Zyrtarizohet gjithçka, Juventusi prezanton De Ligt

0

Juventusi ka prezantuar zyrtarisht goditjen e madhe të verës. Matijs De Ligt do të luajë në Torino pesë sezonet e ardhshme dhe do të formojë një dyshe fantastike në qendër të mbrojtjes bashkë me Xhorxho Kielinin.

75 milionë euro paguan kampionët e Italisë tek Ajaksi për kartonin e 19-vjeçarit, i cili ishte ndër zbulimet më të bukura të sezonit të fundit. De Ligt firmosi një kontratë 5-vjeçare, ndërsa rroga e tij do të jetë 12 milionë euro në sezon.

Juventusi bën me dije se ka arritur akordin me klubin e Ajaksit për blerjen e Matijs De Ligt përballë një shume prej 75 milionë eurosh, shumë që do të paguhet në pesë këste”, thkeson klubi bardhezi në deklaratën zyrtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.