Zyrtarizohet trajneri i ri, një portugez për Kolumbinë

Kolumbia ka një trajner të ri dhe bëhet fjalë për një emër të njohur, i cili në karrierën e tij ka drejtuar edhe Portugalinë e Realin e Madridit. Flasim për Karlos Kueiroz, që në tetë vitet e fundit ka drejtuar kombëtaren e Iranit.

Tekniku 65-vjeçar ka nënshkruar deri në vitin 2022 me Kolumbinë dhe do të nisë një eksperiencë të re. Kueiroz ka qenë është ndihmës i Aleks Ferguson te Mançester Junajtid në Angli.

Për mua është nder, një ndjenjë e madhe lumturie, besimi dhe shprese”, ka thënë fillimisht portugezi.

Jam këtu për të punuar me përulësi dhe do të bëj çmos që të kujdesem, të ruaj dhe të zhvilloj, atë emër të mirë dhe prestigj që ka krijuar Kolumbia kudo në botë. Angazhimi im i parë do të jetë që të kujdesem për prestigjin e Kolumbisë”, ka thënë mes të tjerash Kueirez gjatë prezantimit si trajner i kombëtares latine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *