ZYRTARE | WBO del me njoftim, Usyk ndeshet me fituesin e Joshua – Ruiz

“WBO” një prej konfederatave më të rëndësishme të boksit profesionist ka bërë të ditur emrin e boksierit që do të ndeshet me fituesin e duelit midis Anthony Joshua dhe Andy Ruiz. Bëhet fjalë për ukrainasin Oleksandr Usyk.

Boksieri 32-vjeçar u shpall kampion i padiskutueshëm në divizionin “Cruiserweight” (deri në 91 kg), duke bërë të tijtë të katër brezat kampion bote. Tani Usyk po pret të debutojë në divizionin e peshave të rënda për të përsëritur bëmat e kampionëve si Evander Holyfield dhe David Haye, të cilët u shpallën kampion bote në divizionin Cruiserweight e më pas në peshat e rënda.

Usyk ka një rekord prej 16 fitoresh (12 nokaut), 0 humbje, 0 barazime. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Usyk do të debutojë peshat e rënda në shtator në një duel kundër franko-kamerunasit Karlos Takam dhe në rast fitoreje, ukrainasi do të ndeshjet me fituesin e duelit Joshua-Ruiz që pritet të ndodhë këtë dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *