ZYRTARE/ Sturaro largohet nga Juventusi, firmos në Portugali

Stefano Sturaro nuk do të jetë lojtari i Juventusit gjatë sezonit të ardhshëm. Mesfushori i kampionëve të Italisë është zyrtarisht një lojtar i Sportingut të Lisbonës. Megjithatë fansat e Juventusit nuk duhet të trishtohen shumë, pasi bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje huazimi që do të zgjasë për një vit.

Në njoftimin në faqen e klubit të Sportingut theksohej se Sturaro do debutojë me fanellën e ekipit të tyre pas dy muajsh, pasi italiani ende nuk e ka marrë veten nga një dëmtim. Kjo është aventura e parë e 25-vjeçarit jashtë Italisë dhe thuhet se ndikim të madh në këtë transfertë pati dhe agjenti i Kristiano Ronaldos, Zhorzh Mendesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *