Zyrtarizimi shumë pranë, Kamza bisedon me një italian

Humbja me Teutën la Kamzën pa trajner. Klodian Duro u largua nga drejtimi i skuadrës periferike të kryeqytetit, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve ka pasur bisedime me trajnerë të ndryshëm. Jan përfolur shumë emra, kryesisht vendas.

Por klubi i Kamzës ka njoftuar së fundmi se janë pranë marrëveshjes me një trajner italian. “Salvatore Ciullo është pranë akordit me klubin tonë. Marrëveshja e bashkëpunimit është në hapat e fundit dhe mund të mbyllet shume shpejt”, thuhet në deklaratën e klubit periferik të kryeqytetit.

Italiani prej disa kohësh nuk drejton një ekip. Në shkurt të vitit 2016 ai mori drejtimin Taranto në Serie C dhe qëndroi në krye të ekipit deri në fund të sezonit, pa mundur ta shpëtojë dot ekipin e tij nga rënie prej kategorisë.

Salvatore Çulo ka drejtuar edhe Juve Stabian për pak muaj, ndërkohë që tanimë mund të provojë një eksperiencë të re në Superiore. Në verë Kamza ishte pranë marrëveshjes me një tjetër italian, madje një emër i njohur si Pietro Vierkovud, kampion bote me Italinë në vitin 1982. Madje ai erdhi në Shqipëri dhe u takua me presidentin Naim Qarri dhe kryebashkiakun Xhelal Mziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *