Zyrtare | Useini i jep fund te Renova, firmos në Kosovë

Ish-mesfushori i Flamurtarit, Muhamed Useini, ka mbyllur bashkëpunimin me Renovën. Skuadra e re futbollistit tetovar është Gjilani, ku është prezantuar ditën e sotme.  Useini ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin që drejtohet nga Gentian Mezani.

Kjo është hera e dytë që mesfushori provon një eksperiencë jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut. Në të shkuarën 30-vjeçari ka luajtur për Shkëndijën, Rabotniçkin dhe Renovën. Sezonin e fundit Useini ishte pjesë e Flamurtarit, por në muajin janar futbollisti vendosi të rikthehej te Renova shtyrë nga problemet financiare të klubit vlonjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *