Zyrtare | Tirana pa frena, një “ish” rikthehet te bardheblutë

Tirana është skuadra më aktive e Superiores në këtë merkato vere dhe bardheblutë janë përforcuar ndjeshëm. Sot, ekipi kryeqytetas siguroi firmat e sulmuesit Dunga dhe mbrojtësit Kariqi. Pas këtyre dy zyrtarizimeve, ka ardhur dhe një zyrtarizim tjetër. Portieri Edvan Bakaj është rikthyer te Tirana dhe do të jetë pjesë e bardhebluve në sezonin e ardhshëm. Gardiani 31-vjeçar ka luajtur 3 sezone me skuadrën e Tiranës në të kaluarën dhe sezonin e shkuar, ishte pjesë e Luftëtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *