Zyrtarizohet gjithçka, Monçi rikthehet te Sevija

Përflitej prej kohësh dhe tashmë është zyrtarizuar gjithçka. Monçi rikthehet në shtëpi te Sevija. Njoftimi zyrtar është bërë nga vetë klubi andaluzian në një postim në “Twitter”, ku kanë postuar një video mjaft prekëse dhe kanë shkurar: “Mirë se u ktheve në shtëpi!”

Monçi e la Sevijan disa vite më parë, pasi kaloi tek ekipi i Romës. Gjithsesi, sezoni aktual nuk ishte i mirë për drejtorin, i cili u kritikua shumë për zgjedhjet e tij në merkato si dhe për rezultatet e verdhekuqve. Kështu, ditën e sotme Monçi është rikthyer te klubi ku u bë i njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *