Zyrtarizohet Runi, amerikan për shifra të çmendura

Uejn Runi tashmë ndahet zyrtarisht me futbollin anglez, sepse sot ka firmosur dhe është prezantuar në Amerikë.

Shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze ka firmosur për DC United, duke u bashkuar në kampionatin amerikan me shumë emra të njohur të futbollit botëror, më i fundit Zllatan Ibrahimoviç.

Runi tashmë është 32 vjeç dhe sezoni i fundit tek Evertoni nuk ishte perfekt, me 11 gola në 40 ndeshje dhe një rendiment larg atij të viteve të arta.

????

A post shared by Wayne Rooney (@waynerooney) on

Rënia e formës fizike ka detyruar Runin që të studiojë ofertat dhe ka firmosur për 2,5 vite, për 13 milionë dollarë, shifër astronomike për kampionatin amerikan dhe DC United.

Merkatoja në MLS nis më 10 korrik, ndaj debutimi i Rupit parashikohet për më 14 korrik, kur do të inaugurohet stadiumi i ri, me 20.000 vende. Ndërkohë, nuk ka asnjë shifër zyrtare se sa përfiton Evertoni, por ndoshta DC United do t’i shlyejë të paktën pagën që merrte Runi sezonin e shkuar, disa milionë stëerlina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *