Zyrtare/ Te 18 herë kampionët e Shqipërisë, Dinamo njofton presidentin e ri: Një faqe e re për historinë

0

Dinamo ka zyrtarizuar presidentin e ri që ka marrë në zotërim klubin kryeqytetas. Bëhet fjalë për Marco Pontrellin, që nga sot e tutje do të ketë fatin e kësaj skuadre në dorë. Pikërisht 18 herë kampionët e Shqipërisë, që ndodhen në Kategorinë e Parë dhe kërkojnë ngjitjen sa më shpejt në elitë.

Pas shumë bisedimeve mes drejtuesit e vjetër të klubit dhe atyre italianë, është arritur marrëveshja që pronësia t’i kalojë këtyre të fundit. Zyrtarizimi ka ardhur në faqen zyrtare të Dinamos ku shkruhet: “Një faqe e re pritet të nisë në historinë e klubit blu”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.