Zyrtare/ U largua nga Luftëtari dhe e donin në Superiore, Fili shtrëngon duart në ekipin e ri

0

Realdo Fili u largua nga Luftëtari pas shumë problemeve që kishte me drejtuesit e skuadrës. Mbi të gjitha një përplasje me tifozët pas humbjes me Tiranën solli edhe penalizimin e lojtarit, që u dërgua tek të rinjtë.

Por duhet të theksojmë se deri në atë moment, Fili ishte lojtari më i mirë i bluzinjve. Sapo shpalli largimin nga Luftëtari, interesi nuk mungoi nga ekipet e Superiores, ndërsa Vllaznia ishte ekipi që e donte më tepër.

Dëshira nuk u realizua pasi Fili ka shkuar te skuadra e Botoshanit. Së fundmi është publikuar edhe një foto nga zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, me futbollistin që pozon me fanellën e re. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.