Zyrtarizim tjetër te Kastrioti, radha për një talent

0

Kastrioti u rikthye në Superiore dhe gjatë kësaj vere drejtuesit kanë punuar për të përforcuar skuadrën me lojtarë cilësorë. Veç futbollisteve me eksperiencë, krutanët kanë afruar edhe elementë të rinj.

Një prej tyre është mesfushori Julian Shehu, i cili vjen nga Greqia dhe është kontingjent i kombëtareve të moshave. Futbollisti 20-vjeçar ka nënshkruar për tre vite dhe këtë sezon do të ketë mundësinë të luajë në Superiore.

“Juljan Shehu është zyrtarisht futbollist i Kastriotit. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me 20-vjeçarin i cili sezonin e fundit u aktivizua në Greqi me ekipin e Panilakos. Shehu ka firmosur një kontratë tre vjeçare me Kastriotin”, shkruan klubi krutan në faqen zyrtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.