Armando Broja rrëfehet për faqen zyrtare të Chelsea-t: Ndjenjë e çmendur te Shqipëria, shansi që luajta kundër Harry Kane

Armando Broja do të luajë për herë të parë një finale të vërtetë teksa në ditën e sotme Viteshe diskuton Kupën e Holandës kundër Ajaksit. Sulmuesi shqiptar pritet që ta nis nga minuta e parë këtë përballje dhe dëshiron që të lërë gjurmë. Nga ana tjetër Broja ka hyrë në mes të lojtarëve më të rinjë që kanë shënuar më tepër në Europë.

Ky rekord dhe formë mbreslënëse e sulmuesit të Shqipërisë nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në Angli, pasi kartoni i këtij lojtari zotërohet nga Chelsea. Faqja zyrtare e Chelsea-t ka intervistuar Brojën përpara finales së Ajaksit, ku mes të tjerash është folur edhe për Shqipërinë.

“Më ka shkuar me të vërtetë mirë deri më tani. Padyshim që është ndryshe të luash në akademi dhe të luash në futboll profesional. Është një hap i madh përpara që të duhet të maturohesh shumë shpejt dhe të rritesh. Po përpiqem të zhvillohem dhe piqem sa më shumë që të jetë e mundur, të bëhem një futbollist më i mirë dhe një person më i mirë. Unë ende dua të bëj më shumë dhe shpresoj që këtë fundjavë të mund të fitojmë Kupën ndaj Ajaksit.

Trajneri i ri ka sjellë lojtarë të rinj dhe anëtarë të rinj të stafit, kështu që gjërat me të vërtetë kanë ndryshuar në klub. Ekziston një filozofi tjetër dhe ne me të vërtetë duam të luajmë futboll sulmues, gjë që është e shkëlqyeshme për mua si sulmues sepse na pëlqen të shtyjmë lart dhe ta fitojmë topin shpejt.

Ne jemi në vendin e katërt tani dhe akoma po luftojmë për vendin e dytë [kualifikimi i Ligës së Kampionëve] sepse jemi vetëm pesë pikë larg tij. Ne nuk jemi shumë larg dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë formën tonë të mirë në ndeshjet e fundit në kampionat.

Ishte një periudhë e çmendur nga dhjetori në janar kur po luanim tre ndeshje në javë dhe kjo të konsumonte shumë. Ishte mirë për mua të isha në gjendje të luaja kaq shumë ndeshje dhe të isha në gjendje të qëndroja në formë.

Në aspektin psikologjik ka qenë një sfidë të jem larg shtëpisë dhe të jetoj vetë. Kjo mund të ndikojë në një lojtar dhe performancat e tij, por Hollanda nuk është shumë larg Anglisë, kështu që unë isha me fat që prindërit e mi mund të vinin, edhe nëse kanë ardhur vetëm disa herë për shkak të pandemisë.

Shqipëria? Ka qenë ndenjë e çmendur sepse më është lejuar shansi për të luajtur në një moshë kaq të re për ekipin tim A. Ashtë një nder i madh dhe diçka e mahnitshme të luash për vendin tënd. Të luash kundër disa prej lojtarëve më të mirë në botë dhe në Evropë është diçka surrealiste, sepse unë jam ende mjaft i ri. Kur kemi luajtur kundër Anglisë kohët e fundit, ishte një shans për mua të luaja kundër Harry Kane, një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online