ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës nga Kukësi, një 18-vjeçar etiopian për sulmin

Benejam Demte, sulmuesi që duhej të bashkohej me Kukësin që para disa javësh, tashmë është në Tiranë dhe do të prezantohet si sulmuesi i ri i klubit verilindor.

18 vjeç, anësor i djathtë ofensiv, Demte ka luajtur vetëm në Etiopi (Ethiopian Commercial Bank), ndaj aventura shqiptare është e para për të larg shtëpisë. Nuk duhet harruar se Etiopia është një kampionat modest dhe pa informacion, ndaj për Demten është e pamundur që të gjendet një informacion i detajuar.

E ka grumbulluar disa herë kombëtarja B, për kompeticionet brenda Afrikës (ekipet me lojtarë të kampionateve vendas luajnë Kupe Afrike për ekipet B).

Ndonëse është një lojtar pa CV dhe pa eksperiencë, te Kukësi besojnë dhe menaxheri Naim Halili ka këmbëngulur për ta afruar, duke e bërë realitet këtë operacion tani që u ndryshua drejtimi i skuadrës.

Kontrata e Demtes do të jetë afatgjatë, por natyrisht mund të largohet si Kufre Ebong në pranverë, nëse nuk bind trajnerin Milinkoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *