Zyrtare/ U përfol për në Superiore dhe te Shkëndija, Ferhan Hasani firmos me ekipin e ri

Ferhan Hasani ka firmosur me ekipin e ri që do të vazhdojë edhe karrierën e tij futbollistike. Pas asaj shkëputje të kontratës te Al Raed, u përfol sërish një rikthim te Shkëndija apo në Superiore. Këto dy pistat e fundit e kanë ndjekur në shumë raste karrierën e Hasanit.

Megjithatë, lëvizja është tërësisht surprizuese. Firma është hedhur te Helsinki në Finlandë, një nga skuadrat më të mira, megjithëse në këtë sezon nuk rezultoi në nivelin e duhur. Klubi finlandez ka kërkuar nënshkrimin për dy vite, por ishte vetë dëshira e Hasanit ajo që të firmosej për një vit me të drejtë rinovimi. /Sport Ekspres/