Zyrtare/ “Vendoset që të ndërpritet bashkëpunimi”, klubi i Kategorisë së Parë njofton largimin e trajnerit

Një vendim tërësisht surprizues vjen nga Egnatia, atje ku është njoftuar largimi i trajnerit. Artan Bano nuk do të jetë më në krye të skuadrës, ndërsa së bashku me ekipin është arritur në marrëveshjen për të ndërprerë bashkëpunimin.

Në një kohë kur futbolli ende nuk ka nisur në vendin tonë, mbërritja në një përfundim të tillë ka surprizuar jo pak tifozët e skuadrës. Tashmë mbetet të shihet se kujt do t’i besohet drejtimi i ekipit, ndërsa koha nuk premton shumë dhe kalendari vjen disi i ngjeshur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *