjen në ndeshjen me Tiranën. Si gjithmonë, tifozeria ishte “lojtari i 12-të” për kuqeblutë.
Nga shkallët e “Loro Boriçit” por edhe nga filmimet e mediave, u pa qartë se Vllaznia u penalizua nga një gjykim aspak profesional, aspak i paanshëm i arbitrave të ndeshjes dhe sidomos kryesorit Enea Jorgji.
Një sjellje e tillë e arbitrave penalizoi Vllazninë me mohimin e dy penalltive, njëra nga të cilat u pranua dhe nga vetë trajneri i ekipit kundërshtar dhe të gjithë specialistët në studiot sportive.
Gjatë gjithë ndeshjes, sjellja arrogante e arbitrit ishte provokuese dhe në dëm të garës e rezultatit të saj, rezultat i cili nuk reflektoi atë që u tregua në fushën e blertë.
Kjo jo vetëm acaroi futbollistët në fushën e lojës, por krijoi reaksion edhe tek tifozeria në shkallët e stadiumit.
Në Shkodër është luajtur dhe luhet futboll gjithmonë. Në “Loro Boriçi” janë duartrokitur ekipe që edhe kanë shënuar ndaj Vllaznisë tonë. Shkodra ka dhe do të ketë gjithmonë tifozerinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë sepse Shkodra dhe futbolli janë në një simbiozë mëse njëshekullore.
Arbitrimi i Enea Jorgjit dhe ndihmësve të tij, solli një rezultat aspak të merituar për Vllazninë, e cila sivjet ka objektiva të qarta. Sivjet, Vllaznia me skuadrën që ka ndërtuar, me stafin teknik të përzgjedhur, ka synim të luftojë fort dhe ndershmërisht për trofetë e sezonit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Si gjithmonë, nuk kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi në fushën e blertë e jashtë saj, gjykim të paanshëm dhe profesional në “Loro Boriçi” dhe në çdo stadium tjetër.
Kurioziteti në përballjet mes Partizanit dhe Flamurtarit, fitohet gjithmonë me…fushën!
Partizani do të presë sot në stadiumin “Selman Stërmasi” Flamurtarin, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Vendasit kërkojnë fitoren duke qenë se objektivi i tyre është titulli kampion, ndërsa vlonjatët kanë nevojë të bëjnë kthesën, e të lënë pas ato humbje të marra në  dy javët e para të kampinatit.
Një statistikë interesante dhe favorizuese për kryeqytetasit ekziston midis këtyre dy ekipeve, ku në 18 sfidat e tyre të fundit ekipi që luan në shtëpi ka pësuar humbjen vetëm në tre raste. Rasti i parë i përket datës 29.10.2017 ku Flamurtari ka fituar me rezultatin minimal 0-1, për t’u përsëritur sërish në 19.05.2018 me një fitore 1-2 të Partizanit, si dhe në përballjen e tyre të fundit pranverën e shkuar që ka përfunduar 0-3 për “demat e kuq”.
Nisur edhe nga paraqitjet e fundit të skuadrës vlonjate, Partizani shihet favorit në ndeshjen e sotme. Trajneri Lerda ka motivuar të tijët, fakt i cili u pa në sfidën ndaj Luftëtarit. Megjithatë verdikti përfundimtar do i takojë 90’ minutave të lojës./Sport Ekspres/
Si i merr të tjerët para meje? Hatërmbetja e Kastratit me Kosovën vetëm për një arsye
Mungesa e Lirim Kastratit në listën e Kosovës mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa ishte vetë trajneri Challand që tregoi së fundmi arsyen e marrjes së këtij vendimi. Trajneri i dardanëve u shpreh se sulmuesi dëshironte të kishte minuta të garantuara në lojë dhe kjo gjë u konsiderua si e pa pranueshme nga ana e tij.
Në krahun tjetër mediat në Kosovë zbulojnë se sulmuesi shqiptar ka hatërmbetje nga ky vendim i teknikut zvicerian dhe vendosjen në listën e pritjes e cilëson si të padrejë. Madje për më tepër gazeta “Sheshi” cilëson se Kastrati e ka të gjithë hatërmbetjen e tij me disa futbollistë të tjerë të thirrur në listë dhe kanë pak minuta aktivizimi.
Futbollisti tregon se po kalon një formë mjaft të mirë me klubin e tij të Lokomotiva Zagreb në Kroaci, ku në 7 paraqitje ka arritur të shënojë 5 herë dhë ka asistuar për shokët e tij të ekpit 3 herë./Sport Ekspres/
Plas te Kosova me Kastratin, trajneri Shaland: Më mori menaxheri, tha se nuk do të vijë fare
Kosova do të përballet ndaj Anglisë dhe Çekisë në eliminatoret e Europianit. Ajo që ka bërë përshtypje në listën e trajnerit Shaland, është padyshim lënia jashtë e Lirim Kastratit. Por në konferencën e sotme të teknikut zviceran, tregohet edhe prapaskena e sulmuesit të Lokomotivës së Zagrebit.
Sipas asaj që raporton “Insporti”, menaxheri i Kastratit ka telefonuar Shalandin dhe ia ka thënë qartësisht se nëse lojtari nuk do të luajë me Kosovën A, atëherë nuk pranon të grumbullohet, duke shkuar te të rinjtë.
“Situata është kjo. Dhjetë ditë më parë e kam ftuar Lirim Kastratin që të jetë pjesë e grumbullimit, madje edhe ka qenë në listë. Por, unë i kam thënë atij që duhet të grumbullohet të hënën (2 shtator) së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe të shohim gjatë javës se si po ecën gjërat, pasi që nuk e kishim të definuar situatën me Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin. Ishte një situatë shumë e qartë për mua dhe një zgjedhje shumë e qartë edhe për të.
Kam pranuar një telefonatë nga agjenti i tij, i cili më ka thënë se nuk janë të kënaqur me këtë propozim. Ai më ka thënë se Lirimi nuk do të vjen fare nëse nuk i garanton minutat për ekipin e parë.
Lirim Kastrati e zgjodhi që të luaj për Kosovën U21 dhe shpresoj se ti bëj gjërat mirë. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, por secili do të marr përgjegjësinë për veprimet e veta. Për të ardhmen tashmë do të vendos unë”, ka thënë Shaland. /Sport Ekspres/
Ekskluzive/ Basha tregon rreth vendimit për të lënë Shqipërinë: Fola me Rejën dhe Dukën!
Migjen Basha ka shpallur largimin përfundimtar nga Kombëtarja e Shqipërisë. Kjo pasi fubollisti i Arisit kërkonte më shumë kohë për të kaluar me familjen e tij, por edhe për t’i hapur rrugën të rinjëve.
Jo shumë kohë të kaluar me fanellën kuqezi faktikisht, pasi për të parë debutimin e mesfushorit 32-vjeçar do të prisnim vitin 2013. Aq shumë peripeci u kaluan në ato kohë për problemet e dokumentave, pasi më herët kishte përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës.
Madje për disa momente u duk se ishte mëse e pamundur që Basha të vishte fanellën e Kombëtares. Në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres”, lojtari në fjalë është shprehur se vendimin e tij ua ka bërë të qartë trajnerit Reja dhe presidentit të FSHF, Armand Duka.
“Vendimin për t’iu larguar Shqipërisë e kam marrë në qershor dhe i kam treguar arsyet e mia Rejës dhe pastaj Dukës. Në të gjithë këto arsye nuk ka asgjë negative apo polemik ndaj trajnerit, shokëve të ekipit apo Federatës. Thjesht për mua ishte si momenti perfekt.
Pengu im më i madh ishte fakti se nuk iu bashkova më herët Kombëtares së Shqipërisë. E gjitha kjo për shkakun e pasaportës, që u vonua shumë”, ka thënë Basha. /Sport Ekspres/
Laporte do të mungojë ndaj Shqipërisë, Franca thërret një mbrojtës nga Barcelona
Në përballjen e djeshme mes Manchester Cityt dhe Brightonit që u fitua me rezultatin 4-0, humbja e vetme e Guardiolës ishte dëmtimi i Laportes. Një shqetësim serioz duket të ketë ky mbrojtës, që u largua me barrela dhe mes lotëve nga fusha.
Gjithashtu është konfirmuar edhe mungesa e tij në dy ndeshjet e radhës më Francën, ku përfshihet edhe ajo ndaj Shqipërisë. Franca e ka gjetur menjëhëerë zëvendësuesin e tij, duke i dërguar ftesën mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.
Pra pavarësisht dëmtimeve dhe shqetësimeve që mund të ketë kundërshtari ynë i radhës, nuk duhet të harrojmë që flasim për kampionët e botës dhe alternativat e tyre janë të pafundme. Trajneri Deschamps do të shprehej në konferencën e para pak ditëve se nuk e kishte ftuar menjëherë Umtitin, pasi nuk ishte rikuperuar tërësisht nga dëmtimet. /Sport Ekspres/
Ndërhyrja brutale/ Polemika në Bundesligë, luftaraku Gjasula i shpëtoi paq kartonit të kuq
Teksa trajneri Edi Reja prezantonte emrin e tij në listën e Kombëtares, Klaus Gjasula ishte nisur drejt Wolfsburg. Skuadra e tij, Paderborn, luante në transfertë javën e tretë të Bundesligës. Një ndeshje e vështirë por që Gjasula arriti të rrëmbej pikën e parë në sezonin e ri të kampionatit që sapo ka nisur. Rezultati 1-1 ndaj  Wolfsburg mund të shkonte për keq në fund të takimit.
Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë i cili ka ndërhyrë mjaft ashpër ndaj lojtarit kundërshtar. Teksa luhej minuta e 90+6′ topi ishte në këmbët e mbrojtësit Gerhardt. Gjasula në tentativë për të marrë topin nga kundërshtari, gjen këmbët e këtij të fundit duke e hedhur përtokë në pak sekonda. Arbitri akordon faull dhe karton të verdhë për Klaus Gjasulën. Nën heshtje mesfushori shqiptar ka pranuar ndëshkimin duke pranuar pas ndeshjes se ishte karton i merituar megjithëse ai nuk ishte nisur lër të shkaktuar faull.
Po i të njejtit mendim nuk kanë qenë trajneri dhe presidenti i klubit të Paderborn. Tekniku gjerman Baumgart ka thënë se për atë lloj ndërhyrje mund të akordohej karton i kuq. Ndërsa presidenti Przondziono është ndier mirë kur ka parë se lojtari i Wolfsburg nuk ka pësuar lëndim pas asaj ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
Klaus Gjasula shquhet për shpirtin luftarak në fushën e lojës. Një nga asetet aq të çmuara nga trajneri Reja i cili nuk nguroi të thërras në Kombëtare lojtarin e Padreborn. Nëse mendoni se mesfusha e Shqipërisë do të jetë e dobët, gaboheni. Në të gjendet një ushtar si Gjasula i cili është i gatshëm të shkojë deri tek këmbët e kundërshtarit për mos të lejuar topin të kalojë./Sport Ekspres/
Përtej Jorgjit/ Kur ndodh edhe në “Loro Boriçi”, çfarë mund të presim më shumë?
Pamjet e ndjekura nga “Loro Boriçi” në përballjen mes Vllaznisë dhe Tiranës, nuk është se ndodhin për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, por e ardhur në Shkodër, sigurisht që marin një vëmendje të madhe. Flasim për vendin e kulturës së madhe, vendin që gjithmonë jep shembull në Shqipëri dhe që e kthen stadiumin në një festë të gjithë qytetit.
Në përballjen e djeshme kundër Tiranës që u mbyll me rezultatin 0-2, “Loro Boriçi” tregoi dy fytyra të ndryshme. Fillimisht atë mahnitësen, teksa u stërmbush dhe na krijoi përshtypjen se ishte duke luajtur Kombëtarja. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e tifozëve ishin të përbër nga femra të reja dhe më në moshë.
Por teksa duhej t’i gëzoheshim këtij aspekti, ndodhi ajo që të gjithë i druheshin, një tension anormal dhe një skenë që nuk duhej të gjejë vend në futbollin shqiptar dhe në Shkodër. Alibia Jorgji nuk është një arsye e mjaftueshme për të justifikuar gjithë atë katrahurën që u shkaktua në stadium, që kishte më shumë shishe ujë të hedhur sesa stola që e rrethonin.
Nuk mund të jetë arsye e mjaftueshme që tifozët të godasin me shishe lojtarët kundërshtarë kur këta të fundit u kërkojnë qetësi, apo edhe goditja e anësorit në detyrën e tij. Nuk mund të jetë arsye e mjaftueshme që në Shqipëri të vazhdojë ideja se gabimet e njerëzve, mund të zgjidhen vetëm me “dru”.
Sigurisht që arbitrimi nuk rezultoi më i miri i mundshmi dhe kishte disa gabime që kishin ndikim në takim. Por nga dy rastet e përmendura aq shumë, vetë Gilman Lika u shpreh se në një prej tyre që gjendej protagonist edhe vetë, nuk flitej për një penallti. Ndërsa në rastin e parë dhe të vetmin të ngelur për t’u diskutuar me ndërhyrjen e Çelhakës, të gjitha kritikat duhet të jenë për gabimin njerëzor të arbitrit, që gjendej thuajse 30 metra larg aksionit. Por as ky rast, nuk mund të justifikojë gjithë sjelljen e krijuar.
Madje për të parë shpërthimin e parë dhe koret ofenduese nga ana e tifozëve, do të mjaftonte vetëm një top i vonuar nga Doka për disa sekonda në fillimin e së parës. Pra, flitej për një klasike të ngarkuar shumë në anën psikologjike dhe gjithë mënyra sesi do të perceptonte situata, u tregua pikërisht me këtë rast fare të thjeshtë. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur në Shkodër që “lista e sharjeve” të nisi me një motiv kaq banal, vetëm për vonimin e lojës për disa sekonda. Këtë herë kishte dështim në pikën më të fortë, në mentalitetin që vinte nga tribuna, pastaj motivet që do të shkaktonin katrahurën, do të gjendeshin me shumicë në këtë klasike.
Por më shumë sesa këto diskutime, për t’u habitur janë edhe reagimet që vijnë nga vetë zyrtarët mes klubeve. Padyshim që nisur nga ky rast duhet të bëhet një ndarje e prerë dhe një sensibilizim i fortë, që të kuptohet se në Shqipëri asnjëherë gjërat nuk mund të zgjidhen me rrugën e sharjeve dhe dhunës, sado e madhe të duket padrejtësia. Pra nuk mund të jepet zemër dhe përkrahje për vazhdimin e të tillave situata skandaloze, sa herë një skuadër nuk është në dakortësi me vendimin e arbitrit.
Femrat që gjendeshin në atë stadium meritonin shumë më tepër. Futbolli shqiptar dhe e ardhmja meriton shumë më tepër. Nëse një skenë e tillë na vjen edhe në Shkodër, atëherë, çfarë mund të presim më shumë?  /Sport Ekspres/
Tërmet i madh te Shkëndija e Tetovës, shkarkohet gjithë stafi teknik pas dështimeve
Ashtu siç edhe pritej, ka ardhur vendimi i pakthyeshëm te Shkëndija e Tetovës pas dështimeve në Europë dhe nisjen e këtij kampionati. Një grup pune ishte ngritur për të vlerësuar situatën dhe për të parë se çfarë nuk shkonte që gjendja kishte mbërritur deri këtu, ndërsa mbërritën edhe vendimet.
Ekipi shqiptar i Tetovës ka shkarkuar gjithë stafin teknik, me në krye trajnerin që stërviste dhe drejtonte prej vitesh këtë skuadër, Qatip Osmanin. Ky i fundit nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Shkëndijës, ndërsa vendin e tij e merr përkohësisht Erhan Selimi. /Sport Ekspres/
E vuan etiketimin “djali i presidentit”, Halili: Nuk dua të qahem, por më kritikojnë shumë
Grent Halili është sulmuesi i momentit në Superiore, ndërsa ka arritur të shënojë 2 gola në 3 ndeshjet e para të Superiores. Një tjetër realizim vendimtar ka ardhur nga ky futbollist kundër Vllaznisë, për t’i hapur rrugë një fitore të munguar prej 4 vitesh e gjysmë.
I ftuar në “Supersport”, sulmuesi Halili është shprehur se e vuan shumë etiketimin si “djali i presidentit”. Kështu, kritikat janë aq të shumta në drejtim të tij, aqsa vijnë edhe për një top të humbur.
“Së pari mund të themi se e prisnim këtë fillim të Tiranës. Të jemi realist po, por jo nuk shënuar dy gola në tre ndeshje. Teuta na ka vendosur në vështirësi. Këtë herë do të jetë një kampionat i vështirë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Duhet t’i qajmë ato dy pikë me Teutën.
Nuk dua të përmend emra se më kë ndihem më mirë, pasi gjithmonë duhet të përkrahim shokun e skuadrës. Me Ngon ndihem shumë mirë në sulm, por edhe Kale është harmonizuar shumë mirë me grupin.
Do të preferoja të luaja në të majtë të sulmit, si pozicionin tim të preferuar megjithëse mund të luaj në çdo rol për ekipin. Ndikon shumë dhe presioni që jam djali i Refik Halilit. Nuk dua që të qahem, por dikush tjetër nuk e përballonte këtë presion. Jam 21 vjeç dhe kritikohem edhe për një top të humbur. Duam që ta dërgojmë këtë klub sa më lartë, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe të gjithë bashkë.
Më vjen mirë që i jepnit raste kundër Vllaznisë, por do të më vinte mirë që të jepnit edhe rastin tonë ndaj Durrësit. Kur kam gëzuar në Shkodër kam pasur edhe një bisedë të mëparshme me Dokën që më ka thënë saktësisht: “Mos të harrojmë atë që na ndodhi atëherë në Shkodër”. Vetëm kaq nevojitej, nuk duhej më shumë fjalë. Gjithsesi unë jam krenar që jam djali i presidentit. Do të flas me të dhe do të kërkoj një shtim rroge”, ka thënë me batutë Halili. /Sport Ekspres/
Ende java e tretë, Suad Lici hap polemika ndaj Jorgjit: Vetëm për Vllazninë nuk sheh penallti!
Vllaznia është përballur ndaj Tiranës, duke humbur me rezultatin 0-2. Ekipi bardheblu theu një tabu në Shkodër, pasi kishte pa fituar në këtë transfertë rreth 4 vite e gjysmë. Disa pretendime kishte nga ana e bardhebluve për penallti, megjithëse në rastin e Likës do të ishte futbollisti që do e pranonte se nuk ishte e tillë, pasi kontakti kishte nisur jashtë zone.
Në një intervistë për “Zona Gol”, administratori i Vllaznisë Suad Lici e hedh gjithë përgjegjësinë te arbitri Enea Jorgji. Sigurisht, shumë gabime për t’u rregulluar kishte edhe në këtë drejtim, por jemi vetëm në javën e tretë dhe në Shqipëri rinisin historitë e arsyetimit me skenare, duke thënë se arbitri mbështet një ekip të caktuar dhe dëmton tjetrin.
“Këto ndeshje vendosen nga episode, kështu ndodhi edhe sot. Kemi shumë lojtarë që kanë vetëm një javë stërvitje, u organizuam vonë. Nuk na pëlqeu mënyra e arbitrimit. Na mungoi një penallti, kjo solli edhe acarimin e tifozëve.
Vllaznia do të ketë një histori tjëtër në takimet pasardhëse. Jorgji është shumë i gatshëm t’i jap penallti Kukësit, vetëm për Vllazninë nuk sheh penallti. Në pësimin e golit pësuam një shok psikologjik, pasi kishim 180 minuta pa pësuar.
Unë jam i kënaqur dhe me këtë pushim 15 ditor do të konsolidohemi. Them se Vllaznia do të jetë në 3-4 ekipet më të mira në Shqipëri. Tifozët nuk duhen menduar si budallenj. Ne duartrokasim kur fiton kundërshtari. Por nuk është hera e parë që Jorgji e bën këtë gjë kundër nesh. Nuk jam dakort me hedhjen e shisheve, do të flasim dhe sensibilizojmë tifozët”, ka thënë Lici. /Sport Ekspres/
Sa mirë të luash me Akhmat Gronzy! Berisha shënon, presidenti i blen makinë
Një pikë vlen sa një makinë. Kjo është kostoja e presidentit të Akhmatit pas barazimit 1 me 1 ndaj Tambov. Bernard Berisha ishte njeriu dhe protagonisti i ndeshjes duke mos e lënë Akhmatin të dalë pa pikë nga stadium i vetë. Aq i madh ishte gëzimi në kampin e vendasve saqë presidenti i klubit bëri gati në moment  shpërblimin për sulmesin shqiptar.
Ende pa dalë mirë nga stadiumi, Berisha mori si dhuratë një makinë tip “Hundayi”. Një surprizë vërtet e papritur nga ana e presidentit të klubit i cili nuk e kishte bërë më parë një veprim të tillë. Siduket sakrifica në fushë e Bernard Berishës mbetet më e çmuar se një dhuratë material në shenjë falenderimi. Gjithësesi sot Berisha në shtëpi shkoi me makinë të re, e jo me autobuzin e skuadrës. E njejtë histori ka ndodhur edhe me Kristal Abazaj në Belgjikë. Por ky i fundit e përfitoi makinën për “mos t’u mërzitur” nga mungesa e aktivizimit me Anderlechtin./Sport Ekspres/
Dramë e madhe te Juventus-Napoli, Kulibali “kryqëzohet” në vendin e De Ligt
Me dramë të madhe është mbyllur takimi mes Juventusit dhe Napolit. Bardhezinjtë po kryesonin me rezultatin 3-0 falë golave të Danilos, Higuainit dhe Ronaldos. Kur u mendua se gjithçka po mbyllej lehtësisht për kampionët e Italisë, derisa Napoli futet në lojë.
Fillimisht me Manolas, për të kaluar te realizimi i Lozanos dhe për të kthyer baraspeshën me De Lorenzon. Emocione të jashtëzakonshme me dramën e madhe që e mbyll Kulibali. Mbrojtësi i Napolit ka shënuar golin vendimtar në minutat e fundit të takimit, por në portën e tij.
Tashmë do të jetë lojtari më i urryer të tifozët për këtë takim, ndërsa vendin përpara këtij episodi, e kishte marrë De Ligt. Ky i fundit ishtë përgjegjës në dy golat e pësuar te Juventusit dhe duket shumë larg nga paraqitjet me Ajaksin. /Sport Ekspres/
Gol si në “Play Station”, Bernard Berisha shfrenon fantazinë me golin në Rusi
Në Rusi duhej të luhej minuta e 90+2′ në mënyrë që skuadra e Akhmat Grozny të arrinte në marrjen e pikëve. Skuadra e shqiptarëve Berisha-Roshi  nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në javën e tetë të kampionatit rus. Edhe pse në stadiumin e vetë, Akhmati fal pikë ndaj modestëve të Tambov.
U desh hyrja në lojë e Bernard Berishës në minutën e 54′ nga i cili do të vinte edhe goli i barazimit pas një goli të ardhur si në “Play Station”. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 5′ të takimit duke rritur presionin tek vendasit. Megjithatë Berisha ka zgjidhur gjithçka nga një goditje e furishme nga 16 metra, përballë portës në sekondat e fundit të takimit.
Sa i përket shqiptarit tjetër, Odise Roshi, janë mjaftuar  20′ minutat nga fundi i lojës. Sulmuesi fierak  është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e kampionatit por me pak minuta në këmbë. Ndërsa golin e parë dhe të vetëm në këto javë, Roshi e ka realizuar në javën e katërt të kampionatit./Sport Ekspres/
E fundit/ Vazhdon skandali në Shkodër, goditet me gurë autobuzi i Tiranës (FOTO)
Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur së fundmi në Shkodër, atje ku tensioni nuk mund të përmbahej në klasiken Vllaznia-Tirana.
Faktikisht, e gjithë historia u pa se do të merrte këtë rrjedhë që në momentin kur Doka vonoi për pak sekonda topin në fillimin e së parës dhe një lumë të sharash nisën në stadium. Për të vazhduar më pas me pretendimet për penallti, që sollën shumë shishe ujë në fushë, ku shumë prej tyre përfunduan te lojtarët e Tiranës, apo edhe te anësori në një rast.
Por nuk mbaron me kaq. Së fundmi njoftohemi se autobuzi i Tiranës është goditur me gurë duke iu thyer xhamat. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar sa i përket personave që gjendeshin në këtë mjet udhëtues. /Sport Ekspres/
Penallti? E thotë vetë Lika: Nuk ishte për të thyer këmbën, paskam qenë jashtë zone
Tirana ka fituar në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-2, në një ndeshje shumë të tensionuar. Ashtu si edhe pritej, duke parë historinë e kësaj klasike. Shumë shishe janë hedhur në fushë nga ana e tifozëve, që janë irrituar edhe me disa pretendime për penallti nga ana e lojtarëve të Jonuz.
Gilman Lika kishte një prej tyre në pjesën e dytë, por në intervistën për “Supersport” e ka tërhequr pretendimin e tij: “Shiko, kontakt kam pasur në atë rast, megjithëse nuk ishte për të thyer këmbën. Tani që e shoh edhe vetë, ka qenë edhe jashtë zonës. Kështu janë të gjithë derbit apo klasiket në Europë, gjithmonë të nxehta. Nuk ka lojtarë që janë të qetë.
Sigurisht që tifozët nuk bëjnë mirë që hodhën shishe në fushë, por e kuptoj edhe sjelljen e tyre, pasi kishin ardhur për të dalë me fitore. Dhuruan një pamje fantastike duke e mbushur stadium”, ka thënë Lika. /Sport Ekspres/
Zyrtare/ Ergys Kaçen e largojnë nga PAOK-u, e pret një tjetër shqiptar në ekipin e ri
Pas huazimit tek Panathinaikos, Ergys Kaçe u rikthye sërish te PAOK-u për t’u nisur në një tjetër huazim. Mesfushori shqiptar ende nuk ka gjetur qëndrueshmëri në një skuadër duke u endur sa në njërin huazim te tjetri. Skuadra e rradhës është po nga Superliga greke.  Kaçe është zyrtarizuar mbrëmjen e sotme si afrimi më i fundit i ekipit të AEL Larissa-s.
Marrëveshja mes skuadrave greke është arritur për një sezon, duke i dhënë mundesinë mesfushorit shqiptar “të shesë” veten. Megjithatë dueli do të jetë ende i hapur për Kaçen pasi disa ditë më parë skuadra e Larissa ka marrë në huazim edhe Amr Warda, një tjetër mesfushor i PAOK-ut.
Tek AEL Larissa, Kaçe do të luaj së bashku me një tjetër shqiptar, Fatjon Andonin. Mesfushori tjetër shqiptar ka 3 sezone tek ekipi i Larissa duke mbajtur firmën e 6 golave në  71 ndeshje. Fantazisti Kaçe po vuan ende nacionalizmin grek pas postimit nga ana e tij e bluzës me simbolet e UÇK-së./Sport Ekspres/