Zyrtare | “Ulvs” është super, zyrtarizon një madrilen

Reali i Madridit ka shumë talente në gjirin e tij, po do i duhet t’i sistemojë nëpër klube të tjerë për të pasur minuta në dispozicion. Hezus Vajeho është largimi i radhës nga klubi i bardhë. Ulvërhempton ka arritur marrëveshjen e drejtuesit spanjoll për të sjellë në huazim Hezus Vajeho.
Mbrojtësi do të kalojë gjithë sezonin e ardhshëm te “Ujqërit”, për t’u kthyer verën e ardhshme në kryeqytet. Mbrojtësi ka treguar cilësi shumë të mira sa herë është futur, por prania e Varane, Ramos dhe Naço e bën gati të pamundur aktivizimin e rregullt të tij.

Sezonin e kaluar startoi vetëm katër ndeshje në La Liga, ku shënoi edhe një gol. Shkëlqeu me të rinjtë e Spanjës në Kampionatin Evropian U21. Më parë është huazuar te Ajntrahti dhe Real Zaragoza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *