Zyrtarizohet “bomba” e Arsenalit, Lakazet merr “frerët” e sulmit

0

Arsenali ndoshta nuk ka forcën për të fituar trofe, por në merkato arrin të bëjë goditje të mëdha dhe tërheq lojtarë edhe kur nuk luan në Champions League, si këtë sezon.

Aleksandre Lakazet është prezantuar si futbollisti më i ri i klubit londinez, që do të paguajë 53 milionë euro në dorë, por që mund të shkojnë deri në 60 milionë, me bonuse të ndryshëm.

Një ndër sulmuesit më të mirë të Ligës 1 franceze në dekadën e fundit, Lakazet ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe tashmë pritet të bëhet lideri i sulmit të “Topçinjve”, aty ku nuk fakt është edhe Zhiru, i cili sheh vendin e tij në rrezik dhe nuk është çudi që të nxirret në shitje.

“Jemi të lumtur që e Lakazet është bërë pjesë e grupit tonë. Ai ka treguar ndër vite se mund të shënojë gola dhe është shumë i zoti para porte, përveçse ka teknikë të mirë dhe karakter të fortë, ndaj mendoj se është një përforcim i shkëlqyer për ne, që do të na ndihmojë jo pak për t’u përmirësuar sezonin e ardhshëm”, tha trajneri Arsen Venger.

LAKAZET NË 3 SEZONET E FUNDIT

2014/15: Ndeshje – 40         Gola – 31

2015/16: Ndeshje – 44         Gola – 23

2016/17: Ndeshje – 45         Gola – 37

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image