Zyrtare, talenti shqiptar Ndoj transferohet te Bolonja

0

Një tjetër futbollist shqiptar do t’i shtohet Serisë A italiane, sepse Emanuele Ndoj, që aktualisht luan me Breshian në Serinë B, do të transferohet në Bolonja prej qershorit.

Talenti shqiptar u ble për 1,4 mln euro sezonin e shkuar nga ekipi Primavera i Romës, shenjë e qartë e nivelit të tij, ndërsa brenda më pak se një sezoni Breshia korr frytet e largpamësisë së saj.

Futbollisti i Shqipërisë U19 (deri para pak kohësh, sepse tashmë është 20 vjeç dhe ende nuk ka marrë sinjale nga Shqipëria U21) shkon te Bolonja në mënyrë përfundimtare për rreth 3 milionë euro, ndërsa lojtari do të qnëdrojë në huazim te Breshia deri në verë.

Transferimi i Ndojit është mundësuar nga menaxheri, Sokol Haxhia, që po negocionte prej ditësh në Milano mes palëve, sepse në lojë ishte edhe Roma, që kishte rezervuar mundësinë e riblerjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.