Zyrtarisht trajner i Napolit, Gatuso: 12 orë rrugë prej gazetarëve, shpresoj të arrij 10% sa Ançeloti

Klubi i Napolit ka zyrtarizuar pak më parë edhe trajnerin e ri të skuadrës, Xhenaro Gatuson, i cili do të pasojë Ançelotin në stolin e skuadrës italiane. Në konferencën për shtyp, Gatuso ka qenë në praninë e presidentit De Laurentis dhe ka folur mbi detyrën e re që ka marrë përsipër.

Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit është shprehur se ishte e lehtë t’i përgjigjej me po kësaj oferte, duke refuzuar shumë të tjera dhe se e di shumë mirë në çfarë qyteti po shkon, por kjo nuk e tremb aspak. Sa i përket raportit me Ançelotin, Gatuso shprehet se ky i fundit është treguar si një baba për të, duke mos hezituar ta ndihmojë me këshillat e tij për skuadrën. Madje ish-mesfushori i Milanit tregon se do të ishte i kënaqur nëse karriera e tij do të ishte sa 10% e asaj të Ançelotit. Ndërkohë, Gatuso tregn dhe objektivin e Napolit për këtë sezon, si dhe prek edhe temën e kontratës.

“Unë i thashë “Po” Napolit menjëherë, ishte e lehtë. Është një ekip i shkëlqyeshëm në Itali dhe në Evropë. Me presidentin e pashë veten për herë të parë të dielën e kaluar në orën 21:00 në zyrat e Filmauro. Kam kaluar gjashtë orë vajtje dhe gjashtë orë ardhje për të mos u dalluar nga gazetarët.  Unë e di se çfarë ajri thithim në këtë qytet dhe e di se çfarë më pret, por nuk kam frikë nga asgjë. Unë shkoj pa frikë dhe kam vetëdijen për të punuar me njerëz shumë të trajnuar. Për mua është një burim krenarie të jem këtu në Napoli. Refuzova kaq shumë oferta sepse nuk më interesuan.

Kam biseduar me Karlon, i thashë pse zgjodha të them po. Ançeloti për të disatën here dëshmoi se është një njeri i shkëlqyeshëm, një lloj babai për mua. Kur e telefonova për ndihmë ai u përgjigj dhe më dha sugjerime. Sot ne kontaktuam dhe përsëri më dha këshilla të vlefshme. Unë i mbaj gjërat që i thamë për veten time. Mos më krahasoni me të, është e kotë. Shpresoj të bëj 10% të karrierës së tij.

Ju më bëni të qesh kur flisni për kohëzgjatjen e kontratës: në biznesin tonë ne jemi të lidhur me rezultatet dhe kjo është ajo që vendos. Qëllimi i katërt? Po, ky është. Ne duhet të ngjitemi në renditje. Të shohësh Napolin në këtë situatë është keq”, ka deklaruar Xhenaro Gatuso./Sport Ekspres/