Zyrtarizohet gjithçka, Roma zgjedh trajnerin e ri!

Roma ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe çështja e parë që kërkonte zgjidhje në kampin verdhekuq ishte padyshim ajo e trajnerit të ri. Diçka e tillë duket se më në fund është zgjidhur.

Pak momente më parë, klubi verdhekuq ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Paolo Fonsekës në krye të stolit. Ish-trajneri i Shaktar Donetsk ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

“Jam shumë entuziast dhe i motivuar për sfidën që na pret. Shumë shpejt do të shpërngulem në Romë, të takoj tifozët dhe të nis nga puna”, deklaroi në fjalët e tij të para Fonseka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *