Zyrtare/ Tjetër përforcim në radhët e Dinamos, kryeqytetasit risjellin në ekip ish-futbollistin

Dinamo ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër transferim, këtë herë në repartin e mesfushës. Drejtuesit italianë të kryeqytetasve kanë nisur të investojnë për të krijuar një grup konkurues, në mënyrë që të realizojnë sezonet e ardhme objektivin Superiore, teksa këtë sezon qëllimi i tyre është të qendrojnë në Kategorinë e Parë. Pas disa transferimeve në këtë muaj, emri i ri që i bashkohet dinamovitëve është Erald Kolgega.

Lajmi është përcjellë nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku bën të ditur rikthimin e futbollistit në radhën e tyre. Kolgega ka qenë edhe më parë pjesë e Dinamos, ndërsa verën e shkuar u largua drejt Essen në Gjermani. Gjithashtu futbollisti ka më parë pjesë edhe e skuadrave shqiptare të Bylisit dhe Apolonisë./Sport Ekspres/