Zyrtarizohet Latifi, tani e tutje “hungarez”

Ishte mbyllur gjithçka, por prezantimi ka ardhur sot: Liridon Latifi është zyrtarisht i Akademisë Pushkash në Hungari.

Talenti i Skënderbeut dhe kombëtares po përjeton një moment të artë: ndihmoi Skënderbeun për të shkuar në grupet e Europa League, është në kombëtare, ka firmosur një kontratë spektakolare, me rreth 30 mijë euro në muaj, si dhe ka pasuruar Skënderbeun, që përfiton thuajse 1 milion euro.

Akademia Pushkash ka një plan mjaft ambicioz për të ardhmen dhe po investon fuqishëm, ndaj Latifi dhe Skënderbeu u bindën menjëherë nga oferta joshëse.

Pas arkëtimit të jashtëzakonshëm nga shitja e Latifit, por edhe milionat nga mbërritja në grupet e Europa League, Skënderbeu ka siguruar shërbimet e mesfushorit nga Kosova, Suad Sahiti, por klubi ka plane shumë ambicioze dhe deri më 31 gusht priten surpriza të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *