Analiza taktike/ “Kush ma shpjegon lëvizjen e Partizanit në minutën e 94?, Ilir Daja i gjeti pikën e dobët”

Analiza taktike te Skënderbeu-Partizani nga Oltijon Kërnaja

Këtë ndeshje vinin me dy objektiva të kundërta! Skënderbeu të mbyllte kampionatin me fitore në stadiumin e tij, ndërsa Partizani as vetë nuk e dinte se ç’do të bënte këtë ndeshje. Do aktivizonte të rinjtë, me mendje tek Partizani B? Apo do të mbyllte kampionatin me nder! As njëra e as tjetra! Kush ma shpjegon aktivizimin e të rinjve në minutën e 94? Çfarë kuptimi kanë?

Skënderbu vinte me rreshtimin 1-4-3-3

Skënderbeu: Kolici, Imami, Jashanica, Pëllumbi, Dita, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Krasniqi .

Partizani: Malaj, Idrizaj, Belica, Dajçi, Ferhati, Kodra, Telushi, Broja, Mala, Corderio, Solomon

Skënderbeu e dominoi lojën nga minuta e parë deri tek e fundit. Bregu, Dita, Kolici dhe disa lojtarë te tjerë kishin vendosur që ndeshja e tyre e fundit me Skënderbeun të ishte ndeshje feste. Gripshi-Bregu  dominuan çdo dyluftim me mbrojtësit e Partizanit!

Trajneri Daja kishte vendosur si mënyrë taktike, qarkullimin e dendur të topit, duke mos i lënë asnjë mundësi Partizanit!

Daja-Mara-Taipi nuk humbën thuajse asnjë top gjatë kësaj ndeshje. Si gjithmone gjatë gjithë sezonit, mbrojta e krahut të djathtë të Partizanit , lë për të dëshiruar!

Dhe kjo mundësi nuk mund t’i rrëshkiste një trajneri si Daja, i cili i’u ndryshonte pozicionet Bregut me Gripshin, por aksionet e Skënderbeut në 80% të rasteve ishin në krahun e majtë të sulmit, duke sulmuar mbrojtësin e djathtë të Partizanit. Po ashtu edhe golat, ku 3 nga 4 që realizuan korçarët erdhën nga krahu i majtë.

Trajneri Kalari ishte munduar të bënte një ndërthurje duke zhvendosur mendjen tek Partizani B, që luan play off dhe kishte menduar të bënte nje gërshetim, lojtarëve te rinjë me ata me eksperiencë. Por te Partizani, përveçse Esat Mala, të tjerët e kishin mbyllur kampionatin në ndeshjen me Vllazninë! Një lojë pa ide, lojtarë individualist,  Solomon kërkonte të bënte mrekulli dhe me egon e një lojtari që ishte në lojë për Këpucë të Artë, por në fakt Solomon ka shënuar vetëm 4 gola. Malaj tregoi se ishte shumë larg një portieri me prespektivë, ndërsa aktivizimi i lojtarëve të rinjë në minutën e 93 nuk vlen për asgjë.

Përderisa kjo ishte një ndeshje ku Partizani do të respektonte vetëm kampionatin, do të ishte më e logjikshme që të rinjtë të luanin nga një pjesë loje dhe pse jo në formacion. Shembullin e kanë në sezonin e kaluar në Gjirokastër, ku u aktivizuan shumë minuta të rinjtë. Por të pësosh 4 gola me 80% të formacionit në fushë, kjo ishte pikërisht ndeshja që shërben si pasqyrë për Partizanin e sezonit 2019-2020. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online