Zyrtarizimi i Junajtid, rekordmeni zbarkon në Old Trafford

Akordi ishte arritur para pak ditësh dhe para pak minutash ka ardhur edhe zyrtarizimi i këtij transferimi. Mançester Junajtid ka vendosur një rekord dhe ka përforcuar mbrojtjen e ekipit të Solskjaer.

“Djajtë e kuq” paguan rreth 93 milionë euro tek arkat e Leister Sitit për kartonin e “gjigantit” të repartit defensiv, i cili numëron 20 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren angleze.

Meguajër bëhet në këtë mënyrë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollin, duke rrëzuar nga froni Virxhi Van Dijk të Liverpulit, i cili u ble nga Sauthemptoni për shumën e 85 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *