Zyrtarizimi çështje ditësh, “ish“-i Milanit firmos me PSG-në!

0

Milani e mbylli sezonin duke mos i përmbushur objektivat dhe duke mos arritur kualifikimin për në Champions League. Për këtë arsye, i pari që u largua nga kuqezinjtë ishte drejtori Leonardo.

Braziliani la postin e drejtorit teknik dhe tashmë duket se do të kalojë në radhët e PSG-së. Lajmi ka ditë që përflitet dhe së fundmi, nga mediat ka ardhur edhe konfirmimi.

Leonardo do të firmosë në ditët e ardhshme me parizienet, ku do të marrë postin e drejtorit teknik. Për brazilianin do të jetë një rikthim te kryeqytetasit francezë, pasi e ka pasur edhe më parë një post të tillë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.