Zyrtare | Turqia shkarkon trajnerin, Luçesku nuk vjen në Shkodër

0

Tashmë është zyrtare. Turqia ka shkarkuar nga stoli i kombëtares Mirçea Luçeskun rreth më shumë se një muaji përpara sfidës kundër kombëtares tonë.

Trajneri rumun mori postin e trajnerit të Turqisë në gusht të vitit 2017. Në 17 ndeshjet që ka drejtuar turqit, Luçesku ka siguruar vetëm 4 fitore, ndërsa numëron dhe 6 barazime e 7 humbje.

Lajmi është bërë zyrtar nga Federata e Futbollit të Turqisë, ndërsa pritet të emerohet zëvendësi i tij. Trajneri i Beshiktashit, Shenol Gynesh është i preferuari i Federatës, por klubi nga Stambolli po reziston dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e trajnerit.

Turqia është kundërshtari i parë për djemtë e Panuçit në rrugëtimin drejt Euro 2020 dhe ndeshja kundër tyre do të zhvillohet me datë 22 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.