Zyrtarizim te Teuta, firmos mbrojtësi maqedonas

Teuta ka gjetur zëvendësuesin e Erlis Frashërit. “Djemtë e Detit” kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Blagoja Todorovski, 33-vjeç.

Maqedonasi është zyrtarizuar sot nga klubi durrsak. Në faqen e tyre në Facebook, klubi i Teutës njoftoi: “Klubi i futbollit Teuta njofton marrëveshjen me mbrojtësin e djathë Blagoja Todorovsk. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e dytë për këtë merkato.

Klubi durrsak ka firmosur me Blagoja Todorovski ,mbrojtësi i djathë 33-vjeçar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e KF Shkëndija. Maqedonasi është 33-vjeç, teksa gëzon një karrierë tepër të pasur.

Në të kaluarën Todorovski ka qenë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, Sikelsit, Renovës, Gloria Bistrita, si dhe Rabotniçkit. Mbrojtësi numëron edhe 4 paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *