Akuza dhe shpërthimi i Contes me arbitrin: E them me dhimbje, nuk më pëlqeu që në fillim

Barcelona arriti të mposhte me rezultatin 2-1 Interin, në një takim që u vendos në pjesën e dytë. Goli i parë erdhi nga Martinez, por Luis Suarez me dopietën e tij ka përmbysur gjithçka. Shumë momente diskutimi për arbitrin, për t’u kulmuar me ndërhyrjen ndaj Sensit.

Një ndërhyrje shumë e dyshimtë dhe që mund të jepej me penallti, por arbitrat nuk e kanë parë as me VAR-in. Nisur nga e gjitha kjo situatë, Conte me hidhërimin e daljes me 0 pikë në “Camp Nou”, nuk i ka kursyer aspak akuzat për arbitrin.

“Ndihemi i hidhëruar. E them me dhimbje, por kam parë disa incidente që drejtoheshin gjithmonë në një mënyrë të caktuar. Këtu kishte aq shumë gjëra që nga fillimi që nuk më pëlqyen te arbitri, që nga fillimi. Duke e parë që nga stoli, nuk më bëri ta vlerësoja.

Unë them “respekt” për stemën që ata kanë, por duhet të jetë reciprok. Ata duhet të tregojnë të njëjtën gjë kur vijnë për të gjykuar një ndeshje. Ishte një gjyqtar ndërkombëtar, me shumë eksperiencë dhe drejtoi finale e “Champions League”. Prandaj, nuk ishte një arbitër që mund të ndikohej nga atmosfera në “Camp Nou”. Pasi them gjithë këtë, ne kemi luajtur vërtet mirë dhe i kemi shkaktur shumë probleme një ekipi si Barcelona”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online