Zyrtarizohet akuza, Ibrahimoviç pezullohet

0

Zllatan Ibrahimovic do të dënohet të mos luajë deri në 3 ndeshje, pas vendimit që do të merret nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Angleze.

Ibra u përfshi në dy incidente me mbrojtësin e Bornemuthit Tajron Mings të shtunën, sepse Mings e shkeli në kokë suedezin, kur ky ishte i shtrirë në tokë, ndërsa më pas Ibra i dha një bërryl në fytyrë mbrojtësit, si hakmarrje.

Arbitri Kevin Frend ka konfirmuar se nuk ka parë asnjë nga dy episodet, ndaj Federata Angleze ka dërguar akuzën zyrtare për të dy futbollistët, pasi një panel prej 3 ish-arbitrash arriti në përfundimin se të dy lojtarët meritonin karton të kuq.

Ibra e Mings kanë kohë deri sot në orën 19:00 për të dhënë shpjegime, para se të merret vendimi final, me Mings që mund të dënohet më shume se Ibrahimoviç, pasi faulli i tij ishte i pari dhe goxha i rëndë.

Mings could face a long ban after the FA said three games was ‘clearly insufficient’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image