Zyrtarizohen grupet në të Parën, FSHF harron konfliktin e interesit

Kategoria e Parë nis më 9 shtator, ndërkohë që më 20 gusht do të hidhet edhe shorti në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Komiteti ekzekutiv ndërkohë ka vendosur sot ndarjen e grupeve dhe ajo që bie në dy është rikthimi i Ilirisë dhe Shënkollit në grupin A.

Për fushë-krujasit nuk ka ndonjë problem, pasi Kastrioti është ngjitur në të Parën. Sivjet Shënkolli dhe Besëlidhja, që financohet nga Bashkia Lezhë, do të jenë në një grup, çka do të thotë se gara mund të deformohet. Vjet Komiteti Ekzekutiv e shmangu diçka të tillë.

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV
U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:
Grupi A/ Vllaznia, Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Dinamo, Korabi, Burreli, Shënkolli, Vora, Veleçiku
Grupi B/ Lushnja, Bylis, Apolonia, Tomori, Pogradeci, Besa, Egnatia, Turbina, Elbasani, KF Oriku

Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë datë 20 gusht, ora 11.00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *