Zyrtare, Terri e mbyll me Çelsin

0

Xhon Terri e mbyll me Çelsin dhe ndarja në fund të sezonit është zyrtare, me klubin londinez që ka publikuar një deklaratë për shtyp.

Në këtë mënyrë, merr fund karriera e 36-vjeçarit me Çelsin, aty ku ka luajtur gjithë karrierën e vet.

Një karrierë fantastike: 1 Ligë Kampionesh, 4 tituj Premier Lige, 1 Europa League, 5 Kupa FA e 3 Kupa Lige.

Me 713 ndeshje që prej debutimit në vitin 1998, Terri është i treti i gjithë kohërave, ndërsa përbën rekord fakti që ka qenë 578 herë kapiten i Çelsit, duke shënuar edhe 40 gola, rekord për një mbrojtës në Angli.

“Pas 22 vitesh, kam kaq shumë për të thënë dhe kaq shumë njerëz për të falënderuar në këtë klub madhështor. Nga trajnerët e deri te tifozët, nuk ju falënderoj dot sa duhet. Do të kem mundësi të flas më shumë në javët e ardhshme. Për të ardhmen do të vendos në fund të sezonit, fillimisht dua të ndihmoj skuadrën të mbyllë sezonin me sukses. Pasi të lë futbollin, do vazhdoj të punoj për Çelsin”, deklaroi Terri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here