Zyrtare/ Vendoset e ardhmja e Gerard, nuk ka shpëtim për Eros Grezdën

Aventura me Rangersin do të vazhdojë gjatë, pasi Steven Gerard ka vendosur që të zgjasëe kontratën e tij me Skocezët. Kështu ish-lojtari i Liverpoolit do të jetë në krye të pankinës së Rangers deri në vitin 2024. Një lajm i mirë ky për klubin nga Glasgow, që nën drejtimin e anglezit janë në luftë me Celtik për titullin kampion, ndërsa kanë arritur që të shkojnë në fazën me eleminim të Europa League.

Por ai që duket se humbet nga ky rinovim është lojtari shqiptar Eros Grezda, i cili nuk është pjesë e planeve të Gerard. Ky i fundit e ka bërë të qartë se për Grezdën nuk ka vend në ekipin e parë. Deri në momentin që do të vendosë të largohet nga Rangers, futbollisti shqiptar do të jetë pjesë e të rinjve të klubit dhe me këtë rinovim Grezda duhet të shohë drejt merkatos për të gjetur një ekip të ri./Sport Ekspres/