Zyrtare: Tirana godet në merkato, vjen mesfushori nga Gana

Tirana ka bërë goditje e radhës në merkato, pasi ka prezantuar para pak minutash futbollistin më të ri, Uinful Kobina. 26-vjeçari është nga Gana dhe ka eksperienca në kampionatin ganez të futbollit, por dhe në Arabinë Saudite.

Klubi bardheblu bën me dije se marrëveshja është arritur me klubin ganez të Hearts of Oak. Klubi afrikan ka pranuar ofertën e Tiranës dhe mesfushori me tipare të avancuara do të vishet bardheblu për 3 vite. Klubi i Tiranës duket se ka bërë një lëvizje të goditur, pasi Kobina ka goxha cilësi.

Ai është titullar te Hearts of Oak në Ganë. Ka qenë titullar me Ganën B vjeshtën e shkuar, duke shënuar disa gola. E kërkonte Kaizer Chiefs nga Afrika e Jugut në janar, por dhe Viborgu në Danimarkë. Nuk u arrit marrëveshja në Danimarkë, pasi klubi i tij kërkoi 100.000 mijë euro. Kobina u shpall në top 11 të Kupës së Kombeve të Afrikës Perëndimore vjeshtën e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *