Zyrtarizohet data e Wilder – Ortiz, kampioni i botës rikthehet në shtator

Deontay Wilder do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin e tij kampion bote të konfederatës WBC. Së fundmi është zbuluar se data e duelit do të jetë 28 shtatori dhe vendndodhja “Madison Square Garden” New York.

Kundërshtari i Wilder është boksier kubanez Luiz Ortiz, të cilin Wilder e ka mundur një vit më parë, por me shumë vështirësi, madje në një moment Ortiz ishte shumë afër nokautit por gongu shpëtoi amerikanin.

Wilder dhe Ortiz

Për t’i dhënë fund njëherë e mirë debateve që pasuan atë luftim Wilder ka vendosur që t’i japë një shans të dytë 40-vjeçarit. Nëse Wilder ia del të fitojë edhe kësaj here, dueli i radhës për 33-vjeçarin pritet të jetë ai ndaj anglezit Tyson Fury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *