ZYRTARE: Te Milani e kanë seriozisht, rikthehet legjenda Maldini

Tashmë është zyrtare. Paolo Maldini rikthehet te klubi, të cilit i ka kushtuar gjithë karrierën e tij. Ish-kapiteni legjendar i Milanit do të mbajë postin e drejtorit të zhvillimit strategjik të sektorit sportiv.

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Milanit, të cilët shohin mbrojtësin e mijëra betejave të jetë pjesë e stafit të ri të “Djallit”.

Konfirmimi i këtij zyrtarizimi vjen dhe nga vetë klubi milanez ku shkruhet: “Rrugëtimi i ri i AC Milan është përforcuar së fundmi me emërimin e Paolo Maldinit si drejtori i zhvillimit strategjik të sektorit sportiv. Paolo është një legjendë e gjallë e historisë kuqezi për klasin e jashtëzakonshëm, talentin, lidershipin, besnikërinë dhe rekordet e tij të suksesit të pakrahasueshëm me askënd. Cilësi të tilla do të luajnë një rol vendimtar për të rikthyer Milanin në madhështinë që meriton

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *