Zyrtarizohet dueli, Joshua mëson kundërshtarin e radhës

0

Është zyrtarizuar ditën e sotme kundërshtari i Anthony Joshua-s për duelin e 1 qershorit në New York. Kundërshtari i mbajtësit të katër bresave kampion bote do të jetë amerikano-meksikani, Andi Ruiz.

Fillimisht Joshua ishte programuar që të ndeshej me amerikanin Jarell Miller, por ky i fundit rezultoi pozitiv në testet e dopingut për tri substanca të ndryshme.

29-vjeçari Ruiz ka një rekord prej 32 fitoresh (21 me nokaut), 0 barazimesh dhe një humbje. Hera e vetme që Ruiz ka dalë me kokën ulur nga ringu ka qenë dueli i vlefshëm për titullin kampion bote “WBO” në 10 dhjetor të 2016-ës, ku u ndesh me boksierin nga Zelanda e re, Joseph Parker. Dueli u mbyll me fitoren me vendim maxhoritar të Parker, 115:113, 115:112, 114:114.

Promotori i Joshua-s, Eddie Hearn, shpjegoi arsyet që çuan në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke thënë “Ruiz do të zbavitë të gjithë shikuesit e këtij dueli. Është një boksier që do të japë gjithçka, nuk ka frikë edhe nëse del nokaut. Zgjodha Ruiz pasi është një boksier që ka treguar se ka zemër dhe do të bëjë çmos që të shpallet kampion bote”.

Në deklaratat e tij për mediat, Ruiz ka deklaruar se ëndrra e tij është të bëhet i pari boksier meksikan që shpallet kampion në peshat e rënda.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.