Zyrtarizohet dyshja Maldini-Boban, rinis ngritja e Milanit

Një Milan i ri po lind, duke rritur entuziazmin e tifozëve. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar emrat e rinj në postet kyçe drejtuese të klubit.

Ashtu siç pritej, Paolo Maldini do të jetë drejtori teknik i ri i Milanit, ndërsa risia është Zvonimir Boban. Kroati ka lënë postin e zëvendës-sekretarit të FIFA-s për t’u kthyer në ekipin me të cilin u aktivizua për dhjetë sezone. Boban do të jetë shef klubi dhe koordinator i pjesë sportive brenda klubit.

Dy nga “blerjet” më të mira të Milanit në vitet e fundit. Askush nuk e njeh më mirë se Maldini dhe Boban historinë dhe atë çfarë përfaqëson ky klub legjendar. Dikur luftonin dhe fitonin së bashku në fushën e blertë, ndërsa tani do të bëjnë të pamundurën për të rikthyer Milanin aty ku i takon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *