Zyrtarizohet finalja e kupës, 4 ditë pas mbylljes së Superiores

0

Me siguri të paktën njëra palë do të jetë e pakënaqur: Skënderbeu e Tirana do të ndeshen më 31 maj në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka zyrtarizuar edhe detajet e sfidës, që do të luhet në “Elbasan Arena”, prej orës 19.00.

Gjithçka në rregull, orar logjik, stadium modern dhe i leverdishëm për të dyja tifozeritë, por, ka një problem.

Vetëm 4 ditë para finales, Skënderbeu do të luajë kundër Partizanit në kampionat dhe Tirana do të luajë në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Skënderbeu do të luajë 90 minuta vendimtare për titullin, nëse nuk humbet nesër në Kukës, ndërsa e sigurt është që Tirana do të luajë “për jetë a vdekje” në Shkodër, për të mbijetuar në Superiore.

Pas një sezoni kaq të lodhshëm, me 36 javë kampionati, përveç kupës, ndoshta finalja duhej zhvilluar në qershor, por Skënderbeu e Tirana për momentin nuk e kanë mendjen aty. Pas disa ditësh të paktën njëri klub do ta ngrejë zërin, me siguri…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here