Zyrtarizim unik, Këlni përforcohet me një… dhi!

Shumë klube janë besnike ndaj traditave dhe kështu ka ndodhur edhe me Këlnin. Klubi gjerman u rikthye në Bundesligë dhe këtë sezon do të garojë sërish me më të mirët. Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe një prezantim surprizë.

Këlni ka zyrtarizuar akordin me një… dhi! Kjo kafshë merret nga kopshti zoologjik i qytetit dhe është simbol i klubit gjerman dhe Henes IX është prezantuar si afrime i fundit i ekipit.

Henes IX zëvendëson Henes XIII, që ishte pjesë e klubit që prej vitit 2008, detyrë që u detyrua ta braktisë për shkak të osteoporozës.

Një kafshë e re do të shoqëroje ekipin tani e në vazhdim dhe të gjithë tifozët shpresojnë që Henes IX t’i sjellë sa më shumë fat Këlnit të tyre të dashur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *