Zyrtare: Trajneri magjistar mbetet në Serie A, firmos kontratën e re

Atalanta arriti të mrekullonte këdo këtë sezon, me bergamaskët që përveçse arritën të shkonin deri në finalen e Kupës së Italisë, e mbyllën kampionatin në vendin e tretë, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League për herë të parë në historinë e tyre.

Dirigjent i gjithë këtij suksesi ishte padyshim Xhanpiero Gasperini, me trajnerin që i mahniti të gjithë. Spekulimet ishin të shumta për italianin, teksa mediat e lidhnin të ardhmen e tij me Romën apo me Milanin.

Gjithsesi, ditën e sotme është vulosur gjithçka, pasi ka ardhur dhe vendimi zyrtar. Gasperini ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Atalantën dhe do të vijojë projektin e tij me klubin bergamask. Këtë gjë e ka kominukar presidenti i klubit, Perkasi, i cili u shpreh mjaft i lumtur në fjalët e tij, ku edhe zbuloi se me rinovimin e kontratës paga e trajnerit është përmirësuar ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *